Drejtesia e Omerit r.a.
Omeri (r.a) ishte udhëheqës i muslimanëve. Një natë, njëri prej sahabëve shkon dhe e viziton në vendin ku qëndronte. I jep selam (e përshëndet) por Ai (r.a) nuk ia kthen selamin. Ulet dhe e pret, ndërkohë që Omeri (r.a) vazhdonte me punët e tij. Lëre selamin që nuk ja kishte kthyer, por as që e kishte parë në fytyrë.
Mbaron punën, fik qiriun dhe ndez një qiri tjetër. I kthen selamin mysafirit dhe fillon të flasë me të.
Sahabiu i nderuar e pyet:
Ej Omer, përse nuk e ktheve selamin menjëherë? Përse e fike këtë qiri dhe ndeze një tjetër dhe pastaj fillove të flasësh me mua?
Omer (r.a) përgjigjet:
Qiriu i parë ishte nga thesari i shtetit. Nëse unë do të merresha me punë personale për sa kohë që ai ishte ndezur do të isha përgjegjës për këtë vepër përpara Allahut. Duke qenë se së bashku nuk do të flisnim çështje shtetërore, ndeza qiriun të cilin e kam blerë me fitimet/paratë e mia dhe fillova të flas me ty. Sahabiut i mbushen sytë më lot dhe duke ngritur duart lutet kështu:
Ja Rab! Mos na lër pa udhëheqjen e Omer b. Hattabit (r.a)!
Omeri (r.a) fal namazin në prag të vdekjes
Halifja (prijësi) i dytë i besimtarëve, mëshirimi i drejtësisë, Omeri (r.a) shkoi në xhami për të falur namazin e sabahut. Përpara se të merrte tekbirin fillestar u thoshte xhematit “drejtojini rreshtat.” Sapo mori tekbir Omeri (r.a), një rob pers, Ebu Lu’lu Firuz u ngrit nga vendi dhe i nguli thikën Omerit (r.a) në shpinë dhe anash në veshkë. Omeri (r.a) që mori goditje vrasëse u shtri përtokë. Me hemoragji të rëndë nga plagët, e morën dhe e çuan pranë familjes së tij.
Halifja i muslimanëve, që u godit në një atentat të pabesë, ishte i shtrirë përtokë i mbytur në gjak nga plagët që kishte marrë dhe nga thika që i ishte ngulur në zemër. Kur donin t’i jepnin diçka për të pirë, ajo dilte jashtë nga plagët e tij. Edhe pse kishte kaluar pak, ai njeri i madh, ishte akoma i shtrirë përtokë, pa ndjenja dhe nuk kishte ardhur akoma në vete. Dikush nga të pranishmit tha: “Nëse Omeri s’ka vdekur akoma, ju mund ta zgjoni atë vetëm me namaz.” Menjëherë i thanë: “O prijësi i besimtarëve! Namazi, namazi u fal.” Omeri (r.a) menjëherë i hapi sytë dhe duke: “O Allah, ai që nuk fal namaz nuk ka pjesë në fe”, u ngrit të falte namaz ashtu siç ishte i mbytur në gjak.
Sepse Ai (r.a), kështu kishte parë të Dërguarin e Allahut (sal’la llahu alehi ue sel’lem). Ky shok i madh i Profetit Muhamed (sal’la llahu alehi ue sel’lem), u sulmua në falur namazin dhe ia dorëzoi shpirtin Allahut (xh.sh) duke falur namaz.
Katër “gabimet” e valiut Said që bënë edhe Omerin (r.a) të qante
Kur Omeri (r.a) mëson se Said b. Amir ishte një person i dashur nga të gjithë, fillon të pyesë ndër njerëz nëse ka ndonjë gabim ose të metë. Kur njerëzit i përmendin katër gabimet e tij, Omeri (r.a) e urdhëron Hz. Saidin të shkojë në Medine. Kur arrin në qytet Omeri (r.a) e merr në pyetje dhe i thotë; O Said dëgjova se paske bërë disa gabime, a janë të vërteta këto? Detyrën tënde e fillon jo direkt pas namazit të sabahut, por paradite. Mbrëmjeve nuk del të takohesh me njerëzit fare. Një ditë në javë nuk del fare nga shtëpia, mbi të gjitha nuk pranon të takohesh me njeri.
