Termi Ehli Bejt pershkruan Familjen fisnike të Pejgamberit a.s.
“O Familje e Profetit, në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastroj plotësisht” (Ahzab, 33)
Dashuria e sinqertë ndaj Ehlu Bejtit nënkuptohet dashuria ndaj të gjithë anëtarëve. Transmetohet nga ibn Abbasi r.a se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Duajeni Allahun për shkak të begative që ua ofron, më doni Mua për hir të dashurisë ndaj Allahut dhe duajeni familjen Time për hir të dashurisë ndaj Meje.” (Tirmidhiu, Hakimi)
Nëna të muslimanëve konsiderohen të gjitha gratë e Profetit a.s. Megjithëse kanë kaluar 14 shekuj, ne u themi Hatixhes, Aishes, Ummu Selemes, Hafsas: “nënë, nëna jonë” dhe ndjejmë një kënaqësi të veçantë nga ç’mund të shkaktojnë zakonisht këto fjalë. Sigurisht që kjo ndjenjë ishte në atë periudhë më e thellë, më e brendshme, më e sinqertë. Dhe kjo ndodhte përsëri për hir të Profetit. Ebu Bekri i thoshte të bijës Aishe, “nëna ime”. A nuk e thoshte këtë edhe ajeti kur’anor? “Bashkëshortet e të Dërguarit janë nënat e besimtarëve!” (Ahzab, 33/6) Ja, me këtë mendim i thoshte “nënë” Ebu Bekri vajzës së vet që e pati lindur e rritur në shtëpi!
Te renditura kronologjikisht sipas dates se marteses, me poshte mund te gjeni informata me te hollesishme rreth tyre.
1.Hatixhe bint Huejlid r.a.
2.Sevde binti Zema r.a.
3.Aishe binti Ebu Bekr r.a.
4.Hafsa binti Omer r.a.
5.Zejneb binti Huzejme r.a.
6.Ummu Seleme r.a.
7.Zejneb binti Xhahsh r.a.
8.Xhuvejrije binti Harith r.a.
9.Ummu Habibe (Remle binti Ebu Sufjan) r.a.
10.Safijje binti Hujej r.a.
11.Mejmune binti Harith r.a.
12.Maria el-Kibtijje r.a.
Siç ishte një kryetar familjeje i jashtëzakonshëm në zemrat e bashkëshorteve të Tij, Profeti a.s. ishte, në të njëjtën kohë, një baba i përsosur e me ndjenja atërore të thella si dhe, natyrisht, një gjysh i pashoq po me atë thellësi ndjenjash atërore. Edhe në këtë fushë Ai ishte i pashembullt!
Ai i trajtonte fëmijët dhe nipërit me dhembshuri të jashtëzakonshme dhe, duke i trajtuar kështu, nuk mungonte t’ua kthente shikimet ndaj jetës së pasosur dhe gjërave të larta e sublime. Duke i ushqyer në prehër, u buzëqeshte në sy, i përkëdhelte e i çmonte dhe, në këtë mes, kurrë nuk i pëlqente që ata t’i nënvleftësonin çështjet e larta. Brenda kësaj mendësie, Ai ishte ndaj tyre jashtëzakonisht i hapur, por edhe mjaft serioz dhe i rëndë në ruajtjen e marrëdhënies së Tij me Allahun. Nga njëra anë, duke u sjellë lirshëm me ta, u tregonte se si të jetonin si njerëz, nga ana tjetër, nuk u jepte shteg të silleshin të çlirët aq sa ta zhvlerësonin veten. Jo vetëm nuk u jepte shteg, por përpiqej me ndjeshmëri e kujdes të lartë për ta penguar degjenerimin e tyre dhe i përgatiste ata vazhdimisht për botët e larta shpirtërore. Edhe me këtë mënyrë trajtimi e veprimi, i Dërguari i Allahut përfaqësonte rrugën e mesme, larg qëndrimeve të skajshme, përfaqësonte rrugën e drejtë. Edhe kjo përbën një përmasë tjetër të zgjuarsisë së tij profetike!
