Hz.Musait a.s. nga Allahu fuqiplotë (xh.xh) i erdhi një thirrje e këtillë:
-O Musa, u sëmura, përse nuk erdhe të pyesësh për Mua?
Përballë kësaj pyetjeje, Hz.Musa i habitur u lut:
-O Zot, Ti je larg nga çdo mangësi dhe dobësi, ma trego kuptimin e kësaj thirrjeje.
Allahu i Gjithmëshirshëm urdhëroi kështu:
-Njëri nga robërit e Mi të sinqertë u sëmur, përse nuk e vizitove atë?
***
Allahu është bashkë me të pafuqishmit, të moshuarit dhe të sëmurët. Kur Allahu (xh.xh.) i merr nën mbrojtjen e Tij këta njerëz e urdhëron kështu; kush e di sa lartë i vlerëson punët e atyre që punojnë në emër të Tij, që urdhërojnë për të mirë e largojnë nga e keqja, dhe se çfarë trajtimi e mbrojtjeje do t’i ofrojë atyre. Allahu (xh.xh.) mund ta mbajë të barazvlefshëm mosrespektin karshi Tij me lëndimin e njerëzve që i ka zgjedhur si udhëzues.
Shto koment