Home » Trajtesa » Ramazani » Letra 29 Pjesa 2 – Trajtesa e Ramazanit Risale-i Nur

Pjesa e Dytë e cila është Trajtesa e Dytë

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti !
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani, është udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dalluesi i qartë për të drejtën dhe të gabuarën). ”19

*PIKA E PARË

Agjërimi në muajin e Ramazanit është njëra nga pesë shtyllat e Islamit, dhe konsiderohet nga më të mëdhatë e shenjave dhe e rregullave të Islamit. Ndodhen shumë qëllime dhe shembuj urtësie në agjërimin e Ramazanit të cilat shikojnë edhe tek Hyjnia e Zotit të Gjithëfuqishëm, edhe tek jeta sociale e njeriut, tek jeta e tij individuale, shikojnë gjithashtu tek ushtrimi dhe edukimi i nefsit instinktiv, tek pastrimi i tij dhe tek mirënjohja ndaj mirësive Hyjnore.
Njëri nga shembujt e shumtë të urtësisë në agjërim nga këndvështrimi i Hyjnisë së Zotit të Gjithëfuqishëm është sa vijon:
All-llahu i Gjithëfuqishëm e krijoi faqen e tokës në formën e një tryeze të mbushur plot e përplot me mirësi dhe ka vënë mbi tryezë çdo lloj mirësie ne formë ******** “prej nga as nuk mund ta mendonte(njeriu)”20 mund ta mendonte (njeriu) ”20, duke shpallur në këtë mënyrë plotësimin e Hyjnisë së Tij , mëshirën dhe dhembshurinë e Tij . Qëniet njerëzore janë të pamundura ta dallojnë qartë realitetin e kësaj situate ndërsa janë brenda sferës së shkaqeve, nën perden e pakujdesisë, dhe ata ndonj ëherë e harrojnë atë.
Ndërsa gjatë muajit të Ramazanit, njerëzit e besimit papritmas bëhen si një ushtri e mirorganizuar. Ndërsa iftari në perëndimin e diellit afrohet, ata shfaqin një qëndrim adhurues të përndritur sikur të ishin ftuar në banketën e Sovranit të parapërj etshëm, dhë presin urdhrin e “urdhëroni bujrum!” në tryezën e bujarisë së Tij… dhe ata me këtë gjëndjen e tyre i përgjigjen asaj mëshire të gjërë universale me një adhurim gjithëpërfshirës, të lartë dhe të rregullt…
A mendoni ju për ata, të cilët nuk marrin pjesë në një adhurim të tillë të lartë dhe në këto mirësi të larta se janë të meritueshëm të quhen qënie nj erëzore?

