Home » Lutje » Lutje nga Kurani dhe Hadithet

Lutje nga Kurani

 

حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ

HasbunAllahu ue ni’mel-vekil.

“Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!”

 

 رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْراً وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ

Rabbena efrig ‘alejna sabran ve teveffena muslimin.

“Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën Faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!”

 

 رَبَّنَا اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ الْحِسَابُ

Rabbenagfirli ve livalidejje ue lil muminine jeume jekumul-hisab.

“Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.”

 

 رَبَّنَا آتِنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَداً

Rabbena atina min ledunke rahmeten ue heji’lena min emrina rashede.

“O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”

 

 رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي يَفْقَهُوا قَوْلِي وَاجْعَلْ لِي وَزِيراً مِنْ أَهْلِي

Rabbishrahli sadri ue jessirli emri vahlul ‘ukdeten min lisani jefkahu kauli vexh’al-li veziran min ehli.

“Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! Më cakto një ndihmëtar nga familja ime.”

 

 رَبِّ زِدْنِي عِلْماً

Rabi zidni ‘ilmen.

“Zoti im, më shto dituri!”

 

 لا إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنْ الظَّالِمِينَ َ

La ilahe ila ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin.

“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”

 

 حَسْبِيَ اللّهُ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ

Hasbijallâhu lâ ilâhe il-lâ hû. ‘Alejhi tevekkeltu ue huve rabbul-‘arshil’adhîm.

All-llahu është për mua mjaft, s’ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh! (Teube, 9/129)

 

 َرَّبِّ اغْفِرْ وَارْحَمْ وَأَنتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ

Rabbigfir uerham ue ente hajrurrahımîn

O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve! (Mu’minûn, 23/118)

 

Lutje nga Hadithet

 “O Zot, shtona ne, e mos na lër të mangët; na i ngri vlerat me qerasjet e Tua, mos na lër të poshtërohemi; na u gjend përherë në mirësi, e mos na e trego fytyrën e privimit; na zgjidh ne, e mos zgjidh të tjerët mbi ne; ji i kënaqur prej nesh dhe na bëj edhe ne prej robërve të kënaqur me veprimtarinë Tënde të patëmetë!” (Ahmed bin Hanbel, el-Musned, 1/34). Sqarimi

“Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, po edhe në atë botë të mira, e na ruaj nga dënimi i zjarrit”. Transmeton Buhariu.

“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sprova dhe dënimi i zjarrit, nga sprova dhe dënimi i varrit, nga sherri i sprovës së pasurisë dhe sherri i sprovës së varfërisë. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga sherri i sprovës së Dexhxhallit. Zoti ynë, laje zemrën time me ujë të borës dhe breshrit, pastroje zemrën time prej mëkateve ashtu sikur që ke pastruar rrobat e bardha prej ndyrësirave dhe më largo prej mëkateve ashtu sikurse ke larguar Lindjen prej Perëndimit. Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga përtacia, mëkati dhe borxhi”. Transmeton Buhariu.

“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj botë dhe dënimit të varrit”. Transmeton Buhariu.

“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga mërzia, dëshpërimi, pamundësia, përtacia, frika, koprracia, rëndimi i borxheve dhe mbisundimi i burrave”. Transmeton Buhariu.