Kur të thonë që Hubejdi (r.a) ka rënë shehid bie pa ndjeja dhe nuk përmendesh?
Saidi (r.a) fillon të përgjigjet për pyetjet që i ishin drejtuar dhe thotë: O prijësi i besimtarëve arsyeja që unë shkoj vonë në detyrë është, sepse në shtëpi kam gruan e sëmurë dhe kështu unë pasi bëj punët e shtëpisë, përgatis brumin e bukës dhe pasi marr abdes dal menjëherë nga shtëpia për në detyrë.
Arsyeja e cila nuk takohem me njerëzit natën është sepse unë gjatë gjithë ditës merrem me punët dhe shërbimet e njerëzve, ndërsa natën e ndaj për adhurim ndaj Zotit, kështu bëj dhe vetëllogari për vendimet që kam marrë, e nëse kam gabime ato i rregulloj më pas.
Arsyeja që nuk dal një ditë në javë dhe nuk takohem me njeri është se unë kam vetëm një rrobë, atë ditë e laj dhe pres derisa të thahet.
Arsyeja e humbjes së ndjejave kur kujtoj rënien dëshmor të Hubejd b. Adij’it (r.a) është sepse unë kam qënë prezent në momentin kur ai është varur nga mushrikët, por edhe pse isha aty nuk bëra asgjë, sepse isha akoma mosbesimtar. Tani e kuptoj sa besim të fortë kishte ai, nga trimëria dhe pasytrembëria që tregoi përballë tyre. Bie pa ndjeja nga mërzia që nuk arrita ta ndihmoj.
Pas përgjigjes që mori Omeri (r.a) filloi të qajë dhe i thotë Hz. Said’it sa të paska lartësuar frika ndaj Allahut, të paska bërë një ndihmës të dobishëm ndaj popullit.
Pas kësaj ndodhie Said’i (r.a) kërkon nga halifja të heqi dorë nga detyra e valiut, por ai nuk e pranon këtë kërkesë dhe e dërgon përsëri në detyrën që kishte.
Said b. Amir kujdesej dhe sillej shumë mirë me jomyslimanët që ndosheshin nën mbrojtje e tij. Për këtë arsye jomyslimanët e Shamit ishin shumë të kënaqur me sjelljen e tij.
Kur Omeri (r.a) merr këtë lajm e pyet për Hz. Said’in (r.a); Cila është arsyeja që populli e do kaq shumë atë? Kur merr përgjigjen se ai ishte bashkëvuajtës në hallet e njerëzve Omeri (r.a) u gëzua shumë.
Të ndejurit afër të varfërve dhe ndihma ndaj tyre ishte nga cilësitë më dalluese të Said’it (r.a). Ai i donte të varfërit më shumë se vetja, këtë e tregonte kur çdo gjë që kishte ja shpërndante atyre dhe për vete nuk mbante asgjë tjetër veç nevojave që kishte. Kur e pyesnin se cila ishte arsyeja e kësaj bujarie, ai përgjigjej gjithmonë duke përmendur një hadith të Profetit (a.s) ku thotë: “Të falësh diçka do të thotë ta japësh pa tu kërkuar, pasi nëse të kërkohet ajo nuk quhet më dhurim, por përgjigje ndaj kërkesës.
Abdurrahman Kast transmeton nga Said b. Amir se Profeti (a.s) ka thënë: ” Të varfërit e Muhaxhirëve do të hyjnë në xhenet dyzet vjet para njerëzve të tjerë.”
