Në vitin 3 Hixhri, në moshën 56 vjeçare, Profeti a.s. martohet me gruan e katërt, Hafsa bintu Omer r.a., i shoqi i së cilës kishte rënë dëshmor në Betejën e Bedrit. Hafsa r.a. kishte lindur në vitin 18 para Hixhretit dhe ndërroi jetë në vitin 45 Hixhri, rreth 34 vjet pasi ndërroi jetë Profeti a.s.
Ajo është vajza e Omar ibn Hattabit r.a. U lind në Mekë. Ajo qe martuar me Khunejs ibën Hudhefe es Sehmiun r.a.. Kur u shfaq Islami ata të dy e pranuan Islamin dhe bashkë emigruan në Medinë në vitin e tretë Hixhri. Bashkëshorti i saj ndërroi jetë dhe në vitin e dytë ose të tretë hixhri i ati i saj Omari r.a. e martoi me të Dërguarin e Allahut a.s. Burimi
Kur pati ndjerë një herë shqetësim prej Hz. Hafsasë, Profeti qe shprehur kështu: “Po të dojë, i jap rrugë!” Edhe kaq pak fjalë, madje, mjaftuan për t’ia thyer krahët asaj. Ata që ndërmjetësuan te Profeti, nuk pushonin së treguari për vetitë e shquara të Hafsasë si grua që falte shumë namaz e agjëronte. Ata iu lutën profetit të mos e ndante Hafsanë. Dhe ai e konfirmoi edhe një herë qenien e saj që e kishte shoqe dhe bashkëshorte besnike, si banore të shtëpisë së lumtur profetike!
Gratë e quanin ndarjen prej Profetit më të rëndë se vdekjen. Në këtë pikë, të gjitha gratë pa përjashtim këtë ndjenin dhe këtë mendonin! Sepse Profeti i dy botëve kishte ngritur fron në zemrat e tyre në një mënyrë që nuk mund të shkulej e largohej që aty, kishte hyrë mes tyre dhe ishte bërë plotësisht një me to. Ai e kishte ndarë me to jetën e tij të bekuar, të butë e të natyrshme në atë mënyrë që ato e kishin krejt të pamundur të ndaheshin prej tij. Ndryshe, do të vdisnin si nga asfiksia!
Ç’është e drejta, pamja e tyre pas vdekjes së tij ishte pamje ndarjeje, malli dhe dëshpërimi. Sa herë që Ebu Bekri dhe Omeri shkonin te gratë e Profetit, i gjenin ato duke qarë.
Shto koment