“Zoti ynë, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime, askush s’i fal mëkatet përveç Teje, falëm me falje prej Teje dhe më mëshiro, ngase Ti je Falës, Mëshirues”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kiameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im që je Zot i qiejve dhe i tokës, Zot i Arshit të Madh, Zot i yni dhe i çdo sendi, çarës i farës dhe i bërthamës, Zbritës i Tevratit, Inxhillit dhe i Furkanit, kërkoj strehim te Ti nga sherri i çdo krijese që është në Dorën Tënde. All-llahu im, Ti je i Pari, para Teje s’ka asgjë, Ti je i Fundit, pas Teje s’ka asgjë, Ti je i Dukshmi, përmbi Teje s’ka asgjë, Ti je i Brendshmi, pa Ty s’mund të ekzistojë asgjë, laje për ne borxhin dhe na shpëto nga varfëria”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, vetëm në Ty jam mbështetur, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj. All-llahu im, kërkoj strehim në Krenarinë Tënde, që s’ka Zot tjetër përveç Teje, prej lakimit nga rruga e vërtetë. Ti je i Gjalli që nuk vdes, kurse njerëzit dhe xhinët vdesin”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, m’i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, më përmirëso fenë time që është mbrojtëse e çështjes sime, më përmirëso dunjanë time në të cilën jetoj, më përmirëso ahiretin tim ku është kthimi im, bëj që jeta ime të jetë shkak për shtimin e çdo të mirë dhe bëj që vdekja ime të jetë rehati prej çdo të keqe”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje udhëzim, devotshmëri, nder dhe pasuri”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga pamundësia, përtacia, frika, koprracia, pleqëria e thellë dhe dënimi i varrit. All-llahu im, jepi shpirtit tim devotshmëri dhe pastroje se Ti je Pastruesi më i mirë, Ti je Përgjegjës dhe Pronar i tij. All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga dituria që s’ka dobi, nga zemra që s’frikohet, nga shpirti që s’ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet”. Transmeton Muslimi.
“All-llahu im, më udhëzo dhe më drejto; përkujto me udhëzimin Tënd udhëzimin në rrugë, kurse me drejtimin Tënd drejtimin e shigjetës”. Transmeton Muslimi.
” All-llahu im, unë kërkoj strehim te Ti nga largimi i dhuntive Tuaja, keqësimin i shëndetit që ma ke dhënë, dënimi i papritur dhe nga i gjithë hidhërimi Yt”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, kërkoj të më përforcosh në këtë çështje, kërkoj vendosshmëri për udhëzim, kërkoj të më mundësosh që Të të falënderoj për dhuntitë Tuaja dhe Të të adhuroj mirë. Kërkoj prej Teje gjuhë të drejtë dhe zemër të shëndoshë. Kërkoj strehim te Ti nga sherri i asaj që e di, kërkoj prej Teje të mirën e asaj që e di dhe kërkoj falje prej Teje nga çdo send që e di Ti, ngase Ti me të vërtetë je Ai që e di të fshehtën”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, që je Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe tokës, Njohës i të fshehtës dhe të dukshmes, Ti gjykon mes robërve T’u për gjërat në të cilat kundërshtohen, më udhëzo në të vërtetën për të cilën janë kundërshtuar njerëzit me lejen Tënde, ngase Ti atë që do e udhëzon në rrugë të drejtë”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu

