Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Talha ibn Ubejdullah r.a. – Sahabet e Pergezuar me Xhennet

“Ai që dëshiron të ketë kënaqësinë për të parë një njeri i cili ecën mbi faqen e dheut, dhe që e ka vënë
në jetë zotimin e dhënë, le ta shikojë Talha Ibn Ubejdillahin.” (Muhammedi a.s.)

Talha udhëtonte me një karvan të kurejshitëve për të bërë tregti gjer në vendet e Shamit. Kur karvani arriti në qytetin Busra, 45 u hodhën krerët tregtarë kurejshit në tregun e ndërtuar dhe filluan të zhvillojnë tregti. Edhe pse Talha ishte në moshë të re dhe i mungonte përvoja në tregti, ishte mendjemprehtë dhe largpamës, gjë që i jepte shans edhe atij për t’iu bërë konkurrencë atyre dhe të sigurojë fitimin e vet me meritë. Gjersa Talha shkonte në tregun që gumëzhinte nga njerëzit që kishin ardhur nga çdo vend, atij i ndodhi një e papritur, e cila jo vetëm që ishte shkak për ndërrim të rrjedhave të tij jetësore në tërësi e edhe diç më tepër, por ishte edhe përgëzuese dhe lajmëtare për ndryshimin e rrjedhave të mëtejme historike në tërësi… Le t’ia lëmë fjalën vetë Talha ibnu Ubejdillahit që të na e transmetojë tregimin e tij prekës. Talha thotë:
– Derisa ne ishim në tregun e Busrasë, kur, ja, një prift i krishterë po thërret në mes të të njerëzve:

“O ju tregtarë, pyetni njerëzit e këtij sezoni tregtar se a ka në mesin e tyre ndonjë njeri nga Meka.” Unë qëllova pranë tij dhe nxitova gjer tek ai e i thashë:

– Po, unë jam prej banorëve të Mekës.

Ai më pyeti: – A është paraqitur në mesin tuaj Ahmedi? Kush është Ahmedi?! – e pyeta.

Ai tha: Ai është i biri i Abdullahut të ibnu Abd-ul Mutalibit… Ky është muaji i tij, në të cilin ai do të paraqitet… Ai është Pejgamberi i fundit… Ai do të e lëshojë tokën tuaj, – Mekën, dhe do të shpërngulet në një vend, një tokë me gurë të zi, me hurma dhe tokë kripore, nga e cila rrjedh ujë…

Talha ka thënë: – Fjalët e atij prifti lanë gjurmë të thellë në zemrën time, atëherë shkova me nxitim te deveja ime, e ngarkova atë, kurse mbrapa lashë karavanin dhe me ngut ia mësyva Mekës. Kur arrita në Mekë, pyeta familjen time: – A pati ndonjë ndodhi prej se kemi lëshuar Mekën? Më thanë: – Po. Muhammedi, i biri i Abdullahut, është ngritur dhe pretendon se është profet e tashmë e ka mbështetur dhe pasuar atë Ibnu Ebi Kuhafe (kanë për qëllim Ebu Bekrin).

Mandej Talha tregon dhe thotë: – E kam njohur Ebu Bekrin, ai ishte njeri i thjeshtë, i dashur dhe i butë… Ai ishte një tregtar i moralshëm dhe i drejtë, njerëzit e donin dhe ia pëlqenin kuvendimet e tij, për shkak se ai dinte për të kaluarën, historinë e kurejshitëve dhe se mbante në mend prejardhjet familjare të tyre.

Shkova tek ai dhe e pyeta: – A është e vërtetë se Muhammedi, i biri i Abdullahut është shpallur Pejgamber dhe se ti e ke mbështetur dhe pasuar atë? Ebu Bekri m’u përgjigj: – Po… dhe filloi të më tregojë lajmin e vet si dhe dëshironte që të më tërheq për të hyrë me të në Islam, kurse unë i dhash lajmin mbi priftin. Atëherë u çudit për këtë dhe më tha: – Eja me mua që të shkojmë te Muhammedi që ta njoftosh për këtë lajm dhe të dëgjosh se ç’do të thotë… që të hysh në fenë e Zotit… Talha mandej tregon: Atëherë, unë dhe Ebu Bekri shkuam te Muhammedi, i cili ma paraqiti Islamin, lexoi diçka nga Kur’ani dhe më përgëzoi për të mirat e dynjasë (kësaj bote) dhe të ahiretit (të jetës në botën e amshueshme). Allahu pajisi zemërn time me fenë islame, e unë ia tregova lajmin e priftit të Busrasë. Ai u gëzua pa masë dhe ky gëzim pikasej edhe në fytyrën e tij… Pastaj dëshmova para tij se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se vërtet Muhammedi është i Dërguar i Allahut. Isha i katërti që pranova Islamin, me insistimin e Ebu Bekrit. Kur dëgjoi familja dhe farefisi i djaloshit kurejshit se ai ka kaluar në fenë islame, iu duk sikur tiu binte rrufeja. Nëna e tij më së tepërmi u brengos dhe u dëshpërua pse djali i saj kishte pranuar fenë islame, sepse ajo dëshironte që ai të mbizotëronte popullin e tij, për shkak se ai zotëronte karakter fisnik dhe virtyte të larta…

