Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Ubade bin Samit r.a. – Sahabet e Beses se Akabes

Ubade bin Samit el-Ensari ishte një prej Sahabëve që morën pjesë në besëlidhjen e Akabes (në të parën dhe të dytën) me të Dërguarin ,- salallAhu alejhi ve selem!,- dhe gjithashtu mori pjesë në betejat e tjera që u zhvilluan më pas me të Dërguarin ,- salallAhu alejhi ve selem!,- Ai ishte një dijetar i Kur’anit në Medine dhe pastaj në Sham. Nderroi jete në Jeruzalem në vitin 32 Hixhri,-Allahu qoftë i kënaqur me të!.

Ubade bin Samit (r.a.), ka thënë: “Ne dhamë fjalën se do t’i bindeshim Resulullahut, edhe kur të dëshironim edhe kur të mos dëshironim, që nuk do të ngatërrohemi me udhëheqësit tanë, që do të themi të vërtetën kudo qofshim dhe që do ta zbatojmë dhe që nuk do të kemi frikë mospëlqimin e atij që ka refuzuar rrugën e Allahut.” (Buhariu, Texhridi Sarih, Nr. i Hadithit: 2203.) Ubade, ishte një nga ata që e dinte Kuranin përmendsh. Atij i ishte dhënë detyrë që t’ua mësonte Kuranin njerëzve të Suffes. Hz. Omeri e pati dërguar atë në Siri që t’i mësonte ata. Fillimisht shkoi në Hama, pastaj në Palestinë.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...