Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Fatime bint Muhammad r.a. – Vajza më e dashur e Profetit (s.a.s)

Emri i plotë: Fatime bint Muhammed b. ‘Abdullah b ‘Abdul Muttalib b. Hashim b. ‘Abdul Munaf b. Qusayy b. Kilab
Prindërit: Profeti Muhammed a.s.v.s., Hatixhe r.a.
Data/Vendi i Lindjes: 16 BH/605 CE (Mekke)
Vëllezërit/motrat: Kasim bin Muhammad, Zejneb bint Muhammad, Rukijje bint Muhammad, Umm Kulthum bint Muhammad, ‘Abdullah bin Muhammad
Vendi i ndërrimit jetë: 11 AH/632 CE (Medine)
Vendbanimet: Makke/Medine
Bashkëshorti/ja: Ali ibn Ebi Talib
Fëmijët: Hasan ibn Ali, Husein ibn Ali, Zejneb bint ‘Ali, Umm Kulthum bint ‘Ali

Katër gratë e përkryera të vlerësuara nga Islami janë të mirënjohura nga muslimanët. Ato janë, Merjemi, nëna e Profetit Isa, Asija, bashkëshortja e Faraonit, Hatixhja, bashkëshortja e parë e Profetit a.s, dhe Fatimja, vajza e vogël e Profetit a.s.

Fatimja ishte vajzë e vogël në kohën u prezantua Islami. Prandaj, që në vegjëli, si vajzë, pastaj si bashkëshorte dhe nënë, perfeksioni i gruas muslimane siç përkufizohet nga Islami, shpërfaqet përmes karakterit të Fatimes r.a.

Fatimja konsiderohet si një nga gratë më madhështore në Islam. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në misionin e babait të saj, prandaj pranohet si model i përkryer për gratë muslimane. Ajeti i mëposhtëm përshkruan shenjtërinë (paprekshmërinë) e familjes së Profetit, përfshi edhe Fatimen.

“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”

Sipas shumë trasnmetimeve, ajo ishte pothuajse 5 vjeç kur Profetit Muhamed a.s i zbritën ajetet e para në shpellën Hira. Gjatë fëmijërisë ajo dëshmoi mizoritë e ushtruara ndaj prindërve të saj, madje shpeshherë vetë ajo ra viktimë e talljeve të kureshjëve.

Fatimja u përball me vuajtje fizike, mendore dhe shpirtërore, ndërsa shikonte babanë e saj të poshtërohej nga arabët paganë të cilët e etiketonin si të “sëmurë mendore”.

Një histori përshkruan një skenë në Qabe ku një nga kundërshtarët e Profetit a.s hodhi plehra mbi kokën e Profetit a.s ndërsa ai po i përkulej Zotit. Me sytë me lot dhe zemrën të thyer, Fatimja e vogël pastroi babanë e saj, ndërsa ai qetësoi vajzën e tij të dashur duke i thënë se ishte normale që të përballej me sulme personale, sa kohë që njerëzit nuk kishin pranuar islamin.

Ndoshta ishte pikërisht rezistenca dhe durimi që Fatimja tregoi në vegjëli që e bëri Profeti a.s ta vlerësonte dhe ta konsideronte Fatimen si pikën e tij të dobët gjatë gjithë jetës.

Kur u rrit dhe pasi u martua, ajo kuronte plagët e babait të saj, të shkaktuara gjatë luftimeve. Tregohet se në rastet e skamjes, kur ushqimi ishte i pakët, ai shkonte vizitonte vajzën e tij, që të sigurohej se kishte mjaftueshëm për t’u ushqyer, para se të mendonte për nevojat e tij.

Ngjashëm, Fatimja vizitonte shpesh babanë e saj për të parë nëse i nevojitej ndonjë gjë, pa u lodhur nga sakrificat që bënte për të. Kur Fatimja futej në dhomën ku qëndronte Profeti a.s, ai ngrihej menjëherë ta takonte, i puthte ballin dhe i lironte vendin e tij. Të njëjtën gjë bënte edhe ajo kur ai shkonte për ta vizituar.

Martesa e saj me Hz. Ali r.a ishte e lumtur. Martesa e saj shpesh përshkruhet si një nga më bujaret të organizuara ndonjëherë në Medinë. Ajo u mundësua nga babai i saj, Profeti a.s, pasi Aliu ishte njeri i varfër.

Faktikisht, Fatimja ishte vajza e vetme e Profetit a.s që nuk u martua me ndonjë tregtar të pasur. Profeti Muhamed a.s inkurajoi lidhjen e tyre, duke e ditur shumë mirë që Aliu r.a ishte musliman i devotshëm, që do të kujdesej me dashuri për vajzën e tij të vogël edhe pasi ai të vdiste.

Fatimja e përballoi me kurajë martesën dhe punoi që të ndihmonte bashkëshortin e saj në furnizimin e familjes. Pavarësisht kushteve të rënda ekonomike, ajo lindi dy djem, Hasanin, të madhin, dhe Husejnin që ishte i vogli.

Ajo ishte vajzë e dashur, bashkëshorte besnike dhe nënë e përkushtuar. Ajo u përball me vështirësitë e jetës pa u ankuar asnjëherë. Sa gra mund ta bëjnë diçka të tillë sot?

Shembulli i Fatimes, si një grua muslimane, në rolet si vajzë, bashkëshorte apo nënë, vlen të ndiqet sot më shumë se kurrë. Burimi

Dashuria dhe dhembshuria për të bijën Fatime

Sipas Islamit, mes djemve e vajzave nuk ka dallim. Dhe këtë, i Dërguari i Allahut e pati treguar personalisht. Ç’dallim mund të bëhet kur njëri është Profeti Muhamed dhe tjetra, Hz. Hatixhe, kur njëri është Adem dhe tjetra, Hava, kur njëri është Ali dhe tjetra, Fatime? Fatimja, bija e të Dërguarit të Allahut, nëna e të gjithë shtëpisë profetike gjer në kiamet, nëna e të gjithë neve!