“Ja drejtova fytyrën time Atij që ka Krijuar qiejt dhe tokën, jam besimdrejt dhe nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë namazi im, kurbani (sakrifica) im, jeta dhe vdekja ime janë për All-llahun , Zotin e botëve, i Cili nuk ka ortak. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. All-llahu im, Ti je Mbret, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im e unë jam robi Yt, i kam bërë padrejtësi vetes sime dhe këtë mëkat e pranoj, m’i fal të gjitha mëkatet se s’ka kush që i falë mëkatet përveç Teje dhe më udhëzo nga morali më i mirë se s’ka kush që udhëzon nga morali më i mirë përveç Teje, e më largo prej moralit të keq se s’ka kush që më largon prej moralit të keq përveç Teje. Ty të kam besuar, qofsh i Bekuar dhe i Lartësuar, prej Teje kërkoj falje dhe Ty të pendohem”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, Ty të bëj sexhde, Ty të kam besuar dhe Ty të dorëzohem. Fytyra ime i bën sexhde Atij që e ka krijuar dhe e ka trajtësuar, e i ka dhënë dëgjim dhe shikim. I Bekuar qoftë All-llahu , Krijuesi më i mirë”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“Ja drejtova fytyrën time Atij që ka krijuar qiejt dhe tokën, jam besimdrejt dhe nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë namazi im, kurbani (sakrifica) im, jeta dhe vdekja ime janë për All-llahun , Zotin e botëve, i Cili nuk ka ortak. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. All-llahu im, Ti je Mbret, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im e unë jam robi Yt, i kam bërë padrejtësi vetes sime dhe këtë mëkat e pranoj, m’i fal të gjitha mëkatet se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe më udhëzo nga morali më i mirë se s’ka kush që udhëzon nga morali më i mirë përveç Teje, e më largo prej moralit të keq se s’ka kush që më largon prej moralit të keq përveç Teje. Ty të përgjigjem dhe çdoherë jam në shërbimin Tënd. I gjithë hajri është në dorën Tënde, e sherri nuk është prej Teje. Unë jam me Ty dhe fundin e kam te Ti, i Bekuar qofsh dhe i Lartësuar, prej Teje kërkoj falje dhe te Ti pendohem”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e atij që Të do dhe veprën që më sjell deri te dashuria Yte. All-llahu im, bëre dashurinë Tënde më të dashur për mua sesa vetja ime, familja ime dhe uji i ftohtë”. Hadithi është hasen, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, m’i fal mëkatet, ma zgjero shtëpinë time dhe ma beko furnizimin që ma jep”. Transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, na ndaj nga devotshmëria Yte pengesë mes neve dhe mëkateve ndaj Teje, na ndaj nga respektet Tuaja vepra që na dërgojnë në Xhennetin Tënd, na ndaj neve aq bindje sa na i lehtëson fatkeqësitë e dunjasë, na mundëso që të kënaqemi me veshët, sytë dhe fuqinë tonë sa të jemi gjallë dhe këtë të fundit bëre trashëgimtar tonin (na jep fuqi deri në fund të jetës), bëre që hakmarrja ynë të jetë ndaj atyre që na bëjnë zullum dhe na ndihmo kundër atyre që na armiqësojnë, mos e bën fatkeqësinë tonë në fenë tonë, e as mos e bën dunjanë interesin tonë më të madh e as qëllimin e diturisë sonë, dhe mos mundëso të na sundojë kush nuk na mëshiron”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj na fal neve”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, ne kërkojmë prej Teje çdo të mirë që e ka kërkuar prej Teje Pejgamberi Yt, Muhammedi dhe kërkojmë strehim prej Teje nga çdo e keqe nga e cila ka kërkuar strehim te Ti Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lal-llahu alejhi ve sel-lem. Ti je Ndihmës, Ty të mbetet kumtimi dhe s’ka mundësi e fuqi vetëm se me All-llahun “. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, bën që hallalli Yt të më mjaftojë përballë haramit dhe bën që dhuntitë Tuaja të më bëjnë të panevojshëm ndaj të tjerëve”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, kërkoj strehim prej Teje nga kufri, varfëria dhe dënimi i varrit”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga uria, se varfëria është më e keqe dhe kërkoj strehim te Ti nga tradhtia, se është vesi më i keq i brendshëm”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga grindja, dyfytyrësia dhe morali i keq”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje te Ti nga fundosja në borxhe, të mos na ngadhënjejë armiku dhe nga dashaligësia e armiqve”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga çmenduria, lebra (elefantijazis), gërbulja dhe sëmundjet e këqija”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj mbrojte te Ti nga lodhja e udhëtimit, kthimi i molisur, nga prishja e gjërave pas përmirësimit të tyre, nga lutja e atij që i është bërë zullum dhe shikimi i keq në familje dhe pasuri”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje Xhennetin dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga zjarri”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të rrëzohem (e të mbytem), mos të më zënë gërmadhat, mos të fundosem, mos të digjem. Kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të më devijojë djalli duke dhënë shpirt. Kërkoj mbrojtje prej Teje që të vdes në rrugën Tënde duke u tërhequr dhe kërkoj strehim te Ti që mos të vdes i kafshuar (prej kafshëve helmuese)”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj të më mbrosh prej sëmundjeve në dunja dhe në ahiret. All-llahu im, kërkoj falje të mëkateve dhe të ma mbrosh fenë time, jetën time, familjen dhe pasurinë time. All-llahu im, m’i mbulo të metat dhe më qetëso në momentet trishtuese. All-llahu im, më ruaj para dhe mbrapa, në të djathtë dhe në të majtë, dhe nga lartë. All-llahu im, kërkoj strehim në madhërinë Tënde që mos të më lëshojë toka”. Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.

