Riosh! Mendo, një mjerim i rëndë shekullor kish rënë…
Sa sëmundje pa shërim kombin e kishin zënë!
Për popullin nga një vuajtjë në çdo anë, sa keq,
Kokëturbull, zemërplasur, pa shpëtim, ç’po heq…
Sheshet ofshajnë, turma pa qëllim…
Dhe njerëzit tëpkë si peshqit n’akuarjum.
Majtas-djathtas pluhur, duke ecur me hutim,
Nga një turmë e tillë mos prit më kuptim!
Me këtë shqetësim të paanë shoqëria a mund të jetojë? Sa zi!.
Sytë nuk shohin, veshët s’dëgjojnë, një botë në verbëri.
Sokakët kanal zifti, qytetet në llum përlyer,
Të rinjtë pa fre, një liri me pajandra mbërthyer…
Njerëzve u kish plasur cipa, turpi nën këmbë bërë horr,
Floriri i pastër kallp, gënjeshtra nën kolltukun sulltanor…
Çdo gjë nga brenda krimbi e kish ngrënë,
Populli i përçarë me shpirtin endacak në kaos rënë…
Riosh! Ti je heroi shpëtimtar nga kjo fatkeqësi!
Me vite në ëndrra e shpresa ti je që pritesh, ti…
Çohu! Në vete eja! Vështro kah mëngjesi zbardhëllon
Dhe dritat armatën e errësirës po e shpartallojnë!
Hiç mos rri, me forcën tënde në të katër anët vrapo!
Përgjoksi flakët, vetëm për ty detyrë është kjo!
Të grisen errësirat, Rruga e Bardhë të marrë qartësim!…
Eja, njeriu i çëshjes së të vërtetës bëhu, pa kthim!..
Ti je heroi që prej shekujsh pritesh, ti,
Eja, më në fund, se në gjunjë s’na mbeti më fuqi!..,
MFG 1985 Sizinti
Shto koment