Ja, pra, kur kjo Fatimja e veçantë shkonte te i ati, i Dërguari i Allahut, ngrihej në këmbë, e kapte për dore, e ulte pranë vetes. Pastaj e pyeste për mbarëvajtjen dhe shëndetin, ia shfaqte dashurinë, e përkëdhelte dhe, kur do të ikte, e përcillte sërish me të njëjtat ndjenja e konsiderata.

Erdhi një ditë që Aliu deshi të bënte një martesë të dytë me të bijën e Ebu Xhehlit. Ç’është e vërteta, edhe kjo vajzë, si vëllai i saj i madh Ikrime, kishte hyrë në Islam dhe ishte bashkuar me karvanin e përjetësisë. Por gjithsesi kjo martesë do ta shqetësonte Fatimen, megjithëse, ndërkaq, Aliu as që e kishte menduar këtë gjë! Fatimja shkoi te Profeti dhe ia paraqiti çështjen dhe ia shfaqi hidhërimin dhe dëshpërimin e saj. Edhe Profeti u hidhërua, pastaj u ngjit në minber dhe mbajti një hutbe, ligjëratë, ku tha kështu: “Dëgjova se Aliu dëshiroka të bëjë një martesë tjetër mbi Fatimen! Po qe se Aliu është i vendosur në këtë dëshirë, duhet ta ndajë Fatimen, sepse kjo gjë e ka dëshpëruar shumë Fatimen. Fatimja është një pjesë e vetes sime, kështu që ai më ka dëshpëruar edhe mua! Kjo do të thotë edhe se ai që e gëzon atë, më gëzon edhe mua!”

Mes të pranishmëve që dëgjonin Profetin ishte edhe Aliu. Ai hoqi dorë menjëherë nga mendimi dhe dëshira e martesës së dytë dhe u kthye te Fatimja!

Në fakt, Hz. Aliu e mbante të bijën e të Dërguarit të Allahut si dritën e syve; edhe Fatimja që e dinte se sa i lidhur ishte ai pas saj, pa asnjë dyshim e donte atë me shpirt. Nga ana tjetër, kjo femër e lartë dukej sikur s’kishte mision tjetër veçse të bëhej embrioni i figurave të shquara e të shenjta. Sytë e saj ishin vetëm mbi të atin dhe mbi kauzën e tij. Ndryshe s’ka si të shpjegohet e qara e thellë e saj kur i ati e njoftoi në mënyrë posaçërisht të fshehtë për të, se së shpejti do të vdiste dhe, po kështu, e qeshura e thellë e saj kur i ati, menjëherë pas kësaj, e njoftoi gjithashtu në mënyrë posaçërisht të fshehtë për të, se ajo do të ishte e para nga familja që do të vdiste pas tij e do të takohej me të në jetën tjetër! Edhe i ati e donte shumë atë, edhe ajo të atin. Ndërkaq, duke e dashur Fatimen, Profeti dinte ta ruante ekuilibrin, vepronte gjithmonë me maturi dhe e përgatiste atë sipas botëve që kërkonin lartësimin e shpirtit. Sepse bashkimi i përjetshëm do të bëhej vetëm atje. I Dërguari i Allahut me të bijën Fatime kishin jetuar bashkë vetëm 25 vjet. Ajo vdiq në moshën 25-vjeçare, gjashtë muaj pasi i ati kishte ndërruar jetë!

Përgatitja e fëmijëve për jetën e pasosur

I Dërguari i Allahut kërkonte përjetësinë, domethënë kërkonte atë gjë që kërkonin njerëzit nisur nga krijimi i tyre. Po, njeriu ishte krijuar për përjetësinë! Dhe nuk mund të kënaqej me gjë tjetër veçse me Individualitetin e Përjetshëm, prandaj nuk kërkonte tjetër veç Tij dhe, dashje pa dashje, vetëm Atë dëshironte! Nisur nga kjo, njeriu e ka të pamundur të ngopet e kënaqet gjer në çastin kur t’i jepni përjetësinë! Njeriu ka qëllime dhe dëshira të përjetshme, prandaj, çfarëdo që t’i jepni, nuk e kënaqni dot! Dhe prandaj, baza e mesazhit të të gjithë feve dhe profetëve është rregullimi jetësor me dimension përjetësie. Është për këtë arsye që i Dërguari i Allahut, ndërsa nga njëra anë u bartte atyre kënaqësi me prehër, nga ana tjetër nuk e nënvleftësonte aspak t’i përgatiste për kënaqësinë dhe lumturinë e përjetshme. Njërin prej shembujve më domethënës të kësaj mund ta shohim në ngjarjen e mëposhtme. Fatimja shkon te Profeti me një varëse në qafë. Sipas një rrëfimi (sipas rrëfimit të Neseiut), Profeti ia heq Fatimes varësen prej qafe. Sipas një rrëfimi tjetër, Fatimja shkon te Profeti me varësen në dorë. Kur ia sheh varësen, Profeti ia heq prej dore Fatimes dhe i thotë: “A mos do që të tjerët të thonë se e bija e të Dërguarit mban në dorë një varëse, një zinxhir xhehenemi?” Nga njëra anë i quante të shtrenjtë ata, kurse nga ana tjetër e drejtonte interesimin, prirjen dhe pëlqimin e tyre krejtësisht nga ahireti, jeta e pasme, nga Allahu, nga bukuritë e larta e të përjetshme. Kjo fjalë i kishte mjaftuar Fatimes, sepse i vinte prej njeriut që kishte ngritur fron në zemrën e saj dhe që kishte triumfuar mbi të në të gjitha delikatesat e saj. Prandaj Hz. Fatimja thotë: “Varësen e shita menjëherë! Pata blerë një skllav që ia dhashë lirinë aty për aty! Pastaj shkova te i Dërguari i Allahut dhe, kur ia tregova një nga një të gjitha, u gëzua shumë. Pastaj hapi duart dhe e lavdëroi Allahun me këto fjalë: “Lavdi Allahut që ma mbron Fatimen prej xhehenemit!”

