Home » Sahabet » Eban ibn Said r.a. – Ashabet e Pejgamberit Muhamed a.s. shqip

Prindërit: b. Umejje / Umm Halid bint Habab b. Abd el Kenani
Data/Vendi i Lindjes:  (Mekke)
Vendi i ndërrimit jetë: 13 AH/635 CE (Hixhaz)
Vendbanimet: Mekke / Medine
Vëllezërit/motrat: , ,
Bashkëshorti/ja: , Umm Aban bint Utbe b. Rabia
Fëmijët: Said

i, radijallahu anh, ishte prefekti i Bahrejnit që u emërua nga ana e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.)…

Ai ishte personi që e priti si mysafir Hazreti Osmanin (r.a.), kur shkoi si i dërguar në Mekë ditën e Hudejbijes…

Ai ishte personi që e mori në mbrojtje Osmanin, radijallahu anh, duke shfaqur një sjellje heroike kundrejt politeistëve, edhe pse akoma nuk ishte bërë mysliman.

i (r.a.), lindi dhe u rrit në një familje politeiste në Mekë. Babai i tij që njihej me llagapin Ebu Uhajha, ishte prej parisë së mushrikëve / politeistëve. Prejardhja e it (r.a.), bashkohet te Abdimenafi me prejardhjen e të Dërguarit të Allahut, (s.a.s.).

i (r.a.) ishte biri i hallës së Ebu Xhehlit. Për këtë arsye, njihej për armiqësinë që kishte ndaj Islamit. Vëllezërit e tij Amri dhe Haliti u nderuan me Islamin dhe bënë hixhret për në Abisini. (Usdu’l-Gabe, I, 35.) Ndërsa Ebani luftoi kundër myslimanëve në Luftën e Bedrit bashkë me vëllezërit e tjerë të tij, Asin dhe Ubejden. Vëllezërit e tij u vranë në këtë luftë. (el-Isabe, I, 10.)

Para se i (r.a.), të bëhej mysliman, gjendej pranë kundërshtarëve të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Megjithatë, bënte kërkime rreth fesë dhe Pejgamberit të fundit.

i (r.a.), ishte prej tregtarëve të rëndësishëm të Kurejshëve. Ai shkonte shpesh në Sham, vend i cili ishte qendër e tregtisë dhe dijes. Një herë u takua me një prift në Sham. Kur prifti e kuptoi se ai ishte prej Kurejshëve, menjëherë i tha:

“Feja dhe Pejgamberi i fundit do të dalin në vendin e Hixhazit. Ky Pejgamber do të ndjekë gjurmët e Isait dhe Musait në rrugën e Allahut.” Nisur nga këto fjalë, i e pyeti për emrin e këtij personi. Prifti i tha: “Muhamed.” Pastaj i tregoi Ebanit për disa cilësi të pejgamberit që do të dërgohej. Pasi Ebani i dëgjoi këto fjalë, i tha priftit: “Këto cilësi që i the gjenden të gjitha te ai person.” Nisur nga kjo, prifti i tha: “Pushteti i këtij personi nuk do të përfshijë vetëm vendet arabe, por të gjithë botën.” Pastaj shtoi edhe këto: “Kur të kthehesh në vendin tënd, shko te ai, jepi selam prej meje dhe shfaqi respekt nga ana ime!”

Zemra e it (r.a.), u përgatit për dritën e Islamit. Kur u kthye në Mekë, tashmë kishte ndryshuar. Tashmë nuk i kishte ngelur më asgjë nga armiqësia e vjetër kundrejt Islamit dhe myslimanëve. (Usdu’l-Gabe, 1, 36.) Por për pak kohë jetoi me ato baticat-zbaticat shpirtërore të tij. Më së fundi, pas Hudejbijes u nderua me Islamin. (el-Istiab, 1, 35.) Ai mori pjesë ndërmjet Kurejshëve edhe në luftën e Uhudit. Dritën e Islamit e arriti vetëm pas Hudejbijes.

i, radijallahu anh, shfaqi një sjellje heroike të paharrueshme kundrejt politeistëve në periudhën e xhahilijetit. Ai pati shfaqur një trimëri që nuk mund ta shfaqte çdokush.

