Home » Sahabet » Fadl ibn Abbas (r.a.) – djali i xhaxhait të Profetit tonë (a.s.)

Emri i plotë: Fadl ibn Abbas bin Abdul-Muttalib b. Hashim b. ‘Abd Manaf b. Qusayy b.Kilab b. Murrah
Prindërit: Abbas ibn Abdul-Muttalib / Umm Fadl Lubabe bint Harith
Data/Vendi i Lindjes: (Makke)
Vendi i ndërrimit jetë: 18 AH/639 CE (Amavas, Jerusalem)
Vendbanimet:
Vëllezërit/motrat: ibn Abbas, Ubejdallah bin Abbas, Kutham ibn Abbas, Ma’bad bin Abbas, Abdur Rahman ibn Abbas, Umm Habiba ibn Abbas
Bashkëshorti/ja: Safije bint Mahmija
Fëmijët: Umm Kulthum

Fadl ibn Abbas (r.a.), ishte djali i madh i Abbasit (r.a.), djalit të xhaxhait të t tonë (a.s.) dhe vëllai i Abdullah ibn Abbasit (r.a.), i cili njihet si fakihu i Umetit dhe deti i diturisë!..

Si një pjesëtar i Hashimijve prej fisit Kurejsh, ai u lind dhe u rrit në Mekë. Babai i tij ishte Abbasi (r.a.), ndërsa nëna e tij ishte Lubabe binti Harith (r.anha), e cila ishte motra e Mejmunes (r.anha), gruas së t tonë (a.s.).

Megjithëse Fadl ibn Abbasi (r.a.), u bë mysliman para betejës së Bedrit, ai nuk e shfaqi Islamin e tij për shkak se frikësohej prej idhujtarëve dhe jetoi një kohë të gjatë në këtë mënyrë. Ai emigroi në Medinë së bashku me babain e tij, Abbasin (r.a.), para çlirimit të Mekës. Duke u gjendur gjithmonë pranë të Dërguarit të t (a.s.), ai u përpoq ta mbushte zemrën e tij me dritën e Islamit.

Ai pati mundësinë të marrë pjesë së bashku me n (a.s.), në çlirimin e Mekës dhe më pas në betejën e Hunejnit. Në të dyja ngjarjet, ai tregoi trimëri të mëdha. Gjatë betejës së Hunejnit, në një kohë kur luftëtarët u shpërbënë, ai tregoi guxim dhe sakrificë të madhe duke qëndruar pranë t (a.s.), pa u ndarë aspak prej tij. Ai luftoi me vetëmohim kundër fiseve Hauazin.

Fadl ibn Abbasi (r.a.), pati fatin të ishte bashkudhëtar me n (a.s.), në haxhin e lamtumirës, duke udhëtuar të dy në një deve. Për këtë arsye, ai u quajt “Redifu’r-Rasul / Shoku i udhës së t”, pseudonim ky me të cilin u thirr gjithmonë pas asaj dite.

Fadl ibn Abbasi (r.a.), ishte një djalosh i pashëm, me flokë të bukur dhe fytyrë të bardhë. Gjatë këtij udhëtimi, si i ri që ishte, i ndodhi diçka e pazakontë:

Kur ishte duke u kthyer së bashku me n tonë (a.s.), prej Muzdelifes në Mina, një vajzë e re dhe e bukur prej fisit Has’am nga Jemeni, iu afrua t (a.s.), për ta pyetur lidhur me një çështje. Fadli filloi ta shihte. (a.s.), i cili e kuptoi situatën, vuri dorën e vet në fytyrën e Fadlit. Mirëpo Fadli ktheu kokën nga ana tjetër dhe filloi ta shihte përsëri. Kësaj here (a.s.), e zgjati dorën dhe ia mbuloi Fadlit fytyrën. Por Fadli përsëri e ktheu kokën nga ana tjetër dhe vazhdoi të shihte.

ynë (a.s.), e qortoi me këto fjalë Fadlin (r.a.), i cili nuk po i kontrollonte dot sytë dhe nuk po e përmbante dot shikimin:

“O biri vëllait tim! Sot është dita kur njeriu do të gjykohet për veshin, syrin dhe gjuhën që zotëron!” Pastaj, me dorën e tij të bekuar i ktheu kokën. Kur Abbasi (r.a.), e pa që (a.s.), ia ktheu fytyrën Fadlit nga ana tjetër, pyeti: “O i Dërguar i t! Përse ia ktheve fytyrën djalit të xhaxhait?”  ynë (a.s.), tha: “Një djalosh dhe një vajzë e re!.. Nuk isha i sigurt se midis tyre nuk do të hynte shejtani!” (Tirmidhi, V. 3, fq. 235.)