Sigurisht që Fatimja nuk kishte hyrë në mëkat pse kishte vënë në qafë një varëse. Vetëm se i Dërguari i Allahut kërkonte ta mbante atë brenda kuadrit të të afërmve të Allahut. Qortimi i tij ishte i dimensioneve të devotshmërisë. Në një aspekt, ky ishte mosinteresim për këtë botë, domethënë, për vlerat materiale, por, më shumë, duke u nisur nga vendi (pozita) që zinin dhe bashkësia që do të përfaqësonin gjer në kiamet, ishte model ndjeshmërie dhe korrektese që i takonte nënës së Ehli Bejtit, shtëpisë profetike: sigurisht që s’ishte e lehtë të bëheshe nënë e burimit të dritës për adhurues të tillë si Hasani, Hyseni e, pas tyre, si Zejnelabidini. Profeti e përgatiste atë të bëhej nënë së pari e shtëpisë profetike, pastaj e Gejlaniut, Muhamed Bahauddin Nakshibendiut, Ahmed Rufaiut, Ahmed Bedeviut, Shazeliut e plot të tjerëve. Me qortimin dhe paralajmërimin që i bënte, sikur i thoshte asaj: “Bija ime, ti po hyn në shtëpinë e burrit dhe po shkon nuse në një shtëpi të tillë, nga e cila do të dalin hallka të arta të një zinxhiri sa e gjithë bota, prandaj lëre këtë varëse e shih të bëhesh nënë për ta!” Sigurisht, nuk ishte e lehtë të bëheshe nëna e atyre njerëzve të shquar e të shenjtë!

Kërkesa e Fatimes për shërbyes

Një fragment tjetër nga sistemi i tij i edukimit të profetit na e japin Buhariu dhe Muslimi. Ngjarjen e tregon Hz. Aliu, i cili thotë: “Ne nuk kishim shërbëtor në shtëpi. Të gjitha punët i bënte Fatimja vetë. E gjithë shtëpia jonë përbëhej nga një dhomë e vogël. Aty Fatimja ndizte zjarrin dhe përpiqej të gatuante diçka. Shpesh detyrohej të ulej për ta fryrë zjarrin që të merrte flakë dhe shkëndijat që i binin mbi trup ia kishin bërë rrobën vrima-vrima. Ajo gatuante bukën, mbante ujë dhe bluante me mokrën e dorës. Nga rrotullimi i gurit të mokrës i kishin zënë kallo duart, kurse nga mbajtja e ujit, i kishte zënë kallo kurrizi! Një ditë, në kthim nga një fushatë, ushtria solli me vete në Medine robër lufte. Profeti ua ndante robërit banorëve të Medinës që i bënin kërkesë. Unë i thashë Fatimes të shkonte te i ati për t’i kërkuar një shërbëtor që ta ndihmojë në punët e shtëpisë…”

Dhe tani le ta dëgjojmë vazhdimin e ngjarjes nga vetë Hz. Fatimja. “Shkova te im atë por s’e gjeta në shtëpi. Aishja më tha se, sapo të vinte, do të më lajmëronte. Ne kishim rënë në shtrat kur i Dërguari i Allahut hyri papritmas. Unë dhe Aliu u përpoqëm të ngriheshim shpejt, por ai s’na la dhe u ul pranë nesh. Freskinë e këmbës së tij që më prekte në kraharor, e ndjeja thellë. I Dërguari i Allahut na pyeti se ç’kërkonim. Unë ia përshkrova gjendjen dhe ia tregova kërkesën. Ai u bë serioz menjëherë dhe më tha kështu: “O Fatime, frikësohu nga Allahu dhe mos lër asnjë të metë në detyrën tënde ndaj Allahut. Dhe kryeji siç duhet detyrat që të ka ngarkuar Allahu mbi supe. Dhe ji gjithmonë besnike dhe e bindur ndaj tët shoqi! (Ti ke dy detyra: adhurimin ndaj Allahut dhe bindjen ndaj burrit) Po të them ty edhe diçka të veçantë. Kur dëshiron të biesh në shtrat, të thuash tridhjetë e tri herë Subhanallah, tridhjetë e tri herë Elhamdulil’lah dhe tridhjetë e tri herë Allahu Ekber! Ja, kjo është më e dobishme e më e bekuar për ty se shërbëtori!”

Kuptimi i kësaj ishte kështu: Unë e drejtoj shikimin tënd nga botët e larta dhe ti ke dy rrugë për t’u takuar dhe bashkuar me mua atje: e para, ta kryesh pa asnjë të metë dhe mangësi detyrën e robit ndaj Zotit; e dyta, ta kryesh plotësisht detyrën dhe përgjegjësinë tënde ndaj burrit. Po qe se shërbëtori apo shërbëtorja zënë vendin tënd në detyrat e tua ndaj burrit dhe bëjnë ato gjëra që duhet t’i bësh ti, kjo mund të bëhet shkak që ti të mbetesh në një farë mase e mangët. Kurse ti duhet të jesh e përkushtuar e dyanshme, edhe ndaj burrit, edhe ndaj Zotit. Si mund të bëhet njeriu një rob i përsosur i Allahut dhe t’i kryejë detyrat ndaj Tij në mënyrë të përsosur? Si mund të bëhet njeriu një njeri i përsosur dhe t’i kryejë në mënyrë të plotë e të përsosur detyrat dhe përgjegjësitë që i bien sipër? Ja ç’të takon ty: të kërkosh t’i mësosh e t’i dish këto!

