Home » Oqean çështjesh » Zejnel Abidin

Të varfërit e Medines çdo mëngjes kur zgjoheshin, gjenin para dyerve të tyre një torbë me ushqime. Një mëngjes kishin parë që atë ditë ushqimet nuk u kishin ardhur ashtu si zakonisht. Pak më vonë filloi të përhapej lajmi. Rrugët e Medinës ishin tronditur me lajmin e vdekjes së Hz.Zejnel  Abidinit. Populli kishte rënë në një pikëllim të madh. Duke kryer obligimin e fundit ndaj Hz.Zejnel Abedinit, imami gjatë larjes së kufomës kishte parë plagë të mëdha në shpinën e tij të cilat i mbusheshin plot me ujë. Ai nuk kishte mundur ta kuptonte sekretin e këtyre plagëve. Njëri nga  familjarët e profetit, personalisht e kishte spjeguar sekretin e këtyre plagëve në këtë mënyrë: “Hz.Zejnel Abidin çdo mëngjes i përgatiste thasët me ushqim dhe duke i bartur në shpinë ua dërgonte të varfërve në derë, pastaj pa zë largohej nga dera. Populli nuk e dinte se kush i linte thasët tek dera. Plagët e mbushura me ujë ishin për shkak të atyre thasëve”.

***

Sot, ata që e mbajnë mbi supe barrën e njerëzimit, duke u munduar tua plotësojnë  atyre nevojat shpirtërore, ata vullnetarë të panjohur që dërgojnë shërbimet e edukimit në katër anët e botës janë Zejnel Abidinët e kohës sonë.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Instagram has returned empty data. Please authorize your Instagram account in the plugin settings .

Për postimet e reja

Join 40 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events