Fadl ibn Abbasi (r.a.), ishte prej sahabëve në moshë të re që kryente shërbime afër t (a.s.). Në sajë të tezes së tij, Mejmunes (r.anha), ai hynte e dilte lirisht tek (a.s.). Mbase për këtë arsye, ynë (a.s.), e ka përmendur shpesh Fadlin (r.a.), në periudhën e fundit të sëmundjes.

Pasi ynë (a.s.), udhëtoi drejt Zotit të vet, Fadli (r.a.), ishte i pranishëm gjatë larjes dhe qefinosjes së tij. Ai derdhte ujin, ndërsa Aliu (r.a.), e lante. Prej Fadl ibn Abbasit (r.a.), janë transmetuar njëzet e katër hadithe, tre prej të cilëve janë “muttefikun alejh”. Ja disa prej haditheve të transmetuara prej tij:

Resulullahu (a.s.), ka thënë: “Kush dëshiron të bëjë haxh, le të nxitojë, sepse njeriu mund të sëmuret, mund t’i humbë kafsha e udhëtimit ose t’i shfaqet diçka që do ta pengojë.” (Ibn Maxhe, Menasik, 1.)

Një ditë, Resulullahu (a.s.), tha:  falet dy nga dy. Në çdo dy rekat bëhet një teshehhud. falet me përkushtim dhe përulje. (pastaj) Ngre duart nga Zoti yt me pëllëmbët të kthyera nga fytyra dhe kërkon prej Tij dëshirat e tua duke thënë: «O Zot! O Zot!..». Kush nuk e bën këtë, namazi i tij është i mangët.”

Në këtë hadith, tregohet edukata që duhet treguar gjatë namazit dhe tërhiqet vëmendja në këto pika:

– Tehashu, që do të thotë, përkushtim i thellë shpirtëror, e jo vetëm me shqisa.

– Tazarru, që do të thotë, përulje me respekt të thellë para Zotit.

– Temeskun, që do të thotë shfaqje dobësie e mjerimi para Zotit.

– Duart duhen ngritur me pëllëmbë nga fytyra dhe dëshirat duhen kërkuar prej t duke u përsëritur me këmbëngulje dhe përgjërim.

– Si përfundim, theksohet se, nëse nuk respektohet edukata e duhur në lidhje me namazin, ai namaz do të konsiderohet i mangët.

Pra, mund të themi se namazi nuk e arrin përsosmërinë vetëm duke kryer farzet dhe vaxhibet, por në të njëjtën kohë duhen respektuar me përpikëri edhe elementet e edukatës që e plotësojnë atë. Përndryshe, aq sa elemente të edukatës të neglizhohen, aq mangësi do të ketë edhe namazi.

Fadl ibn Abbas (r.a.), tregon: “Resulullahu (a.s.), vizitoi fshatin tonë. Atë kohë, ne kishim një qen të vogël dhe një gomar femër. (a.s.), e fali namazin ndërkohë që këto të dyja qëndronin para tij. Ai as nuk i trembi dhe as nuk i shtyu pas kafshët.”

Fadl ibn Abbasi (r.a.), ishte një djalë i zgjuar dhe i urtë. Ai qëndronte gjithmonë me edukatë dhe respekt pranë t (a.s.) dhe nuk tregohej kurrë i shkujdesur. Ai e mbante gjithmonë hapur zemrën e tij ndaj çdolloj mirësie që do të vinte prej t (a.s.). Fjalët e bekuara të t, ai i kuptonte shumë mirë edhe me mendje, edhe me zemër. Kjo gjendje e tij, vërehet qartë në këtë hadith fisnik:

Sehl Ibn Sa’d (r.a.), tha: “Dikush i solli t (a.s.), diçka për të pirë dhe ai piu. Në të djathtë të tij ishte ulur një fëmijë, ndërsa në të majtë ishin ulur të moshuarit.

(a.s.), iu drejtua fëmijës dhe e pyeti: “A mund t’ua jap të moshuarve këtë?” Por fëmija ia ktheu: “Jo o i Dërguar i t! Unë s’mund t’ia fal askujt mirësinë që do të fitojë prej teje!” Për këtë arsye, (a.s.), ia dha enën fëmijës.