*PIKA E DYTË

Një nga shumë shembuj të urtësisë në agi ërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, për sa ka të bëjë me mirësitë e Zotit të Gjithëfuqishëm, është si më poshtë Vijon:
Ashtu siç u tha në Fjalën e Parë, ushqimet të cilat i sjell një shërbëtor nga kuzhina mbretërore kanë çmimin e tyre. Por do të ishte marrëzi nëse do të supozoheshin ato ushqime shumë të vyera si të pavlera, dhe nëse nuk do të njihej Ai i Cili i dhuroi ato. Zoti i Gjithëfuqishëm ka shpërndarë lloje të panumërta mirësish mbi faqen e tokës për njerëzimin; në këmbim të tyre Ai dëshiron falënderime si çmim për ato mirësi. Shkaqet e jashtme dhe pronarët e tyre të jashtëm të cilët i mbajnë ato mirësi janë si shërbëtorë për to. Ne u japim shërbëtorëve atë çmim që ata meritojnë dhe ndjehemi mirënjohës e të detyruar ndaj tyre, dhe madje u japim falënderime e respekt më Shumë se sa meritojnë. Ndërsa Dhuruesi i Vërtetë i mirësive është pafundësisht më i meritueshëm për t’i dhënë falënderime se sa ato shkaqe të cilat janë thjesht mj ete të jashtme për ato mirësi.
Atëherë të falënderosh Atë, do të thotë të pranosh se mirësitë Vijnë drejtpërdrejtë prej Atij; është të çmosh Vlerën e tyre… dhe të perceptosh nevojën që ka njeriu për to. Kështu agjërimi në Ramazan është çelësi për një falënderim të Vërtetë, të sinqertë, të shtrirë dhe universal. Për kohët e tjera të Vitit, shumica e atyre të cilët nuk janë në rrethana të vështira nuk e kuptojnë Vlerën e shumë mirësive meqenëse ata nuk përjetojnë një uri të Vërtetë. Ata që i kanë stomakët plot dhe, në mënyrë të veçantë, në qoftë se ata janë të pasur, nuk e kuptojnë shkallën e mirësisë që ndodhet në një copë buke të thatë. Por në kohën e iftarit, kur thyhet agjërimi, kur çelet iftari, shqisa e të shijuarit dëshmon se buka e thatë është më e Vlefshmja e mirësive Hyjnore në sytë e një besimtari.
Gjatë Ramazanit, gjithësecili nga agjëruesit duke filluar nga mbreti dhe duke përfunduar me të varfërin manifestojnë një lloj mirënjohje nëpërmjet të kuptuarit të vlerës së atyre mirësive.
Për më tepër, meqenëse ngrënia është e ndaluar gjatë ditës, ata do të thonë: Ato mirësi nuk më përkasin mua. Unë nuk jam i lirë që t’i haj ato, sepse ato janë pronë e një tjetri dhe nga dhuratat e Tij. Unë pres urdhrin e Tij. Ata do ta njohin mirësinë të jetë mirësi dhe kështu do të japin falënderime.
Prandaj agj ërimi në këtë mënyrë, në shumë drejtime është si një çelës për mirënjohje, për atë mirënjohje e cila është detyra themelore e njeriut.

* PIKA E TRETË

Njëri nga shembujt e shumtë të urtësisë në agjërim nga këndvështrimi i jetës sociale të njeriut është sa vijon: Qëniet njerëzore janë krijuar të ndryshme lidhur me mjetet e tyre të jetesës. Si rrjedhojë e ndryshimit dhe dallimit, Zoti i Gjithefuqishem u bën ftesë të pasurve që të ndihmojnë të verfërit, me qellim që nëpërmjet urisë së përjetuar në agjërim  të pasurlt të mund t’i kuptojnë me të vërtetë dhimbjet dhe urinë që vuajnë të varfërit.
Në qoftë se nuk do të kishte pasur agjërim, shumë të pasur që ndjekin dëshirat e tekat e tyre nuk do të kishin qenë të mundur ta perceptonin e ndjenin se sa e dhimbshme është uria dhe skamja dhe, sa të nevojshëm për mëshirë e dhembshuri janë ata që vuajnë nga ato.
Prandaj mëshira për bijtë e llojit njerëzor, është nj ëra nga esencat e falënderimit të vërtetë, pasi cilido individ qoftë do të gjejë dikë që është më i varfer se ai vetë nga ndonjë aspekt dhe, kështu ai është i detyruar të jetë i mëshirshëm ndaj atij personi.
Në qoftë se ai vetë nuk do të detyrohej të vuajë nga uria, ai nuk do të ishte në gjendje që t’u jepte të tj erëve nëpërmj et mëshirës ndihmë e asistencë për të cilat ai është i detyruar t’u japë. Madje edhe në qoftë se ai do të kishte qenë në gjendje, kjo nuk do të kishte qenë e mjaftueshme, sepse ai nuk e ka përjetuar me të Vërtetë vetë gjendjen e urisë.