“All-llahu im, ma mbroj trupin tim nga sëmundjet. All-llahu im, ma mbroj dëgjimin tim nga sëmundjet. All-llahu im, ma mbroj shikimin tim nga sëmundjet. S’ka Zot tjetër përveç Teje”. Hadithi është sahih transmeton Ebu Davudi.

“All-llahu im, mëshirën Tënde e shpresoj e mos më lë që të mbështetem në veten time as sa një lëvizje e qerpikëve, më përmirëso gjithë gjendjen time, s’ka Zot tjetër përveç Teje”. Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje që mos të humbi dhe mos të më humbë ndokush, që mos të rrëshqas ose të më rrëshqet ndokush, që mos të bëhet padrejtësi dhe mos t’i bëjë kujt padrejtësi dhe që mos të sillem në mënyrë injorante ndaj ndokujt e as mos të sillet ndokush ndaj meje në mënyrë injorante”. Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.

“O Zot, më ndihmo e mos i ndihmo ndokujt kundër meje, më mundëso fitore e mos i mundëso ndokujt të më fitojë, bën kurthë për mua e jo kundëra meje dhe më ndihmo kundër atij që më bën zullum. O Zot, më bën falënderues Tëndin, përmendës Tëndin, që frikohet shumë prej Teje, i kërrusur para Teje dhe i mposhtur e i penduar te Ti. O Zot, pranoje teuben time, laje mëkatin tim, përgjigjju lutjes sime, udhëzoje zemrën time, drejtoje gjuhën time dhe largoje prej gjoksit tim urrejtjen dhe zilinë”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“O ndryshues i zemrave, përforcoje zemrën time në respektin Tënd”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“Kërkoj strehim në Fjalët e All-llahut të plota nga hidhërimi i Tij, nga dënimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij, nga nxitja e djajve dhe nga prania e tyre”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, më udhëzo së bashku me ata që i ke udhëzuar, më mbroj prej sëmundjeve së bashku me ata që i ke mbrojtur, miqësom së bashku me ata që i ke miqësuar, ma beko atë që ma jep, më mbroj nga sherri i asaj që ke caktuar, ngase Ti je Ai që cakton, e s’ka kush cakton për Ty dhe s’ka mundësi të mposhtet ai që është miku Yt, e as të lartësohet ai që është armiku Yt, i Bekuar dhe i Lartësuar qofsh”. Hadithi është sahih, transmetojnë Ahmedi dhe Bejhakiu.

“O Ti që je i Gjallë, o Ti që je Mbikëqyrës, kërkoj ndihmë në mëshirën Tënde”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje nga sprova që lodhë, nga fundi i fatkeqësive, gjykimi i keq dhe dashaligësia e armiqve”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, kërkoj mbrojtje prej Teje nga sherri i asaj që e kam bërë dhe nga sherri i asaj që s’e kam bërë”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, shtoje pasurinë dhe fëmijët e mi dhe bekoje atë që ma jep”. Transmeton Buhariu.