I Dërguari i Allahut (s.a.s.), para marrëveshjes së Hudejbijes, pati dërguar në Mekë Hazreti Osmanin (r.a.), për të diskutuar me të parët e Kurejshëve. Ja, pikërisht në atë kohë, i, i cili akoma nuk ishte bërë mysliman, e mori nën mbrojtjen e tij Osmanin, radijallahu anh. (el-Istiab, I, 35.) Atij i pati dhënë mbështetje duke i thënë: “Mos hezito për të bërë çfarëdo që të duash!” Ngjarja ndodhi kështu:

“I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ditën e Hudejbijes deshi të dërgonte një lajmëtar për t’ua shpjeguar politeistëve mekas se cili ishte qëllimi i ardhjes së tyre në Mekë. Në fillim thirri Omerit (r.a.) dhe diskutoi me të. Omeri, radijallahu anh, e shprehu kështu mendimin e tij:

“O i Dërguari i Allahut! Politeistët Kurejshë e dinë se sa armik jam unë me ta dhe se sa ashpër sillem kundrejt tyre. Megjithëkëtë, nëse dëshiron që të shkoj unë, jam i gatshëm të shkoj.”

Krenaria e Gjithësisë, i Dërguari i Allahut (s.a.s.), nuk tha asnjë gjë dhe heshti. Hazreti Omeri (r.a.), vazhdoi: “Unë mund të të tregoj dikë që është më ndikues se unë te mekasit për këtë punë. Përveç të tjerash, ai ka atje edhe familjen dhe shumë njerëz që mund ta mbrojnë. Ai është Osman ibn Affani.”

Ky mendim dhe opinion u pranua nga i Dërguari i Allahut (s.a.s.). Për këtë arsye, e thirri Osmanin, radijallahu anh, dhe i tha se donte ta dërgonte si lajmëtar te Kurejshët. Pastaj e urdhëroi:

“Shko te Kurejshët! Shko te ata dhe lajmëroji se nuk kemi ardhur për të luftuar me asnjë. Ne kemi ardhur vetëm për të vizituar Bejtullahun / shtëpinë e Allahut dhe për të madhëruar shenjtërinë e saj. Pastaj do të presim devetë që kemi me vete për kurban dhe do të kthehemi. Pastaj ftoji ata edhe në Islam!” (Musned, IV, 324; Ibn Sa’d, II, 97; Vakidi, Megazi II, 600.)

Pastaj i tha edhe këto:

“Takohu me burrat dhe gratë besimtare në Mekë. Njoftoji ata për përgëzimin e çlirimit të afërt të Mekës, për faktin se Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë fenë e Tij dhe për ditën e afërt në të cilën besimi në Mekë nuk do të fshihet, por do të nxirret në pah!” (Ibn Kajjim, Zadu’l-Mead, II, 137.)

Osman ibn Affani, radijallahu anh, u ngrit dhe shkoi deri në Beldah. Politeistët kurejshë i gjeti aty. Ata e pyetën: “Çfarë dëshiron të bësh?” Ai u tregoi kështu:

“I Dërguari i Allahut (s.a.s.), më ka dërguar te ju. Ai ju fton në Islam. Padyshim se Allahu do ta përhapë fenë e Tij dhe do ta nderojë Pejgamberin e Vet! Për këtë arsye, mos jini ju ata që do t’i dilni kundër atij në këtë çështje! Nëse të tjerë përveç jush i dalin kundër atij dhe fitojnë, kjo është ajo që dëshironi edhe ju. Në këtë mënyrë, u plotësohet edhe dëshira që keni. Por nëse Muhamedi, alejhi’s-selam, fiton kundrejt atyre, atëherë ju jeni të lirë. Ose mund të hyni në fenë që po hyjnë njerëzit, ose mund të luftoni. Por mos harroni se luftërat ju kanë dobësuar dhe ju kanë dhënë shumë humbje. Ato i kanë marrë dhe i kanë fshirë shumë njerëz të zgjedhur prej jush!”

