Home » Horizont » Shatërvani » Gabimet në besim dhe miqësi

Pyetje: Ndjenjat miqësore mes njerëzve mund të lëndohen për shkak të ndonjë sjelljeje të papritur dhe kështu mendimi i mirë për njëri-tjetrin mund të dobësohet. A është kjo si pasojë e papjekurisë sonë në besim? Dhe si mund të arrijmë besim të përkryer dhe ta mbajmë atë?

 Përgjigje: Profeti Muhamed alejhi selam ishte lutur që ummeti i Tij të mos shfarosej nga faqja e tokës, që të mos vuante nga uria, dhe që të mos sulmohej nga një armik që do kishte mundësi ta shkatërronte shumicën e besimtarëve; Ai tha se lutjet e Tij ishin pranuar. Sipas këtij hadithi, ne mund të themi se ummeti i Tij nuk do të vuan nga një shkatërrim i përgjithshëm, dhe nuk do të qëndrojnë të pushtuar nga të tjerët . Por, Pejgamberi alejhi selam tha në të njëjtin hadith se lutja e njëjtë për gjakderdhjet dhe ngatërresat mes ummetit nuk iu pranua. (Muslim, Fitan, 19/20)

Arsyeja se pse kjo lutje nuk është pranuar, ndoshta është se mundësia për arritjen e kësaj qëndron brenda njerëzores. Njerëzit janë të bekuar me arsye dhe kapacitet mendor. Nuk është në harmoni me dinjitetin njerëzor që njerëzit të mblidhen sa këtu sa atje, kundër vullnetit të tyre. Qëniet njerëzore duhet që me vullnetin e tyre të kërkojnë mundësinë e të jetuarit së bashku me të tjerët në paqe.

“Ne do ti sprovojmë njerëzit me njëri-tjetrin”

 Duke u përmendur vazhdimisht në ajete (Anam 6:53) që njerëzit do testohen me anë të njëri-tjetrit , Zoti i paralajmron muslimanët për një rrezik të madh që iu kanoset atyre. Zoti i Gjithëfuqishëm na bën ne të kalojmë nëpër teste në mënyra të ndryshme; ndonjëherë me sëmundje, me fatkeqësi, me adhurime, dhe ndonjëherë tjetër me anë të dëshirës sonë për gjynahe. Provimi i njerëzve me njëri-tjetrin është një metodë tjeter e testimit. Çdo person është i veçant; Allahu i krijoi të gjithë njerëzit si krijesa të ndryshme në vetvete. Ne të gjithë kemi personalitete të ndryshme, askush s’është i njëjtë me dikë tjetër. Duke na krijuar në mënyra të ndryshme Allahu shfaq Emrat e Tij të Bukur dhe Atributet e Tij të Lavdishme dhe kështu na vendos neve test me shpërblime, nëse i kalojmë ato. Ky test kërkon një njohje dhe pranim të ndryshimit mes karaktereve të personave, është me anë të kësaj njohjeje që njerëzit mund të jetojnë bashkërisht, pa marrë parasysh dallimet.

Tregohet se Bediuzaman Said Nursi njëherë lavdëroi njërin nga nxënësit e tij tek një nxënës tjetër për shkrimin që kishte. Ai tha “ shkrimi i tij është më i mirë se i yti.” me të dëgjuar këtë qëndrim që ishte edhe si një lloj testi nxënësi tha që i vjen mirë ta dëgjoj këtë,dhe nuk shfaqi shenja pakënaqësie. Bediuzamani e vërejti se nxënësi ishte i sinqertë në atë që tha. Nuk është e mundur që secili të ketë një nivel të tillë të ndjeshmërisë në zemra në situata të tilla, ne s’mund të presim një vetëdije të tillë tek të gjithë. Por kjo çështje është nën kontrollin e sjelljeve tona.

