Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Zubejr ibn Avvam r.a. – Ashere-i Mubeshere

Shumë engjëj, duke marrë pjesë në luftën e Bedrit, në pamjen e Zubejr b. Avvamit, kanë forcuar fuqinë morale të muslimanëve.

Ai është i afërt me të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), nëna e tij është Safije bint AbdulMuttalib, halla e të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), e konvertuar në Islam dhe e cila emigroi drejt Medines e që e humbi edhe vëllain e vet Hamzan.

Zubejrit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i thonin Ebu Abdullah dhe kjo ishte për shkak të birit të tij Abdullahut. Por, ekzistonte edhe një nofkë tjetër për Zubejrin të cilën ia kishte dhënë nëna tij, e ajo ishte Ebu Tahir.

Zubejri r.a. u konvertua në Islam me thirrjen e Ebu Bekrit r.a. dhe ai ishte tetë vjeç kur u bë musliman. Kur Zubejr ibn Avvami e pranoi fenë Islame dhe vendosi të pasojë zotëriun e njerëzimit, Pejgamberin (salAllahu alejhi ve sel-lem), popullata filluan ta urrejnë atë dhe ta fyejnë në mënyrë që ai të kthehej në fenë e mëparshme. Por, ai i kundërshtoi ata me të gjitha përkundër dëmit dhe torturës dhe ishte i vendosur (qëndrueshëm) në këtë rrugë.

Ishte xhaxhai i Zubejrit i cili e ndëshkonte atë derisa ai t’i kthehej dhe përgjigjej fesë së tij të mëparshme, nëse do ishte e mundur. Transmeton Hakimi në Mustedrekun e tij me transmetim nga Urveh se xhaxhai i Zubejrit e lidhte Zubejrin në strofull, e tymoste me zjarr dhe i thoshte: “Kthehu në kufër (mosbesim)!” Ndërsa Zubejri i thoshte: “Nuk kthehem kurrë!”

Zubejr ibn Avami, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ishte nga të parët që emigroi në tokat e Abisinisë dhe u nderua me emigrimin e tij, më pas emigroi në Medinën e Ndriçuar dhe gjithashtu mori nderimin. I Dërguari i Allahut e vëllazëroi atë (Zubejrin) me Abdullah ibn Mes’udin.

Ai gjithashtu është edhe prej dhjetë të përgëzuarve nga i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), me xhenet. Ai është një nga banorët e Shurasë i cili u zgjodh nga Omer ibn Hattabi si një pasardhës  që do të ruajë fenë. Ai ishte edhe bashkëudhëtari i të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem). I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), ka thënë:

“Cdo pejgamber ka pasur bashkëudhëtarin e vet, ndërsa bashkëudhëtari im është Zubejr ibn Avami.”

Ai u martua me Esmanë, të bijën e Ebu Bekrit, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), dhe prej tyre lindi Abdullahu nga i cili edhe e ka marrur nofkën. Pastaj lindi Urve, Mundhiri, Asami dhe Muhaxhiri.

Zubejr ibn Avami, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), nuk ishte i kufizuar vetëm në sakrifimin e vetes së tij drejt rrugës së Allahut, ai gjithashtu sakrifikoi edhe pasurinë e tij që e posedonte, ai ishte ndër më të pasurit dhe kishte me mijëra njerëz që i paguanin atij qera. Kështu që, ai nuk do të merrte asgjë prej saj dhe se të tërën do ta shpenzonte në rrugë të Allahut. Ai tregon se kishte shitur shtëpitë e tij dhe i thonin: “O Ebu Abdullah, u fundose.” Ndërsa ai ua kthente: “Dijeni se unë nuk jam zemëruar.” Dhe ai i shpenzoi ato në rrugë të Allahut. Burimi

 

 

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Instagram has returned empty data. Please authorize your Instagram account in the plugin settings .

Për postimet e reja

Join 40 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events