“S’ka Zot tjetër përveç Teje, unë jam prej zullumqarëve”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, unë jam robi Yt, bir i robit Tënd dhe bir i robëreshës Tënde, koka ime është në Dorën Tënde, gjykimi Yt do të realizohet në mua, caktimi Yt për mua është i drejtë, Ty të lutem me çdo emër Tëndin që e ke, me të cilin e ke emërtuar Vetveten, ose ia ke mësuar ndonjë krijeses Tënde, ose e ke zbritur në Librin Tënd, ose e ke mbajtur të fshehur në Diturinë Tënde të fshehtë, që ta bëshë Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largim të dëshpërimit tim dhe mërzisë sime”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet tona dhe na mbroj nga nënçmimi i dunjasë dhe dënimi i ahiretit”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, kërkoj të më mundësosh të bëj vepra të mira dhe t’i lë veprat e këqija, t’i dua të varfërit, të më falish dhe të më mëshirosh, e nëse dëshiron të sprovosh ndonjë popull, ma merr shpirtin duke mos më sprovuar, dhe kërkoj që të më mundësosh dashurinë Tënde, dashurinë e atij që të do dhe dashurinë e asaj vepre që më afron te dashuria Yte”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje të gjitha të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, atë që e di dhe atë që nuk e di. Kërkoj mbrojtje prej Teje nga i gjithë sherri, i tashmi dhe i mëvonshmi, atë që e di dhe atë që nuk e di. Të lutem të më mundësosh Xhennetin dhe atë vepër dhe fjalë që më afron nga Xhenneti dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga zjarri dhe nga çdo vepër ose fjalë që më afron nga ai. Kërkoj prej Teje atë të mirë që e ka kërkuar Robi dhe I Dërguari Yt, Muhammedi dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga çdo vepër nga e cila ka kërkuar mbrojtje prej Teje, Robi dhe I Dërguari Yt, Muhammedi sal-lal-llahu alejhi ve sel-lem. Të lus që ajo që më është përcaktuar, përfundimi i saj të jetë për mua udhëzim”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, më ruaj me Islam duke qenë në këmbë, më ruaj me Islam duke qenë ulur, më ruaj me Islam duke qenë i shtrirë dhe mos i mundëso armikut dhe ziliqarët dashaligësi ndaj meje. All-llahu im, kërkoj nga çdo e mirë, magaza e së cilës është në Dorën Tënde dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga çdo e keqe, magaza e së cilës është në Dorën Tënde”. Hadithi është hasen, transmeton Hakimi.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje gjërat që ma bëjnë obligim mëshirën Tënde, vendosshmëritë që më çojnë në faljen Tënde, shpëtimin prej çdo mëkati, të fitoj plaçkë nga çdo bamirësi, të fitoj Xhennetin dhe të shpëtoj nga zjarri”. Hadithi është sahih, transmeton Hakimi.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti prej pamundësisë dhe përtacisë, prej frikës dhe koprracisë, pleqërisë së thellë dhe vrazhdësisë, nga pakujdesi dhe dobësia dhe nga mposhtja e mjerimi. Gjithashtu kërkoj strehim te Ti prej varfërisë dhe mosbesimit, nga mëkatet, armiqësia (kacafytja) dhe dyfytyrësia, nga veprat që bëhen për sy e faqe e për t’u dëgjuar. Gjithashtu kërkoj strehim te Ti nga shurdhmemecllëku, nga çmenduria, lebra dhe nga sëmundjet e këqija”. Hadithi është sahih, transmeton Hakimi.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga fqiu i keq në vendbanim, ngase fqiu nomad transferohet”. Hadithi është hasen, transmeton Hakimi.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti prej sherrit të veprave që i kam bërë dhe prej sherrit të veprave që nuk i kam bërë”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, na e bëjë përfundimin të mirë në të gjitha çështjet tona, na mbroj nga nënçmimi i dunjasë dhe dënimi i ahiretit”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti prej ditës së keqe, natës së keqe, çastit të keq, shokut të keq dhe fqiut të keq në qytet (vend të palëvizshëm).” Hadithi është hasen, Transmeton Taberaniu.

“All-llahu im, ma mëso fenë”. Transmeton Buhariu.

“All-llahu im, më bën dobi me atë që e kam mësuar, më mëso atë që më bën dobi dhe ma shto diturinë”. Hadithi është sahih, transmeton Ibn Maxheja.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje dituri të dobishme, furnizim të mirë (hallall) dhe vepra që pranohen te Ti”. Hadithi është sahih, transmeton Ibn Maxheja.

