Shumë engjëj, duke marrë pjesë në luftën e Bedrit, në pamjen e Zubejr b. Avvamit, kanë forcuar fuqinë morale të muslimanëve.
Ai është i afërt me të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), nëna e tij është Safije bint AbdulMuttalib, halla e të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), e konvertuar në Islam dhe e cila emigroi drejt Medines e që e humbi edhe vëllain e vet Hamzan.
Zubejrit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i thonin Ebu Abdullah dhe kjo ishte për shkak të birit të tij Abdullahut. Por, ekzistonte edhe një nofkë tjetër për Zubejrin të cilën ia kishte dhënë nëna tij, e ajo ishte Ebu Tahir.
Zubejri r.a. u konvertua në Islam me thirrjen e Ebu Bekrit r.a. dhe ai ishte tetë vjeç kur u bë musliman. Kur Zubejr ibn Avvami e pranoi fenë Islame dhe vendosi të pasojë zotëriun e njerëzimit, Pejgamberin (salAllahu alejhi ve sel-lem), popullata filluan ta urrejnë atë dhe ta fyejnë në mënyrë që ai të kthehej në fenë e mëparshme. Por, ai i kundërshtoi ata me të gjitha përkundër dëmit dhe torturës dhe ishte i vendosur (qëndrueshëm) në këtë rrugë.
Ishte xhaxhai i Zubejrit i cili e ndëshkonte atë derisa ai t’i kthehej dhe përgjigjej fesë së tij të mëparshme, nëse do ishte e mundur. Transmeton Hakimi në Mustedrekun e tij me transmetim nga Urveh se xhaxhai i Zubejrit e lidhte Zubejrin në strofull, e tymoste me zjarr dhe i thoshte: “Kthehu në kufër (mosbesim)!” Ndërsa Zubejri i thoshte: “Nuk kthehem kurrë!”
Zubejr ibn Avami, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ishte nga të parët që emigroi në tokat e Abisinisë dhe u nderua me emigrimin e tij, më pas emigroi në Medinën e Ndriçuar dhe gjithashtu mori nderimin. I Dërguari i Allahut e vëllazëroi atë (Zubejrin) me Abdullah ibn Mes’udin.
Ai gjithashtu është edhe prej dhjetë të përgëzuarve nga i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), me xhenet. Ai është një nga banorët e Shurasë i cili u zgjodh nga Omer ibn Hattabi si një pasardhës që do të ruajë fenë. Ai ishte edhe bashkëudhëtari i të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem). I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), ka thënë:
“Cdo pejgamber ka pasur bashkëudhëtarin e vet, ndërsa bashkëudhëtari im është Zubejr ibn Avami.”
Ai u martua me Esmanë, të bijën e Ebu Bekrit, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), dhe prej tyre lindi Abdullahu nga i cili edhe e ka marrur nofkën. Pastaj lindi Urve, Mundhiri, Asami dhe Muhaxhiri.
Zubejr ibn Avami, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), nuk ishte i kufizuar vetëm në sakrifimin e vetes së tij drejt rrugës së Allahut, ai gjithashtu sakrifikoi edhe pasurinë e tij që e posedonte, ai ishte ndër më të pasurit dhe kishte me mijëra njerëz që i paguanin atij qera. Kështu që, ai nuk do të merrte asgjë prej saj dhe se të tërën do ta shpenzonte në rrugë të Allahut. Ai tregon se kishte shitur shtëpitë e tij dhe i thonin: “O Ebu Abdullah, u fundose.” Ndërsa ai ua kthente: “Dijeni se unë nuk jam zemëruar.” Dhe ai i shpenzoi ato në rrugë të Allahut. Burimi
Shto koment