Në një transmetim nga Ibn-Hibban, Pejgamberi a.s. në kuptim kishte thënë:
“Në Ramazan, kushdo që e ushqen një agjërues (dhenia iftar) nga fitimi hallall, meleket i luten atij në të gjitha netët e Ramazanit dhe Xhibrili Alejhisselam në natën e Kadirit bën musafah (shtrëngim duarsh) me të. Kushdo që bën musafah me Xhibrilin Alejhisselam, zemra e tij do të zbutet (të bëhet me e ndjeshme) dhe lotët e syve të tij do të shumohen”.
Raviu pyet:
“Ja Resulallah! Çfarë do të bëjë nëse nuk ka asgjë për t’i dhënë agjëruesit? Më trego, i thashë:
“Edhe një grusht me ushqim është i mjaftueshëm,” tha Ai.
Kur e pyeta, “Nëse nuk ka as një kafshatë të bukës?”
“Jepi qumësht të përzier me pak ujë.” më tha.
“Po nëse nuk ka as nga ajo?”
“Një gllënkë të ujit” tha (et-Tergîb ve’t-Terhîb, 2: 431)
مَنْ فَطَّرَ صَائماً كانَ لَهُ مِثْلُ أَجْرِهِ غَيْرَ أَنَّهُ لا يَنْقُصُ مِنْ أجْر الصَّائمِ شيءٍ
Kush ushqen një agjërues, ka shpërblim sikur të atij, duke mos iu pakësuar agjëruesit aspak shpërblimi.” (Hadith Tirmidhiu Savm, 82 dhe İbn Maxhe, Siyam, 45)
أَفْطَرَ عِندكُمْ الصَّائمونَ ، وأَكَلَ طَعَامَكُمْ الأَبْرَارُ وَصَلَّتْ عَلَيْكُمُ المَلائِكَةُ
Sipas një hadithi, Profeti (salallahu alejhi ue selem) një ditë shkoi afer Hz. Sa’d Ibn Ubade. Hz. Sa’di mori menjëherë një copë bukë dhe ullinj dhe ia ofroi Rasulullahut. Mbasi i kishte ngrënë, Pejgamberi (alejhi ekmeluttehaja) u lut që gjithmonë të kishte agjërues që hapin agjërimin tek shtëpia e tyre, njerëzit e mirë të hanin ushqimin dhe melekët të i bëhen duaxhinjët e tyre. ” (Ebu Davud, Et’ime, 54. dhe İbn Maxhe, Sijam, 45)
Shto koment