“All-llahu im, na i bashko zemrat tona dhe na pajto mes vete, na udhëzo rrugëve të shpëtimit dhe na nxjerr prej errësirave në dritë. Na largo prej të gjitha amoraliteteve, të dukshme dhe të brendshme. Na e beko dëgjimin, shikimin, zemrat, gratë dhe pasardhësit tanë. Pranoi pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm. Na bën që Të të falënderojmë për dhuntitë Tuaja, Të të lavdërojmë për to, t’i pranojmë dhe na i plotëso, o Zot”. Transmeton Hakimi dhe thotë: Është sahih sipas kushteve të Imam Muslimit. Në këtë e ka përkrahur edhe Dhehebiu.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje kërkesën më të mirë, lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, punën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë, vdekjen më të mirë, më përforco dhe ma rëndo peshojën (e të mirave), ma forco imanin, m’i ngrit shkallët në Xhennet, ma prano namazin, m’i fal mëkatet dhe kërkoj prej Teje shkallë të larta në Xhennet. All-llahu im, kërkoj prej Teje çelësat e të mirave dhe fundin e tyre, të gjitha të mirat; fillimin e tyre, të dukshmet dhe të brendshmet, dhe shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj të mirën e asaj që e bëj dhe që e veproj, të mirën e asaj që duket dhe të mirën e asaj që s’duket dhe shkallët e larta të xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të ma ngresh lart emrin tim, të m’i falish mëkatet, të ma përmirësosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të m’i mbrosh organet (nga amoraliteti), të ma ndriçosh zemrën, të m’i falish mëkatet dhe shkallët e larta të Xhennetit. Amin. All-llahu im, kërkoj që të më bekosh mua, dëgjimin tim, shikimin, shpirtin, fytyrën, moralin, familjen, jetën, vdekjen, veprat, t’i pranosh të mirat (që i veproj) dhe shkallët e larta të Xhennetit. Amin”. Transmeton Hakimi dhe thotë: Hadithi është i vërtetë. Në këtë e përkrah edhe Dhehebiu.

“All-llahu im, më largo prej moralit të keq, prej epsheve të këqija, prej veprave të këqija dhe prej sëmundjeve të këqija”. Transmeton Hakimi dhe thotë: Hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Imam Muslimit. Në këtë e përkrah edhe Dhehebiu.

“All-llahu im, më bën të kënaqur me atë që më furnizon dhe ma bën të bekuar”. Transmeton Hakimi dhe thotë: Hadithi është sahih. Në këtë e përkrah edhe Dhehebiu.

“All-llahu im, më llogarit me llogari të lehtë”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu jonë, na ndihmo Të të përmendim, Të të falënderojmë dhe mirë Të të adhurojmë”. Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje jetë të pastër, vdekje të drejtë dhe kthim pa nënçmim e turpërim”. Hadithi është i mirë, transmeton Taberaniu.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje iman që nuk largohet, begati që nuk harxhohet dhe shoqërimin e Xhennetit në lartësitë më të mëdha të tij”. Transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, më mbroj nga sherri i vetes sime dhe më mundëso që ta vendos çështjen më të drejtë. All-llahu im, m’i fal (mëkatet) që i kam bërë fshehurazi dhe haptazi, që i bëj pa qëllim dhe me qëllim, që i di dhe që nuk i di”. Hadithi është sahih, transmeton Hakimi.

“All-llahu im, më fal, më udhëzo, më furnizo, më jep shëndet dhe kërkoj strehim te Ti nga ngushtësia e qëndrimit Ditën e Kijametit”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, më kënaq me dëgjimin, shikimin tim dhe bëri trashëgimtarë të mi. Më ndihmo ndaj atyre që më bëjnë padrejtësi dhe hakmiru për mua”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, më ngjall si të devotshëm dhe modest, i devotshëm dhe modest ma merr shpirtin dhe më ringjall në grupin e të devotshmëve dhe modestëve”. Hadithi është sahih, transmeton Bejhakiu.

“All-llahu im, m’i mbulo pjesët e turpshme të trupit (të metat), më qetëso nga trishtimet dhe m’i laj borxhet”. Hadithi është hasen, transmeton Taberaniu.

