Në vitin e 10 të profecisë/në vitin 3 para Hixhri (rreth një muaj pasi ndërroi jetë Hatixhja r.a.), në moshën 50 vjeçare, Profeti a.s. martohet me gruan e dytë, Seude bintu Zem’a, një grua në moshë; Seudeja ndërron jetë në vitin 54 Hixhri, rreth 43 vite pasi ndërroi jetë Profeti a.s.
Ajo ishte nga fisi Kurejsh. Më parë qe e martuar me Es Sekren ibën Amrin. Ajo e pranoi e para Islamin dhe pas saj e pranoi Islamin edhe i shoqi i saj. Që të dy bashkë qenë prej muslimanëve të grupit të dytë që emigruan për në Abisini. Pastaj ata të dy u kthyen në Mekë dhe i shoqi i saj ndërroi jetë. Profetit a.s. i kishte ndërruar jetë bashkëshortja e tij, nëna e besimtarëve, Hatixhja r.a.. Pas vdekjes së Hatixhes, gruaja e parë me të cilën ai a.s. u martua ishte Seudja r.a, e cila (ishte afërsisht në moshën e Profetit a.s.) mbeti gruaja e tij e vetme për mbi tre vjet, deri kur Profeti a.s. filloi jetën e tij bashkëshortore me Aishen r.a. Ajo ishte një zonjë e madhe, fisnike. Burimi
Ai bashkoi në shtëpinë e tij dy gra vetëm pas emigrimit, pas një viti e gjysmë, kur u martua edhe me Aishen r.a. Ishte e pamundur që të mbushej boshllëku i lidhjeve dhe marrëdhënieve me të, sepse edhe në këtë aspekt ai ishte i veçantë. Edhe gratë e tij nuk mund të mendonin kurrë një botë pa të.
Me Sevden Profeti pati lidhur kurorë qysh kur ndodhej në Mekë. Ajo ishte, atëherë, gruaja e dytë e Profetit. Por më vonë, nuk e dimë se me ç’shkak apo mendim, në një moment, Profeti deshi ta ndante. Kur e dëgjoi këtë, gruaja u godit rëndë. Ajo vrapoi menjëherë te Profeti vetë si dhe vuri edhe njerëz për të ndërmjetësuar. Ajo i lutej kështu atij: “O i Dërguari i Allahut! Unë s’pres prej tej asgjë të kësaj bote. Edhe një ditë që e pate ndarë për mua, ia kam lënë Aishesë. Po deshe, kurrë mos eja te unë as për të më pyetur se si jam. Vetëm mos më ndaj nga kurora me ty. Dua të shkoj në botën tjetër si gruaja jote. Nuk mendoj dhe s’dëshiroj asgjë tjetër veç kësaj!” Kjo dëshirë e Sevdes u pranua nga Profeti dhe ajo mbeti si një nga bashkëshortet e nderuara të Profetit.
Ja, kështu pati bërë vend Profeti në zemrat e tyre. Sikur ai ta kishte ndarë ndonjërën prej tyre, pa dyshim ajo do ta vinte kokën në pragun e tij dhe do të priste gjer në kiamet!
Kishte emigruar në Etiopi me të shoqin dhe, ngjashëm me fatin e Ummi Habibes, që kishte mbetur në mes të udhës pas vdekjes së të shoqit.
Profeti ia lidhi plagën kësaj zemërthyere, e shpëtoi atë nga shkatërrimi dhe iu bë shok në ndjenja. Për më tepër që kjo grua e madhe që mendonte të jetonte nën kurorën e Pejgamberit (s.a.v.) nuk dëshironte gjë tjetër veç kësaj.
Ja pra, Pejamberi ynë i orientuar me këto urtësi dhe synime në këto martesa, kurrë nuk u kishte hyrë atyre për dëshira trupore. Ose qe martuar për dhuntitë dhe aftësitë e grave që i bënë bashkëshorte, për të ngritur një ngrehinë farefisnie me ndihmën e tij siç ndodhi me dy kalifët e parë Rashidinë, ose qe martuar me të tjera urtësi dhe qëllime duke hyrë nën përgjegjësi dhe detyrime të mëdha.
Ajo ka transmetuar 5 hadithe të Profetit a.s. Ndërroi jetë në Medine, në fundin e kalifatit të Umarit r.a.
Mexhmau’z-Zevaid, 9/246; Muslim, Radá, 47.
Shto koment