Para Islamit
Omer ibn el-Hattabi ishte i rreptë dhe i vendosur, i pajisur me njohuri dhe fuqi. I rritur në skamje, varfëri dhe në situata të rënda jetësore.
Babai i tij ishte i rreptë ndaj tij. Rreth ashpërsisë dhe vrazhdësi tregon edhe Omeri, kur një ditë si Emirul-Mu’minin kaloi pranë vendit Daxhnan, vend i pyllëzuar me drunj të shpesh, “La ilah illellah” (Nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut) tha: “I kam mbajtur devetë e babait tim në këtë luginë. E kisha të veshur një mantel – pelerinë të leshtë me një të hapur përpara. Hattabi ishte i pa mëshirshëm ndaj meje: më ngarkonte me punë të rënda, lodhesha shumë, më rrihte kur nuk punoja. Më arrinte nata, por vetëm Allahu i Lartësuar ishte mbi mua.”
Dëshironte të tregohej në mesin e të rinjve Mekkas, që të dallohej me diçka mbi ta, ashtu siç ata në përparësi për nga vlera e pasurisë dhe e prejardhjes.
Iu përkushtua shkencës dhe leximit të urtësive të shkruara, i mbante ne mend vargjet e asaj kohe.
Ishte ndër të paktit në numër që dinin shkrim lexim. Në tërë Mekken kanë qenë vetëm shtatëmbëdhjetë vet, të cilët kanë ditur të shkruajnë dhe të lexojnë, kur kishte filluar t’i vinte shpallja Muhamed ibn Abdullahut, s.a.v.s.
Omeri që nga fëmijëria e kishte dashur kalërimin me kuaj, qitjen në shenj, shkathtësinë me shpata dhe pjesëmarrjen në dyluftime. Me trupin e tij të fuqishëm i mundte të gjithë garuesit trima të asaj kohe.
Ishte veçanërisht i gjatë, mbi dy metra, konstrukt të fort, muskulaturë të zhvilluar. Flokët i kishte të kuqërremta të ndritshme dhe lëkurën e fytyrës të bardhë. Ishte mëngjarash (majtak). Kur ecte, ngutej ashtu që të jepte përshtypjen se është duke vrapuar, ai i cili ecte me te do të ngelte prapa.
Avf ibn Malik kishte parë një grup njerëzish të tubuar në një vend, në mesin e tyre edhe një njeri i cili i tejkalonte të gjithë. Kishte pyetur për të, e ata i kishin thënë se është Omer ibn Hattabi.
Në pamje, gjatësi dhe fuqi trupore më së tepërmi i ngjante Halid ibn el-Velidit, aq sa në shikim të parë ishte vështirë t’i dallosh.
Skamja në fëmijëri kishte ndikuar në atë, që ta ruante pasurinë e tij.
Varfëria e kishte përcjell gjatë gjithë jetës së tij, prandaj kishte kursyer për vete. Ndaj të tjerëve ishte bujarë, e donte maturinë në dhënie dhe nuk shkapërderdhte pa nevojë.
Sipas porosisë së Ebu Bekrit, Omeri është zgjedhur për halife, e lutja e parë e tij ishte: “O Zoti im, unë jam i vrazhdë dhe i ashpër, më bëj të butë. Zoti im, unë jam i dobët, më forco. Zoti im unë jam koprrac – dorështrënguar, më bëj bujarë.”
Edhe përkundër euforisë, me të cilën ishte i dalluar dhe përkundër ashpërsisë shkretinore, në raportet me njerëzit në kohën e hilafetit të tij, Omer ibn Hattabi ishte i ndjeshëm ndaj njerëzve, i mëshirshëm ndaj të pafuqishmëve, i butë ndaj të varfërve, fisnik ndaj nevojtarëve.
Asnjëherë nuk ka menduar që të përvetësoj thesaret e arit dhe të argjendit, por shumicën e pasurisë së tij iu shpërndante nevojtarëve.
