Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Sulejman ibn Surad (r.a.) – Sahabet e Resulullahut

Emri i plotë: Sulaiman bin Sard b. al-Junn b. Abi al-Junn(‘Abdul ‘Uzza) b. Manqidh b. Rabi’a b. Asram b. Dubays
Prindërit: Sard b. al-Junn (‘Abdul ‘Uzza) /
Data/Vendi i Lindjes: (Hixhaz)
Vëllezërit/motrat:
Vendi i ndërrimit jetë: ~67 AH (Afer Sirise)
Vendbanimet: Medine/Kufe
Bashkëshorti/ja:
Fëmijët:

“Ah sikur të kisha vdekur para njëzet vjetësh!..”

Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), ishte një sahab jetëgjatë, i përkushtuar ndaj adhurimit dhe hero!.. Ai i përkiste fisit Huzaa. Lindi në Merru’z-zahran, i cili ishte atdheu i dytë i këtij fisi që pati ardhur nga Jemeni. Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), para se të bëhej mysliman e kishte emrin Jesar. Pasi u bë mysliman, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ia ndërroi emrin dhe ia vendosi Sulejman. Në literaturën islame, për fat të keq, nuk gjenden shumë të dhëna në lidhje me jetën e tij. Vetëm thuhet se ai ka qenë ndër ata që kanë emigruar në Medine dhe se ka transmetuar hadithe.

Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), ishte trim, i dashur, i mëshirshëm dhe zemërbutë. Ai kishte një personalitet të dashur dhe të nderuar ndërmjet njerëzve të fisit të tij.

Kur u themelua qyteti i Kufës, ai ishte ndër të parët që shkoi atje për të banuar. Në Siffin qëndroi pranë Aliut (r.a.). Në luftën e Xhemelit nuk mori pjesë. Për këtë arsye, u qortua nga Aliu (r.a.).

Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), gjithmonë u shqetësua prej këtyre ngjarjeve të dhimbshme e të tmerrshme që ndodhën ndërmjet sahabëve. Deri në fund të jetës së tij nuk shpëtoi dot nga ndikimi i këtyre ngjarjeve. Dhimbjen dhe shqetësimin që ia shkaktonte në zemër kjo fitne e madhe e shprehu vazhdimisht deri në fund të jetës duke thënë: “Ah sikur të kisha vdekur njëzet vjet më parë dhe të mos i shikoja këto që po ndodhin!” Shpesh nuk i mbante dot lotët prej trishtimit qw i sillnin ngjarjet nw fjalw. (Ibn Ebi Shejbe, Musannef, VII, 546/37835.)

Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), pasi Aliu (r.a.), ra dëshmor, i dha besën birit të tij, Hz. Hasanit. Pasi ai ia la kalifatin Muavije ibn Ebi Sufjanit, nuk ia dha besën Muavijes dhe kreu detyrën e zëdhënësit të delegacionit që shkoi te Hasani (r.a.), që të hiqte dorë nga vendimi për ta lënë kalifatin.

Ai ka transmetuar rreth dhjetë hadithe. Njëri prej tyre përmendet në “Rijazu’s-Salihin”. Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), tregon: “Një ditë po qëndroja pranë të Dërguarit të Allahut (s.a.s.). Dy vetë e ofenduan njëri-tjetrin. Njërit prej tyre iu skuq shumë fytyra prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. Pastaj menjëherë doli jashtë. Sapo i Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, e pa këtë, tha:

“Unë di një fjalë që nëse ky njeri e thotë atë, do t’i kalojë zemërimi. Nëse ai thotë: Eudhu bi’l-lahi mine’sh-shejtani’rr-rraxhim / i kërkoj mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar, do t’i largohet zemërimi.” Ata që gjendeshin aty, e njoftuan atë për këtë këshillë të të Dërguarit të Allahut (s.a.s.).” (Buhari, Bed’u’l-Halk 11, Edeb 44, 76; Muslim, Birr 109; Ebu Davud, Edeb 3.)

Në shpjegimin e këtij hadithi fisnik vihen në pah këto specifika: Një njeri që i është ngjitur gjaku në tru, që është skuqur shumë për shkak të zemërimit dhe që i janë fryrë damarët e qafës e damarët anësorë të kokës, këshillohet që të thotë “eudhu besmelenë”, në mënyrë që të qetësohet pa bërë ndonjë veprim të gabuar. Kjo këshillë e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), e përforcon këshillën hyjnore që jepet në ajetin fisnik: “Nëse djalli fillon të të nxisë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Fussilet, 36)

Gjithashtu ka edhe një hadith tjetër që e transmeton Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), i cili i ndriçon shumë bukur ngjarjet e ditëve të sotme. I Dërguari i Allahut (s.a.s.), dha një lajm që do ta gëzonte umetin, pasi ushtria politeiste u arratis në fund të luftës së Hendekut. Ai dha sihariqin se tashmë e kishin myslimanët përparësinë për ta sulmuar armikun. Ja, hadithi të cilin e ka transmetuar Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.):

Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), thotë: “Kur ushtria politeiste u shpërnda dhe po arratisej ditën e Hendekut, të Dërguarin e Allahut (s.a.s.), e dëgjova duke thënë:

“Këtej e tutje do t’i sulmojmë ne mushrikët, jo ata ne!.. Radhën e kemi ne…” (Buhari, Megazi 29.)

Lufta e Hendekut tregohet kështu në Kuranin Fisnik. Allahu i Madhëruar ua dërgoi ndihmën e Tij atyre që besonin. Në ajetet fisnike thuhet: “O ju që keni besuar! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju.” (Ahzab, 9) “Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me hidhërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai i kurseu besimtarët nga lufta. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (Ahzab, 25)

Kur politeistët ikën të poshtëruar, mbrapa lanë shumë kafshë, armatime lufte, ushqime dhe gjëra të tjera. Në sajë të këtyre, mori fund edhe gjendja e dobët në Medine. Pas kësaj mirësie hyjnore dhe fitoreje të madhe, i Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, u tha sahabëve: “Tashmë radhën e keni ju! Këtej e tutje kurejshit nuk mund t’ju sulmojnë!” (Buhari, Megazi, 29)

Në këtë mënyrë, i Dërguari i Allahut (s.a.s.), u shpreh se tashmë nuk do të bënin vetëmbrojtje, porse mund të kalonin në sulm, sepse mushrikët ishin thyer edhe nga aspekti i krenarisë, edhe nga aspekti i fuqisë për të sulmuar. Tashmë në të gjitha zemrat e besimtarëve jehonin fjalët e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), që shprehnin këtë të vërtetë: “Këtej e tutje do t’i sulmoni ju ata!”

Sulejman ibn Surad el-Huzai (r.a.), ra dëshmor në moshën 93- vjeçare, në vitin 65 hixhri, në luftën Ajnu’l-Verde nën komandën e Ubejdullah ibn Zijadit që u bë me forcat emevite.

Allahu qoftë i kënaqur prej tij!

Allahu na dhëntë të gjithëve prehje dhe paqe! Na e mundësoftë të gjithëve që të marrim mësim nga përpjekjet dhe heroizmi i Sulejman ibn Surad el-Huzait (r.a.)! Të gjithë neve na bashkoftë në Xhenet me të! Amin!

Marre nga: https://www.progresibotime.com/post.php?p_id=1106

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Instagram has returned empty data. Please authorize your Instagram account in the plugin settings .

Për postimet e reja

Join 40 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events