*PIKA E KATËRT

Një shembull urtësie në agjërimin e muajit të Ramazanit lidhur me nefsin instinktiv është siç Vijon: Nefsi instinktiv dëshiron të jetë i lirë dhe i pavarur dhe, e konsideron vetveten të jetë kështu. Sipas diktateve të natyrës së tij, ai madje dëshiron për vetveten një hyjni të imagjinuar dhe të bredhë si të dojë; nefsi nuk dëshiron të mendojë për qënien e vet që rritet, që lulëzon e zhvillohet nëpërmjet mirësive Hyjnore të pafundme dhe, sidomos në qoftë se ai do të posedonte pasuri e fuqi në këtë dynja dhe, në qoftë se pavëmendshmëria do ta ndihmonte gjithashtu, ai do t’i gllabëronte mirësitë e Zotit ashtu si një kafshë uzurpuese e kobashe.
Kështu, në muajin e Ramazanit, nefsi instinktiv i gjithësecilit, nga më i pasuri tek më i varfëri, mund të kuptojë se ai nuk e ka në pronësi vetveten, nuk është krejtësisht i lirë, por është një skllav i urdhëruar. Ai kupton se në qoftë se nuk do të merrte urdhër, ai nuk do të ishte në gjendje të bënte as edhe gjënë më të thjeshtë e më të lehtë; ai madje nuk do të mund të shtrinte as dorën e tij ndaj ujit. Kështu, hyjnia e tij e imagjinuar thyhet e dërrmohet; ai kryen adhurimin e tij dhe fillon të bë’ë falënderim, që është detyra e tij e Vërtetë.

*PIKA E PESTË

Njëri nga shumë shembujt e urtësisë në agjërimin e muajit të Ramazanit nga këndvështrimi i përmirësimit të sjelljes së nefsit instinktiv dhe të heqjes dorë të tij nga zakonet e tij kryengritëse është Siç vijon:
Nefsi njerëzor e harron vetveten nëpërmjet pakujdesisë. Ai nuk mund t’i shohë pafuqinë e tij të pafundme, varfërinë e pafundme dhe mangësitë e mëdha brenda vetvetes dhe ai nuk dëshiron që t’i shohë. Ai nuk mendon se sa i dobët është, sa i zbuluar para zhdukjes dhe para fatkeqësive, as për faktin që ai përbëhet thjesht nga mishi dhe kockat të cilat shpërbëhen e prishen shpejt.
Thjesht, ai e sulmon botën sikur ai të posedonte një trup të hërë prej çeliku dhe e imagjinon vetveten të jetë i pavdekshëm dhe i përjetshëm.
Ai Sulet botës me një lakmi të madhe, pangopësii makutëri, me një lidhje të pasionuar dhe me dashuri. Ai robërohet prej çdo gjëje që i jep atij kënaqësi ose që i sjell atij dobi. Për më tepër, ai e harron krijuesin e tij, i Cili e mbështet atë me mëshirë të plotë; dhe ai nuk mendon për rezultatet e jetës së tij dhe të jetës së tij në Ahiret. Në të Vërtetë, ai zhgënjehet në shthurje e në sjellje të keqe.
Por, agj ërimi në muajin e Ramazanit i bën edhe njerëzit më të pakujdesshëm dhe më kryeneçë të vetëdijshëm për dobësinë e tyre, për pafuqinë dhe për varfërinë e tyre. Nëpërmjet urisë ata mendojnë për stomakët e tyre; ata e kuptojnë nevojën lidhur me këtë. Ata e kuptojnë se sa të pashëndetshëm janë trupat e tyre të dobët dhe perceptojnë se sa të nevojshëm janë ato për mirësi e mëshirë. Kështu, ata e braktisin despotizmin e nefseve të tyre si F araonë dhe, nëpërmjet njohjes së pafuqisë së tyre të plotë dhe të varfërisë, ata ndiejnë një dëshirë për të kërkuar strehim tek Dera e faljes Hyjnore.
Dhe ata e përgatisin vetveten për të trokitur derën e mëshirës Hyjnore me duart e falënderimeve, në qoftë se pakujdesia nuk i ka shkatërruar zemrat e tyre:kështu eshtë

