Shtamba e Thyer – Ky artikull është botuar fillimisht në turqisht më 04.04.2016 dhe nuk është publikuar në serinë e librave Shtamba e Thyer
Pyetje: Ndërsa po shërbejmë në rrugën e Zotit, detyrat për të cilat ne jemi përgjegjës, mund të na duken të zakonshme dhe monotone disave prej nesh. A është kjo pasojë e verbërisë së sistemit? Çfarë mund të bëhet për të parandaluar një verbëri tw tillë?
Përgjigje: Njerëzit të cilët u mblodhën rreth një ideali të lartë të të bërit fytyrën e njerëzimit të buzëqeshur dhe për të përhapur lumturinë në mbarë botën deri tani janë përpjekur seriozisht për të realizuar këtë ideal. Pra, duket se Zoti i Plotfuqishëm i ka bërë përpjekjet e tyre të frytshme, lejoj që punët e tyre të japin mijëra fruta, i favorizoj ata me shira bekimesh dhe i bëri ata të suksesshëm në rrugën e tyre të zgjedhur. Që të vazhdojnë këto arritje, të cilat janë vetëm mirësi nga favori Hyjnor, duhen ruajtur sinqeriteti i qëllimit dhe përkushtimi ndaj idealit bazë të kësaj qështje. Zoti na ruajtë, nëse i injorojmë këto shira bekimesh që derdhen mbi ne me bollëk, hedhim pretendime personale për arritjet me të cilat bekohemi, ose lejojmë që mjetet të zëvendësojnë qëllimin; sepse atëherë do të dështojmë edhe ne ashtu si të gjitha shoqëritë e mëparshme. Në të vërtetë, kur analizohen arsyet themelore për dështimet e përjetuara në periudha të ndryshme nga shoqëritë myslimane, do vërejmë se devijime të tilla të mendimeve janë burimi i atyre dështimeve.
Njohja e ndihmës hyjnore në arritjet tona
Për të sqaruar më tej, vullnetarët që migrojnë në të katër anët e botës janë të favorizuar me bekime të mëdha që kalojnë përpjekjet që ata bëjnë. Askush nuk po rrezikon jetën e tyre si komandantët e ushtrisë në Muta as nuk po luftojnë me armiqë si heronjtë e Jermukut. Vullnetarët janë të mirëpritur në çdo vend ku shkojnë dhe marrin vlerësim për shërbimet që i përmbushin. Askush nuk vuan për të mirën e njerëzimit deri në atë masë sa e harron rrugën e tyre në shtëpi, fytyrën e bashkshorteve, ose emrat e fëmijëve të tyre. Sidoqoftë, përpjekjet që bëjnë ata në vendet ku ata shkojnë, po bëhen mjet për vepra të mira me përfitim mbarëbotëror. Pra, mos ndjerja e mbrojtjes, përkrahjes dhe kujdestarisë Hyjnore, duke ja atribuar ato rezultate veteve tona dhe duke mos menduar se ato janë rezultat i vazhdueshmërisë së mëshirës dhe favoreve Hyjnore, madje pa mbajtur lart gjendjen tonë shpirtërore është një lloj verbërie serioze.
Pranimi i bekimeve përballë arritjeve
Të gjithë faktorët, siç janë arritjet e ndryshme, ngritja në një pozitë me famë, institucionalizimi ose krijimi i një sistemi të ndërtuar mirë, mund të shkaktojnë që një person të bëhet i verbër ndaj të vërtetës. Dhe pastaj, njerëzit e prekur nga një verbëri e tillë mund të dështojnë në një provë Hyjnore ose të bien për një plan Hyjnor duke hedhur pretendime personale mirësive të dhëna nga Krijuesi. Pra, në vend që të pranojnë bekimet përballë suksesit dhe t’i drejtohen Allahut xh.sh me falënderime, ata mund mbërthehen nga krenaria dhe mendjemadhësia. Të gjithë këta janë faktorë që do të sjellin rënien e një personi.