Ti më parë plotësoje në mënyrën më të përsosur detyrën e robit ndaj Zotit tënd dhe bëhu adhuruesja më e përsosur. Pastaj çoje në vend përgjegjësinë tënde ndaj një njeriu të madh si Aliu që bart në esencën e tij njerëzit e shquar e të shenjtë që do të vijnë gjer në kiamet, dhe bëhu një njeri i përsosur, në mënyrë që të takohesh e të bashkohesh me mua në xhenet që është vendi ku mblidhen të gjitha përsosmëritë dhe të përsosurit!

Këtu nuk ma bën zemra të kaloj pa parashtruar një specifikë të ndërmjetme lidhur me Hz. Aliun. I Dërguari i Allahut ia kishte dhënë vajzën Aliut pa u lëkundur aspak, sepse ai ishte i pajisur me dinjitetin për të qenë burri i një vajze profeti dhe dhëndër profeti, sepse ai ishte kryeshenjtor dhe i krijuar për t’u bërë baba shenjtorësh. Një ditë, i Dërguari i Allahut i pati thënë kështu atij: “O Ali! Brezi i çdo profeti ka vazhduar duke u nisur prej tij, kurse brezin tim do ta vazhdosh ti!” Pra, pati dashur t’i thoshte kështu: “Ti do ta ujisësh drurin tim gjenealogjik, ti do ta rritësh dhe ti do ta zhvillosh e rregullosh. Si rezultat, ata që do të mbledhin frytet, bashkë me mua do të përmendin edhe ty si pjesëtar të shtëpisë profetike!” Për rrjedhojë, po ta shohim çështjen nga kjo anë, bindja ndaj Hz. Aliut është e njëjtë me bindjen ndaj të Dërguarit të Allahut. Dhe bindja ndaj të Dërguarit të Allahut do të thotë bindje ndaj Allahut!

Në lidhje me të drejtën e burrit në kuptim të përgjithshëm, Profeti porosit kështu: “Po qe se do të bëhej fjalë për sexhde ndaj tjetërkujt veç Allahut, do t’i urdhëroja gratë t’u bëjnë sexhde burrave!” Po të ishte e lejueshme kjo gjë, Aliu e kishte merituar këtë prej kohësh. Sigurisht, po të bëhej fjalë për sexhde të grave ndaj burrave, Aliu ishte i pari që e meritonte këtë gjë. Dhe tani, kur shërbimi ndaj Aliut merrte kaq shumë rëndësi në çështjen e përkushtueshmërisë së saj të dyanshme, përdorimi i shërbëtorit nga Hz. Fatimja do të thoshte për të t’i thyhej njëri krah i kësaj përkushtueshmërie. Kurse një grua e tillë me një krah nuk mund të bëhej nëna e Hasanit, Hysenit, Gejlanit dhe sa e sa njerëzve të shquar që do të vinin pas tyre gjer në kiamet! Për ta bërë të bijën Fatime një nënë kaq të madhe, i Dërguari i Allahut ia priste pothuaj të gjitha lidhjet dhe interesimet për këtë botë dhe ia kthente në drejtim të botës tjetër të përjetësisë. Sepse edhe Allahu kështu e pati rritur dhe edukuar atë vetë. Kur Profeti pati hapur sytë në këtë botë, nuk e pati gjetur të atin dhe kur qe bërë gjashtë vjeç, ia kishte marrë edhe mbështetjen tjetër, nënën. Dhe kur ishte ende në fillimet e jetës, ia kishte hapur rrugët që shkonin për te drita e teuhidit, besimit monoteist te Allahu si Zoti i vetëm i gjithësisë, për te e fshehta e unitetit të Zotit. Në fakt, për një farë kohe, për të ishte kujdesur i gjyshi Abdulmuttalib, një eveniment, ky, ndoshta, për ta fshehur dinjitetin dhe madhështinë si dhe për ta nderuar mbrojtësin dhe kujdestarin, megjithëse, në fund të fundit, kjo përbënte vetëm një vlerë shkakësore e jo esenciale, kurse kujdesi i Ebu Talibit nuk e pati kapërcyer dot kujdesin dhe mbrojtjen e një ungji, ndërkaq që fakti që Ebu Talibi ishte babai i Hz. Aliut, ishte për të një dhunti e rëndë dhe me përgjegjësi të përjetshme. Në sajë të kësaj afërsie, do të vinte një ditë që edhe Profeti do ta merrte pranë Aliun, do ta rriste e do ta bënte njeri të shquar. Kështu e pati trajtuar Allahu atë duke e shkëputur nga të gjitha shkaqet, dhe e pati kthyer nga vetja me të gjitha ndjenjat e tij. Profeti i ardhshëm, Muhamedi, duhej të bëhej përfaqësues i të vërtetës: “Zoti ynë, ne t’u dorëzuam vetëm Ty dhe i kthyem shikimet vetëm nga Ti!” (Mutmehine, 60:4). Ai duhet t’i besonte Allahut dhe të mbështetej te Ai!