 Ne nuk duhet harruar se një person që shfaq qëndrime të këqija në këtë rast nuk do të thotë se është një person i keq. Duke e shikuar si të tillë, sidomos nëse ai person është një besimtarë, është një këndëvështrim i çorientuar dhe pasqyron mospërfilljen e tij. Për më shumë, të shikuarit në atë mënyrë të një besimtari do të thotë se vetë personi në fakt është në një gjendje të keqe. Ai në atë rast mund të marrë një goditje dhe pastaj mund të ndodhin mosmarrëveshje të rënda. Pra, në vend që të marrim gjykime të menjëhershme për një person, është më e rrugës që të mendojmë për një zgjidhje për mosmarrëveshjet tona dhe të pajtohemi. Personi që e merr hapin e parë në këto lloj ngjarjesh mund të konsiderohet një hero. Profeti Muhamed alejhi selam thotë se kur dy persona janë të zemëruar me njëri tjetrin, i virtytshëm është ai që e bën përshendetjen e parë ( Buhariu, Adab, 62 ). Ajeti në vazhdim urdhëron si në vazhdim:

“ Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.”  ( Fusilet 41:34).

Në kundërshtim me urdhërat Hyjnorë

 Unë ndonjëherë pendohem thellësisht dhe ndjejë dhimbje të madhe kur dobësi dhe mungesa ndershmërie të tilla shfaqen, për kundër urdhëresave dhe paralajmërimeve të mësipërme. Është e pazakont kjo ndodhi me dy persona, që normalisht takohen me njëri-tjetrin në mbledhje shpirtërore dhe diskutojnë çështje lidhur me besimin, dhe të kenë mosmarrëveshjë të tilla. Kjo do të thotë se njerëz të tillë nuk kanë mundësi të kuptojnë urrejtjen që ndjejnë ndaj besimtarëve, dhe mashtrimet që janë planifikuar nga qarqe të kundërta të mbushura me armiqësi; këto mund të pengojnë shumë punë të mira. Nëse këto kurthe dhe urrejtje ndaj besimtarëve janë çështje të zakonshme, atëherë çfarë është e rëndësishme për ta, që krenaria dhe nderi i tyre të mos mirren parasysh. Pra për ne,a është më e rëndësishmë mohimi i urdhërave të Krijuesit dhe të të Dërguarit të Tij apo një fjalë që na është thënë !?

 Çfarë vlerësojmë më shumë? Ne duhet të kemi kujdes që të mos i mbivlerësojmë çështjet e rrejshme në vend të çështjeve me rëndësi shumë më të madhe se to. Allahu na bekoi me arsye, madje edhe me më shumë, me besim dhe aftësinë e të kuptuarit. Prandaj, është i domosdoshëm analizimi se ku qëndrojnë njerëzit, edhe pse ata kanë të njëjtin emërtim në besim dhe vlera. Ata besojnë të njëjtin Krijues, Sundues, të njëjtin Zot, ndoshta edhe të njëjtin të Dërguar dhe fe, dhe kthehen në të njëjtin drejtim gjatë lutjeve; ata ndoshta jetojnë edhe në të njëjtin vend dhe janë të përkushtuar në të njëjtat qëllime, duke ecur në të njëjtën rrugë… qindra vlera të përbashkëta duhet ti bashkojnë njerëzit, por ne ende kemi mosmarrëveshje për gjërat që janë aq të vogla sa krahët e mizës. Nëse dikush më shan, kjo nuk më jep të drejtën që t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë. Për Bediuzamanin shpagimi është një princip i ashpër.

 “ Nëse për Zotin bota do kishte vlerë sa krahu i mizës, jobesimtarët nuk do ishin lejuar të pinin qoftë edhe një pikë uji” (në kuptim) (Tirmidhi, Zuhd 13). Bota është aq e parëndësishme që jobesimtarët janë të lejuar që të pijnë. Nëse kjo është vlera e kësaj bote, atëherë çfarë rëndësie kanë disa fjalë të pështira për ata shokë të cilët ndahen për shkak të tyre? Si mund të kuptohet kjo?

