Prindërit: Affan ibn Ebi el As / Erua bint Kuraiz bin Rabia
Data/Vendi i Lindjes: 47 BH/579 CE (Ta’if)
Vendi i ndërrimit jetë: 35 AH/655 CE (Medine)
Vendbanimet: Makke / Abisini / Medine
Vëllezërit/motrat: Amnah bint Affaan
Bashkëshorti/ja: Rukijje bint Muhammed, Umm Kulthum bint Muhammad, Fahitah bint Gazuan, Remle bint Shejbe bin Rabia, Umm Amr bint Xhundub el Dausi, Fatime bint el Ualid b. Abd Shams, Naile bint el Furafise
Fëmijët: Abdullah bin Uthman, Abdullah bin Uthman (i riu), Aishe bint Uthman, Umm Aban bint Uthman, Umm Amr bint Uthman, Amr bin Uthman, Aban bin Uthman, Umar bin Uthman, Halid bin Uthman, Merjem bint Uthman, el Uelid bin Uthman, Said bin Uthman, Umm Uthman bint Uthman, Umm Halid bint Uthman, Erua bint Uthman, Umm Aban bint Uthman (i riu), Merjem bint Uthman (e reja)
– Uthman ibn Affani r.a., ishte dhëndër i dyfishtë i Pejgamberit s.a.v.s. Ishte martuar me vajzat e Pejgamberit a.s., Ummu Kulthumin dhe Rukaijen, dhe kur Umm Kulthum vdiq, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Po të kisha një të tretë, unë do ta martoja atë.”
– Uthman ibn Affani r.a., ishte njeriu, prej te cilit ishin turpëruar Melekët!
– Uthman ibn Affani r.a., ka thënë: “Pasha Allahun, dora ime e djathtë kurrë nuk e ka prekur organin gjenital, pasi që ia kam dhënë Pejgamberit, s.a.v.s., betimin për besnikëri.”
– Uthman ibn Affani r.a., çdo ditë është larë.
– Në ditën e martesës me bijën e Pejgamberit s.a.v.s. Rukaijen, Pejgamberi a.s., erdhi tek ajo dhe i tha: “Bija ime, trajtoje bukur Ebu Abdullahun (Uthmanin), sepse prej të gjithë ashabëve, ai është më së afërti me mua me sjellje.”
– Uthman ibn Affani r.a., ka pasur vetëm një motër, Aminen, e cila ka pranuar Islamin në ditën e çlirimit të Mekës dhe bashkë me Hind bint Utbe ia dhanë betimin për besnikëri Pejgamberit a.s.
– I biri i Uthmanit dhe Rukaijes, Abdullahu, vdiq në vitin 4 të hixhretit, kur ishte gjashtë vjeç. Xhenazen ia fali gjyshi i tij Muhamedi s.a.v.s., ndërsa ne varr e lëshoi babai i tij, Uthman ibn Affani, r.a.
– Kur vdiq Umu Kulthumi, r.a., vajza e Pejgamberit a.s., dhe bashkëshortja e Uthmanit, atë e ka larë Leila bint Kanif, ndërsa Pejgamberi a.s., ka pritur para derës duke i mbajtur në dorë ihramet e bardha dhe duke iu ofruar një pas një.
– Në vitin 23, sipas hixhretit, Omer ibn Hattabi r.a., i dërgoi gratë e Pejgamberit s.a.v.s., nënat e besimtarëve në haxh. Për ato, gjatë gjithë haxhit dhe udhëtimit, është përkujdesur Uthman ibn Affani r.a. dhe Abdurrahman ibn Auf r.a. Ai ecte para tyre dhe nuk i lejonte askujt që t’iu afrohej.
– Pasi e vranë Uthmanin, r.a. gruaja e tij tha: “E keni vrarë njeriun, i cili në namazin e natës, vetëm në një rekat, e lexonte tërë Kur”anin.”
– Në Kohën derisa ishte halife, Uthmani, r.a., nuk ka marrë pagë nga paratë e bejtul malit (buxhetit te shtetit), por me paratë e tij ka jetuar dhe ka ushqyer familjen.