Fatimja ishte bija e tij. Ai nuk mund t’ia kursente të bijës gjërat që ia pati favorizuar dhe dhuruar Zoti në lidhje me edukatën, të bijës që do të bëhej nëna e shumë njerëzve të shquar e shenjtorëve që nga Hasani e Hyseni. Prandaj ajo duhej rritur dhe përgatitur për t’iu bërë embrion atyre fryteve të bekuar. Pikërisht për këtë arsye ndodhte që, krahas  dhembshurisë, mëshirës e dashurisë, Profeti e kthente dhe e mbante vazhdimisht vështrimin e Fatimes nga botërat e larta.  Burimi


Hz. Fatimja (r.anha), është vajza më e veçantë e të Dërguarit të Allahut dhe ajo është simboli i dëlirësisë e virtytit nëpërmjet së cilës vazhdon soji i bekuar i Profetit.

Nëna e saj është Hz. Hatixheja (r.anha), të cilën i Dërguari i Allahut nuk mund t’a harronte, ajo ishte një nga gratë më të nderuara në tokë dhe që kishte nderin të pranonte ftesën e parë të Islamit dhe besimit. Fatimja (r.anha) ishte fëmija i pestë nga  gjashtë fëmijët e Hatixhesë (r.anha).

Gjatë viteve të para të jetës së saj, filloi edhe shpallja e bekuar. Gjatë asaj periudhe, politeistët filluan me shumë tortura dhe ngacmime drejt Profetit (a.s.), në mënyrë që ai ta ndalte kauzën e tij. Fatimja (r.anhu) u rrit në një mjedis të tillë. I Dërguari i Allahut i donte të gjithë fëmijët e tij, por ai kishte një dashuri dhe dhembshuri të veqantë për Fatimen.

Ai e ndjeu që pasardhësit e tij do të rrjedhnin nëpërmjet Fatimes (r.anhu), nënës se Hasanit dhe Hysenit (r.a.), andaj Profeti (a.s.) e donte dhe përqafonte Fatimen me dhembshurinë e brezit të ardhshëm  që do të vazhdonte deri në Ditën e Gjykimit.

Pas 25 vitesh martesë me Profetin, Hz. Hatixheja vdiq. Pas kësaj gruaje të lartë, vdekja e Ebu Talibit, i cili ishte mbrojtësi i Profetit kundër politeistëve, ishte aq pikëlluese për të Dërguarin e Allahut dhe besimtarët, saqë ata e quajtën këtë vit “Viti i Trishtimit”. Me vdekjen e Hz. Hatixhesë, Fatimja mbeti pa nënë. I Dërguari i Allahut bëri çmos për ta penguar atë të trishtohej dhe u përpoq t’a lehtësonte atë duke i treguar asaj dhembshurinë edhe të babait dhe të nënës.

I Dërguari i All-llahut e përgatiste atë për të ardhmen dhe tregonte një përkujdesje të veçantë. Ai do ta përqafonte atë sa herë që dilte dhe kthehej në shtëpi.

Dashuria dhe besnikëria e Fatimes ndaj babait të saj, i cili ishte sulltani i profetëve, ishte shumë e madhe. Kurdoherë që ajo e shihte atë të mërzitur, fytyra e saj do të ndryshonte ngjyrën; kurse sa herë që e shihte atë të lumtur, ajo do të buzëqeshte.

Pas vdekjes së Ebu Talibit, politeistët i shpeshtuan fyerjet e tyre dhe torturatë, duke i shkaktuar të gjitha llojet e veprave të këqija Profetit, saqë i hedhnin papastërti  dhe gurë gjatë kohës kur ai e adhuronte All-llahun. Një herë, i Dërguari i Allahut u kthye në shtëpi me rroba të mbuluara me pluhur dhe pastërti që ishin shkatuar nga jobesimtarët. Fatimja, e cila e mirëpriti, e përqafoi dhe u përpoq të pastrojë pluhurin dhe papastërtitë mbi babanë e saj të dashur me lotët e saj. Ajo pyeste veten se çfarë po ndodhte. A do ta largonin politeistët babanë e saj, i cili ishte i njeri i vetëm i afërt në botë? Këto mendime të këqija e trishtonin zemrën e Fatimes së re. Sidoqoftë, Profeti madhështor dhe babai i dhembshur, i cili u dërgua si mëshirë për të gjithë njerëzit, e ngushëlloi këtë vajzë të re. si vijon:

“Mos ki frikë  bija ime! Allahu do ta mbrojë patjetër babanë tënd. ”

 

Jeta në Mekë filloi të ishte e padurueshme për myslimanët për shkak të torturave të pabesimtarëve. Ata ishin duke pritur për një urdhër hyjnor. Më në fund, leja për të migruar u dha nga Allahu i Madhëruar. Myslimanët filluan të largoheshin nga Meka një nga një. Ndërkohë, politeistët kuptuan se mënyra e vetme për të ndaluar myslimanët ishte vrasja e të Dërguarit të Allahut dhe ata filluan të bëjnë plane. Një natë, kur ata po planifikonin të realizonin planin e tyre, i Dërguari i Allahut u largua nga Meka fshehurazi me Hz. Ebu Bekri. Ai nuk mund të merrte Hz. Fatimen dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij me vete.

Kur i Dërguari i Allahut arriti në Medine dhe u vendos në shtëpinë e Ebu Ejub al-Ansari, gjëja e parë që bëri ishte dërgimi i Zejd bin Haritha dhe Ebu Rafi ‘në Mekë për të sjellë anëtarët e familjes së tij në Medine. Ata shkuan në Mekë menjëherë dhe sollën Hz. Fatimen, Umm Kulthum, Sawda bin Zam’a (gruaja e Profetit) dhe Usama bin Zejd në Medine. Kështu, ata lanë pas një periudhe të errët dhe të mundimshme. I Dërguari i Allahut u ribashkua me vajzën e tij të dashur për të cilën tha: “Fatimja është një pjesë e imja; kushdo që e hidhëron atë më hidhëron mua; kushdo që e gëzon atë më gëzon mua.” .

