Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Sad Bin Ubade r.a. – flamurtari i ensarëve

Prindërit:  Ubade ibn Dulaim bin Haritha / Amra bint Mesud
Data/Vendi i Lindjes: (Medine)
Vendi i ndërrimit jetë: ~13-20 AH (Siri)
Vendbanimet: Medine
Vëllezërit/motrat:  Manduas bint Ubade b. Dulaim, Lejla bint Ubade b. Dulaim
Bashkëshorti/ja: Gazijja bint Sa’d ibn Halifa, Fukajha bint Ubajd b. Dulaim
Fëmijët: Said bin Sad ibn Ubadah, Ishak bin Sad ibn Ubade, Muhammed, Abdur Rahman, Kajs ibn Sad ibn Ubade, Umame, Sudas

Sa’d Bin Ubade r.a. njihet si prijësi i fisit Hazrexh nga Medina, flamurtar i ensarëve. Njihet edhe për bujarinë e tij dhe për precizitetin në gjuajtjen e shigjetave në luftëra.

Sad Bin Ubade u bë musliman në biatin e dytë të Akabes dhe u zgjodh si një nga dymbëdhjetë përfaqësuesit. Në biatin e Akabesë, ata e ftuan Profetin tonë të dashur a.s.v.s. në Medine. Kur mushrikët dëgjuan për këtë, ata ndoqën ensarët dhe e kapën Sad bin Ubade’n dhe e morrën në Mekë, ku e torturuan për mbrojtjen që pati premtuar për Pejgamberin a.s.. Ai shpëtoi nga duart e kurejshëve me ndërmjetësimin e Xhubejr Bin Mut’im dhe Haris Bin Harb Ibn Umejje. Kështu Sad Bin Ubade (r.a) mësoi se sa mizorë ishin kurejshët ndaj besimtarëve. Ai është i vetmi nga të gjithë ensarët që u torturua nga kurejshët në Mekë. Por, kështu vendosmëria dhe këmbëngulja e tij në besim u mprehën edhe më shumë dhe ai u kthye në Medine.

Ai kishte trashëguar pasuri familjare. Ai ishte i famshëm për bujarinë që gjithashtu kishte trashëguar nga gjyshërit e tij. Ai e dha të gjithë pasurinë e tij për rrugën e Allahut dhe për shërbimin ndaj të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Kur Profeti ynë i dashur migroi në Medine, ai dërgonte ushqim në shtëpinë e Ebu Ejub el-Ensari (r.a.) çdo ditë dhe i priste mysafirët. Ai kujdesej për muhaxhirët (emigrantët). Mikpritja e tij përshkruhej si “Ndërsa disa nga ensarët shkonin në shtëpi me dy ose tre muhaxhirë, Sad Bin Ubade shkonte me tetë ose dhjetë veta”. Gjatë ekspeditës Gajed, ai dha dhjetë ngarkesa deve me hurma si furnizime për ushtrinë. I Dërguari i Allahut (a.s) i tha: “O Allah! Ki mëshirë për Sadin dhe familjen e tij!..» Sadi u lut:

“…Më jep atë pasuri me të cilën mund të jem bujar.”

Ai kërkonte nga Allahu thesaret e Tij që të mund të jepte më shumë.

Bamirësia më e mirë

Ai çdo ditë dërgonte ushqim e pije sa për tetëdhjetë persona tek sahabët në Suffe. Kur i vdiq e ëma, ai e pyeti të Dërguarin e Allahut (a.s.): “Cila është sadakaja më e mirë?”. Profeti ynë i dashur u përgjigj: “Shpërndarja e ujit” (Ebu Davud, Zekat, 41). Pas kësaj, Sadi (r.a) hapi një pus në Medine dhe ia ofroi atë në shërbim të muslimanëve.

Flamurtari i Ensarit

Sad Bin Ubade (r.a) mori pjesë në Bedr, Uhud, Hendek, Hajber dhe në çlirimin e Mekës. Ai ishte shumë preciz në gjuajtje me shigjetë. Nuk u largonte nga Dërguari i Allahut (a.s). Ai ishte shumë i dhënë pas Tij. Në luftëra, Ali Bin Ebi Talib r.a. mbante flamurin e muhaxhirëve dhe Sad Bin Ubade r.a. mbante flamurin e ensarëve. Ishte pjesëtar i rregullt i grupit për konsultime rreth luftës që bëhej nga Profeti ynë i dashur a.s.

Hyrja e myslimanëve në Mekë

Hyrja e myslimanëve në Mekë është një nga ngjarjet më vendimtare në historinë e islamit. Profeti a.s hyri në Mekë me dhjetë mijë besimtarë. Profeti a.s i kishte besuar Halidit r.a. komandën e pararojës së ushtrisë, por jo komandën e përgjithshme të saj. Halidi kishte nën komandën e tij një mijë trupa myslimane nga fisi Benu Sulejm. Në krahun e djathtë të ushtrisë, Profeti a.s kishte vendosur Zubejr ibnul Avam r.a. si komandant. Në krahun e majtë kishte caktuar Ebu Ubejde ibnul Xherrah dhe në qendër ishte Profeti a.s me luftëtarët medinas, nën komandën e Sad ibnu Ubade. Halidi dhe trupat e tij kishin si detyrë që ti binin Mekës rreth e rrotull dhe të hynin nga pas. 1

Sa’d Ibn Ubade (r.a) banoi në Medine gjatë kalifatit të Hazret Ebu Bekrit (ra). Pastaj shkoi në Damask. Aty jetoi deri në fund të jetës (635 m.) dhe vdiq në Havran. Allahu i Plotfuqishëm na dhëntë që të jemi të sinqertë dhe të pastër si Sa’di (r.a) dhe të arrijmë ndërmjetësimin e tij. Amin! 2

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...