E tregon një ngjarje interesante rreth vetvetes. Thotë se e kishte ndërtuar një idhull nga hurmat dhe e kishte adhuruar një kohë, dhe kur e merrte uria, të njëjtin e hante. E kur zoti i tij gjendej në barkun e tij, turpërohej nga ai veprim, e aq më tepër kur e nxirrte nga barku i tij.
Omeri, r.a. ka lindur trembëdhjetë vite pas vitit të elefantit, që do të thotë se ishte më i ri për trembëdhjetë vjet se Pejgamberi s.a.v.s. Ishte halife i dytë i drejtë, këshilltar i halifes së parë dhe muslimani 40-të.
Omeri r.a. ishte martuar shumë herë në kohën e injorancës – xhahiljetit dhe kishte shumë fëmijë. Emrat e fëmijëve të tij ishin: Abdullah, Abdurrahmani i vjetër, Abdurrahmani i mesëm, Abdurrahmani i ri, Asimi, Hafsa dhe Fatimja. Kur u bë halife, u martua me vajzën e Ali ibn Ebi Talibit dhe Fatimes, motrën e imam Hasanit dhe Hysenit dhe mbesën e Pejgamberit, s.a.v.s., të quajtur Ummu Kulthum.
Kalimi i Omerit r.a. në Islam
Omer ibn Hatab, r.a., e ka pranuar Islamin pas Hamzes r.a., disa thonë se vetëm tri ditë më vonë. Para konvertimit të tij në Islam, Muhamedi s.a.v.s., e lexoi këtë lutje: “O Allahu im, ndihmoje Islamin me njërin prej dyve që janë më të dashur për Ty: Omer ibn Hatabin, r.a., ose Amr ibn Hishamin (Ebu Xhehlin). Omeri r.a., pasi dëgjoi se Hamza r.a., e kishte përqafuar Islamin, dhe se muslimanët kanë emigruar me sukses në Abisini, u hidhërua dhe vendosi që problemin ta zgjidhë në fillim, në mënyrë që të vriste Muhamedin, s.a.v.s. Pasi që e mori shpatën dhe u nis në drejtim të Muhamedit, s.a.v.s., gjatë rrugës u takua me një musliman të fshehur, Nuajm ibn Abdullahun, i cili e pyeti se për ku ishte nisur. Kur ia tregoi synimin e tij të keq, Nuajmi i përkujtoi një gjë tjetër, vetëm që ta largonte nga ajo. I tha se motra e tij Fatimeja dhe dhëndri i tij Saeid ibn Zajd e kanë pranuar islamin. Kur u ishte afër shtëpisë së motrës së tij e dëgjoi leximin e Kur’anit. Në atë moment, motra dhe dhëndri i tij, mësonin Kur’an nga Habbab ibn Ereti r.a. Hyri në shtëpi dhe filloi ta godas motrën e tij, ndërsa Habbabi ishte fshehur. Në atë moment ata e thirrën Habbab ibn Eretin, r.a., për të dalë dhe me kërkesën e Omerit r.a., të lexonte ajetet Kur’anore që ishte duke ua mësuar atyre. Atëherë, Habbabi i lexoi disa ajete të sures Ta-Ha dhe Omeri r.a. e pranoi Islamin. Muslimanët, pas kalimit të Omerit r.a., në Islam, për herë të parë e kanë falur namazin me xhemat.