Te renditura kronologjikisht sipas lindjes, me poshte mund te gjeni informata me te hollesishme rreth femijeve te Pejgamberit a.s.
Nga Hatixhja r.a:
1.Kasim bin Muhammad r.a.
2.Zejneb bint Muhammad r.a.
3.Abdullah bin Muhammad r.a.
4.Rukijje bint Muhammad r.a.
5.Ummu Kulthum bint Muhammad r.a.
6.Fatime bint Muhammad r.a.
Nga Maria r.a:
7.Ibrahim bin Muhammad r.a.
Brezi qe vazhdon nga Aliu r.a.
Një ditë, i Dërguari i Allahut pati thënë kështu: “O Ali! Brezi i çdo profeti ka vazhduar duke u nisur prej tij, kurse brezin tim do ta vazhdosh ti!” Pra, pati dashur t’i thoshte kështu: “Ti do ta ujisësh drurin tim gjenealogjik, ti do ta rritësh dhe ti do ta zhvillosh e rregullosh. Si rezultat, ata që do të mbledhin frytet, bashkë me mua do të përmendin edhe ty si pjesëtar të shtëpisë profetike!” Për rrjedhojë, po ta shohim çështjen nga kjo anë, bindja ndaj Hz. Aliut është e njëjtë me bindjen ndaj të Dërguarit të Allahut. Dhe bindja ndaj të Dërguarit të Allahut do të thotë bindje ndaj Allahut!
Haditithi i “kisas”
“Një ditë Pejgamberi a. s. e tuboi Aliun, Fatimen, el-Hasanin dhe Huseinin, i mbuloi me pelerinë (kisa) me të cilën vetë dinte të mbulohet kur shkonte në gjumë, dhe e theksoi lutjen: Allahu im, kjo është familja ime. Largo nga ta mëkatet dhe pastroji plotësisht.”
Me poshte mund te gjeni me shume rreth niperve/mbesave te Pejgamberit a.s:
Nga Fatimja r.a:
Umame bint Ebu As ibn Rabie r.a. nga vajza Zejneb r.a
Abdullah bin Othman r.a. nga vajza Rukijje r.a
Ali ibn Ebu As ibn Rabie r.a. nga vajza Zejneb r.a
Atmosfera e përgjithshme edukative e Shtëpisë Profetike
Në banesën e lumtur të të Dërguarit të Allahut frynte vazhdimisht një frymë drojtjeje ndaj Allahut. Të gjitha lëvizjet që bëheshin atje, përshkoheshin nga një drojtje e vazhdueshme. Ata që mundnin t’i rroknin shikimet e Profetit, në ato shikime në çdo kohë mundnin të ndjenin, madje të shihnin qartë mahnitjen dhe zilinë për xhenetet ose rrëqethjen prej xhehenemeve. Profeti falte namaz duke u dridhur dhe rrëqethur, duke u tundur sa para, pas, duke u tronditur nga frika e xhehenemit ose duke marrë krahë si pëllumbat me dëshirën e xhenetit; të gjitha këto ishin nga të veçantat e asaj banese dhe gjëra që shiheshin gjithmonë e diheshin. Po, ai që e shihte Profetin, gjithmonë kujtonte Allahun. Imam Nesaiu na përcjell: “Kur i Dërguari i Allahut falte namaz, nga brenda i dëgjohej një gurgullimë sikur ziente diçka!” Ai i drejtohej Allahut gjithmonë me një botë të brendshme që qante e ziente dhe ashtu e falte namazin. Sa herë e kishte gjetur atë Hz. Aishja të drejtuar nga Allahu, me ballin në tokë duke bërë sexhde duke u dridhur e përpëlitur.