– Pasi u bë halife, Uthman ibn Affani, r.a., ka trashëguar unazën e Pejgamberit s.a.v.s. në të cilën shkruante “Muhamed Rasulullah”. Një ditë, derisa ishte ulur në bunarin Urejs, duke mbajtur në dorë, unaza aksidentalisht i ra në pus. E kërkuan për një kohë të gjatë…, Uthmani, r.a. ofroi një shumë te madhe parash për atë që e gjen, por pa dobi. Humbja e unazës e pikëlloi pa masë. Ai urdhëroi që të bëhet edhe një e njëjtë. E mbajti atë deri në vdekjen e tij, e me pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë. Burimi IslamGjakova.
Osmani r.a. i përkiste një familje fisnike Kurejsh në Mekë. Ai i përkiste familjes Umajah nga Kurejshët. Pasardhësit e kësaj familjeje më pas janë të njohur si Benu Umajah ose Emevijët. Othmani r.a. lindi në vitin 573, ishte gjashtë vjet më i ri se Pejgamberi a.s.. Othmani r.a. pranoi Islamin në ditët e para të tij kur Ebu Bekri r.a. ia predikoi atë. Njëra nga vajzat e Profetit a.s., Rukija r.a., ishte e martuar me Othmanin r.a.. Othmani r.a. për hirë te Islamit emigroj dy herë ; një herë në Abisini e pastaj në Medine. Në kohën e shpërnguljes së Othmanit r.a. Profeti a.s. ka thënë për të; Othmani është njeriu i parë i Ummetit tim i cili emigroi për hir të Allahut me familjën e tij. Pas vdekjës së Rukijës r.a., Profeti a.s. e martoi vajzën tjetër të tij, Ummu Kulthumën r.a. me të dhe ati ju dha titulli “dhun-nurain” që do të thotë “burri me dy dritë”. Ai ishte një musliman i dalluar që i shërbeu Islami në çdo mënyrë, ka marrë pjesë në të gjitha betejat kundër jobesimtarëve përveç në luftën e Bedrit, sepse gruaja e tij Rukaja ishte shumë e sëmurë.
Othman ibn Affanit r.a., ishte njeri modest dhe i devotshëm, për jetën e të cilit thuhet se ka qenë e thjeshtë. I jepte popullit ushqim të mirë, kurse vetë në shtëpi hante uthull e vaj. Gjatë kohës së halifatit të Othmanit r.a. e cila zgjati dymbëdhjetë vjet, u bë çlirimi i vendeve të shumëta. Në këtë periudh rrethi i pushtetit Islam u zgjerua dukshëm, aq sa kufijt e tij shtriheshin prej Sindit e deri në Andaluzi. Ndër arritjet më me rëndësi të tij janë: zgjerimi i Mesxhidul Haramit (xhamia e Mekkës) që përfundoi gjatë udhëheqjes së tij në vitin 26 h. Në vitin 29 h. e ndërtoi me gurë të skalitur xhaminë e Muhammedit a.s. Ndërkohë, urdhëroi që të ndërtohen xhami edhe në vendet e çliruara, kurse atje ku kishte xhami të bëhet zgjërimi i tyre. Vepra e tij më madhështore është se ai bashkoi gjithë botën Islame në një Mus’haf, në një lexim, si dhe urdhëroi të bëhet shumëzimi i Mus’hafëve dhe shpërndarja e tyre në të gjitha vendet Islamike.Othmani r.a. është i dalluar edhe me disa veti të larta që posedonte, siç janë: kujdesi i madh i tij që të mbrohet nga gabimet dhe devotshmëria e madhe e tij. Othmani r.a. ishte njëri i thjeshtë dhe shumë i dëvotshem. Muhammedi a.s. e ka paralajmruar se do të bie shehid, dhe e ka përgezuar me Xhennet. Ashtu edhe ka ndodhe, Othmani r.a. ka ra shehidë, All-llahu ja pranoftë shehidëllakun e tij.
Shto koment