Populli i tij nxitoi tek ai që ta kthejë dhe ta tërheqë nga feja Islame, por e gjeti si një bjeshkë madhështore e cila nuk lëkundet dot. Pasi u demoralizuan, duke tentuar që ta bindin me të mirë, atëherë u përpoqën ta bëjnë me anë të ndëshkimit dhe dhunës. Në lidhje me këtë, Mes’ud ibnu Harashi thotë: – Gjersa isha duke vrapuar ndërmjet Safasë dhe Mervesë, kur, ja, një grumbull njerëzish ndiqnin një të ri me duar të lidhura gjer te fyti, kurse ata nxitonin mbrapa tij duke e shtyrë dhe duke i rënë mbi kokë…, ndërkaq një grua plakë e shante dhe i bërtiste… Atëherë pyeta: – Ç’është çështja e këtij djaloshi?! Ata thanë: – Ky është Talha-tu ibnu Ubejdil-lahi, i cili është larguar nga feja e vet dhe ka pasuar djaloshin nga fisi Benu Hashim… Përsëri i pyeta: Kush është kjo plakë që shkon mbrapa? Ata thanë: – Ajo është Es-sa’betu bintu-l-Hadremij, nëna e djaloshit… Pastaj Neufel ibnu Huvejlidi, i quajtur “luan i kurejshitëve” u ngrit dhe shkoi te Talha-u ibnu Ubejdil-lah dhe e lidhi atë me një litar me të cilin e lidhi edhe Ebu Bekër Es-Siddikun, i afroi së bashku dhe ua dorëzoi të poshtërve të Mekës për t’iu dhënë ndëshkimin më të ashpër. Për këtë shkak, Talha ibnu Ubejdil-lahi dhe Ebu Bekr es-Sid-diku janë quajtur “dy të lidhurit”.

Ditët kalonin, ngjarjet ndodhnin njëra pas tjetrës, kurse Talha ibnu Ubejdil-lahi përsosej. Sprovat në rrugën e Allahut 445 dhe të Dërguarit të Tij rriteshin dhe intensifikoheshin, ndërsa vetëmohimi ndaj Islamit dhe muslimanëve gjithnjë shtohej saqë muslimanët e quanin “Dëshmori i gjallë”, kurse i Dërguari a.s. e quante “Talha i mirësisë, i bujarisë dhe i fisnikërisë”. Për secilin nga këta tituj ekziston nga një tregim i veçantë, e secili prej tyre shkëlqen më tepër se tjetri.