Koha ikte dhe kauza e Islamit vazhdoi drejt një të ardhme të ndritshme duke u rritur ditë pas dite. Pas Betejës së Bedrit, muslimanët u përballën me jobesimtarët në Betejën e Uhudit. U zhvillua një luftë e ashpër. Kur muslimanët u shpërndanë gjatë betejës, politeistët iu vërsulen të Dërguarit të All-llahut dhe e lënduan atë, ku i’u thyen dhëmbët dhe u mbulua me gjak. Shokët nuk mund ta ndalnin gjakderdhjen e tij. Kur Hz. Fatimja dëgjoi për këtë, ajo vrapoi për të ndihmuar babanë e saj dhe ndaloi gjakderdhjen e babait të saj duke djegur kallam (lloj bime) dhe duke përdorur hirin e saj.

Sahabët treguan respekt dhe dashuri të madhe për Hz. Fatimja. Ata e quajtën atë “Ummu Abiha “ sepse ajo i ngjante shumë të Dërguarit të Allahut. Hz. Aisha transmeton,

“Sa herë që Fatimj hynte në dhomë, i Dërguari i Allahut do të ngrihej në këmbë, do ta puthte atë dhe do ta bënte atë të ulet. Sa herë që Profeti hynte në dhomën e saj, ajo do të ngrihej në këmbë, do të puthte babanë e saj dhe ia jepte vendin. Unë kurrë nuk kam parë se dikush i ngjan të Dërguarit të All-llahut më shumë sesa Fatimja për sa i përket sjelljeve, uljes dhe qëndrimit. ”

Ibn Abbas shprehet në vijim duke treguar atë dashuri të veçantë midis babait dhe vajzës:

“Sa herë që i Dërguari i Allahut kthehej nga një ekspeditë, ai patjetër do të vizitonte vajzën e tij Fatimen dhe do t’a puthte.”

Pas Hixhretit, Hz. Fatimja, e cila qëndroi me Hz. Aishjen në Medine, arriti në moshën 15 vjeçare. Disa  sahabë të njohur i kërkuan Profetit që të martohej me të dhe ata donin të ishin më afër të Dërguarit të Allahut përmes martesës dhe të nderoheshin. Sidoqoftë, Profeti i refuzoi ata me edukatë dhe dha përgjigjen e mëposhtme:

“Unë jam duke pritur për vendimin e Allahut në lidhje me vajzën time Fatimen.”

 

Një nga sahabët që nuk pranuan nga Profeti ishte Hz. Omeri (r.a.). Kur Hz. Omeri e mori këtë përgjigje negative, i tha ai Hz. Aliu (r.a.),

“O Ali! Duket se Fatimja do të martohet me ty” .

Hz. Aliu (r.a.) donte të martohej me Fatimen por ai nuk dinte si të fliste me të Dërguarin e Allahut për këtë. Ai nuk pati kurajo ta bënte këtë. Më në fund, ai vendosi të shkojë në prani të të Dërguarit të Allahut. Ai transmetoi atë që kishte ndodhur si më poshtë:

“Unë hyra në prani të të Dërguarit të Allahut për ta kërkuar që ai të martohej me Fatimen. Sidoqoftë, kur ai shikoi fytyrën time, mbeta pa fjalë. Unë nuk mund të shqiptoja as edhe një fjalë. Pastaj, i Dërguari i Allahut tha:

“O Ali! Ke nevojë për ndonjë gjë?”

Megjithëse ai përsëriti të njejtën pyetje tri herë, unë nuk mund t’i përgjigja. Më në fund, i Dërguari i All-llahut tha: “Unë mendoj se keni ardhur këtu për të më kërkuar që të martohem me Fatimen.” Këtë herë, unë isha në gjendje të thoja, “Po.” Ai pyeti: “A keni ndonjë gjë për të dhënë si mehr?”

Unë thashë, ‘O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam asgjë. ‘

Ai tha: ‘Të kam pas dhënë një parzmore, çfarë ndodhi me të? ‘

Thashë: “‘Ende e posedoj atë”.

Ai tha: “Atëherë shite pazmoren dhe më sill paratë. Do të jetë e mjaftueshme si mehri juaj për t’u martuar me Fatimen.”

Ata blenë disa mallëra shtëpiake me ato para. Lidhja e kësaj martese u bë nga vetë Profeti. Ai i martoi ata. Ai shkoi në shtëpinë e tyre dhe u ul midis vajzës së tij, Fatimes dhe Aliut. Ai kërkoi pak ujë dhe mori abdes me të. Ai spërkati pak ujë mbi Fatimen dhe Aliun. Pastaj, ai u lut si vijon:

“O Allah! Bëje këtë martesë të bekuar për të dy! O Allah! Bëni të bekuar edhe pasardhësit e tyre! O Allah! Mbroni ata nga e keqja e Shejtanit! “

Pastaj, ai lexoi suren el-Ikhlas, al-Falaq dhe an-Nas.

Kështu, një vatër dhe shtëpi që do të lëshonin dritë dhe njohuri në sferat, që do të ngjallnin rreze urtësie dhe vendosnin themele virtyti. Kjo shtëpi u bë vatër që i Dërguari i Allahut vizitonte herë pas here dhe ku ndjente lumturinë e Xhenetit. Kur lindi Hasani dhe Huseini, nipat e tij, kjo vatër u mbush me gëzim dhe lumturi.

Kjo familje e bekuar formoi bërthamën e Ehli Bejtit. Njëra nga dy lajmet e gëzuara që Profeti (a.s.) dha ishte se një mjet udhëzimi për ummetin e tij pas tij ishte Kurani dhe tjetri ishte Ehli Bejti, i cili u themelua ashtu siç u përmend më lart.

