Home » Trajtesa » Ramazani » Agjerimi i vërtetë

Njeriu gjendet pranë Zotit të tij, për aq sa është larg vetes së tij

Kush qëndron pranë gjërave të kësaj bote, largohet prej gjërave të jetës së përtejme. Ai që gjendet më pranë disa gjërave që ia kërkon uni i tij , largohet prej Allahut (xh.xh.) Sepse njeriu gjendet pranë Zotit të tij, për aq sa është larg vetes së tij. Përmendja e fjales “unë” duhet ta shohësh aq shumë të shëmtuar, sa të të dukët sikur po adhuron djallin.  Lavdërimin duhet ta shohësh sikur po të kritikojnë. Mburrjet e të tjerëve duhet t’i shohëshh sikur po të shajnë. Dhe zemrën duhet ta përgatitësh qysh më parë për të gjitha këto. Sikur e tërë bota të të mos bëjë gjë tjetër, vec të derdhë lëvdata për ty, kështu le ta dijnë ata. Por kur ta thonë në sy, duhet medoemos t’i paralajmërosh. Sepse ka gjasa që ai të jetë duke u treguar i dyftyrë, e ka gjasa që edhe të jetë dukë ju thyer qafën. E kjo “thyerja e qafës” është një shprehje që i takon Krenarisë së Njerëzimit (s.a.s.). Kështu i thotë një sahabi që lëvdon në sy një tjetër vëlla besimtar: “Ia theve qafën vëllait tënd.”~ i thotë. Jo cdokush mund t’i përballojë lëvdatat. Ndoshta lidhur me këtë cështje, muaji i Ramazanit, ndoshta një hap, ndoshta dy, tri a katër, sipas aftësive dhe mundësive, sipas seriozitetit të treguar gjatë përgatitjeve, mund të bëhet shkak që disa njërez të mund të ngjiten drejt kësi horizontesh.

Si qe Ebu Bekri (r.a.)? Si qe Omeri(r.a.)?

Agjërimit i ngeli vetëm forma. Namazi ngeli i përbërë vec prej disa formalitete ulje-ngritjesh. E ajo cfarë na mbeti neve trashëgimi prej paraardhësve tanë të afërm, ishte vec një islam kulturor. Realizimi vëtem i disa formaliteteve të caktuara. Që këto vlera të rikthehen sërish, të hulumtohet mirë mbi to, duke pasur parasysh mendësinë e sahabëve të përpiqesh të godasësh në dymëdhjetëshë. Si qe Ebu Bekri (r.a.)? Si qe Omeri(r.a.)? Si qe Aliu(r.a.)?Si qe Osmani(r.a.)? Si shin Të Përgezuarit me Xhenet? Si kanë qenë sahabët? E po ende, si qenë tabiinët, qe vinin menjëherë pas tyre? E ndoshta në një shkallë të tretë, si qenë tebe-i tabiinët, që vinin pas tyre? Po njësoj, të gjithë njerëzit e mendimit që përfaqësonin periudhat e tjera, shekujt e ndryshëm, apo reformuesit e mendimit, si qenë ata? Duhet t’i kërkojmë ato ckemi humbur, pikërisht në mënyrën e tyre të jetesës, në stilin e tyre të veprimit,  në castet më të lume të jetës së tyre. Të themi: Ah, domethënë edhe këtë e paskemi humbur!”Paskemi humbur pasionin, paskemi humbur dëshiren, paskemi humbur emocionet.” Përballë tërë asaj turbullire, përmes tërë  atyre gjërave të kësibotshme, kemi humbur të paktën ndjesinë e reagimit të sinqertë, qoftë edhe me egoizëm, karshi tyre. Jo të dalësh e të bërtasësh apo të ulërish nëpër lagje. Jo vrasjet, apo ofendimet karshi këtij apo atij, jo shikimin e të tjerëve më poshtë. Po ne myslimanë jemi? -pati thënë dëshmori i madh Sejid Kutub (r.r.u). Po ne myslimanë jemi? Duhet t’i drejtohemi dhe njëherë vetes, e duke u përballur me të, ta pyesim se a jemi duke e jetuar atë Islam, po në atë shkallë, siç përfaqësohej prej Profetit tonë (s.a.s), apo ashtu siç ai pasqyrohej tek të tjerët përreth Tij( s.a.s)? Kësisoj, edhe Ramazani është si një hap i mundshëm drejt atij Islami.

Agjerimi i njerëzve të thjeshtë, i të veçantëve, i të veçantëve ndër të veçantët

Agjërimi i njerëzve të thjeshtë, dhe të papjekur, është veç lidhje e gojës dhe e syve. Të hash një vakt bukë në syfyr, e pastaj të bësh edhe një iftar në mbrëmje. Ky është agjërimi i njerëzve të rëndomtë.

