Egjiptiane, që i dhurohet Profetit a.s. në vitin 7 Hixhri, nga El Mukaukis, patriarku i Egjiptit, e cila ndërroi jetë në vitin 16 Hixhri, rreth 5 vite pasi ndërroi jetë Profeti a.s.
Ajo është Marie bintu Shem’un, prej kobtëve të Egjiptit, nëna e Ibrahimit: robëresha e Profetit a.s., e cila e pranoi Islamin dhe u përkushtua në fe. Ajo u lind në territorin e quajtur Hafn, prej territoreve të Ensin-ës në Egjipt. Ajo ishte e bardhë dhe qe dhuratë që El Mukaukisi (prej kobtëve të Egjiptit), qeverisësi i Aleksandrisë dhe Egjiptit, ia dhuroi Profetit a.s. në vitin 7 Hixhri dhe bashkë me të i dhuroi edhe motrën e saj Sijrinin. Profeti a.s. Sijrinin ia dhuroi Hasen ibën Thebitit – poetit – i cili lindi me të AbduRrahman ibën Hasenin, ndërsa Marijen r.a. e mbajti për vete dhe ajo i lindi atij a.s. Ibrahimin, të vetmin fëmijë që ai pati me gratë e tjera veç Hadixhes r.a.
Jekuti thotë: Kur El Hasen ibën Aliu r.a. mësoi se Maria r.a. ishte nga territori i Hafnit, ai bisedoi me Muauijen r.a. dhe në nderim të saj ua hoqën taksën banorëve të asaj zone. Kur Profeti a.s. ndërroi jetë, financimin e saj e mori përsipër Ebu Bekri r.a. dhe pas tij Omari r.a. Ajo ndërroi jetë në kalifatin e Umarit r.a., në Medine. Vetë Umari r.a. personalisht është parë t’i tubonte njerëzit që të prezantonin në xhenazen (kortezhin) e saj. Ajo u varros në El Baki’a. Asaj i atribuohet “Meshrab (çardaku) i Umi Ibrahimit” në El Alije – në Medinë – ku ajo qëndroi kur erdhi fillimisht.
Në vitin e nëntë hixhrij (viti 630 G) lindi djalë të cilin i Dërguari i All-llahut e emërtoi Ibrahim i cili kur i
mbushi tetëmbëdhjetë muaj u sëmur dhe ndërroi jetë. Gjatë varrimit të djalit lot u panë në sytë e të Dërguarit të All-llahut, sal-lallllahu alejhi ve sel-lem. Kur njëri prej të pranishmëve e pyeti për lotët tha: Ato janë mëshirë. Mu në atë ditë humbi drita e diellit dhe i Dërguari i All-llahut, i tuboi njerëzit duke u shpjeguar realitetin që ajo nuk ka ndodh për shkak të vdekjes së Ibrahimit dhe se ajo ndodhi është shenjë (argument) e madhërisë së All-llahut. Pas hutbes ata u falën deri sa përsëri u paraqit dielli.
Pesë vitet e fundit jetoi e tërhequr prej jetës duke mos dalë prej shtëpisë përpos për të vizituar varrin e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Xhenazen ia fali Omeri, radijall-llahu anhu, dhe u varros në varrezat El Beki’. Burimi
Shto koment