Përveç kësaj, i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ju njofton se ai nuk ka ardhur për të luftuar me asnjërin prej jush këtu, por vetëm për të bërë umre. Me vete ka edhe deve për kurban. Ai do t’i therë ato dhe do të kthehet pas!” (Musned, IV, 324; Ibn Sa’d, Tabakat, II, 97.)

Zemra e politeistëve paganë nuk u zbut në asnjë lloj mënyre. Pasi e dëgjuan Hazreti Osmanin (r.a.), i thanë:

“I dëgjuam ato që the. Këto nuk do të ndodhin asnjëherë. Ai nuk do të vijë dhe të hyjë në Mekë. Prandaj kthehu te zotëria yt dhe lajmëroje që të mos afrohet te ne!”

it (r.a.), i shpërtheu damari i farefisërisë. Ai shkoi drejt Hz. Osmanit (r.a.) dhe i shfaqi atij respekt duke i thënë: “ Je i mirëpritur në mesin tonë!” Pastaj e mbështeti duke i thënë: “Mos hezito të bësh çfarëdo që të duash!” Ebani e mori Osmanin (r.a.), nën mbrojtjen e tij. Zbriti nga kali dhe e hipi Osmanin (r.a.), në të. Pastaj vetë hipi te vithet e kalit. Në këtë gjendje shkuan deri në Mekë.

Hazreti Osmani, radijallahu anh, qoftë në Beldah apo qoftë në Mekë u takua një për një me mushrikët si Ebu Sufjani, Safvan ibn Umejje e të tjerët dhe bisedoi me ta. Që të gjithë e refuzuan propozimin e Osmanit (r.a.). Pastaj shkoi dhe u takua me shumë burra dhe gra besimtare të dobëta e pa mbrojtës në Mekë. Atyre u dha sihariqin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, duke u thënë:

“I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, ju përgëzon me çlirimin e Mekës! Tashmë mbi ju ka rënë hija e ditës në të cilën nuk do të fshihet, por do të nxirret në pah besimi në Mekë!” Edhe ata i thanë: “Bëji shumë selam të Dërguarit të Allahut nga ne! Allahu që e ka sjellë atë deri në Hudejbije, mund ta fusë edhe brenda në Mekë!” (Vakidi, Megazi, II, 601; M. Asim Këksall, Historia Islame, vëll. 5, fq. 291-292.)

Menjëherë pas marrëveshjes së Hudejbijes i (r.a.), u bë mysliman. Kur vëllezërit e tij Amri dhe Haliti u kthyen nga Abisinia, bashkë me ata shkoi në Medine.

Në vitin e shtatë të hixhretit, i Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, e emëroi in (r.a.), si komandant të një njësie ushtarake dhe e dërgoi në anën e Nexhdit. Ebani dhe shokët e tij u kthyen me fitore nga kjo betejë. Pastaj të gjithë së bashku shkuan në Hajber për të marrë pjesë në çlirimin e tij. Por kur ata arritën, Hajberi ishte çliruar.

Edhe pse Ebani dhe shokët e tij kërkuan pjesë nga plaçkat e luftës së Hajberit, një grup sahabësh, ndër të cilët gjendej edhe Ebu Hurejra, dolën kundër kërkesës së atyre me justifikimin se nuk kishin qenë prezentë në luftë. Për këtë arsye, atyre nuk iu dha asgjë nga plaçka e luftës. Kjo praktikë është argument se ata që nuk marrin pjesë në luftë nuk mund të përfitojnë asgjë nga plaçka e luftës.

Edhe pse transmetohet se i (r.a.), ka rënë dëshmor në luftën e Jermukut në vitin 636 të erës sonë, transmetimi tjetër se ai ka rënë dëshmor bashkë me vëllezërit e tij Amrin dhe Halitin në luftën Exhnadejn (viti 634) në kohën e Ebu Bekrit, radijallahu anh, është më i fortë.

Allahu qoftë i kënaqur prej tij!

Zoti (xh.xh.), na bëftë prej atyre që marrin pjesë nga heroizmi dhe dashuria e tij! Amin!

Burimi

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up