Agjërimi i të veçantëve, përbëhët nga detyrimi i të gjitha organeve dhe të gjithë përbërësve, fizikë apo metafizikë, që të agjërojnë. I dorës, syrit, gojës,veshit, këmbëve, gjuhës, buzëve…

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s) e ka thënë më parë: “Ka sa e sa agjërues, që ajo ç’u mbetet si përfitim prej agjërimit, janë veç uria dhe etja.” Nëse njeriu nuk e mban dot gojën prej shpifjes, prej përgojimit, fyerjeve, gënjeshtrave sharjes së këtij apo atij personi, apo prej vetëmburrjes, duke mos i vënë dot frerë vetes, do të thotë që po e mban thjeshtë agjërimin e njerëzve të rëndomtë e të papjekur. Ja ky quet thjeshtë agjërim si formë. Agjërim si dukje. Agjërim i lidhur pas imitimit. Po edhe kaq, a e pranon Allahu (xh.xh)? Edhe në qoftë se nuk mendojmë ashtu për veten tonë, duke pasur parasysh edhe thellësinë e mëshirës së Allahut (xh.sh), për besimtarët e tjerë mund të themi, se ajo është një arsye mbi arsyet shumë e rëndësishme për pranimin e tij. Ka njerëz që i gdhijnë netët e tyre duke falur namaz me adhurim të përsorur, të cilëve si përfitim u mbetet veç lodhja. Sepse edhe ajo është formë. Edhe ajo është dukje e jashtme, është thjeshtë të bërët e asaj ç’kanë parë prej paraardhësve, prej gjyshërve e gjysheve të tyre. Të parët nuk janë bërë dot një me agjërimin , nuk janë bërë dot një me Ramazanin. Disa të tjerë para tyre, nuk janë bërë dot një me namazin. Nuk janë bërë dot krejt kalimtarë në namazin e tyre. Këto janë fjalë të Krenarisë së Njerëzimit (s.a.s). Nga ky këndëvështrim, mbi këta, të veçantët me agjërimin e tyre. T’i bësh të agjërojnë këmbë e dorë, syrin e veshin, gjuhën e  buzët, dhe mendimet. T’i fusësh në agjërim madje edhe ato ç’mund të të shkojnë nëpërmend. Pastaj edhe ajo çfarë sufit e quajnë “të veçantët ndër të veçantë”. Nëse do të duhej ta shpjegonim, do të ishte për ata që janë edhe më të veçantë në mes të veçantëve. Të cilët e quanin prishje të agjërimit të imagjinatës, nëse në të u vinin mendime që do t’ua ndosnin imagjinatën, njërez kaq delikat, që përpiqeshin ta ruanin agjërimin e tyre edhe në imagjinatë. Ta zëmë në një cep të imagjinatës u shkoi ndërmend fyerja e dikujt, mos, m’u prish shpirti i agjërimit. Nuk e ruajta dot parimin tim. Nuk e ruajta dot pikëvështrimin tim për agjërimin. Nuk e ruajti nderin dhe krenarinë e agjërimit të tij edhe në mendime e imagjinatë. Ajo ç’është agjerimi pra. Të mos hash e të mos pishm, por krahas saj edhe ndjesitë apo mendimet, qofshin ato imagjinare apo ëndërrime, të përpiqesh të qëndrosh i pastër prej fjalëve, mendimeve apo imagjinimeve të ndotura. Të përpiqesh t’i mbash sa më të kulluara e të paprekura. Dhe ky është agjërimi i të veçantëve mbi të veçantë. Pikërishtë ky horizont do rrekur për t’u kapur, duke e ngritu sa mëshumë nivelin e pritshmërive. Siç shprehet shpesh me një fjalë të Bediuzamanit,

“Besimtari, sidomos ata që i kanë dedikuar veten kësaj kauze, duhet të përpiqen ta kalojnë jetën e tyre veç me parimin e heroit të ” A nuk ka edhe më?”” A nuk ka edhe më? Anuk ka edhe më thellë se kaq?  Nuk ka edhe më thellë, edhe më thellë?

Duhet një agjërim i atillë, që sikur edhe 70000 djaj të më sulen, të mos më fusin dot as ndotërinë më të vogël, jo vetëm në mendje, por as në imagjinatë apo në ëndërrimet: në neuronet e mia. Natyra njerëzore ka dobësitë, hapësirat e mundshme për të gjitha këto, mirëpo ato duhen mbajtur nën kontroll. Përballë tyre, sikur të jetë duke pësuar një traumë përsa i përket agjërimit, ndoshta për të mos rënë pre e asnjërës syresh, duhet të përpiqet që ta fshijë atë me 50 ” Estag’firullah”.