Umeri r.a., pas pranimit të Islamit
Në orët e para të Islamit, Omeri r.a. e shikoi Muhamedin s.a.v.s., dhe tha: “A nuk jemi në të vërtetën?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Po!” Omeri r.s., përsëri e pyeti. “A nuk janë ata në rrugë të gabuar?” Pejgamberi s.a.v.s., tha:”Po”. Më pas Omeri r.a. tha: “Pse atëherë po fshihemi?” Pejgamberi,s.a.v.s., e pyeti: “E çfarë mendon të bëjmë?” Omeri r.a. i tha: “Të shkojmë në mesin e tyre dhe publikisht të deklarojë se nuk ka zot përveç Allahut”! Pejgamberi s.a.v.s., buzëqeshi dhe tha: “Po, o Omer…” Muslimanët doën në dy saffa. Në krye të njërit ishte Hamza r.a., e në të tjetrin ishte Omeri r.a. Filluan t’i shqiptojnë fjalët e shehadetit. Omerit, r.a., nuk i mjaftoi kjo, por shkoi te Ebu Xhehli dhe Ebu Sufjani dhe iu tha se e kam pranuar Islamin. Pas kësaj Omeri r.a. u drejtua kah Qabeja, ku politeistët – mushrikët e sulmuan. E rrahën deri në lodhje. Më pas shkoi në shtëpi …
Omeri r.a., i mblodhi të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe u tha se e kishte përqafuar Islamin, iu tha atyre se ai nuk do t’iu flasë deri sa ta pranoni Islamin. Atëherë u ngrit Abdullahu (biri i tij) dhe i tha: “Unë jam që moti musliman”. Umeri e goditi dhe i tha: “A ke dashur të lejosh që babai të shkon në xhehenem?!” Sa herë që i kujtohej Omerit kjo ngjarje, zemërohej në djalin e tij.
Omeri, r.a. ishte i vetmi person (as-hab) i cili bëri Hixhretin publikisht. E bëri tavafin rreth Qabes dhe i fali dy rekat namaz, pastaj iu kthye Mekasve dhe iu tha: “Fytyrat ju nxifshin! Allahu ju poshtëroftë”! Kush dëshiron që fëmijët e tij të mbesin jetimë, e nëna e vetme, e gruaja e ve, le të më presin pas kësaj lugine, sepse unë nesër do të bëjë hixhret.
Arritjet e Omerit r.a.
Omeri r.a., ka qëndruar në pushtet për dhjetë vjet, gjashtë muaj e katër ditë. Gjatë kësaj periudhe ai ka përfunduar projekte të mëdha. Edhe pse periudha e hilafetit të tij ishte e gjatë, projektet ishin më të mëdha.
Pas vdekjes së Ebu Bekrit r.a., Omeri ra.a, e mori pushtetin. Në hutben që ua mbajti banorëve, ndër të tjera tha: “Nëse nuk më urdhëroni në të mirë dhe nuk më ndaloni nga e keqja, dhe nuk më këshilloni, do të ankohem për ju në Ditën Gjykimit te Zoti i Plotfuqishëm”!
Kalendari i Hixhretit
Gjatë hilafetit të Omerit r.a., dokumentet nuk ishin të datuara. Ai dëshiroi që organizoj këtë, për shkak se ishte e nevojshme të dinin datat e dokumenteve. Omeri r.a., e ndjeu nevojën për një kalendar. I sugjeruan të përdorë kalendarin romak apo persian, por ai nuk pranoi. Ai donte muslimanët të kenë një kalendar të veçantë, për t’u dalluar nga kombet tjera në të gjitha sferat. Disa i propozuan që fillimi i epokës të jetë lindja e Pejgamberit s.a.v.s., ose Israja dhe Mi’raxhi. Omeri r.a, i refuzoi ato sugjerime dhe e mori Hixhretin si fillim të epokës muslimane. Kjo tregon në pikëpamjet e largëta të Omerit r.a., sepse kishte vërejtur se kjo ngjarje do të thotë fillimi i krijimit të shteti islamik.
Rregullimi i rrugëve
Omeri është i pari që i ka rregulluar rrugët. Fjalët e tij ishin: “Nëse në Irak rrëzohet një mushkë, Allahu do të më pyet për të!”
Ixhazetet
Umari r.a., ishte i pari që filloi të lëshoi ixhazete për mësimin e Kur’anit përmendësh.
Konferencat vjetore me udhëheqësit dhe sundimtarët
Omeri r.a., çdo vit mblidhte udhëheqësit dhe qeveritarët, dhe të gjithë ata që kishin ndonjë përgjegjësi në mbledhjen vjetore që u mbajt gjatë Haxhit në Mina.