*PIKA E GJASHTË

Njëri nga shembujt e shumtë të urtësisë në agjërimin e muajit të Ramazanit nga këndvështrimi i shpalljes së Kur’anit të guthurté dhe për sa ka të bëjë me faktin se muaji i Ramazanit ishte koha më e rëndësishme e shpalljes së tij , është siç vijon:
Meqenëse Kur’ani i gjithurtë u shpall në muajin e bekuar të Ramazanit, atëherë duhet medoemos shmangia e kërkesave të ulëta të nefsit dhe të bajatësive të tij dhe, për t’i përngjasuar gjëndjes ëngjëllore duke qëndruar pa ngrënë e pa pirë me qëllim që të përshëndësë e të mirëpresë atë adresim qiellor në mënyrën më të mirë, është të arrish në një gjendje shpirtërore të lartë. Dhe ta lexosh e ta dëgjosh Kur’anin në një mënyrë sikur Vërsetet të shpalleshin rishtas, ta dëgjosh adresimin Hyjnor sikur ai të shpallej në pikërisht atë moment, ta dëgjosh atë adresim sikur po e dëgjon nga i dërguari i Zotit xh.sh., madje sikur ta dëgjonte nga engjëlli Xhebrail, ose nga vetë Folësi i parapëijëtësisë, është të arrish në të njëjtën gjendje të lartë shpirtërore. Të veprosh në këtë mënyrë, është të veprosh si një interpretues dhe t’i bësh edhe të tjerët që ta dëgjojnë atë dhe, në një far mase të shpjegosh urtësinë prej urtësive të shpalljes së tij.
Në të vërtetë, është sikur bota e Islamit të bëhej një xhami giatë muaj it të Ramazanit. Në çdo qoshe të asaj xhamie madhështorë me miliona haflza të Kur’anit, të cilët e dinë Kur’anin përmendësh, 1 bën banorët e tokës të dëgj ojnë adresimin qiellor dhe e shfaqin në mënyrë të ndritshme e të shkëlqyeshme dëshminë e Vërsetit Kur’ anor:

Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani, eshte udhezim per njereziminm..”21

Dhe vĕrtetojnë me këtë vërset se Ramazani ështê muaji i Kur’anit Disa anëtarë te atij xhemati të madh i dëgjojnë recituesit me shumë respekt e përnderim, ndërsa disa të tjerë i lexojnë vetë ato Vërsete té ndritshme për veten e tyre,
Duke ndjekur dëshirat e nefsit të ulët instinktiv ndërsa je në një xhami të shenjtë që është e tillë dhe, ta lëshosh nga dora atë kusht të ndritshëm nëpërmj et të ngrënit dhe të pirit, do të ishte me të vërtetë e neveritshme dhe, një person i tillë do të ishte një objekt neverie e indinjate për xhematin në xhami. Në të njëjtën mënyrë, njerëzit që i kundërshtojnë ata që agjërojnë në Ramazanin e bekuar bëhen objekt përbuzjeje dhe neverie po me atë shkallë për mbarë botën Islame.

