Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Addasi r.a. – Enciklopedia Sahabet e Profetit Muhamed a.s.

Addasi ishte një djalë i ri skllav i krishterë që jetonte në Taif, një zonë malore në provincën e Mekës. Ai ishte skllavi i njërit ndër të shquarve të politeistëve Shejbe b. Rabia ose i vëllait të tij Utbe b. Rabia-s. Sipas transmetimeve, Hatixhja r.a ia kishte treguar ngjarjet rreth shpalljes së parë të Profetit a.s. Varaka b. Nevfelit dhe Addasit që në atë kohë ishte në Mekë, dhe të dy e kishin ngushëlluar Hatixhen r.a. duke thënë se ishte engjëlli Xhibril që kishte sjellur shpalljen. Ai ishte personi i parë nga Taifi që u kthye në Islam.

Ngjarja e kthimit te Addasit r.a. ne Islam

Kur iu prenë shpresat në Mekë, Pejgamberi a.s. shkoi në Taif. Taifi ishte një vend klimaterik e turistik. Të përkëdhelur prej rehatise dhe mirëqenies, taifasit dolën më brutalë se mekasit. U mblodhën gjithë fundërrinat dhe e përzunë me gurë të Dërguarin e Madh a.s., atë diellin e diejve… Me vete Ai kishte marrë birin për shpirt, Zejdin e Harisesë i cili, duke e bërë mburojë trupin e vet, u përpoq ta mbronte Profetin a.s. Megjithatë, disa gurë që e goditën, ia përgjakën trupin e bekuar.

Duke u shmangur nga ajo atmosferë keqkuptimi, Profeti a.s. qe tërhequr në rrëzë të një peme kur ia behu Xhebrail Emini që i kërkoi leje t’u përmbyste mbi kokë malin atyre njerëzve azganë. Qoftë edhe në këto çaste kur ndihej i thyer keqas, nuk mendonte ashtu dhe i përgjigjej “jo” Engjëllit. Duke pasur parasysh se dikush nga ata do të mund të hapte sytë te besimi, ai kundërshtonte ndëshkimin…

Pastaj ai hapi duart dhe iu lut Zotit të tij:

“Zoti im! Të ankohem Ty për pafuqinë, dobësinë dhe për faktin që njerëzve u dukem i pavlerë! O Mëshirues e Bamirës! Ti je Zoti i atyre të pashpresëve që duken të dobët e të pavlerë! Ti je Zoti im! Atëherë, në dorë të kujt po më lë? Në dorë të gojëkëqinjve, të fytyrëprishurve apo të armiqve që përzihen në punët e mia? Nëse me këtë nuk kërkon të më ndëshkosh, nuk ua vë veshin fare belarave e mundimeve. Ndërkaq, mirësia Jote, ashtu siç dëshirohet, është shumë më prehëse, shumë më e gjerë. O Zot, për t’u mbrojtur nga përfshirja e ndëshkimit Tënd apo nga meritimi i pakënaqësisë Tënde, në kompetencën Tënde të merituar të punëve të të dy botëve strehohem, në Fytyrën Tënde-Dritë strehohem! O Zot, e pres faljen Tënde gjersa ta miratosh atë! O Zot, gjithë fuqia dhe transformimi vetëm në dorën Tënde janë!”

Pejgamberi Muhamed a.s.

Ndërsa Ai lutej kështu, dikush afrohet në heshtje dhe i vë përpara të Dërguarit të Allahut një tabaka me vile rrushi dhe thotë: “Urdhëro e ha!” Duke zgjatur dorën për të marrë rrush, Profeti thotë “Bismillah”, “Në emër të Allahut!” Për skllavin me emrin “Addas” që solli rrushin, kjo ishte një ngjarje e papritur. Dhe pyet me habi: “Kush je ti?” I Dërguari i Allahut i përgjigjet: “Jam i dërguari i fundit dhe profeti i fundit!” Addasi i hidhet sipër dhe fillon ta puthë… Atë që me vite e kishte kërkuar në qiej, e gjeti tani para vetes, madje krejt pa pritur! Dhe i pohon besimin!(39)

Po të mos kishte ndodhur kjo ngjarja e fundit, Profeti a.s. do të kthehej shumë i mërzitur nga Taifi. Mërzitja dhe hidhërimi nuk ishin për shkak të qëndrimit kundër tij, por si rrjedhojë e faktit se ai askujt s’do të kishte mundur t’i kumtonte diçka. Kurse tani fluturonte nga gëzimi, sepse Addasi ishte vënë në rrugë të drejtë me dorën e tij!

Ndërsa mushrikët Mekkas po përgatiteshin për Betejën e Bedrit, transmetohet se Addas r.a. i luste Shejbes dhe Utbes duke u përpoqur t’i dekurajonte ata nga lufta kundër Muhamedit asvs. Nuk dihet se ku dhe kur ndërroi jetë Addasi r.a.

Referencat:

Qellimi i dergimit te profeteve

https://islamansiklopedisi.org.tr/addas

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 48 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...