Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Xhulejbib (r.a) – Jete Sahabesh
YouTube player

Për Xhulejbibin kemi folur edhe më parë. Thuhet se ky i ri 15-16-vjeçar nuk e përmbante dot veten pa iu vardisur femrave. I Dërguari i Allahut, me atë shprehjen e tij prej eliksiri, e bindi të riun të hiqte dorë nga ajo sjellje dhe pastaj iu lut Allahut për të.

Tashmë Xhulejbibi është shndërruar e bërë ndër njerëzit më të ndershëm e më të virtytshëm të Medinës. Një ditë, i Dërguari i Allahut e dërgon atë në një familje që kishte vajzë për martesë. Familja ishte e ndershme dhe fisnike. Ata prisnin çdo çast kërkesë për dorën e vajzës së tyre.

Xhulejbibi troket, hyn brenda dhe u jep atyre të falat e të Dërguarit të Allahut. Familja emocionohet. Pastaj, pa e zgjatur, ua paraqet propozimin me fjalët e të Dërguarit të Allahut. Ai i kishte thënë: “Jepu të falat e mia dhe thuaju të ta japin vajzën!”

Burrë e grua shohin njëri-tjetrin dhe, me shikimet e tyre, duket sikur po bëjnë që të dy të njëjtën pyetje: “Xhulejbibit?” Mirëpo urdhrin e ka dhënë i Dërguari i Allahut dhe çështja nuk mban! Ndërsa ata, sidoqoftë lëkunden, vajza që e ndjek bisedimin pas perdes, u bën zë prindërve që aty ku ndodhet: “Pse lëkundeni para njeriut që po çon në vend fjalën e të Dërguarit të Allahut?”

Xhulejbibi është martuar. Katër-pesë javë pas martesës merr pjesë në një luftë dhe bie dëshmor. Pas përfundimit të betejës, njerëzit kërkojnë të afërmit e vrarë. I Dërguari i Allahut i pyet: “A keni humbje?” “Jo” – i thonë disa. “Por unë kam!” – ia kthen i Dërguari i Allahut dhe, si një baba i dëshpëruar që e ka humbur të birin, zemërplagosur, e kërkon Xhulejbibin. E kërkon, e kërkon dhe e gjen diku. E gjen mes shtatë mohuesve, me shumë plagë, të përgjakur nga koka te këmbët, por me shpatën në dorë! I Dërguari i Allahut dekreton: “Vrau shtatë vetë dhe u bë gazi, fitimtar! Pastaj ra dëshmor!” I Dërguari i Allahut vë kokën te gjuri dhe thotë: “Allahu im! Ky është një prej të mijve dhe unë jam një prej të tijve!” Ja, pra, se si u dilte për zot i Dërguari i Allahut shokëve!

Ishte një person i varfër dhe i dobët. Ai vishte një rrobë të grisur me shumë arna. Ishte këmbëzbathur e i uritur. Bashkë me pre-  jardhjen e paqartë që kishte, ai nuk zotëronte pozitë, para, e familje.  Duke qenë i pastrehë, ai flinte në xhami dhe pinte nga shatërvanet  publike. Jastëk kishte krahun e vet dhe dyshek kishte tokën e ash-  per e te parregullt nen vete. Por ai gjithmonë e kujtonte Zotin e vet  dhe vazhdimisht këndonte ajete nga Libri i Allahut. Ai s’mungonte  ne rreshtin e parë në namaz dhe në betejë. Një ditë, ai takoi të Dër-  guarin e Allahut , i cili kur e pa, e thirri në emër: “O Xhulejbib, a nuk po martohesh?” “E kush do ma jepte bijën e vet mua,  një njeriu pa pasuri e pa pozitë?” qe përgjigjja. Aty kaluan edhe dy  njerez te tjere qe 1 bënë të njëjtën pyetje, dhe ai u përgjigj njëlloj. I  Dërguari i Allahut i tha: “O Xhulejbib, shko te filan ensar  dhe thuaji, ‘I Dërguari i Allahut të dërgon selam dhe të kërkon të  me martosh me tënd bijë’.” Ensariu ishte prej një familje fisnike  dhe fisi të nderuar. Kur Xhulejbibi e kreu porosinë e Pejgamberit  , ensariu iu përgjigj: “Dhe selami qoftë mbi të Dërguarin e  Allahut. O Xhulejbib, si mund të të martoj me time bijë kur ti s’ke  as pozite as pasuri?” Kur dëgjoi lajmin, e shoqja e tij thirri me habi:  Xhulejbibi, ai që s’ka as pasuri as pozitë?!” Por e bija e ryre besim-  tare i dëgjoi fjalët e Xhulejbibit, të cilat i përcillnin asaj mesazhih e  të Dërguarit të Allahut , dhe u tha prindërve të vet: “A po  refuzoni kërkesën e të Dërguarit të Allahut ? Për Allah, jo!” Kështu, martesa e bekuar u krye. Kur erdhi nata e tyre e parë, tella-  lli në rrugë njoftoi një lufitë të afërt. Xhulejbibi iu përgjigj pa ngurrim thirrjes dhe u nis për në fushëbetejë. Ai ia doli të vriste shtatë  paganë me duart e tij, e pastaj ra dëshmor. Ai e përqafoi vdekjen i  kënaqur me Allahun dhe të Dërguarin e Tij , dhe i kënaqur  me moralin për të cilin flijoi jetën. Pas betejës, i Dërguari i Allahut   po pyeste për të rënët. Njerëzit filluan ta informonin për  dëshmorët, por ata nuk e përmendën Xhulejbibin për shkak të të  qenit i tij jo i njohur. Mirëpo, i Dërguari i Allahut e mbajti  mend dhe tha, “Por mua më mungon Xhulejbibi.” Ai gjeti rupin e  Xhulejbibit, me pluhurin që i mbulonte fytyrën. Ai ia pastroi fyty-  rën nga pluhuri dhe tha: “Vrave shtatë dhe pastaj u vrave! Ti je prej  meje dhe unë jam prej teje…” Dhe i Dërguari i Allahut e  përsëriti pjesën e fundit tre herë. Kjo medalje dalluese nga i Dërgu-  ari i Allahut është vetë një shpërblim dhe çmim i madh.   Vlera e Xhulejbibit ishte imani dhe dashuria e tij për të Dër-  guarin e Allahut , bashkë me parimin për të ciiin dha je-  tën. Kushtet e. tija modeste dhe emri jo në zë i familjes nuk e  penguan nga nderi i madh që iu dhurua. Me mjetet e tija të pak-  ta ai arriti shehadet, kënaqësi, dhe lumturi për këtë botë dhe  Ahiretin 14. Një ajet thotë:

“Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tija,  dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të  tyre, u marrin sihariqe se për ta nuk ka as frikë dhe as kanë  pse të brengosen”   (Kur’an 3:170).

 Musned, 5/256, 257.

 Musned, 4/422.
 Muslim, Fedailu’s-Sahabe, 131.

Aid el Karni, Mos u Trishto

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...