Home » Oqean çështjesh » Robi lutet për sytë e tij të tharë…

Bëmë edhe mua të qaj; tregohu i dhembshur me shpirtin tim të errët sa nata dhe bëmë të qaj! Bëmë të qaj, që ta kuptoj se duhet të qaj edhe për çdo lot të derdhur që më ke falur e mundësuar! Mëshiroma këtë trup të përkulur, këtë ngjyrë të zbehur gati në vdekje, këtë qafë të rrudhosur dhe zemrën time të thyer! Edhe në këtë çast më të qetin, në këto minuta kur Ti u përgjigjesh të gjitha përgjërimeve, po të drejtohem, jo me zemrën time të errët pus, por me kokën që nuk pranon t’i ulet në sexhde askujt tjetër, pos Teje, dhe, me buzët që më dridhen, të lutem që të më bësh të qaj.

Sa keq, në atë moment që do të të përgjërohem, “mëshirë, mëshirë”, përpara m’ia behin të gjithë mëkatet që kam bërë dhe ma përthyejnë shpirtin në mijëra ndrydhje. O Zot! Fali dhembshuri zemrës sime, jo për hir të largësisë sime prej Teje, por për hir të afërsisë Tënde me mua, dhe më bëj të qaj aq shumë, sa që të humb i tëri, e të mos më mbetet më turp e ndershmëri, e të gjithë të thonë: “Ky është i çmendur.”

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...