Home » Sahabet » Zijad Ibn Lebid r.a.

Emri i plotë: Zijad bin Labid b. Tha’laba b. Sinan b. ‘Amir b. ‘Ady b. Umayya b. Bayada b. ‘Amir b. Zurayq
Prindërit: Labid b. Tha’laba b. Sinan / ‘Amira/’Amra bint ‘Ubaid
Data/Vendi i Lindjes: (Medine)
Vendi i ndërrimit jetë: ~41 AH (Medine)[ Natyral ] Vendbanimet: Medine/Siri/Kufe
Vëllezërit/motrat:
Bashkëshorti/ja:
Fëmijët: Abdullah

Zijad ibn Lebid (r.a.), ishte një sahab i ngarkuar nga Rasulullahu (a.s.), me detyrën e mbledhjes së zekatit në zonën e Hadrameutit!.. Ai ishte një dijetar që kishte zënë vend midis fakihëve/juristëve të Medine-i Muneuueres!.. Ndërsa midis sahabëve, ai ishte një trim që njihej si “muhaxhir-ensar”. Ai ishte një fatlum, që u bë i njohur edhe me pyetjen që i bëri Rasulullahut (a.s.), në lidhje me hadithin që na lajmëron se dituria do të merret prej njerëzve afër Kiametit.

U lind dhe u rrit në Medinë, ku bënte pjesë në degën e Beni Umejje ibn Bejada, të fisit Hazrexh. Ai e njohu Islamin në sajë të Mus’ab ibn Umejrit (r.a.) dhe me anë të ftesës së tij u nderua me Islam. Ka qenë prezent edhe në Besëlidhjen e Dytë të Akabes.

Ai ishte prej muhaxhirëve të parë mekas që shkoi në Medinë. Më pas mësoi shpërblimin e emigrimit në Medinë. Dhe për të arritur këtë shpërblim, ai u kthye përsëri në Mekë, ku qëndroi për një farë kohe pranë Profetit tonë (a.s.). Më vonë, së bashku me një grup muhaxhirësh, emigroi përsëri në Medinë. Për shkak të këtij veprimi, mendohet se ka fituar shpërblime edhe si muhaxhir edhe si ensar, gjë e cila u bë shkak që midis sahabëve të përmendej si “muhaxhir-ensar”. Zijad ibn Lebidi (r.a.), ishte një besimtar i devotshëm, i cili i ishte dorëzuar plotësisht Profetit tonë (a.s.). Ai e priste me dashuri dhe mall emigrimin e tij për në Medinë. Kur dëgjoi se Profetit ynë (a.s.), kishte emigruar dhe gjendej në vendin e quajtur Kuba, ai ndodhej në rrugën për tek fisi Beni Bejada. Prandaj mendoi ta priste Profetin (a.s.), si mysafir në shtëpinë e vet dhe filloi të përgatitej me një dashuri të madhe. Zijadi (r.a.), ishte prej parisë së fisit të tij. Kur ishte duke kaluar në lagjen e vet së bashku me Ferue ibn Amrin (r.a.), ndaloi devenë e Rasulullahut (a.s.) dhe, duke i thënë se kishte aq njerëz sa për ta mbrojtur dhe aq mundësi materiale sa të mos binte në vështirësi, i kërkoi që të qëndronte si mysafir në shtëpinë e tij. Mirëpo, Profeti ynë i dashur (a.s.), u tha ta lëshonin devenë e tij, sepse ai do të qëndronte në vendin ku do të ulej deveja. (shih. Ibn Hisham, II, 494-495.) Pasi Profeti ynë (a.s.), u vendos në Medinë, Zijad ibn Lebidi (r.a.), nuk u nda më kurrë prej tij. Ai mori pjesë në të gjitha betejat, duke filluar që prej betejës së Bedrit, it dhe Hendekut. Ndërsa në fushatën e Hadrameutit u caktua si komandant. Ai mori detyra edhe në fushatat e tjera ushtarake që u zhvilluan. Në vitin 631 (e.r), Profeti ynë (a.s.), e dërgoi atë si nëpunës të mbledhjes së zekatit në zonën e Hadrameutit. Të njëjtën detyrë e kreu edhe gjatë kohës së Ebu Bekrit (r.a.). Madje, gjatë kësaj kohe, përgjegjësitë i tij u zgjeruan edhe më tepër, duke u urdhëruar të luftojë edhe kundër rebelëve që donin të dilnin nga feja pas vdekjes së Profetit (a.s.). Emri i Zijad ibn Lebidit (r.a.), përmendej midis sahabëve që ishin fakihë të njohur. (Ibn Hibban, III, 141.) Në librat burimorë, emri i tij përmendet edhe në transmetimet e haditheve. Ndërsa ky transmetim që përmendet në shumë libra të hadithit, është nga më të njohurit:

Ebu Derda (r.a.), tregon:

“Ne ishim së bashku me Rasulullahun (a.s.), i cili e nguli shikimin e tij në qiell dhe më pas tha: «Këto çaste, janë çastet kur dija po merret prej njerëzve. Aq sa njerëzit nuk kanë më fuqi për të!»

