Home » Sahabet » Abdullah ibn Xhubejr r.a. – Komandandi i shigjetareve ne Uhud – Ashabet

Emri i plotë: Abdullah bin Xhubejr b. al-Nu’man b. Umayya b. al-Burak (Imru’ul-Qays) b. Tha’laba b. ‘Amr b. ‘Auf
Prindërit: Xhubejr b. al-Nu’man b. Umayya / Grua nga B.’Abdullah ibn Ghatafan
Data/Vendi i Lindjes: (Medine)
Vendi i ndërrimit jetë: 3 AH/625 CE (Hixhaz, )[ Shehid () ] Vendbanimet: Medine
Vëllezërit/motrat: Havvat bin Xhubejr, Habta bin Xhubejr
Bashkëshorti/ja:
Fëmijët:

Abdullah ibn Xhubejri (r.a.), ishte një besimtar i devotshëm, i cili u nderua me Islam menjëherë pas Besëlidhjes së Parë të Akabes… Po ashtu, ai ishte një prej fatlumëve që u takua me Profetin (a.s.) në Besëlidhjen e Dytë të Akabes, ku edhe i dha besën atij… Ndërsa në betejën e it, ai ishte komandanti që i Dërguari i Allahut (a.s.), vendosi në kodrën e Ajnejnit në krye të shigjetarëve…

Ai lindi dhe u rrit në Medinë. Aty dëgjoi për ardhjen e një feje të re dhe daljen e një Profeti. Pa humbur shumë kohë, ai u ndriçua me dritën e Islamit. Emri i tij i plotë, ishte Ebu’l-Mundhir Abdullah b. Xhubejr b. en-Nu’man el-Ensari.

Ai, së bashku me shtatëdhjetë myslimanë të Medinës, shkoi në Mekë për Besëlidhjen e Dytë të Akabes. Para Besëlidhjes ai dëshiroi të takohej personalisht me të Dërguarin e Allahut (a.s.). Për këtë arsye, bashkë me disa shokë të tij, ai pyeti se ku mund ta gjente Profetin (a.s.). Kur e mori vesh se ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të tij, Abbasit (r.a.), shkoi drejt e atje.

Kur arriti, Abdullah ibn Xhubejri kërkoi të takohej me të Dërguarin e Allahut (a.s.). Mirëpo, Abbasi (r.a.), ishte i mendimit që i Dërguari i Allahut (a.s.), duhej ta mbante të fshehtë prej kurejshëve marrëdhënien e tij me medinasit. Për këtë arsye, ai u tha atyre se me Profetin do të mund të takoheshin vetëm në vendin e quajtur Akabe. Pas kësaj, ai së bashku me shokët e tij u larguan prej aty dhe ditën tjetër, u takuan me të Dërguarin e Allahut (a.s.), në Akabe, ku edhe u besatuan.

Abdullah ibn Xhubejri (r.a.), ka marrë pjesë në betejën e Bedrit dhe në atë të it. Në betejën e it, i Dërguari i Allahut, (a.s.), e vendosi atë si komandant të shigjetarëve në vendin strategjik të quajtur kodra e Ajnejnit, ku nën urdhrat e tij la afërsisht pesëdhjetë shigjetarë, duke dashur të pengojë sulmin pas shpinës së ushtrisë Islame nga ana e armikut. Urdhri i tij ishte që askush të mos e lëshonte vendin e tij në atë pozicion, duke i dhënë këtë porosi të rëndësishme historike:

“O Abdullah!.. Mbaji larg prej nesh kalorësit e armikut (duke i goditur) me shigjeta! Pengoji ata që të mos na sulmojnë! O Abdullah!.. Sido që të shkojë puna, qoftë në favorin tonë, qoftë kundra nesh, qëndro pa lëvizur në vendin tënd, me qëllim që kalorësit e armikut të mos na vijnë nga pas shpine prej vendit ku ndodhesh ti! O Abdullah!.. Edhe nëse sheh që ne po fitojmë dhe fillojmë të mbledhim plaçkën e luftës, bëni kujdes mos ejani pranë nesh (e të lëshoni vendin)! Madje, edhe nëse shihni se ne po na hanë zogjtë, mos u largoni prej vendit tuaj pa marr lajm nga unë!” (Buhari,V, 29; Musned IV, 293; Ebu Daud, Sunen III, 51.)