O Zot, për Ty e lidha gjuhën, nga agimi në mbrëmje qëndrova pa ngrënë, pa pirë. Duhët të thotë: ” po kjo vesvese e djallit nga doli?” Ndoshta duhet të thotë ” Estag’firullah për pesëdhjetë herë.

Edhe në periudha të tjera të jetës së tij, duhet të tregohet po kaq delikat. Nga ky këndëvështrim, Ramazani është si një farë edukimi i egos. Me terma perëndimorë, ta kalosh nëpërmjet një rehabilitimi. E kjo nuk realizohet dot aq lehtë, direkt nga hiçi. Asgjë nuk ka ndodhur menjëhere, nga hiçi deri më tani. Edhe në përiudhën e njeriut më me ndikim, njerëzimit iu deshën 23 vite për të mbërritur në thelbin e vet. Në Hutben e Lamtumirës, me ritmin dhe rimën e saj, i vendoset një pikë njerëzores. ” Sot Unë  ua përsosa fenë tuaj, jua plotësova mirësitë, dhe jam i kënaqur me Islamin si fe.” Në 23 vite, ndodh rinjohja e njerëzimit me njerëzoren, kur ishte larguar plotësishtë prej vetvetes, duke humbur çdo vlerë njerëzore, duke u mbytur në egërsi, aq sa çdo vlerë t’i dukej e huaj. Aty fillon të ndiejë krijimin e tij që të arrijë përsosmërinë në thellësitë e ndërgjegjes. Kjo ne duart e një arkitekti shumë të madh. Në duart e një Arkitekti të Pashoq, i Dërguar prej vetë Allahut me të gjitha tiparet e duhura, për të kryer detyrën e ngritjes së njerëzimit. Dhe prapë u deshën plot 23 vjet për të marrë trajtë. Kjo do të thotë një brez. Nëse ju nuk e vendosni veten tuaj në vend të Tij (s.a.s), që edhe ta vendosësh është e pacipë, nëse nuk e vendosni në vend të brezit që erdhi pas Tij, të Ebu Bekërve, Omerëve, Osmanëve dhe Alijve, që edhe në vend të tyre është e pacipë ta vendosësh veten. Qëllimi duhet të jetë arritja e tyre. Mirëpo mendimi se mund të zihet vendi i tyre është paturpësi karshi të vërtetës. Më falni, por është mungesë edukate. Qëllimi duhet të jetë arritja e Tij (s.a.s), por me mendimin se sa të arrihet fitore është. Nëse nuk jeni sa ata, nëse nuk jeni sa të përgëzuarit me Xhenet, nëse nuk jeni sa sahabët fisnikë, që për ta, Ai (a.s) thotë: ” Sahabët e mi janë si yjet, cilindo prej tyre të ndiqni, mbërrini tek Unë.” Synimi, pikëmbërritja e çdonjërit syresh është po Ai (s.a.s) është shumë e vështirë që ta ngrini në këmbë. Nëse nuk e vendosni veten në vend të sahabëve, është shumë e vështirë që të mund ta realizoni atë çështje për një çerek shekull brenda një jete njerëzore. Dhe është një vështirësi që do pasur parasysh.

“Nuk të njohëm dot ashtu siç e meriton, o I Njohur! Nuk të përmendëm dot aq sa e meriton, o I Përmendur! Nuk të falënderuam dot ashtu siç e meriton, o I Falënderuar! Nuk të adhuruam dot ashtu siç e meriton, o I Adhuruar!” sepse përsa  i përket madhështisë dhe lartëisë së Tij, e poaq përsa i përket vogëlsisë sonë, e drejta e Tij që është edhe detyra jonë, është tu japin zë realizimit kësisoj të këtyre çështjeve. Duhet ndoshta ta artikulojmë mbi pesëdhjetë herë në ditë pozicionin tonë. Nuk të adhuruam dot Ty ashtu siç duhej, kështu që nuk të mërituam. Nuk të pëtmendëm e përlavdëruam sot ashtu siç duhej. U bëmë shëmbuj të këqinj. Bëmë të lindë Islamofobia. Ua dhamë vetë këtë të drejtë atyre që të na cilësojnë në këtë mënyrë. Në mes njerëzve që panë si myslimanë nuk panë veçse dyzet hajdutët. Panë vetëm Ali Babë dhe dyzetë hajdutër. Lëreni pastaj, që këta që shfaqeshin si myslimanë, e pandehën me të vërtetë veten myslimanë. Ramazani, për të gjithë ne, për të gjithë popullin, për të gjithë botën Islame, na bëftë të fitojmë një hap të afruar kah Allahu (xh.sh). Le të hedhin me të një hap kah Ai. Të hedhim dy hapa. Jo agjërim popullor, madje po të jetë e meundur as agjërim të veçantësh… Të themi agjërim i të veçantëve ndër të veçantë, e mandej të përpiqemi që ta realizojmë atë sa më mirë. T’i fusim të agjërojnë të gjitha organet dhe ndiesitë tona. T’i bëjmë të agjërojnë edhe pjesët më të thella e të mistershme të botës tonë shpirtërore, ndjesit më të holla kah Hyjnorja. Duhet ti bëjmë që të agjërojnë. Kjo është detyra jonë. Kjo është fillimisht detyrë e jona, por njëkohësisht edhe e drejtë e Tij. Një detyrë për t’i bërë njerëziot që të ndoejnë admirim për të. Detyrë për t’ua bërë njerëzve Islamin të dashur. Një detyrë për t’i bërë njerëzit që të duan Allahun (xh.sh.).

