Home » Lexim » Tabiin » Omer ibn Abdulaziz

Omeri lindi në qytetin Hulvan të Egjiptit. Ai jetoi në Egjipt afro 20 vjet. Që në fëmijëri e mësoi Kur’anin përmendsh dhe pastaj i ati e dërgoi në Medinë që të shkollohej e të mësonte shkencat tjera si: fiku, hadithi, letërsi etj.

Pastaj ai shkoi në Damask derisa u bë sundimtar Velid ibn Abdul Maliku, i cili i dinte meritat e tij dhe menjëherë e emëroi mëkëmbës në Medinë ku këtë pozitë e mbajti për 7 vjet.

Omeri u afirmua në Medinë si njeri aq i devotshëm, saqë thuhet se Enes in Malik ka thënë: “Nuk jam falur pas asnjë imami që i ka përngjarë më shumë profetit si ky djalosh”. Omer ishte edhe trim i madh, kurrë nuk frikësohej ta thoshte të vërtetën.

Pas Velid ibn Abdul Maliku, si sundimtar vjen Sulejman ibn Abdul Azizi, i cili me testament lë trashëgimtar Omer ibn Abdul Azizin.

Pasi ai u bë kalifi i tete, edhe pse këtë nuk e kishte kërkuar kurrë, atij ia ofruan kalin që ishte i veçantë për kalifin, të cilin kalë Omeri e refuzoi dhe e shiti ku paratë e shitjes së tij i derdhi në arkën e shtetit. Ai u tërhoq për tri ditë dhe nuk u paraqit fare para popullit, ku ai kishte kontrolluar dokumentacionet e pasurisë së shtetit.

Ai bëri disa reforma të mëdha ekonomike, të cilat në fillim e varfëruan shtetin por pas një periudhe shumë të shkurtër i sollën një pasuri të madhe.

Ai shoi të gjitha kryengritjet e havarixhëve dhe shiinjve, hoqi mallkimin që i bëhej Aliut r.a. në hutbe dhe për dy vjet e pesë muaj sa zgjati sundimi i tij, në shtetin islam ai aq mirë e zhvilloi ekonominë saqë të pasurit nuk kishin ku ta jepnin zekatin e tyre ngase nuk mund të gjenin ndonjë të varfër. Burimi

Shto koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Unsupported request - method type: get

Për postimet e reja

Join 39 other subscribers

Data e Rradhës

  • Fillimi i Ramazanit 23/03/2023 Kush agjëron me sinqeritet dhe duke besuar e pritur sevapet e Allahut si dhe duke falur namazin e teravisë, pastrohet nga mëkatet si të kishte lindur sot nga nëna e tij. Cka mund të bëjë për të përfituar sa më shumë prej begatisë së Ramazanit? Lexo... Pyetje-përgjigje rreth agjërimit