Siç tregohet edhe nga sociologët dhe historianët shoqërorë, pas arritjes së sukseseve të caktuara, pothuajse çdo popull dhe shoqëri përjetuan në shkallë të ndryshme, një periudhë verbërie si pasojë e marramendjes së fitores. Kjo situatë shkaktoi që shoqëritë të shpërbëheshin dhe rrjedhimisht sollën fundin e tyre. Duke shikuar rënien e Romës, Bizantëve, Selxhukëve dhe Osmanëve do të kuptojmë se të gjithë ata në të vërtetë kishin të njëjtin fat në këtë kuptim. Mund të thuhet se disa vende që kanë dalë në pah në balancën e fuqive, në kohën tonë kanë hyrë në një proces të tillë. Pas një analize të shëndoshë, mund të thuhet se vendet që morën pjesë të caktuara të botës nën sundimin e tyre dhe arritën gjëra të caktuara, kanë zhvilluar verbërinë ndaj sistemit dhe shpërbërja e tyre ka filluar.
Qëllimet e larta dhe detyrat përkatëse
Për të shpëtuar një shoqëri nga një verbëri e tillë dhe për të rritur jetëgjatësinë e saj, është e domosdoshme që vazhdimisht të fokusohet në objektiva të larta dhe t’u japim detyra të rëndësishme atyre për t’u zënë kohën me vepra të mira. Me mendjet e tyre aktive , shpirtin e hapur dhe ndërgjegjen që përqafon gjithë universin, ata duhet vazhdimisht të angazhohen në aktivitete dhe të mos humbasin kurrë vigjilencën e tyre metafizike. Nëse nuk i drejtoni njerëzit në ideale e larta dhe nëse më pas nuk i zini me detyra të caktuara për hir të realizimit të këtyre idealeve, djalli do të gjejë punë për duart e tyre të pazëna.
Rinovimi i metodws
Nga ana tjetër, është e nevojshme të merren në konsideratë mjediset e ndryshme kulturore në botë dhe të përdoren në mënyrë të favorshme pikat e përbashkëta dhe të përcaktohen saktë gjërat e përbashkëta. Më pas, është e nevojshme të rinovohen veprat e mira me të cilat jeni të zënë dhe të gjeni disa mënyra dhe metoda të reja sipas rezultatit të kombinimit në mënyrë që të mos zhvilloni verbëri. Përndryshe, është e pashmangshme që ju do të bëheni të ngathët, do humbni qëllimin tuaj dhe do të kalbeni.Mbyllja e derës së botës
Njerëzit që janë në luftë me përgjegjësitë më të mëdha duhet të mbyllin dyert e tyre për të kënaqur vetveten dhe botën. Kur bota dhe ato çka ajo përmban thërrasin me tundim, ata duhet të përgjigjen: “Mos e humbisni energjinë tuaj kot, dera është e mbyllur!” Lëni pritshmëritë e kësaj bote, ata nuk duhet të ushqejnë as shpresa në lidhje me botën tjetër për shërbimet që i bëjnë. Filozofia e tyre e jetës duhet të jetë në përputhje me Bediuzzamanin (i cili thotë): “As nuk kam dëshirë për Xhennetin, as frikën ndaj Xhehenemit. Duke pasur parasysh se unë e shoh besimin e popullit tim të shpëtuar, unë aderoj për djegien në flakët e ferrit; përderisa trupi im po digjet, zemra ime do të jetë një kopsht me trëndafila. ”
Orbitw e zemrës dhe e mendjes
Ata që ia atribojnw çështjet veteve të tyre do të përjetojnë – nesër nëse jo sot, ose një ditë pas kësaj – një” lodhje emocionale “dhe do vdesin në shpirt. Ndërsa përsa i përket njerëzve të vetëpërmbajtur, ata do të provojnë ekzistencën e Krijuesit dhe do të gjejnë strehë në fuqinë dhe forcën e Tij. Meqenëse këta njerëz mbështeten në Burimin e Përjetshëm të Fuqisë dhe Pushtetit, ata kalojnë male dhe lumenj, por kurrë nuk përjetojnë lodhje shpirtërore dhe nuk humbin asgjë nga fuqia apo forca e tyre.