I Dërguari i All-llahut i përkëdhelte, i merrte erë, i puthte, vraponte dhe lozte me ta. Ishte  kënaqësi e madhe për të për t’u shërbyer atyre.

Hz. Aliu transmeton: “Një herë, i Dërguari i Allahut vizitoi shtëpinë tonë. Hasani dhe Huseini ishin duke fjetur. Hz. Hasani u zgjua dhe kërkoi pak qumësht. Kishte një dele në shtëpi por ajo jipte shumë pak qumësht. Profeti iu afrua deles dhe e mjeli atë. Delja dha shumë qumësht. Ndërsa ai ishte gati t’i jepte qumështin Hz. Hasani-it, Hz. Huseini u zgjua dhe kërkoi qumësht. Profeti i dha qumështin Hasanit. Hz. Fatimja tha: “O i Dërguari i Allahut! Ju me siguri e doni Hasanin më shumë. ” Profeti tha: “Unë i dua të dy në mënyrë të barabartë, por Hasani kërkoi qumësht para se Huseini të bënte.” Pastaj, shtoi “O Fatimja! Ti, unë, këta dy fëmijë të vegjël dhe Aliu do të jemi në të njëjtin vend ditën e gjykimit.”

Një herë, i Dërguari i Allahut hante ushqim me të gjithë; pastaj, ai e vendosi rrobën e tij mbi Hz. Aliu, Fatimja, Hasani dhe Husejni dhe thanë: “O Allah! Ata janë Ehli Bejti im dhe Aal-Aba. Mbajini larg nga gjërat që janë në kundërshtim me pëlqimin tuaj.”

Dashuria e tij ndaj Hz. Fatimes nuk ishte vetëm dashuria dhe dhembshuria e një vajze; ajo ishte gjithashtu fillimi i brezave të nderuar që do të ishin trashëgimia e misionit profetik.

I Dërguari i Allahut ishte i interesuar edhe për pikëllimin dhe gëzimin e kësaj familje të lumtur. Një herë, ai shkoi në shtëpinë e tyre për të pajtuar Hz. Ali dhe Fatimja për shkak të një fjalosje që ndodhi mes tyre. Pasi hyri në shtëpi, ai u ul në anën vajzën e tij Fatimes dhe Hz. Aliu në anën tjetër. Ai i mbante duart te dyve dhe i bashkoi. Kështu, ai i pajtoi ata. Kur ai doli, sahabët pyetën,

“O i Dërguari i Allahut! Ju ishit të mërzitur kur hyra por tani jeni i lumtur. Pse? ”

I Dërguari i Allahut u përgjigj,

“Sepse kam pajtuar dy njerëz që më pëlqejnë shumë.”

Një herë, i Dërguari i Allahut i pyeti sahabët:

“Cila është gjëja më e mirë për gratë?”

Asnjë nga sahabët që ishin atje përfshirë Hz. Aliu nuk munden të përgjigjeshin në këtë pyetje. Hz. Aliu shkoi në shtëpi dhe i bëri gruas së tij Fatimës të njëjtën pyetje. Ajo u përgjigj si më poshtë:

“Pse nuk thatë gjëja më e mirë për gratë është të mos shohin burra dhe të mos lejosh burrat t’i shohin ato përveç nëse është e nevojshme?”

Kur Hz. Aliu e mori këtë përgjigje të mençur, ai hyri në prani të të Dërguarit të Allahut. Kur i Dërguari i Allahut dëgjoi këtë përgjigje nga Hz. Aliu, ai tha: “Kush ju mësoi këtë përgjigje?” Hz. Aliu tha: “Vajza jote Fatimja”. Pas kësaj, i Dërguari i All-llahut tha: “është fakt se ajo është pjesë nga unë.”

Hz. Aisha transmeton një incident që ndodhi një ditë para vdekjes së të Dërguarit të Allahut, si vijon:

“Një herë, Fatimja, stili i të ecurit i së cilës ishte i ngjashëm me të Dërguarit të Allahut, erdhi drejt nesh. Kur i Dërguari i Allahut e pa atë, ai tha: “Përshëndetje vajza ime!” Ajo u ul në anën e tij të djathtë. I Dërguari i Allahut u përkul dhe pëshpëriti në veshin e saj. Pas kësaj, Fatimja filloi të qante. Pastaj ai tha diçka tjetër dhe kësaj here Fatimja r.a. filloi të buzëqesh. Pas kësaj, e pyeta Fatimen, “Unë kurrë nuk kam parë që të bëhesh kaq e lumtur aq shpejt pasi të jesh trishtuar”. E pyeta atë rreth asaj që i kishte thënë i Dërguari i Allahut. Ajo tha, “Unë nuk mundem t’a zbuloj sekretin e të Dërguarit të Allahut.”

Kur i Dërguari i Allahut ndërroi jetë, Fatimja më tregoi rreth atij sekreti. Ajo tha që i Dërguari i Allahut i tha asaj: ‘Xhebraili përsëriti Kuranin dy herë këtë vit. Unë e interpretova këtë që jeta ime do të marrë fund. Dhe ti do të jesh e para që do të më bashkangjitësh  mua ‘. Kur dëgjova pjesën e parë, u mërzita; kurse kur dëgjova pjesën dytën, u lumtururova. ”

Gjashtë muaj pas ndërrimit jetë së të Dërguarit të Allahut, kur Fatimja ishte ende e re (28 vjeç), ajo u ribashkua me të Dërguarin e Allahut, babanë e saj të dashur.

Sipas transmetimit të Hz. Aishja, Hz. Fatimja kurrë nuk qeshi pas ndërrimit jetë  së të Dërguarit të Allahut deri në vdekjen e saj.

