Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Safijje binti Hujej r.a. – Enciklopedia Sahabet

Në vitin 7 Hixhri, në moshën 60 vjeçare, Profeti a.s. u martua me gruan e njëmbëdhjetë, Safije bintu Hujej ibën Akhtab-i, prej hebrenjve të fisit Benu Nadr pasardhës të profetit Harun a.s., një e ve i shoqi i së cilës ishte prej të vrarëve të Khajberit, pranon Islamin dhe martohet me Profetin. Safija r.a. kishte lindur në vitin 10 para Hixhri dhe ndërroi jetë në vitin 50 Hixhri, rreth 39 vjet pasi ndërroi jetë Profeti a.s.

Në kohën paraislame ajo ishte ndër gratë e nderuara, nga pasardhësit e profetit Harun a.s. Ajo ishte nga Medina, nga fisi i El Khazrexhit dhe i përkiste besimit hebre. Ajo ishte e virtytshme, inteligjente, me prejardhje të fisme, e bukur, fetare, e matur dhe e respektueshme. Me të, para se të bëhej myslimane, u martua Selam ibën Mushkim el Kuradhiu, i cili u nda prej saj dhe pas tij me të u martua Kenene ibën er Rabia’ prej fisit hebre të Benu Nadrit, një prej poetëve hebrenj. I shoqi i saj u vra në ditën e Khajberit dhe ajo ra robëreshë lufte duke i takuar për pjesë Dihja el Kelbiut r.a. Disa persona erdhën dhe i thanë Profetit a.s. se lypsej që Safija r.a. të mos i takonte askujt tjetër veç atij. Profeti a.s. e mori atë nga Dihja r.a. me kompensim. Profeti për prikë të saj bëri çlirimin e saj prej robërisë. Ajo e pranoi Islamin dhe Profeti a.s. u martua me të. Ajo ka transmetuar nga Profeti a.s. 10 hadithe. Ajo ndërroi jetë në Medinë dhe varri i saj është në varrezat El Baki’a (varrezat e Medinës). Burimi

Vajza e njërit nga emirët e Hajberit. Në ngjarjen e njohur të Hajberit i ishin vrarë i ati, i vëllai dhe i shoqi, pjesëtarët e fisit ishin marrë rob. Safija (r.a.) digjej nga dëshira e vrullshne për të marrë hak. Më aktin e kurorës, duke u ngjitur në lartësinë e pozitës së bashkëshortes së Profetit, përballë nderimit të besimtarëve, apelativit nënë të ithtarëve pasues (r.a.) dhe madhështisë zbutëse e plakëse të Tij, Safija i harroi gjithë ç’kishin ndodhur dhe filloi të ndihej krenare për qënien e saj si bashkshorte e Profetit.

Veçanërisht krijohej edhe mundësia që me anë të Hz. Safijes shumë çifutë të shihnin dhe njihnin nga afër Profetin dhe të zbuteshin. Hazreti Allah (Xh.Xh.) që prej diçkaje krijonte gjithçka dhe në çdo veprim të të Cilit do të kishte mijra urtësi, ashtu siç ndodhi edhe tek të gjitha bashkëshortet, edhe tek kjo pati sjellë shumë dobi dhe bekim.

Përveç kësaj, nga pikëpamja emundësisë për t’u bërë i njohur me botën e brendshme të armiqve, pandeh se është me vend të kujtoj që me këtë ai i jepte edhe një mësim bashkësisë së vet. Sidomos ndaj çifutëve…

Po ashtu nga kjo pikëpamje, ishte shumë i rëndësishëm fakti që Hz. Safije dhe gratë e tjera vinin , në mënyrë të ngjashme, nga popuj të ndryshëm. Mjafton që, duke njohur qëllimkëqinjtë midis tyre, njeriu të mos i tregonte sekretet e veta armikut. Burimi

 

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...