Makam Ibrahim
Omeri r.a., është i pari që e lëvizi Makami Ibrahimin, vendin ku Ibrahim a.s. qëndroi përderisa po ndërtonte Qaben. Makami Ibrahim ishte i ngjitur për Qabe. Kur muslimanët donin të kryenin Tavafin, duhet të largoheshin nga Mekami. Duke parë këtë, Omeri r.a., urdhëroi që Makami Ibrahim të largohet pak nga Qabeja, për të ndihmuar njerëzit më lehtë të kryejnë Tavafin.
Zgjerimi i Xhamisë së Pejgamberit
Omari r.a., dëshiroi ta zgjeroi Xhaminë e Pejgamberit sa.v.s. Dëshiroi të marrte shtëpinë e Abbasit dhe në hapësirë ta zgjeroi. Abbasi refuzoi për t’ia dhënë. Sa që iu ankua Aliut r.a., i cili ishte gjykatës. Gjykimi i Aliut r.a., ishte në anë të Abbasit, sepse Islami respekton të drejtat e individëve. Pasi që Aliu r.a., gjykoi në atë formë, Abbasi tha: “Tani, ta falë shtëpinë! Këtë e kamë bërë vetëm për të rritur shenjtërinë e muslimanëve!”
Xhizja
Omeri r.a., përcaktoi që xhizja të jetë në përputhje me kushtet e jetës, e ndryshme për çdo individ. Lartësia e Xhizjes të cilën e paguanin të varfëritë e Ehlul kitabije ndryshonte nga Xhizja që paguhej nga të pasurit.
Të arriturat në politikën ushtarake:
1. Omeri r.a., e organizoi ushtrinë e rregullt.
2. E futi rekrutimin e detyrueshëm.
3. Vendosi njësitë ushtarake në vendkalimet kufitare.
4. E kufizoi kohën e largimit nga shtëpia për katër muaj.
5. Organizoi forcat rezerve, të cilat numëronin 30 mijë kalorës.
6. Urdhëroi komandantët ushtarak që t’i dërgojnë raporte të veçanta për ushtarët.
7. E futi shërbimin që trajtonte listat emrave dhe pagat e ushtarëve.
8. E futi pagën e përhershme për ushtarët.
9. Në ushtri dërgoi mjekë, përkthyes, gjyqtarë dhe edukatorë.
Arritjet në fushën e administrimit publik:
1. Themeloi institucionin e divanit.
2. Themeloi një lloj ministrie të furnizimit.
3. Themeloi Ministrinë e Vakufit.
4. Regjistroi pasurinë e tërë stafit dhe guvernatorëve.
5. Themeloi Thesarin-Ministrinë e Financave
6. Ka marrë zeqatin për kuaj
7. Ka siguruar pasurinë nga thesari publik për të varfëritë
8. Ka shpërndarë ushqimin në mes të rajoneve
9. Ka caktuar një shtëpi të veçantë për pritjen e delegacioneve
10. Ka caktuar vende për të pushuar në mes të qyteteve dhe rrugëtimeve
11. Ka filluar dhënien e kredive nga arka e shtetit, tregtarëve
12. Ka ndërpre monopolin mbi ushqimin
13. Ka mbrojtur kullosat e shtetit Burimi
Kalifi Umer dhe liria e besimit në Jeruzalem
Jeruzalemi është një qytet i shenjtë për të 3 besimet më të mëdha monoteiste – Islamin, Judaizmin dhe Krishtërimin.
Për shkak të historisë së tij mijëravjeçare ai njihet me shumë emra: Jeruzalem, Kuds, Jerushalem, Aelia dhe të tjerë emra që reflektojnë trashëgiminë e tij të pasur dhe të shumëllojshme. Është një qytet që shumë profetë muslimanë e kanë quajtur shtëpi, nga Sulejmani tek Daudi, dhe më pas Isai.