* PIKA E SHTATË

Njëri nga shembujt e shumtë në agjërimin e Ramazanit për sa ka të bëjë me leverdinë dhe përfitimin e njeriut i cili erdhi në dynj a me qëllim që të kultivojë dhe të bëjë tregti për Ahiretin, është siç Vijon:
Shpërblimi për veprimet në muaj in e Ramazanit është i nj ëmij ëfishtë. Sipas hadithit profetik, çdo fjalë e Kur’anit të gjithurtë ka dhjetë merita; secila llogaritet Si dhjetë merita dhe do të fitojë dhjetë fruta në Paraj së, çdo fjalë mban jo dhjetë fruta por njëmijë, dhe Vërsetet ‘ Si, Ajeti Kursija (Kur’an, 2: 255) hapin derën para mijëra shpërblimeve për secilën fjalë dhe, në ditët e xhuma në muajin e Ramazanit shtohen shpërblimet edhe më shumë. Dhe në Natën e Kadrit, çdo fjalë llogaritet sa tridhjetëmijë merita.
Po, Kur’ani Kerim, çdo fjalë e të cilit fiton tridhjetëmijë fruta të përjetshëm, është si një pemë e ndritshme e Tubasë që i bën besimtarët të fitojnë miliona prej atyre frutave të përjetshëm. Kështu, eja dhe shikoje këtë tregti fitimprurëse të shenjtë e të përjetshme dhe, pastaj shikoje dhe kuptoje humbjen e pafundme të atyre që nuk e çmojnë Vlerën e atyre fjalëve.
Për ta shprehur më thjeshtë, muaji i Ramazanit është një shfaqje tejmase fitimprurëse dhe një Pazar për tregtnë e Ahlretit. Ai eshte pjese  pjellore e tokës për prodhimet e Ahlretlt, sepse rritja dhe lulezimi  i veprimeve janë si shirat e prillit në stnën e pranveres.Ai eshtë nje festival i ndritshëm i shenjtë për paradën e adhurlmlt te njerëzimit përpara madhështisë Hyjnore dhe krenarisë Hyjnore.
Meqënse është kështu, atëherë njerëzimi është i ngarkuar të agjërojë me qëllim që të mos zhytet në nevojat shtazore të nefsit instinktiv, si ngrënja edhe pirja në menyre te pavemendshme dhe  te mos zhytet me epsh në dëshirat e nefsit dhe ne banalitetet e bajatesite.Ai me agjërimin e tij sikur u bë një lloj pasqyre duke reflektuar “Te Përjetshmin Absolut”, pasi ai doli përkohësisht nga jeta shtazore dhe iu afrua një gjendjeje engjëllore dhe duke hequr dore nga kërkesat e kësaj dynjaje, ai futet në tregtinë e Ahiretit. Dhe nëpërmjet agjerimit, ai i afrohet gjendjes së Ahiretit dhe asaj të shpirtit duke u shfaqur në formë trupore. Në të vërtetë, muaji i Ramazanit përmban dhe të bën të fitosh një jetë të përhershme e të amshuar në këtë botë kalimtare dhe në këtë jetë të shkurtër të përkohshme.
Sigurisht, një Ramazan i vetëm mund të prodhojë fruta të barabartë me atë të një jete tetëdhjetë vjeçare. Fakti që sipas Kur’anit, Nata e Kadrit është më e volitshme se sa një mijë muaj është një provë vendimtare e kësaj.
Për shembull, një mbret mund t’i përcaktojë disa ditë si ditë feste gjatë periudhës së sundimit të tij, ose në çdo Vit, qoftë me rastin e ngjitjes së tij në fron ose në ndonjë ditë tjetër e cila reflekton një manifestim vezullues të sovranitetit të tij. Në këto, ai i favorizon nënshtetasit e tij, jo brenda sferës së përgjithshme të ligjit, por me mirësitë e tij të veçanta dhe me favoret, me praninë e tij, pa perde dhe me aktivitetet e tij të çuditshme. Dhe ai i favorizon me vlerësimin dhe me vëmendjen e tij të veçantë ata prej kombit të tij të cilët janë krejtësisht besnikë e të denjë.
Në të njëjtën mënyrë, Sulltani i Gjithëlavdishëm i tetëmbëdhjetë mljë betërave, i cili është sovrani i parapërjetësisë dhe i paspëljetësisë, shpalli në Ramazan dekretin e Tij madhështor të Kur’anit të gjithurtë, i cili shikon tek tetëmbëdhjetë mijë botët. Atëherë është një kërkesë e urtesisë që Ramazani të jetë si një festival Hyjnor i veçantë, si një Shfaqje Hyjnore dhe si një tubim shpirtëror. Meqenëse Ramazani është nje festvial i tillë Zoti xh.sh. e ka urdhëruar njeriun që të agjërojë, me qellim qe ta Shkëpusë atë deri diku nga aktivitetet e ulëta shtazore.
Agjërimi më i përkryer është që të bëhen shqiset njerëzore dhe organet si sytë, veshet, zemra dhe mendimet, të agjërojnë së bashku me stomakun. Domethënë, t’i largosh ato nga të gjitha gjërat e paligjshme dhe nga banalitetet dhe, ta nxisësh secilën prej tyre për tek adhurimi i tyre i veçantë.
Për shembull, ta ndalosh gjuhën nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e ndyra dhe ta bësh atë të agjërojë. Dhe ta preokuposh atë me aktivitete, si: recitimin e Kur’anit, me përmendjen e Zotit xh.sh., me tesbihat, me falënderime, me salevate mbi Profetin a.s.m. me kërkim faljeje për gjynahet dhe me gjëra të tjera të ngjashme. Për shembull, t’i ndalosh sytë nga shikimi i haramateve, gjërave të ndaluara; të ndalosh veshët nga dëgjimi i gjërave të dëmshme, dhe t’i përdorësh sytë për të marrë mësime dhe veshët për të dëgjuar të vërtetën dhe Kur’anin; është t’i bësh edhe organet e tjera të agjërojnë gjithashtu.
Në fakt, meqenëse stomaku është një fabrikë shumë e madhe, në qoftë se do të kishte një ditë pushimi të detyruar, të mos punonte nëpërmjet agjërimit, atëherë ndërprerja e punishteve të tjera të vogëla nga aktiviteti do të ishte diçka e lehtë dhe e kollajtë.