– Përse është quajtur “Dëshmori i gjallë” mësojmë nga ngjarja në betejën e Uhudit, kur muslimanët e braktisën Pejgamberin e Zotit dhe me të mbetën vetëm njëmbëdhjetë veta nga ensarët dhe Talha ibnu Ubejdil-lahi nga muhaxhirët. Pejgamberi a.s. ngjitej kodrës së bashku me ata të cilët kishin mbetur me të, prapa iu vu një grup politeistësh, të cilët dëshironin ta mbytnin. Atëherë ai tha: – Kush i zmbraps këta, ai do të jetë shoku im në xhenet? Talha tha: – Unë, o i Dërguar i Zotit. Pejgamberi a.s. i tha: – Jo, ti qëndro në pozitën tënde! Atëherë u paraqit njëri prej ensarëve dhe tha: – Unë, o i Dërguar i Zotit. Pejgamberi a.s. i tha: – Po, ti! Luftoi ensariu gjersa u vra. Pejgamberi a.s. ngjitej kodrës së bashku me shokët e tij, kurse politeistët i ndiqnin pas, e atëherë ai tha: – A nuk ekziston njeri që iu del përballë këtyre?! Talha nxitoi përsëri dhe tha: – Unë, o Resulullah. Resulullahu i tha jo përsëri, qëndro në pozitën tënde. Pastaj u paraqit një tjetër nga ensarët e tha: – Unë o Resulullah. Resulullahu i tha: – Po ti, – e ai luftoi gjersa u vra.” 446 Pejgamberi a.s. ngjitej kodrës vazhdimisht, kurse armiqtë e ndiqnin mbrapa. Ai përsëriste fjalët e mëparshme e Talha i përgjigjej gjithnjë, por Pejgamberi e ndalonte vazhdimisht, derisa u vranë të gjithë ensarët dhe nuk mbeti askush përveç Talhasë, i cili atëherë tha: – E tani, po… Tashmë Pejgamberit a.s. i ishte thyer dhëmbi i syrit, i ishte gërvishur balli dhe i ishte lënduar buza e gjaku i rridhte nëpër fytyrë. Pejgamberin a.s. e kishte kapluar lodhja, kurse Talha sulmonte politeistët gjersa i zmbrapste e pastaj kthehej te Pejgamberi a.s. dhe i ndihmonte Atij për t’u ngjitur kodrës pak nga pak, e mbështeste atë dhe përsëri i sulmonte politeistët. Kështu vazhdoi Talha derisa i zmbrapsi dhe i largoi ata nga Pejgamberi a.s. Lidhur me këtë, Ebu Bekri ka thënë: – Unë dhe Ebu Ubejde ibnu El Xherr-rrah kemi qenë larg nga Pejgamberi në ato çaste, e kur arritëm tek ai dëshironim t’i ndihmonim atij, por ai na tha: – Më leni mua e shkoni te shoku juaj (kishte për qëllim Talhanë)! Në atë moment ne pamë Talhanë duke i shkuar gjaku rrëke, kurse në trupin e tij kishte mbi shtatëdhjetë plagë të shkaktuara nga shpata, shtiza apo shigjeta… I ishte prerë edhe shuplaka e dorës dhe ra në një gropë i alivanosur… Pejgamberi a.s. pas kësaj ngjarjeje thoshte: – Cilin e gëzon fakti që ta shikojë një njeri i cili ecën mbi sipërfaqe të tokës, dhe që e ka realizuar besën (zotimin) e dhënë, le ta shikojë Talha ibnu Ubejdil-lahin. Ebu Bekri, kur përmendej Uhudi, thoshte: – Ajo ditë e tërë i takonte Talhasë…

Ky ishte shkaku përse është quajtur Talha “Dëshmor i gjallë”, kurse për epitetin e tij “Talha i mirësisë, i bujarisë dhe i fisnikërisë” ekzistojnë njëqind e një tregime. Njëri prej tyre është fakti që Talha ishte tregtar dhe kishte pasuri të madhe, e cila kishte arritur në 700 dërhemë, kurse ai kaloi një natë i frikësuar, i mërzitur dhe i brengosur. Bashkëshortja e tij Umu Kulthumi (bija e Ebu Bekrit) hyri tek ai dhe i tha: – Ç’është me ty o Talha (o Ebu Muhammed)?! Mos të ka goditur ndonjë e keqe nga ana jonë?! Ai tha: – Jo, vërtet ti je gruaja më e mirë e burrit musliman. Unë kam menduar gjatë tërë natës dhe kam thënë: “Cili është mendimi i një njeriu në Allahun e tij nëse flen e kjo pasuri gjendet në shtëpinë e tij?! Ajo e pyeti: – Çka të mundon ty ajo (pasuria)?! Ku je ti për nevojtarët nga populli yt dhe miqtë e tu?! Kur të zgjohesh, ndaju atyre. Atëherë ai tha: – Të mëshiroftë Allahu, vërtet ti je e lumtur (fatbardhë), bijë e të lumturit (fatbardhit). Të nesërmen, posa u zgjua nga gjumi nxori pasurinë nga arka… dhe ua ndau të varfërve prej muhaxhirëve dhe ensarëve.

Transmetohet, gjithashtu, se një njeri ka ardhur te Talha ibnu Ubejdil-lahi dhe kërkonte ndihmë prej tij duke ia përmendur një lidhje familjare që e afronte me të, atëherë Talha i tha: 448 – Këtë lidhje nuk ma ka thënë askush më parë, por unë kam një tokë të cilën Uthman ibnu Af-fani dëshiron ta paguajë 300 mijë… Atëherë, në qoftë se dëshiron, merre atë, apo po e shes për atë çmim dhe shumën e saj do të të jap ty? Njeriu tha se do ta merrte shumën e paguar për të… Talha i dha atë atij

Burimi: Fragmente nga jeta e Sahabeve, El Basha, 2014

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...