Zijad ibn Lebid el-Ensari (r.a.), ndërhyri dhe tha: E si do të merret dija prej nesh, ndërkohë që ne jemi duke e lexuar Kuranin o Rasulullah!? Vallahi ne do ta lexojmë edhe vetë atë, por do t’ua mësojmë edhe grave dhe fëmijëve tanë!”

Ndërsa Rasulullahu (a.s.), tha:

“Allahu të dhëntë mirësi o Zijad! Edhe unë të konsideroj si një nga fakihët e Medinës. (Shiko!) Teurati dhe Ungjilli ndodhet në duart e hebrenjve dhe të krishterëve. E çfarë dobie ka për ta? (Ata i lexojnë por nuk punojnë me to)” (Musned, IV, 160, 218-219; Ibn Maxhe, Fiten, 26; Taberani, V, 264-265.)

Xhubejri (r.a.), thotë:

U takova me Ubade bin Samitin (r.a.) dhe i thashë: “A e dëgjove se çfarë tha vëllai yt Ebu Derda!?”, dhe e lajmërova për atë që kishte thënë Ebu Derda (r.a.). Ndërsa ai më tha: “Ebu Derda ka thënë të vërtetën. Nëse dëshiron, do të të them se cila prej dijeve do të ngrihet e para: Dituria e parë që do të ngrihet prej njerëzve, është përkushtimi (me frikë-respekt). Janë afër ditët kur do të hysh në një xhami të madhe e nuk do të shohësh qoftë edhe një person të përkushtuar (në adhurim)!»” (Tirmidhi, Ilim, 5/2653; Darimi, Mukaddime, 29.) Marrja e diturisë prej njerëzve, do të thotë se ata do të mbeten larg prej urtësisë, thellimit dhe veprimit me dijen. Në fakt, ata duken sikur kanë dije, por nuk mund të hyjnë në të vërtetën e asaj dijeje. Ata nuk mund ta kuptojnë urtësinë e saj dhe nuk punojnë ashtu siç duhet me të. Zijad ibn Lebidi (r.a.), e priti i habitur lajmin e Profetit (a.s.), për ngritjen e diturisë nga mesi i njerëzve dhe për këtë arsye tha: O Rasulullah! Ne dhe fëmijët tanë e lexojmë vazhdimisht Kuranin dhe kjo do të vazhdojë kështu deri në Ditën e Kiametit. Mirëpo, Rasulullahu (a.s.), iu përgjigj se; “Edhe pse Ungjilli dhe Teurati lexohen prej ithtarëve të tyre, ata nuk punojnë me gjykimet e tyre.” Për rrjedhojë, ata libra konsiderohen sikur nuk ekzistojnë fare. Në fakt, ky është një paralajmërim, që kjo të mos ndodhë edhe me ne myslimanët. (shih. Ahmed, V, 266; Hejthemi, I, 200.) Alijju’l-Kari, thotë: “O myslimanë! Mos u bëni edhe ju si ata që e lexojnë Ungjillin dhe Teuratin pa punuar fare me to! Nëse e kuptoni Kuranin dhe nuk punoni me të, ju nuk do të keni asnjë dobi prej tij.” Zijad ibn Lebidi (r.a.), ka qenë një trim i vërtetë edhe në fushën e betejës. Ai luajti një rol të rëndësishëm në shtypjen e kryengritjeve në Xhuvasa, në zonat e Umanit dhe Mehres, në vitin 633. Ai e mundi Esh’as ibn Kajsin, liderin e fisit të fuqishëm të Kindes dhe e çoi atë përpara halifit Ebu Bekir (r.a.). Ai ka marrë pjesë edhe në çlirimin e Irakut dhe Sirisë në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit (r.anhuma.), ku ka qëndruar për një farë kohe në Kufe dhe Damask. Zijad ibn Lebid (r.a.), qëndroi larg ngjarjeve që plasën pas martirizimit të halifes Osman (r.a.) dhe nuk mbajti asnjë anë. Ai bëri një jetë në përputhje me Islamin dhe u mundua ta përhapte atë përreth vetes me mirësi dhe bukuri. Sipas gjasave, ka ndërruar jetë në vitin 41 hixhri (661 e.r). Mirëpo, nuk dihet se në cilin vend ka ndërruar jetë. Allahu qoftë i kënaqur me të! Allahu i Madhëruar na e mundësoftë të gjithëve ta jetojmë Islamin me përkushtim dhe devotshmëri si Zijad ibn Lebidi (r.a.). Amin!

Marre nga: https://www.progresibotime.com/post.php?p_id=169

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up