Po ashtu, edhe Enes ibn Malik (r.a.), tregon një ndodhi të tillë. Kjo kishte ndodhur në shtëpinë e Enesit në Kuba. Në atë moment, në të djathtë të t (a.s.), ishte ulur një beduin, në të majtë qëndronte Ebu Bekri (r.a.) dhe përballë tij, ishte i (r.a.).

(a.s.), kërkoi të pinte qumësht dhe menjëherë u mol një dele. Ata i shtuan pak ujë qumështit dhe ia ofruan t (a.s.). Kur ai e piu qumështin, i (r.a.), duke menduar se po t’ia jepnin më parë beduinit, do të mërzitej Ebu Bekri, thotë:

“O Resulullah! Jepjani qumështin Ebu Bekrit!” Mirëpo, (a.s.), nuk bëri ashtu si i tha i (r.a.), por ia dha qumështin beduinit. Më pas tha:

“el-ejmene, fel-ejmene / Të djathtëve, pastaj në të djathtë të tyre!” (Muslim, Eshribe, 126.) Në një transmetim tjetër, thotë tre herë:

“el-ejmenune / të djathtëve, të djathtëve, të djathtëve!” (Muslim, Eshribe 126.)

Në këtë mënyrë, ynë (a.s.), ka theksuar rëndësinë e të djathtës dhe fillimit nga e djathta.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur disa herë. Dhe në një rast, transmetohet se fëmija për të cilin bëhet fjalë, ka qenë vëllai i Abdullah ibn Abbasit (r.a.), Fadl ibn Abbasi (r.a.).

Ibn Abbasi (r.a.), tregon: “Usame (r.a.), erdhi prej Arafatit deri në Muzdelife i hipur në një deve me n (a.s.). Më pas, prej Muzdelifes deri në Mina hipi Fadl ibn Abbasi. Që të dy nuk i lanë telbijet derisa (a.s.), gjuajti shejtanin e madh (xhemretu’l-akabe)”.

Transmetohet se Fadl ibn Abbasi (r.a.), pas vdekjes së t (a.s.), ka marrë pjesë së bashku me ushtrinë Islame në fushatën e Sirisë. Pas kësaj, nuk gjendet ndonjë informacion tjetër lidhur me jetën e tij. Për këtë arsye, në lidhje me faktin se ku dhe kur ka ndërruar jetë Fadl ibn Abbasi (r.a.), burimet na tregojnë informacione të papërputhshme me njëra-tjetrën.

Disa burime, thonë se ai ka marrë pjesë në luftën e Exhnadejnit në Palestinë dhe ka vdekur prej sëmundjes së murtajës në afërsi të Jordanisë në periudhën e Halifatit të it (r.a.). Më pas është varrosur në një varrezë në qytetin Remle të Palestinës. Ndërsa disa burime të tjera, thonë se ai ka rënë dëshmor në luftën e Merxhisufferit që u zhvillua nën komandën e Halid bin Uelidit në vitin 634. (Isabe, V, 212.)

qoftë i kënaqur me të!


 – Ibn Sa’d, Tabakat, IV, 37.

 – Buhari, Haxh 1, Xhihad 154, 162, 192, Edeb 68; Muslim, Haxh 407, Fedailu’s-sahabe 135, 137.

 – Buhari, v.2, fq.218; Tirmidhi, c.3, s.332; Musned,I, 329; M. Asim Koksal, Islam Tarihi, v.8, fq. 163-164.

 – Ibn Haxher, el-Isabe, V, 212, Ibn Abdi’l-Berr, Istiab, V, 535.

 – Janë përfshirë në dy burimet kryesore të hadithit, tek Buhariu dhe Muslimi.

 – Tirmidhi, Salat: 283, (385); Kutub-i Sitte (përkthim dhe shpjegim), 8/509.

– Kutub-i Sitte Tercüme ve Şerhi, 8/509-510.

 – Ebu Daud, Salat: 114, (718); Nesai, Kible: 7, (2, 65); Ibrahim Xhanan, Kutub-i Sitte Tercume ve Şerhi 9/31.

 – Buhari, Shirb ue’l-musakat 1, 10, Mezalim 12, Hibe 22, 23; Eshribe, 19; Muslim, Eshribe 127.

 -Telbije: “lebejk / të përgjigjem”. Fjalët që thuhen kur shkohet në haxh ose në umre.

 – Muslim, Haxh 266, (1281); Tirmidhi, Haxh 78, (918); Ebu Daud, Menasik 28, (1815).

Marre nga: https://www.progresibotime.com/post.php?p_id=229

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up