“All-llahu im, m’i fal të gjitha gabimet dhe mëkatet. All-llahu im, më gjallëro dhe forco. Më udhëzo drejt punëve dhe moralit të mirë, ngase askush përveç Teje nuk udhëzon nga të mirat dhe nuk largon prej të këqijave”. Hadithi është hasen, transmeton Taberaniu.

“All-llahu im, Ti ke krijuar shpirtin tim dhe Ti e more, ngase Ty të takon (dhënja e) jetës dhe vdekjes; nëse e le të gjallë ruaje, e nëse e vdes falja mëkatet. All-llahu im, kërkoj prej Teje vitalitet”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, kërkoj prej dhuntive dhe mëshirës Tënde, ngase askush përveç Teje si posedon këto”. Hadithi është sahih, transmeton Taberaniu.

“All-llahu im, kërkoj strehim në Kënaqësinë Tënde nga Hidhërimi Yt dhe në faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj strehim te Ti prej Teje, unë nuk mund Të të lavdëroj ashtu sikur Ti e ke lavdëruar Veten Tënde”. Transmeton Muslimi.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga varfëria, pakësia dhe nënçmimi, dhe kërkoj strehim te Ti nga bërja padrejtësi ndokujt ose të më bëjë padrejtësi ndokush”. Hadithi është sahih, transmeton Ebu Davudi.

“All-llahu im, me Diturinë Tënde mbi të fshehtat dhe mundësinë Tënde ndaj krijesave, më le të gjallë nëse jeta është më mirë për mua dhe ma merr shpirtin nëse vdekja është më mirë për mua. All-llahu im, kërkoj prej Teje që Të të frikohem kur jam i vetëm dhe kur jam në njerëz. Kërkoj prej Teje të flas të vërtetën kur jam i kënaqur dhe kur jam i hidhëruar; kërkoj prej Teje të jem mesatar kur jam i pasur dhe kur jam i varfër; kërkoj prej Teje begati që s’harxhohen dhe kënaqësi që nuk ndërprehet; kërkoj prej Teje të jem i kënaqur pas caktimit Tënd; kërkoj prej Teje jetë të ftohtë pas vdekjes; kërkoj prej Teje kënaqësinë e shiqimit në Fytyrën Tënde dhe mallëzimin për takimin me Ty, duke mos përjetuar ndonjë dëm e duke mos u sprovuar me sprovë devijuese. All-llahu im, na zbukuro me bukurinë e imanit dhe na bë të udhëzuar dhe udhëzues”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, Zot i Xhibrilit, Mikailit dhe Zot i Israfilit, kërkoj strehim te Ti nga nxehtësia e zjarrit dhe nga dënimi i varrit”. Hadithi është hasen, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, ashtu si më zbukurove krijaturën më zbukuro moralin”. Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje duke e ditur se Ty të takon falënderimi, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Dhurues i madh, Shpikës i qiejve dhe tokës, o Pronar i Shkëlqesisë dhe Fisnikërisë, o Ti që je i Gjallë dhe Mbikqyrës, prej Teje kërkoj Xhennetin dhe prej Teje kërkoj strehim nga zjarri”. Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu.

“All-llahu im, kërkoj prej Teje duke dëshmuar se Ti je All-llahu , s’ka hyjni tjetër përveç Teje, je Një, për Ty të gjitha krijesat kanë nevojë, nuk je lindur e as ke lindur dhe askush nuk të ngjan Ty, të m’i falish mëkatet, ngase Ti je Falësi, i Gjithmëshirshmi”. Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu.

“All-llahu im, na ripërti imanin në zemrat tona”. Hadithi është sahih, transmeton Taberaniu.

“All-llahu im, kërkoj strehim te Ti nga të bërit ortak kur e di dhe kërkoj falje për (ortakllëkun që ta bëj) pa dije”. Hadithi është sahih, transmeton Hakim Et-Tirmidhiu.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 48 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...