Në vitin 6 hixhri, në moshën 59 vjeçare, Profeti a.s. martohet me gruan e tetë, bijë e një lideri, Xhuvejrie bintu el Harithe, pasi i vritet i shoqi në betejën Benu el Mustalik. Xhuvejria r.a. kishte lindur në vitin 14 para hixhri dhe ndërroi jetë në vitin 56 hixhri, rreth 45 vjet pasi ndërroi jetë Profeti a.s.
Ajo është nga fisi (arab) Benu Mustalik, degëzimi i fisit të madh Khuzea: nëna e besimtarëve, bashkëshortja e Profetit a.s.. Para Profetit a.s. ajo ishte e martuar me Musefi’ ibën Safuanin, i cili u vra në Betejën “El Murajsi’i” (të njohur ndryshe si beteja e Benu el Mustalikut, në vitin 6 hixhri). I ati i saj ishte El Harith ibën Dirari, i cili para se të deklaronte Islamin e tij para Profetit a.s., ishte lider që i dëgjohej fjala në popullin e tij. Xhuvejria r.a. ra robëreshë lufte në Betejën “El Murejsi’i” dhe erdhi t’i kërkonte Profetit a.s. që ta çlironte. Profeti a.s. i tha: “A do më mirë se kjo?! Të martohem me ty”. Ajo e pranoi Islamin dhe Profeti a.s. u martua me të si dhe i çliroi të robëruarit prej popullit të saj. Emrin me të cilin njihet, asaj ia vendosi Profeti a.s. Ajo ishte ndër gratë më të bukura, më të nderuara, më inteligjente dhe më elokuente. Në adresë të Profetit a.s. vijnë të transmetuar prej saj 7 hadithe. Ndërroi jetë në Medinë në moshën 65 vjeçare. Burimi
Në një luftë të zhvilluar kundër fisit të saj jomusliman, kishte rënë rob bashkë më gra e burra të tjerë. Bota ndiesore i ishte përmbysur, krenaria i ishte thyer dhe kur ishte sjellë në praninë profetike, kjo grua pallati ishtë plot zemërim e urrejtje.
E pikërisht atëherë Logjika Profetike e zgjidhi çeshtjen me një hop.
Duke lidhur kurorë me Hz. Xhuvejrijen (r.a.), kjo u ngrit në postin e nënës së besimtarëve dhe, në sytë e ithtarëve pasues u transformua në një përmendore nderi. Sidomos thënia e pasuesve të të Dërguarit të Allahut se farefisi i Pejgamberit nuk zihet rob, pasoi lëshimin e robërve, gjë që bëri të triumfohej menjëherë zemra e Xhuvejrijes dhe e fisit të saj.
Duket qartë se me këto martesa të realizuara rreth moshës gjashtëdhjetëvjeçare Pejgamberi zgjidhte shumë çeshtje në një hop dhe bënte që mes ndodhive të përgjakshme të frynin flladet e paqes e të prehjes. Burimi
Shto koment