Home » Të ndryshme » Datat e rëndësishme Islame 2023, Tre Muajt dhe Netët e Mëdha

  1. Fillimi i Tre Muajve – 23 Janar 2023

    Koha për rehabilitim. Çfarë këshillohet për të përjetuar entuziazmin e tre muajve të bekuar si dhe për të përfituar maksimalisht nga atmosfera shpirtërore e tyre? Përgjigje

  2. Nata e Regaibit – 26 Janar 2023

    Nata e xhumasë së parë në muajin Rexheb, me vlerat e mëdha që përmban është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit Ramazan. Më shumë

  3. Nata e Isras dhe Miraxhit – 17 Shkurt 2023

    Profeti Muhamed (s.a.s.) kthehet nga miraxhi tek populli i tij plot me dhurata. Pse kjo natë është e vecantë? Si mund ta vlerësoj? Përgjigjet

  4. Nata e Beratit – 6 Mars 2023

    Nata e faljes, një rast i mirë për të kërkuar falje nga Allahu xh.xh. Pse është e rëndësishme kjo natë? Si mund ta vlerësojmë? Përgjigjet

  5. Fillimi i Ramazanit – 23 Mars 2023

    Kush agjëron me sinqeritet dhe duke besuar e pritur sevapet e Allahut si dhe duke falur namazin e teravisë, pastrohet nga mëkatet si të kishte lindur sot nga nëna e tij. Cka mund të bëjë për të përfituar sa më shumë prej begatisë së Ramazanit? LexoPyetje-përgjigje rreth agjërimit

  6. Itikafi – 11-20 Prill 2023

    Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje

  7. Nata e Kadrit – 17 Prill 2023

    Nata e Kadrit kërkohet tek dhjetë netët e fundit të Ramazanit, e vecanërisht në netët tek. Këtë vit janë me 21,23,25,27 e 29 Prill. “Ai që e kalon Natën e Kadrit me adhurim duke besuar me zemër për vlerën e saj, i falen të gjitha gjynahet e mëparshme” (Hadith) Si duhet ta vleresojmë Natën e Kadrit?

  8. Fitër Bajrami – 21-23 Prill 2023

    Bajram do të thotë lehtësim dhe lumturi. Fillon me faljen e namazit te bajramit. Zgjat tri ditë, ku pas cdo namazi farz lexohen tekbiret e teshrikut. Shevali është muaji që vjen pas ramazanit.
    Agjërimi gjashtë ditë brenda muajit Shevval është sunet“Kush mban agjërimin e ramazanit dhe këtij i shton, pastaj edhe gjashtë ditë agjërim në muajin sheval, është sikur ta kishte kaluar gjithë vitin me agjërim!” (Hadith) .

  9. Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes – 19-28 Qershor 2023

    Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme

  10. Dita e Arafatit – 27 Qershor 2023

    Nuk ka ditë tjetër veç ditës së arefesë kur Allahu të ketë çliruar më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit! (Hadith). Agjërimi i mbajtur këtë ditë bëhet kundërshpërblim (kefaret) për mëkatet e një viti të shkuar dhe e një viti të ardhshëm.

  11. Kurban Bajrami – 28 Qershor – 1 Korrik 2023

    Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit. Pyetje-Pergjigje…

  12. Viti i Ri Hixhri – 19 Korrik 2023

    Hixhreti (migrimi) i Profetit Muhamed (a.s.) nga Meka në Medine…Fillimi i kalendarit Hixhri. Si filloi?

  13. Dita e Ashures – 28 Korrik 2023

    Dita e shumë ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në histori…Agjerimi është sunnet.

  14. Nata e Mevludit – 26 Shtator 2023

    12 Rebiul Evvel, Ditëlindja e Profetit (a.s.). Lexo


Ju mund të klikoni tek butoni poshtë kalendarit (+Google Calendar) për ta shtuar tek kalendari juaj, dhe kështu pranoni lajmërime për t’ju kujtuar datat e rëndësishme Islame.


Poshtë mund ta shkarkoni e printoni kalendarin. PDF

Shto koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Unsupported request - method type: get

Për postimet e reja

Join 39 other subscribers

Data e Rradhës

  • Fillimi i Ramazanit 23/03/2023 Kush agjëron me sinqeritet dhe duke besuar e pritur sevapet e Allahut si dhe duke falur namazin e teravisë, pastrohet nga mëkatet si të kishte lindur sot nga nëna e tij. Cka mund të bëjë për të përfituar sa më shumë prej begatisë së Ramazanit? Lexo... Pyetje-përgjigje rreth agjërimit