* PIKA E TETË

Njëri nga shembujt e shumtë të urtësisë në Ramazan nga këndvështrimi i jetës individuale të njeriut, është siç Vijon:
Në agjërim ndodhet një lloj ilaçi shumë i efektshëm për njeriun, i cili është “Dieta” qoftë ajo fizike ose shpirtërore.
Kur nefsi instinktiv i njeriut ha dhe pi ashtu si të dojë, kjo është e dëmshme për j etën fizike të njeriut nga këndvështrimi i mjekësisë dhe, kur ai sulet mbi gjithçka duke mos e marrë në konsideratë nëse është e ligjshme apo e paligjshme, ai mjaft thjesht do të helmonte Jetën e tij shpirtërorë.
Për më tepër, do të ishte e Vështirë për një nefs të tillë që t’i bindej zemrës dhe shpirtit. Ai me dëshirë merr frerat në duart tij dhe atëherë njeriu nuk mund ta drejtojë atë, përkundrazi nefsi e çon njeriun nëpër epshet e tij. Mirëpo nëpërmjet agjërirnlt në Ramazan, ai bëhet i mësuar me një lloj diete, ai përpiqet ta disiphnojë veten dhe të mësojë për t’iu bindur urdhërave. Për më tepër, ai nuk do të goditet nga sëmundje që burojnë nga mbushja e stomakut të mjerë e të dobët duke futur në të ushqimin mbiushqimin e mëparshëm i cili nuk është tretur akoma. Dhe duke hequr dorë madje edhe nga veprimet e ligjshme ashtu siç është urdhëruar, ai do të fitojë aftësinë për t’i dëgjuar urdhëresat e Sheriatit dhe të arsyes dhe, kështu në këtë mënyrë u shmanget veprimeve të paligjshme. Ai nuk do të përpiqet më të shkatërroj ë jetën e tij shpirtërore.
Për më tepër, shumica absolute e njerëzimit vuan shpesh nga uria. Prandaj, njeriu ka nevojë për uri e disiplinë, të cilat janë një stërvitje që i mësojnë atij durimin dhe qëndresën. Agjërimi është një disiplinë dhe një stërvitje që i mësojnë njeriut të përballojë e të durojë urinë që zgjat pesëmbëdhjetë orë ose njëzet e katër orë për atë që nuk ka mundur të hajë në syfyr.
Domethënë, agj ërimi është gjithashtu një ilaç për padurimin dhe për mungesën e qëndresës në çështje, të cilat ia dyiishojnë njeriut fatkeqësitë e sprovat. Për më tepër, vetë stomaku është si një fabrikë që ka shumë punëtorë. Dhe shumë nga gjymtyrët e njeriut janë të lidhura me të. Në qoftë se nefsi instinktiv nuk ka një pushim, një ndërprerje prej aktivitetit gjatë ditës për një muaj, ai i bën punëtorët e asaj fabrike dhe ato organe që t’i harrojnë detyrat e tyre të veçanta. Ai i vendos ato nën sundimin dhe nën tiraninë e tij. Gjithashtu ai e ngatërron pjesën tjetër të gjymtyrëve në trupin e njeriut me tringëllimën dhe merr presionin e makinerisë së fabrikës. Ai në mënyrë të vazhdueshme e tërheq Vëmendjen e tyre për tek vetvetja e tij, duke i bërë ato përkohësisht të harrojnë detyrat e tyre të lartalPër shkak të kësaj, për shekuj ata të cilët janë më të afërt me Krijuesin i kanë mësuar vetvetet e tyre të disiplinohen duke ngrënë e duke pirë pak me qëllim që të ngjiten në shkallën e plotësimit.
Por, nëpërmjet agjërimit në Ramazan punëtorët e fabrikës kuptojnë se ato nuk u krijuan vetëm për atë fabrikë. Ndërsa pjesa tjetër e organeve, në vend të kënaqjes në dëfrimet e ulëta të asaj fabrike, marrin kënaqësi në zbavitjet engjëllore e shpirtërore dhe i fiksojnë shikimet e tyre mbi to. Për këtë arsye, në Ramazan besimtarët përjetojnë një ndriçim, frytézim dhe kënaqësi shpirtërore, të cilat ndryshojnë sipas shkallëve të tyre. Aftësitë e tyre të holla, të tilla si zemra, shpirti dhe intelekti bëjnë progresin dhe përparimin e tyre në atë muaj të bekuar nëpël’mjet agjërimit. Dhe pavarësisht vajtimit dhe rënkimit të stomakut, ato aftësi të holla qeshin në pafajësi e gëzim.

