Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Zejneb binti Huzejme r.a. – Nena e te varferve

Në vitin 3 Hixhri, në moshën 56 vjeçare, Profeti a.s. martohet me gruan e pestë, Zejneb bintu Huzejme, i shoqi i të cilës kishte rënë dëshmor në Bedër. Ajo lindi në vitin 26 Hixhri dhe ndërroi jetë pasi jetoi vetëm 8 muaj me Profetin a.s., në vitin 4 Hixhri, rreth 7 vjet para se të ndërronte jetë Profeti a.s.

Ajo thirrej “Nëna e të varfërve”. Fillimisht martohet me të Ubejde ibën el Harith dhe pasi ai ra dëshmor në Betejën e Bedrit ajo bëhet nëna e besimtarëve. Burimi

Kur i ra dëshmor burri, Zejnebeja ishte e angazhuar me ofrimin e ndihmës për të plagosurit dhe lidhjen e plagëve, e vrasja e burrit nuk e ndaloi nga kryerja e kësaj detyre. Vazhdoi ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi derisa Allahu u mundësoi besimtarëve fitore në këtë betejë të parë kundër idhujtarëve. Kur kuptoi i dërguari i Allahut s.a.v.s. për durimin, vendosmërinë dhe xhihadin e saj, dhe se nuk ka kush kujdeset për të, e kërkoi për martesë dhe e mori në mbrojtje të Tij. Me këtë, i dërguari i Allahut s.a.v.s. bëri për te një satisfaksion pasi mbeti pa mbështetës dhe ndihmues. Burimi

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 52 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events