Xhebbar r.a. ishte nga Madineja. Ai ishte i pranishëm në Betimin e Dytë të Akabesë. Ai mori pjesë në të gjitha luftërat me Profetin a.s. duke filluar nga Beteja e Bedrit. Pasi u pushtua Hajberi, Profeti a.s. e emëroi atë që të mbledhë taksat në Hajber. Xhebbari r.a. vazhdoi të njëjtën detyrë gjatë kalifatit të Ebu Bekit r.a. dhe Omerit r.a. Xhebbari r.a. u dallua me përkushtimin e tij ndaj Profetit a.s.. Sa herë që i Dërguari i Allahut dëshironte të bënte diçka, ai menjëherë do të thoshte: “Unë do ta bëj atë”.
Gjatë një udhëtimi, Profeti (a.s) tha: “A mund të shkojë dikush para nesh dhe të mbushë kanaçe me ujë?” Xhebbari r.a. u ngrit menjëherë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë do të shkoj”. Profeti a.s. ishte i kënaqur me përkushtimin e tij. Hz. Xhebbari r.a. rrëfen çfarë ndodhi më pas si më poshtë:
“U ngrita menjëherë dhe mbushja kanaçet me ujë. Megjithatë, isha shumë i lodhur. Nuk mund ta duroja më. Me kishte zere gjumi. Pas një kohe, dëgjova dikë të thoshte: ‘O pronari i ujit (pishinës) ! ” U ktheva rrotull dhe ashë të Dërguarin e Allahut të vinte. Unë u ngrita menjëherë. I Dërguari i Allahut tha: ‘Merre enën me ujë dhe më ndiq’. Ne morrem abdes dhe beme lutje. I Dërguari i Allahut më morri në anën e djathtë me dorën e tij të bekuar. Ne u lutëm së bashku. Së shpejti, Shokët e tjerë mberriten. Xhebbar r.a. vdiq gjatë kalifatit të Hz. Uthmanit r.a. në vitin 30 H. Allahu qoftë i kënaqur me të!
Tabakat, 3: 576; Musned, 3: 421.
Shto koment