Home » Lexim » Tebei Tabiin » Imam Maliku r.a. – Tebei Tabiinet shqip

Prindërit: Enes bin Ebi Ans (Malik) / Alije bint Shurajk el Azdijje
Data/Vendi i Lindjes: 93 AH/712 CE (Medine)
Vendi i ndërrimit jetë: 179 AH/795 CE (Medine)
Vendbanimet: Medine
Vëllezërit/motrat:
Bashkëshorti/ja:
Fëmijët: Jahja dhe Muhammed, Fatima

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, është njëri prej katër dijetarëve të katër medhhebve të njohura, i quajtur edhe “Imami i Medinës”. Malik ibën Enesi, Allahu e mëshiroftë, lindi në vitin 93 hixhri. Lindi në qytetin e bekuar të Medinës së Resulull-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, po atë vit që vdiq sahabi i njohur Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, edhe pse në moshë të re arriti të dallohej nga të tjerët me zgjuarsinë dhe diturinë e tij. Ai ishte i matur dhe jo mendjelartë, sepse zemrën e tij e kishte kapluar urtësia, devotshmëria dhe frika ndaj Allahut të Lartësuar. Para se t’u përgjigjej pyetjeve që i parashtroheshin, mendohej një kohë të gjatë e shumë herë përgjigjej me fjalët “nuk e di”. Hejthem ibën Xhemili, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kam dëgjuar Malikun që është pyetur në dyzetë e tetë mesele (çështje në fe) dhe është përgjigjur ndaj tridhjetë e dy (prej tyre) me fjalët “nuk e di.” Para se të fliste, ai gjithmonë mendonte për shpërblimin dhe dënimin e Allahut të Lartësuar. Tregon Hejthem ibën Xhemili, Allahu e mëshiroftë, se Imam Maliku thoshte: “Kush i përgjigjet ndonjë pyetjeje, është mirë që para se të përgjigjet ta paraqesë veten e tij para xhennetit dhe xhehennemit e të mendojë se si do të jetë përfundimi i tij në botën tjetër. Më pas le të përgjigjet.” Është pyetur në një mesele dhe ka thënë: “Nuk e di.” Dikush (nga të pranishmit) tha: “Kjo është pyetje e thjeshtë (e lehtë).” Ai u zemërua dhe tha: “Në dituri nuk ka gjë të lehtë. A nuk i ke dëgjuar fjalët e Allahut: “Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).” Çdo gjë në dituri është e rëndë, sidomos për atë që do të pyetesh në Ditën e Kiametit.” Numri i nxënësve të tij është shumë i madh. Në ligjëratat e tij ishin të pranishëm me qindra e mijëra nxënës të dijes. 1

Imam Malikut i erdhi një burrë dhe i drejtoi një pyetje. Imami filloi t’i përgjigjej, duke i thënë: “I Dërguari i Allahut ka thënë: …” Njeriu donte të mësonte mendimin e imamit dhe e pyeti: “Cili është mendimi yt?” Pas kësaj, Imam Maliku lexoi ajetin sipas kuptimit: “…prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e të Dërguarit të Allahut, se ata do t’i zërë ndonjë telash ose do t’i godasë dënimi i hidhur!”4 Me këtë ai theksoi se vetëm fjala dhe mendimi i Profetit, salallahu alejhi ue selem, është fjala që duhet të dëgjohet dhe mendimi që duhet të mësohet.2

Imam Maliku gjatë muajit të Ramazanit nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm me leximin e Kurani dhe e ndërpriste mësimin e njerëzve në xhami dhe dhënien e fetveve, duke thënë se ky është muaji i Kuranit.3

Referencat

1 https://xhamiambret.com/dijetare/imam-malik/

2 https://islamicpublishing.org/KAYNAKLAR/Dokumanlar/DERGILER/albanian/arnavutca-etika-dergisi-48.sayi.pdf

3 https://www.progresibotime.com/post.php?p_id=633

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 48 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...