Në bazë të këtij urdhri, shigjetarët nuk do të lejonin askënd të sulmonte ushtrinë Islame pas shpine. Ata do të sulmonin me shigjeta këdo që do të provonte të kalonte prej aty. Pasi i Dërguari i Allahut (a.s.), u dha urdhrat dhe porositë shigjetarëve, tha:

“Kur kalorësit e armikut të vijnë drejt jush, gjuajini me shigjeta, sepse kuajt e kalorësve nuk mund të vijnë drejt shigjetave!” Më pas, vazhdoi duke thënë:

“O Allah! Ty të kam dëshmitar për këto që po ua them!” (Ibni Sa’d, II, 47; Uakidi, Megazi I, 274; M. Asim Koksal, Islam Tarihi 4/133-134.)

Beteja e it ishte e vështirë dhe e ashpër. Një pjesë e madhe e shigjetarëve, të cilët panë se vëllezërit e tyre po triumfonin, kishin filluar të largoheshin prej vendit të tyre me qëllim që të mos mbeteshin pa plaçkë lufte.

Abdullah ibn Xhubejri (r.a.), si komandat që ishte, u kujtoi atyre urdhrin dhe porosinë e të Dërguarit të Allahut (a.s.), i cili tha: “Edhe nëse na shihni të pësojmë disfatë dhe kuajt tanë t’i hanë zogjtë, pa ju ardhur lajm nga unë mos u largoni prej vendit!”

A e harruat se çfarë ju tha i Dërguari i Allahut (a.s.)? Ai ju tha të mos e braktisni vendin tuaj! Mirëpo, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mëdha që bëri, nuk arriti t’i pengojë ata.

Bera Ibn Adhib (r.a.), i cili atë ditë ndodhej në të njëjtin vend, e tregon kështu gjithçka që ndodhi:

“Atë ditë, kur u përballëm me idhujtarët, Allahu i dërrmoi dhe ata ikën. Madje, unë pashë që gratë të cilat ikën drejt kodrës me shpejtësi, përveshën fustanet e tyre, aq sa iu dukën edhe rrathët që kishin vendosur në kyçet e këmbëve. Atë moment, të tanët filluan të thoshin: “Plaçkë, plaçkë!..”

Abdullah ibn Xhubejri (r.a.), vazhdoi luftën bashkë me dhjetë veta që qëndruan me të. Ai luftoi kundër kalorësve mekas që ishin nën komandën e Halid ibn Uelidit, i cili sapo pa që shigjetarët myslimanë lanë vendin e tyre, i rrethoi nga pas me kalorësinë e tij.

Abdullahu (r.a.), e filloi luftën me shigjeta dhe, kur i mbaruan ato filloi të luftonte me heshtën e tij. Por, edhe pasi iu thye ajo, ai vazhdoi të luftonte. Në fund të luftës së tij heroike, ai ra dëshmor prej dorës së Ikrime ibn Ebu Xhehlit dhe shokëve të tij. Mirëpo, idhujtarët nuk u mjaftuan me vrasjen e Abdullah ibn Xhubejrit (r.a.), por të gjithë urrejtjen, arrogancën, zullumin dhe egërsinë e tyre e shfaqën duke e bërë copa copa trupin e këtij dëshmori.

Allahu i Madhëruar, këtë ndodhi në betejën e it e tregon kështu në Kuranin Fisnik:

“Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.” (Al-i Imran, 152)

Abdullah ibn Xhubejri (r.a.), e transmeton kështu një kujtim të vetin:

“Një ditë, kur i Dërguari i Allahut (a.s.), ishte duke ecur në rrugë me një grup prej sahabëve të tij, erdhi një prej tyre dhe deshi ta mbronte Profetin prej diellit me një mbulesë. Sapo i Dërguari i Allahut (a.s.), pa hijen e mbulesës ngriti kokën dhe vuri re se atij po i bëhej hije me një çarçaf. Atë moment, i Dërguari i Allahut (a.s.), i tha atij që mbante çarçafin që ta lëshonte atë. Më pas, ai e mori çarçafin, e vuri në tokë dhe tha: «Edhe unë jam njeri si ju!»” (Hejthemi, IX, 21.)

Allahu qoftë i kënaqur me Abdullah ibn Xhubejrin!..

Allahu na bëftë të gjithëve si Abdullah ibn Xhubejri (r.a.), që edhe nëse mbetemi të vetëm, ta zbatojmë urdhrin e Profetit (a.s.), të kapemi fort pas Sunetit të tij dhe të kemi forcën ta sakrifikojmë pasurinë, jetën dhe gjithçka që kemi në rrugën e Allahut të Madhëruar! Amin!

Marre nga: https://www.progresibotime.com/post.php?p_id=991

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up