Bëjuani Allahun të dashur robërve të Tij, që edhe Ai t’ju dojë ju.

Të medojmë veç, çfarë mund të bëj unë që t’ua bëj Zotin të dashur këtyre. Qe tua bëj poende të dashur ata që do Allahu. T’i bëj të duan ato gjëra që do Allahu (xh.sh). Të  mund t’i shpërfaq gjërat e admirueshme në trajtën më të admirueshme. Të mund t’ia arrij kësaj, që ata të thonë: ” Ja, kjo qenka jeta e vërtetë!” Në të kundërt, ah sikur pastaj të mos thoshin: Ptu kësifarë myslimanëve!” Të mos mërziteshin, të mos u ngelej hatri, e problemet të mos shumoheshin kaq shumë. Të mos na lini kaq në vetmi. Të mos vihen në pritje të ditës së rrënimit tonë. Duhej të shfaqnim një trajtë të atillë, që njerëzit të thonë: ” Aman, të mos ikin këta njerëz, sepse më ikjen e këtyre shuhen pishtarët, fiken llambat për njerëzimin, duke ngelur krejt në errësirë.” Që me lejen dhe ndihmesën e Allahut, Ai të jetë bërë i dashur për njerëzit. Të qenët tonë dhe të Tij që duan, Ai na do, e ne që sikur ë duam Atë. Të mund të bëjmë të dashur atë Shpirt  Bamirës. Na ktheftë në formën e përshtatshmë për t’u bërë edhe njëherë vetvetja dhe për t’u bërë shembull, me thellësitë e bamirësisë dhe mëshirës së tij. Na ktheftë dhe na dhëntë trajtë! Na ka krijuar në trajtën më të përkryer për të arritur përsosmërinë, andaj na bëftë të mundur që t’i japim hakun kësaj trajte.

E thamë, që Ramazani është një hap. InshaAllah Ramazani shkon i begatë. Teravitë përftojnë begati. InshaAllah gjithashtu braktisja e gjumit në këto netë të shkurtra, InshaAllah, ashtu siç e kemi izoluar gojën nga të ngrënit dhe të pirët, të mos hyjmë në mëkate, të mos artikulojmë  fjalë negative, të mos përgojojmë, të mos shpifim, të mos i afrohemi gënjeshtrës, poashtu të mos përfshihemi në kurrfarë mashtrimi apo manipulimi, gjithashtu të mos mbrojmë asnjëren syresh. Madje, në emër të mbojtjes së ndonjërës syresh, të mos ngrihemi e të akuzojmë apo të nxjerrim të tjerët. Nëse kjo sjellje so të na përftojë një mënyrë të jetuari prej besimtari të vërtetë, atëherë të themi: “Oh, sa mirë që kuptuam një Ramazan!” në të kundërt, Ramazani, ashtu siç hyri, del, e nëse dhe ne dalim prej tij ashtu siç hymë, më kot do të jemi lodhur gjatë tij. Do të kemi përjetuar lodhjet e gjatë këtij muaji më kot. Besimin ndaj thellësisë së mëshirës së Allahut (xh.xh) e kemi të plotë. “Ai nxjerrë të gjallin prej të vdekurit, dhe të vdekurin prej të gjallit: Ai i ringjallë të gjithë njerëzit pas vdekjes.” në dorën e Tij është ta ngjallë popullin tonë të vdekur, që e ka humbur shpirtin e tij, duke u kthyer në një jetim të vlerave të veta. Allahu (xh.xh) Të këqijat që na janë bërë, dukë u gjendur vetë në punë që nuk t’i merr mendja, Zoti, edhe ato, i ktheftë në cilësinë e sadakasë, e na pajistë neve me shpirtin e besnikërisë. I bëftë atyre të munduar që të kthehen prej gabimit, e duke i pastruar prej shpifjeve të thëna, gënjeshtrave, tradhtisë, përgojimeve, përbaltjëvë, thënies së çfarëdo gjëje negative për të mbuluar veten, i udhëzoftë ata drejtë rrugës së drejtë, e i gëzoftë me Xhenetin Firdeus. Amin

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up