Prindërit: Ebu Talha Ensari / Umm Sulejm bint Milhan
Data/Vendi i Lindjes: Medine
Vendi i ndërrimit jetë: 84 AH (Medine)
Vendbanimet: Medine
Vëllezërit/motrat: Ebu Umejr bin Ebi Talha
Bashkëshorti/ja:
Fëmijët: Ishak bin Abdullah, Ismail bin Abdullah, Amr bin Abdullah, Jakub bin Abdullah, Abdullah bin Abdullah etj.
Ky sahabi fatlum mori emrin e tij nga Pejgamberi a.s. ndërsa ende ishte në bark të nënës. Emri i babait të tij, Ebu Talha, është Zejd. Nëna e tij është Ummü Sulejm, e cili është i famshme për devotshmërinë, inteligjencën dhe guximin e tij në mesin e grave të Medinës. Umm Sulejm mbrojti nga afër Profetin a.s. në fushatën e Hunejnit dhe lindi Abdullahun pasi u kthye në Medinë. Përmes Enes ibn Malikut r.a., njëherësh djali i saj nga burri i parë Maliku, e dërgoi djalin e sapolindur tek Profeti a.s. dhe kërkoi që të jepte kafshatën e parë në gojën e tij dhe t’ia lexonte emrin. Profeti fërkoi një hurmë të përtypur në qiellzën e fëmijës, e ledhatoi fytyrën dhe e quajti Abdullah.
Abdullah b. Ebu Talha kishte nëntë djem; të gjithë ata ishin dijetarë të shquar për leximin e bukur të Kuranit. Abdullahu transmetoi hadithe nga Enes bin Maliku r.a.
Transmetohet se Abdullahu r.a., i cili u bashkua me radhët e Aliut r.a në luftën Siffin, rra dëshmorë gjatë clirimit të Iranit ose ndëroi jetë në Medine.
Shto koment