Gjatë jetës së Profetit Muhamed a.s, ai bëri një udhëtim të jashtëzakonshëm brenda një nate, të konsideruar si mrekulli, nga Meka në Jeruzalem dhe më pas nga Jeruzalemi drejt qiejve. Kjo ndodhi njihet si Israja dhe Miraxhi. Sidoqoftë, Jeruzalemi nuk u vendos nën kontrollin politik të muslimanëve gjatë jetës së Profetit a.s. Kjo situatë do të ndryshonte gjatë kalifatit të Umer ibn Hatabit, kalifit të dytë islam.
Në Siri
Gjatë jetës së Profetit Muhamed a.s, Perandoria Bizantine shprehu qartë dëshirën dhe vendosmërinë për të eleminuar besimin e ri islam që po rritej dhe fuqizohej në kufijtë e saj.
Kjo situatë i dha jetë ekspeditës së Tebukut në tetor të vitit 630, ku Muhamedi a.s udhëhoqi një ushtri prej 30.000 ushtarësh në kufijtë e Perandorisë Bizantine. Edhe pse nuk pati një betejë, ekspedita shënoi fillimin e luftrave muslimano-bizantine që do të vijonin me dekada.
Gjatë kalifatit të Ebu Bekrit, nga vitet 632 deri në 634, në tokën bizantine nuk u krye asnjë ofensivë e madhe. Vetëm gjatë kalifatit të Umer ibn Hatabit, muslimanët filluan të zgjeroheshin seriozisht në drejtim të veriut ku shtrihej sfera e ndikimit bizantin. Ai dërgoi në këto zona disa nga gjeneralët më të zotë muslimanë, përfshi Halid ibn Uelidin dhe Amr ibn Asin.
Beteja vendimtare e Jermukut në vitin 636 ishte një humbje e madhe për fuqinë e bizantinëve në rajon, pasi çoi në rënien e shumë qyteteve siriane, ndër të cilët edhe Damasku.
Në shumë raste, ushtritë muslimanë ishin të mirëpritura nga komunitetet lokale të përbërë nga hebrenj dhe të krishterë. Shumica e të krishterëve të rajonit ishin monofizitë, që kishin një këndvështrim më monotoist mbi Zotin dhe që i përafrohej asaj që muslimanët predikonin. Ata preferuan sundimin e muslimanëve para bizantinëve me të cilët kishin shumë ndryshime teologjike.
Çlirimi i Jeruzalemit
Në vitin 637, ushtritë muslimanë filluan të shfaqeshin në afërsi të Jeruzalemit. Në krye të Jeruzalemit ishte patriarku Sofronius, përfaqësues i Perandorisë Bizantine, njokohësisht edhe prijës i Kishës së Krishterë. Edhe pse ushtri të shumta muslimane nën komandën e Halid ibn Uelidit dhe Amr ibn Asit filluan të rrethonin qytetin, Sofroniusi refuzoi të dorëzonte qytetin, përveçse nëse Umeri vinte vetë ta pranonte dorëzimin.
Pasi dëgjoi këtë kusht, Umer ibn Hatabi la Medinën dhe u nis për udhëtim mbi gomarin e tij, i shoqëruar vetëm nga një shërbëtor. Kur mbërriti në Jeruzalem, ai u prit nga Sofroniusi që padyshim duhet të jetë habitur tejmase sesi kalifi i muslimanëve, një nga njerëzit më të fuqishëm për kohën, ishte veshur me rroba aq të rëndomta sa nuk dallohej nga shërbëtori i tij.
Umerit iu bë një prezantim i qytetit, përfshi edhe Kishën e Varrit të Shenjtë. Kur erdhi koha e faljes, Sofroniusi e ftoi Umerin të falej brenda kishës, por Umeri refuzoi. Ai këmbënguli që nese falej aty, më vonë muslimanët do ta përdornin këtë si argument për ta shndërruar në xhami, duke i mohuar kështu krishtërimit një nga vendet e tij të shenjta. Umeri u fal jashtë kishës, ku më vonë u ndërtua një xhami e njohur si Xhamia e Umerit.
