Home » Enciklopedia Sahabet » Umm Halid bin Halid r.a. – Sahabet femra shqip

Prindërit: Halid bin Said ibn el As / Umajna bint Halaf
Data/Vendi i Lindjes:  (Abisini)
Vendi i ndërrimit jetë:
Vendbanimet: Abisini / Medine
Vëllezërit/motrat: Said bin Halid ibn Said
Bashkëshorti/ja: Zubejr ibn Avvam
Fëmijët: Halid bin el Zubejr, Amr bin el Zubejr, Habibe bint el Zubejr, Sevda bint el Zubejr, Hind bint el Zubejr

Ummu Halid, radijallahu anha, ishte një zonjë e nderuar, e cila lindi dhe u rrit në një familje myslimane, që luftoi kundër idhujtarëve të Mekës për të jetuar të lirë besimin e tyre dhe që më në fund emigruan në Etiopi!..

Një zonjë fatlume, e cila ndodhej në grupin që i solli Pejgamberit tonë (a.s.), selamet e sundimtarit të Etiopisë!..

Një zonjë e devotshme, së cilës Resulullahu (a.s.), i dhuroi një rrobë që i kishte dërguar dikush!..

Bashkëshortja e sahabiut të njohur Zubejr ibn Avvamit (r.a.), i cili ishte një prej sahabëve të përgëzuar me xhenet!..

Ajo lindi në Etiopi. Emri i saj i vërtetë, ishte Emet, ndërsa “Ummu Halid”, ishte emri me të cilin u bë e njohur më vonë. Babai i saj ishte Halid bin Saidi (r.a.), ndërsa nëna e saj, Humejne (r.anha). Nëna dhe babai i saj ishin në grupin e parë që emigroi në Etiopi. Ummu Halidi (r.anha.), lindi atje pas emigrimit dhe qëndroi aty deri në moshën e rinisë.

Ummu Halid (r.anha), ishte një zonjë fatlume e cila udhëtoi nëpër det me grupin që i solli Pejgamberit tonë (a.s.), selamet e sundimtarit të Etiopisë, Nexhashiut. Ky udhëtim u zhvillua kështu:

Ummu Habibe (r.anha), e cila ndodhej në Etiopi, nuk iu nënshtrua burrit të saj që tradhtoi fenë dhe nuk lëshoi pe nga besimi i saj. Pas vdekjes së burrit të saj, ajo ngeli e vetmuar. Resulullahu (a.s.), dëshiroi të martohej me këtë zonjë me besim të palëkundur. Për këtë arsye, ai i dërgoi një letër Nexhashiut, i cili ia plotësoi menjëherë dëshirën.

Nëna jonë Ummu Habibe (r.anha), kishte caktuar si kujdestar të sajin, babanë e Ummu Halid (r.a.), Halid ibn Sadin (r.a.). Ndërsa Nexhashiu, u lidhi kurorën, përgatiti shumë dhurata dhe, duke formuar një grup prej myslimanëve, i dërgoi ato në Arabi me një anije të posaçme.

Nexhashiu, shkoi personalisht tek moli dhe e përcolli grupin, duke u thënë: “Të gjithë çojini selamet e mia të Dërguarit të Allahut”. Edhe Ummu Halid binti Said (r.anha.) ishte në mesin e tyre.

Kur Ummu Halid (r.anha.), erdhi në Arabi, shkoi të vizitonte Pejgamberin (a.s.), së bashku me babain e saj. Ajo, në lidhje me këtë ngjarje, tregon:

“Unë, së bashku me babain tim, shkuam të vizitojmë Resulullahun (a.s.). Unë kisha veshur një rrobë me ngjyrë të verdhë. Pejgamberi (a.s.), duke bërë me shenjë rrobën time, tha: “Seneh! Seneh!..” Kjo, në gjuhën Etiopase, do të thoshte, “e bukur, e bukur!”. Pra, në këtë mënyrë ai na uroi.”

Pejgamberi ynë i dashur (a.s.), i kishte ngopur të gjithë sahabët me dashurinë e vet. Ai gjithmonë gjente rastin e volitshëm për t’i uruar ata dhe dhuratat që i vinin, gjithmonë ua jepte atyre. Një ditë, i kishin sjellë disa veshje. Midis tyre, gjendej edhe një veshje me ngjyrë të zezë që ngjante si një flamur. Edhe këtë, do t’ia jepte një sahabeje, por kujt?.. Pikërisht, në lidhje me këtë ngjarje, Ummu Halid (r.anha), transmeton këtë hadith:

“Rasulallahut (a.s.), i kishin sjellë një veshje të zezë me pulla. “Kujt thoni se do t’i shkonte kjo”, tha ai. Ata që ishin përreth, heshtën dhe askush nuk nxori zë. Pejgamberi (a.s.), tha: “Më sillni Ummu Halid!” Më çuan pranë tij. Ndërsa ai, mori rrobën dhe me dorën e vet e hodhi mbi mua. Pastaj tha dy herë rresht: “E vjetërsofsh duke e veshur, e vjetërsofsh duke e veshur!”

Ai shihte pullat me ngjyrë të verdhë e jeshile mbi copën e zezë dhe duke bërë shenjë me dorë, tha:

“O Ummu Halid! Seneh!.. Seneh!.. Bukur!.. Bukur!..”

Ummu Halid (r.anha), u martua me sahabin e njohur Zubejr ibn Avvam (r.a.), i cili ishte edhe një prej sahabëve të përgëzuar me xhenet. Nga kjo martesë, lindën dy djem, Halidi dhe Omeri. Pas kësaj, ajo u bë e njohur me emrin Ummu Halid (nëna e Halidit).

Allahu qoftë i kënaqur prej saj. Amin!


 Shih. Buhari, Libas 22, 32,188; Menakibu’l-Ensar 37, Edeb 17; Ebu Daud, Libas 1.

Burimi

Shto koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 27 other subscribers

Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.17/10/2021
Allahumme Sal-li Ala Muhammed