Një herë një njeri u dha ca para katër personave. “Me këto merrni diçka për të ngrënë” i tha. Pasiqë i morrën paratë, njëri prej tyre i cili ishte nga Irani tha:
-Unë me këto do të blej “engur”.
Tjetri që ishte arab ia ktheu:
-“La” dhe e përsëriste këtë. Unë dua “ineb”, me këto para do të blej “ineb”.
I treti ishte një turk i cili shtoi:
-Unë nuk e dua asnjërën nga këto. Vetëm “Uzum” dua.
I katërti ishte grek:
-Lërini këto, unë dua “istafil” tha duke bërtitur.
Turma u bë lëmsh, zërat u ngritën, më në fund filloi zënka. Në ato momente, pranë tyre erdhi një njeri. Ai pasi i dëgjoi të gjithë me rradhë, i morri dhe i dërgoi ata në një pemtari. Morri në dorë ca rrush dhe duke ua treguar atë secilit prej tyre iu tha:
-Ti këtë e do? “Po” thanë që të katër.
Atëherë e morën vesh që kërkonin të njëjtën gjë.
***
Njerëzimi ka nevojë për dashuri, dhembshuri, mëshirë dhe dinjitet. Njerëzit kuptojnë nga dashuria. Nëse sot disa të rinjë po arrijnë që të krijojnë vëllazëri dhe shoqërim mes njerëzve që kanë kultura dhe prejardhje të ndryshme nga njëra tjetra, është pikërisht për shkak se ata kanë arritur t’i zbulojnë fshehtësitë e kësaj gjuhe të përbashkët të njerëzimit dhe po e përdorin atë për t’i afruar njerëzit me njëri-tjetrin.
Shto koment