Një herë,  Hz. Hasani dhe Huseini, nipat e Profetit, u sëmurën. Kur Profeti dëgjoi rreth tyre, ai shkoi t’i vizitojë ata me Hz. Ebu Bekri, Hz. Omeri dhe disa sahabë. Hz. Ali, Hz. Fatimja, dhe Fida, shërbyesja e tyre ishte në shtëpi. Shokët e pyetën Hz. Aliu: “O Ebu Hasan! A keni bërë ndonjë premtim për hir të Allahut nëse fëmijët tuaj shërohen? Luani i Allahut (Hz. Ali) tha:

“Po, nëse Allahu i shëron fëmijët e mi, unë do të bëj agjërim për tre ditë për hir të Allahut.”

Kur Hz. Fatimja e dëgjoi premtimin e burrit të saj, edhe ajo tha: “Nëse fëmijët e mi përmirësohen, unë do të kryej agjërim për tre ditë për hir të Allahut.” Fida, shërbyesja e tyre, gjithashtu premtoi se do të kryejë agjërim për tre ditë.

Lutja e tyre u pranua. Të dy djem e rinjë u shëruan shumë shpejt. Që të tre (Hz. Ali, Hz. Fatimja, dhe Fida) filluan të përmbushin zotimin e tyre. Ata u zgjuan para agimit për të filluar agjërimin. Sidoqoftë, ata nuk kishin ndonjë ushqim për të bërë iftar.

Hz. Aliu, shkoi në Sham(Damask) takoi një çifut kibarian dhe huazoi prej tij rreth katër kilogram elb. Ai e mori atë në shtëpi dhe ia dha gruas së tij, Fatimes. Ai i tha asaj të bënte bukë me të.

Hz. Fatimja përgaditi bukën me elb dhe e vendosi në tryezë. Ata ishin gati të fillonin të hanin kur dikush trokiti në derë. Ishte një njeri i varfër dhe ai tha: “O bijtë e Muhamedit! Unë jam një musliman i varfër. Nuk kam asgjë për të ushqyer fëmijët e mi. Më jep pak ushqim që Allahu t’ju jap ushqim në Xhenet.

Kur Hz. Aliu i dëgjoi ato fjalë të të varfërit, ai i’a dha që të gjitha ushqimet që gjendeshin në tryezë. Pasi që ata dhanë bukën e tyre si sadaka e prishën agjërimin me ujë.

 

Të nesërmen Hz. Fatimja përgaditi prapë bukë nga elbi dhe e vendosi në tryezë. Përsëri dikush trokiti në derë. Këtë herë, një jetim erdhi dhe tha: “Unë jam një jetim i muhaxhirëve, babai i të cilit kishte rënë martir. Ju lutem më jepni pak bukë ” Edhe këtë herë, ata i dhanë ushqimin e tyre jetimit dhe e prishën agjërimin e tyre me ujë.

Në ditën e tretë në mbrëmje, Hz. Fatimja përgaditi bukën nga elbi i mbetur dhe e vendosi në tryezë. Këtë herë, një skllav që ishte politeist, erdhi dhe thirri: “O muslimanë! Unë jam shumë i uritur. Ju lutem më jepni pak ushqim. ” Këta besimtarë të vërtetë ia dhuruan bukën e tyre edhe kësaj here dhe e prishën agjërimin e tyre përsëri me ujë.

Në mëngjesin e ditës së katërt, Hz. Aliu i çoi fëmijët e tij të dashur te gjyshi i tyre. Kur Profeti e pa këtë gjendje të dobët dhe anemike të nipërve të tij të dashur, ai filloi të qajë. Ata po dridheshin për shkak të urisë. Profeti pyeti: “O Ali! Si është puna? Pse më trishtove mua kaq shumë? ” Hz. Aliu i tha atë që kishte ndodhur.

Kur i Dërguari i Allahut mësoi se edhe anëtarët e tjerë të familjes ishin në të njëjtën gjendje, ai u nis menjëherë për në shtëpinë e Hz. Aliut. Kur arriti në shtëpi, pa që barku i Hz. Fatimes kishte prekur shpinën. Mërzia e tij u shtua. Sidoqoftë, ai ishte duke menduar për gradat e tyre shpirtërore në botën tjetër.

Në ato momente, Hz. Xhibrili mbërriti dhe iu afrua Profetit. Ai i dha Profetit një lajm të lumtur hyjnor: “Dhe ata ushqehen, për dashurinë e All-llahut, të varfërin, jetimin dhe robin”. (Al-Insan, 8.) Allahu i Madhëruar e vlerësoi vetëflijimin e tyre.

___________________________________

Referencat:

Sirah, 1: 202.
Usdu’l-Ghaba, 5: 523.
Sirah, 2: 58.
Tabaqat, ?: 237-238.
Tirmidhi, Manaqib: 61.
Bukhari, Jihad: 156.
Tirmidhi, Manaqib: 61.
Usdu’l-Ghaba, 5: 523.
Usdu’l-Ghaba, 5: 523.
Tabaqat, 8: 20.
Tabaqat, 8: 21.
Tirmidhi, Manaqib: 32.
Usdu’l-Ghaba, 5: 523.
Tirmidhi, Manaqib: 32.
Tabaqat, 8: 26.
Hilya, 2: 41.
Tirmidhi, Manaqib: 61; Usdu’l-Ghaba, 5: 522.
Usdu’l-Ghaba, 5: 524.
Usdu’l-Ghaba, 5: 530-531; Tafsir Kabir, 30: 224.

Burimi  në gjuhën angleze: https://questionsonislam.com/article/fatima-ranha

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 52 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events