Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Makil Ibn Sinan r.a.

Emri i plotë: Ma’qil bin Sinan b. Mazhar b. ‘Urki b. Fitayan b. Sabi’ b. Bakr b. Ashja’
Prindërit: Sinan b. Mazhar b. ‘Urki /
Data/Vendi i Lindjes: (Nexhd)
Vendi i ndërrimit jetë: ~63 AH (Medine)
Vëllezërit/motrat: 
Vendbanimet: Nexhd/Medine/Kufe
Bashkëshorti/ja:
Fëmijët: al-Fadal

Makil ibn Sinan el-Eshxhai, radijallahu anh, është një prej fatlumëve të parë prej fisit të vet, që e njohu dhe e pranoi profecinë e Resulullahut, salallahu alejhi ve selem!..

Ai është trimi i parë prej fisit Eshxha që u bekua me Islam!..

Ai është njeriu guximtar, të cilin Resulullahu salallahu alejhi ve selem, e dërgoi si thirrës të Islamit tek fisi Beni Hilal Amir!..

Ai është heroi që në çlirimin e Mekes, mbajti flamurin e fisit Eshxha!..

Ai është pjesëtar i klanit Kah, i fisit Eshxha. Ai përmendej me etiketat: Ebu Abdurrahman, Ebu Jezid, Ebu Isa dhe Ebu Sinan. Ai është fatlumi që pranoi i pari Islamin në mesin e rrethit të tij.

Beni Eshxhatë, kishin prejardhje nga klani Kah dhe njiheshin me emrin e babait së tyre, Eshxha. Ata jetonin në rrethinat e Medinës.

Në vitin e Hendekut, një njësi luftarake prej 400 pjesëtarësh të fisit Eshxha, që ishin nën komandën e Mesud ibn Ruhajle, u bashkua me ushtrinë e Ebu Sufjanit, kundër Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem. Pas luftës së Beni Kurajdha, një grup prej 700 njerëzish pavarësisht faktit se përsëri ishin në drejtimin e Mesud ibn Ruhajles, u vendos në rrethinat e Medinës, në luginën e malit Sel.

Pejgamberi ynë i nderuar, salallahu alejhi ve selem, sapo mori vesh se fisi Eshxha ishte vendosur në një vend të afërt me Medinën, shkoi t’i vizitonte. Ndërkohë i urdhëroi sahabët e vet që t’i ngarkonin hurma për t’i gostitur.

Njerëzit e eshxhave u gëzuan shumë nga vizita e Pejgamberit të nderuar. Zemrat e tyre u ngrohën dhe u ndriçuan duke u ngrohur nga respekti për Islamin. Të ndodhur në një situatë të tillë, bënë këtë ofertë:

“O Muhammed!.. Ne nuk njohim askënd në tokat arabe që është më afër jush se ne dhe më të paktë në numër. Ne jemi më të afërmit tuaj. Ne heqim dorë nga armiqësia me ju! Kemi ardhur për të bërë një marrëveshje me ju!”

Dielli i dy botëve iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese, pa e zgjatur aspak. Ai e shikoi këtë si rast për t’i ftuar në Islam dhe e pranoi marrëveshjen. Pas kësaj marrëveshjeje, ata u bekuan me Islam.” (Ibn Sad, Tabakat vëllimi 1 faqe 306; M. Asim Këksal, Historia Islame 4/349-350)

Makil Ibn Sinan, radijallahu anh, jetoi ashtu si të gjithë sahabët e tjerë, si një shembull i përkryer i besimtarit të sinqertë. Jeta  e tij kaloi me përpjekje për të jetuar si mysliman dhe për t’i ndihmuar të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë. Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, e dërgoi si thirrës islam tek fisi Beni Hilal Ibn Amir.

Ky fis ishte pjesë e klanit Kah dhe jetonte në rrethinat e Mekës. Dielli i dy botëve i dha si detyrë Makil ibn Sinanit që t’i njihte ata me bukuritë e Islamit. I kërkoi t’u fliste për Islamin, më pas t’i ftonte në pranimin e tij.

Makil ibn Sinan, radijallahu anh, mori pjesë edhe në luftëra, si mbajtës i flamurit. Në çlirimin e Mekës, Resulullahu, salalahu alejhi ve selem, i dha detyrën e mbajtjes së flamurit të fisit të vet. (Isabe, VI, 143-144.)

Pas çlirimit, ai qëndroi për disa kohë aty, më pas u kthye në Medinë. Sipas disa transmetimeve thuhet se për disa kohë qëndroi në Kufe, ndërsa në kohën e Hazreti Omerit, radijallahu anh, u kthye për të jetuar në Medinë.

Makil ibn Sinan njihej për guximin dhe fisnikërinë e tij. Ai ishte një i ri me virtyte dhe devotshmëri. Në tema ku e dinte se kishte të drejtë, nuk hidhte asnjë hap pas dhe nuk kishte frikë nga askush. Ai e shprehte me patjetër mendimin  e vet, nuk heshtte. Ra shehid në ngjarjen e Harresë. (Istian, III, 1431-1432.)

Ai ka transmetuar një hadith nga Resulullahu, salallahu alejhi ve selem. Ky hadith gjendet tek librat e Ebu Davudit, Tirmidhiut, Ibn Maxhe dhe Nesai. Transmetimi është ky:

“Një burrë shkoi tek Abdullah ibn Mesudi, radijallahu anh, dhe i bëri këtë pyetje:

“Çfarë ndodh nëse një burrë martohet me një grua pa e përcaktuar mehrin dhe vdes pa u veçuar me gruan e vet, pa pasur marrëdhënie me të?”

Abdullah ibn Mesudi, radijallahu anh, iu përgjigj: “Gruaja ka të drejtën e mehrit. Shikohet sa është vlera e mehrit në atë zonë dhe i jepet aq. Gruaja nuk dëmtohet dhe nuk dhunohet. Gruaja pret aq sa është periudha e caktuar dhe merr pjesën e vet nga trashëgimia.”

Makil ibn Sinan el- Eshxhai, që ndodhej në atë grumbullim, u ngrit në këmbë dhe transmetoi këtë hadith të dëgjuar nga Pejgamberi ynë i nderuar:

“Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka dhënë të njëjtin vendim për një grua nga fisi ynë, Verva binti Vasik.” (Ebu Davud, NumërL 2114; Tirmidhiu, numër:1145.)

Abdullah ibn Mesudi, radijallahu anh, u gëzua shumë nga kjo përgjigje. Ai u lumturua kur e dëgjoi hadithin. Ndërkohë që hadithi u bë i famshëm në libra dhe njihet me titullin: “Kissatu Berva” (Usdul –gabe, V, 221.)

Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Allahu na mundësoftë të gjithëve që të marrim pak nga guximi, virtytet dhe devotshmëria e Ma’kil ibn Sinanit, radijallahu anh. Amin.

Marre nga: https://www.progresibotime.com/post.php?p_id=845

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...