Natyrisht që qëndrimi dhe gjendja e tij ndikonte pozitivisht tek njerëzit e shtëpisë dhe u përftonte shumë gjëra atyre në lidhje me edukatën. E njëjta drojtje, e njëjta frikë ishte edhe te gratë dhe fëmijët e këtij mbreti të profetëve, i cili e kishte shumë frikë Allahun, sepse Profeti gjithmonë thoshte atë që ndjente dhe, ato që thoshte, i mbështeste me ndjenjat dhe bëmat e veta. Ndikimin e unitetit të fjalës me bëmën në formën e vet më të qartë dhe me cilësinë e vet më të shquar, vetëm në banesën e tij mund ta shikojmë! Sikur të bashkohen të gjithë pedagogët dhe edukatorët e botës në emër të të gjitha sistemeve të edukimit dhe të përdorin të gjitha njohuritë e tyre, nuk mund të arrijnë atë që është arritur në atë banesë në lidhje me përgatitjen dhe edukimin e njeriut, dhe nuk kanë mundur ta arrijnë!
Gjërat që ka dashur t’i bëjë e t’i tregojë, i Dërguari i Allahut i ka shëmbëllyer dhe shprehur më shumë me qëndrimet dhe sjelljet e tij dhe pastaj u është bërë interpret gjërave të komunikuara me anë të qëndrimeve dhe sjelljeve të veta. I Dërguari i Allahut pati treguar duke vepruar vetë në shtëpinë e tij si duhet ndjerë frikë nga Allahu, si duhet mbajtur qëndrim i thjeshtë e i përulur, se me ç’thellësi duhen bërë sexhdet, si duhet bërë rukuja dhe si duhet qëndruar i përkulur më dysh gjatë ndenjjeve ulur, si duhet qarë natën dhe, pastaj, gjatë bisedave me shokët pati thënë: “Njerëzit duhet të veprojnë kështu e kështu. Fëmijëve të tyre duhet t’u dalin për zot në këtë mënyrë. Ata duhet të bëhen interpretë të tillë të së drejtës dhe së vërtetës, etj., dhe thëniet e tij patën gjetur miratim dhe pranim edhe në banesën e vet, edhe jashtë, dhe qenë reflektuar në zemrat e njerëzve që besonin.
Para së gjithash, ai ishte një baba dhe gjysh i pashembullt e i pashoq. Kjo veçori jetësore që na duket ne shumë e thjeshtë, është, në fakt, për çdo njeri, njëra prej pengesave më të vështira që duhen kapërcyer. I Dërguari i Allahut është babai dhe gjyshi më i dalluar që e ka kapërcyer këtë pengesë në mënyrën më të lehtë. Dhe ai ka rritur dhe përgatitur fëmijë dhe nipër të tillë, pasardhësit e të cilëve janë si diej, si hëna dhe yje të përhapur nëpër të gjithë shekujt në të gjithë horizontin e njeriut. Kjo veçori është një meritim i posaçëm vetëm për të Dërguarin e Allahut. Allahu e ka bërë atë të vetëm e të papërsëritshëm në këtë veçori. I vetmi brez prej miliona individësh, nga i cili nuk ka dalë asnjë renegat, pra, që s’përmban asnjë renegat, është brezi i të Dërguarit të Allahut!
Sa miq të Allahut ka që, megjithëse vetë janë shumë të mëdhenj, përsa u përket fëmijëve që kanë rritur në shtëpitë e veta, janë jashtëzakonisht të varfër. Fëmijët e tyre ose fëmijët e fëmijëve të tyre kanë rrëshqitur në perversitet dhe kanë rënë në rrjetën e djallit. Sot është plotësisht e mundur të jepen qindra shembuj të kësaj. Kurse asnjëri nga fëmijët dhe nipërit e të Dërguarit të Allahut nuk e kanë tradhtuar banesën ku janë rritur si dhe rrënjët ideore të asaj banese. Jo vetëm që nuk e kanë tradhtuar, por në çdo rast e kanë shfaqur këtë lidhje rrënjësore dhe janë bërë modele besnikërie.
Edhe ky fakt është një argument i profetësisë së të Dërguarit të Allahut. Sado gjeni që të jetë njeriu, është krejt e pamundur të bëhet një edukator i tillë!
Shkrime te ngjashme rreth marteses dhe familjes:
Dënohet martesa e profetit tonë me shumë gra. A mund të na ndriçoni rreth kësaj çështjeje?
T’ia njohësh të drejtën e vet vetes dhe familjes dhe burimi i te fëmijët
Shto koment