* PIKA E NËNTË

Njëri nga shembujt e urtësisë në agjërimin e Ramazanit për sa ka të bëj ë me copëtimin e hyjnisë së imagjinuar të nefsit instinktiv dhe pastaj t’i bëjë atij të njohur adhurimin e tij dhe duke i treguar atij pafuqinë e tij, është siç Vijon:
Nefsi instinktiv nuk dëshiron ta njohë Krijuesin e tij, madje ai dëshiron të pretendojë për vete hyjni,si F araoni. Dhe sado shumë tortura që ai të vuajë, përsëri damari i asaj hyjnie të imagjinuar mbetet në të. Veçse ama ai damar shkatërrohet vetëm se nëpërmjet urisë. Dhe kështu, agj ërimi në Ramazan j ep goditj e të drejtpërdrejta tek ai aspekt i nefsit si Faraon, duke e thyer pafuqinë e tij ,dobësinë dhe varfërinë. Agjërimi e bën atë të kuptojë se ai është një rob për adhurim.
Midis rrëfenjave të haditheve, është sa vijon: “All-llahu i Gjithëfuqishëm i tha nefsit instinktiv.

“Kush jam Unë e kush je ti? ”
Nefsi u përgjigj:
“Unë jam unë, dhe Ti je Ti. ”

Kështu All-llahu e dënoi atë dhe e flaku në Ferr dhe, pastaj e pyeti përsëri, dhe nefsi përsëri iu përgjigj:

“Unë jam unë, dhe Ti je Ti. ”
Sado që Krijuesi e dënonte, ai nuk hoqi dorë nga egoizmi i tij . Përfundimisht, Ai e dënoi atë me uri, domethënë, e la atë të uritur dhe, pastaj e pyeti:
“Kush jam Unë, e kush je ti? ”
Nefsi u përgjigj :
Ti je Krijuesi im Mëshirëplotë dhe unë jam robi Yt i pafuqishëm”

O Zot! Jepi bekime e paqe shkëlqesisë sonë Muhammedit a.s.m., që do të jetë e kënaqshme për Ty dhe një përmbushje e së vërtetës së tij sa numri i meritave të fjalëve të Kur’anit, dhe familjes së Tij dhe shokëve të tij, dhe jepu atyre paqe. Lavdi Zotit tënd, Zotit të nderimit dhe të fuqisë! (i lartësuari) mbi çdo gjë që njerëzit ia mveshin, ia shpikin Atij!
“Dhe paqja qoftë mbi të Dërguarit! Dhe gjithë lagdërimet dhe falënderimet janë për All-llahun, Zotin e të gjithë botëve. ”22
Ndjesë: Kjo Pjesa e dytë u shkrua me nxitim vetëm për dyzet minuta, kur edhe unë edhe shkruesi i dorëshkrimit ishim të sëmurë; atëherë nuk është për t’u çuditur nëse gjendet ndonjë mangësi. Ne presim nga Vëllezërit tonë që ta shikojnë atë me tolerancë. Ata mund ta korrigjojnë atë si ta mendojnë të përshtatshme.

19 Kur’an, 2: 185
20 Kur’an, 65: 3
21 Kur’an, 2: 18
22.Kur’an,37:180-182

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...