 Hafiz Shiradhi kishte thënë se “ bota nuk është një komoditet për të cilin ja vlejnë mosmarrëveshjet.” Nuk besoj se dikush mund ta konsideroj këtë ekzagjërim. Por, sa e praktikojmë këtë në jetët tona? Duke i menduar këto, unë e pyes veten “ për çfarë arsye po lexojmë, duke kaluar kohën me Kur’an dhe sunetin e Pejgamberit alejhi selam, ose me analizimin e çështjeve të ndryshme?” Për ç’arsye shpenzojmë kohën në këto çështje nëse nuk na ndihmojnë që të arrijmë përkryerjen njerëzore ?

Jam rrethuar nga ata që nuk falin

Ne të gjithë kemi nevojë për riaftësim. Ne kemi nevojë që të pasqyrojmë në ndershmërinë tonë dhe që të rishikojmë njerëzoren. Kjo është e nevojshme për të gjithë ne. është e lehtë theksimi i çështjeve të parëndësishme dhe fillimi i thashëthemeve që qëndrojnë në maje të gjuhëve tona; mendjet dhe zemrat e pastërta nxihen me katranin e përfoljes.

 Le tua jap një shembull të rëndësisë së kësaj qështjeje; nëse një nga shokët ngrihet nga ulësja e tij dhe largohet nga dhoma, dhe nëse unë mendoj ose them hapurazi “ Unë mendoj se ai është i tronditur nga gjumi i tepërt, prandaj ai po e lëshon mbledhjen që të flejë diku tjetër” ai mund të lëndohet nëse do ta kishte dëgjuar këtë. Çfarë do më takonte mua që të bëja është që të kërkoja falje në momentin që do ta takoja. Përgojimi është një mëkat i madh. Profeti Muhamed alejhi selam, thotë se përgojimi është më e keqe se zinaja(adulteri) në aspektin se Zoti mund ta falë zinanë nëse pendohet sinqerisht dhe vendos që mos ta përsëris atë. Ndërsa, një njeri që përfolë dikë duhet të kërkojë falje nga ai person që e ka përfolur dhe të pendohet tek Zoti në të njëjten kohë ( Bejhaki, Shuabu’l-iman, 14:255). Përfolja e një personi që ka shumë ndjekës mund të bëhet mëkat shumë i madh, sepse ajo shkelë të drejtat e të gjithë ndjekësve. Kjo është një çështje delikate. Vetëm nëse i vlerësojmë ato që Zoti i Gjithëfuqishëm i vlerëson të rëndësishme, atëherë shumë gjëra të parëndësishme do ti zëvendësojnë ato.

 Ne kemi gabime të mëdha në besimin tonë; është sigurt i mangët. Ne kemi hapësira të mëdha në përkushtimin tonë sa i përket parimeve bazë të besimit, në nivelin personal dhe shoqëror. Ne duket se nuk kemi besim të plotë në ekzistencën e Zotit dhe të prezencës së Tij të gjithanshme, apo në faktin se vullneti i Tij është mbi të gjitha gjërat tjera, e as në jetën e amshueshme ku do të pyetemi për gjërat që kemi bërë në këtë botë.

Unë ndjehem i mërzitur dhe i zhgënjyer nga sjelljet që nuk i përkasin një besimtari të vërtetë; në të vërtetë, për asnjë dobësi në këtë drejtim, më thyhet zemra kur shoh shokë që nuk janë në gjendje ta falin njëri tjetrin, prej atyre që shikojnë të metat e tjerëve, dhe nga ata që mbajnë “ shënim” rreth mëkateve të të tjerëve si shënimet e Ëngjujve, dhe nga ata që i shpërfillin veprat e mira të të tjerëve.

Le të mos kemi ndonjë mendim që mund të na dobësoj miqësinë tonë madje as në ëndërr. Nëse ne besojmë, le të përgatitemi t’i nderojmë edhe ata që bëjnë vepra të këqija dhe ata që na kthyen kurrizin. Le ta bëjmë princip të jemi të paduar ndaj atyre që na godasin dhe të pafjalë ndaj atyre që na mallkojnë.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 48 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...