Traktati i Umerit
Si në rastin e çdo qyteti tjetër, muslimanët duhet të hartonin një traktat ku të detajoheshin të drejtat dhe privilegjet e popullatës vendase dhe muslimanëve. Ky traktat u nënshkrua nga Umeri dhe patriarku Sofronius, së bashku me disa nga gjeneralët e ushtrisë muslimane. Përmbajtja e traktatit është:
“Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirbërësit. Kjo është garancia dhe siguria që shërbëtori i Zotit, Umeri, komandanti i besimplotëve, u jep banorëve të Jeruzalemit. Ai u jep atyre mbrojtje dhe siguri të plotë për jetët e tyre, për pronat, kishat dhe kryqet, për të dobëtit, të sëmurët dhe të shëndetshmit e qytetit, si dhe për ushtrimin e të gjitha ritualeve që i përkasin besimit të tyre.
Kishat e tyre as do të shkatërrohen dhe as do të popullohen apo banohen nga muslimanët. As ata, as toka ku qëndrojnë, as kryqet dhe as pronat e tyre s’do të dëmtohen. Ata s’do të detyrohen të konvertohen.
Banorët e Jeruzalemit duhet të paguajnë taksat si banorët e qyteteve të tjera dhe duhet të dëbojnë bizantinët dhe grabitësit. Ata që duan të largohen me bizantinët, të marrin pasurinë e tyre dhe të braktisin kishat dhe kryqet, do të jenë të sigurt derisa të mbërrijnë në vendstrehimin apo destinacionin e tyre.”
Për kohën, kjo ishte një nga marrëveshjet më progresive në histori. Për krahasim, vetëm 23 vite më parë kur Jeruzalemi u pushtua nga persianët, menjëherë u urdhërua një masakër e përgjithshme. Një tjetër masakër ndodhi kur Jeruzalemi u pushtua nga kryqtarët në vitin 1099.
Traktati i Umerit u mundësoi të krishterëve të Jeruzalemit lirinë e besimit, siç diktohet në Kur’an dhe në thëniet e Profetit a.s. Kjo ishte një nga garancitë e para dhe më domethënëse të lirisë së besimit në historinë njerëzore.
Rigjallërimi i qytetit
Umeri nisi menjëherë punën për ta shndërruar qytetin në një pikë referimi për muslimanët. Ai pastroi zonën përreth Tempullit të Malit ku Profeti Muhamed a.s ishte ngjitur drejt qiellit. Të krishterët e kishin përdorur këtë zonë si vendgrumbullimi mbeturinash për të fyer të hebrenjtë, ndërsa Umeri, së bashku me disa hebrenj punoi personalisht për pastrimin e saj. Aty ai ndërtoi Xhaminë al Aksa.
Përgjatë pjesës së mbetur të kalifatit të Umerit dhe sundimit të Perandorisë Umejade, Jeruzalemi u shndërrua në një qendër të rëndësishme të pelegrinazhit fetar dhe tregtisë. Kubeja e Shkëmbit u ndërtua për të plotësuar Xhaminë al Aksa në vitin 691. Në të gjithë qytetin u ndërtuan një numër institucionesh publike dhe fetare.
Çlirimi i Jeruzalemit nga kalifi Umeri në vitin 637 ishte një moment thelbësor në historinë e qytetit. 462 vitet në vijim, ai do të drejtohej nga muslimanët, duke respektuar lirinë e besimit të mbrojtur në Traktatin e Umerit. Edhe sot, ndërsa lufta për statusin e qytetit vijon, shumë të krishterë, hebrenj dhe muslimanë këmbëngulin që traktati ka akoma fuqi ligjore dhe vijojnë t’i referohen sesi duhen zgjidhur problematikat aktuale. Burimi
Shto koment