Ishte jetim. Ai jetoi me xhaxhain e tij. Xhaxhai i tij u kujdes shumë për të. Një ditë, kur dëgjoi që Abdullahu ishte bere musliman, u zemërua shumë. Ai e thirri Abdullahun dhe i tha: “Kam dëgjuar që ke filluar të ndjekësh Muhamedin. Nëse nuk heq dorë, unë do t’i marr të gjitha gjërat, përfshirë rrobat e tua që të kam dhënë deri më tani”. Abdullahu r.a. nuk e trembi kërcënimi i tij. Ai u përgjigj në mënyrë të matur, “Po, Xhaxha. Unë jam musliman!”. Pas kësaj, xhaxhai mori gjithçka që i kishte dhënë, përfshirë rrobat që kishte veshur.
Pasi u bë musliman, Hz. Abdullahu donte të qëndronte me të Dërguarin e Allahut gjatë gjithë kohës dhe nuk dëshironte ta linte edhe për një minutë. Disa ditë, ai shkonte tek dera e të Dërguarit të Allahut, u ulte atje dhe bente tekbir dhe e madheronte Allahun. Omeri r.a. shkoi te i Dërguari i Allahut dhe e pyeti nëse kjo vepër ishte hipokrizi. Pejgamberi tha: “O Umeri! Lëre atë. Ai është nga ata që i luten Allahut dhe i kerkojne prej Tij me një zemër të sinqertë.”
Shto koment