Në këtë aspekt, njerëzit që janë në ballë të shoqërisë duhet vazhdimisht të mbajnë vigjilencë në mënyrë që të bëjnë ata rreth tyre të jetojnë. Njerëzit që nuk veprojnë në orbitën e zemrës dhe të shpirtit nuk mund të shërbejnë si mjet për ringjalljen e të tjerëve. Ata që kanë humbur gjallërinë dhe entuziazmin, të cilët janë të prishur shpirtërisht, nuk janë të dobishëm as për veten e tyre, e lëre më të jenë në gjendje të ndezin gjallërinë, dashurinë ose emocione tek të tjerët. Në veçanti, ata që dorëzohen para frikës, rehatisë, vetë-kënaqësisë dhe varësisë ndaj shtëpisë, ose që përfitojnë nga pozita e tyre duke ndarë një përfitim personal nga ajo që ju takon njerëzve, definitivisht nuk mund t’iu japin jetë të tjerëve.
Gjatë Epokës së artë dhe kohës së Kalifëve të drejtë, njerëzit vazhdimisht u përpoqën të luftonin në të dyja anët, kundër vetes së tyre dhe kundër armiqve të tyre. Kështu, ata gjithnjë e ruanin vitalitetin (gjallërinë) e tyre dhe realizuan triumfe të rëndësishme. Ata nuk kishin pronësi tokësore dhe jetonin në shtëpitë e ndërtuara prej gurësh dhe balte. Sidoqoftë, ata njerëz të një qëndrimi mashështorë, të cilët kishin filluar të fluturonin në pafundësinë e horizonteve, shërbyen si mjet për ardhjen e civilizimeve të shkëlqyera në botë. Në këtë drejtim, mënyra e vetme për të parandaluar verbërinë që të jetë rezultati i sistemit dhe suksesit është arritja e këtij shteti të gjallë të përfaqësuar nga Sahabët, si dhe përgaditja e individëve për të jetuar për ideale fisnike.
Rrita e jetëgjatësisë së shoqërive
Faktorët e përmendur deri më tani mund të mos mjaftojnë për të parandaluar vdekjen e një shoqërie plotësisht, pasi vdekja është e pashmangshme për shoqëritë, ashtu siç është për njerëzit. Më kujtohet se njëherë e një kohë një person me status të lartë i pyeti mjekët paksa në formë qortuese: “A nuk mund të gjeni një shërim për vdekjen?” Megjithatë, nuk ka shërim të mundshëm për vdekjen. Në të vërtetë, Zoti i Plotfuqishëm, qoftë lartësuar lavdia e Tij krijoi jetën dhe vdekjen së bashku. Vdekja nuk mund të vritet në këtë botë.
Siç është thënë nga Pejgamberi fisnik, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, kur njerëzit zënë vendin e tyre në Xhenet dhe Xhehenem, vdekja do të mishërohet në formën e një dashi, i cili do të theret. Pastaj do të njoftohet se mosekzistimi është bërë jo-ekzistues. Të gjithë njerëzit edhe banorët e Xhenetit edhe të Xhehenemit do të dëgjojnë se do të qëndrojnë atje përgjithmonë. Në të vërtetë përmenden emrat hyjnorë me kuptimet “Ai që ringjallë” (Al-Muhji) dhe “Ai që shkakton vdekjen” (Al-Mumit) së bashku me këtë në Kur’an dhe me fjalën e Profetit fisnik s.a.s ; ky fakt gjithashtu aludon në këtë të vërtetë. Në të vërtetë, ashtu si Zoti është Ai që krijon jetën, është gjithashtu Ai që krijon vdekjen. Siç thuhet në Kur’an: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.
(al-Mulk 67: 2).
Në këtë aspekt, vdekja është e pashmangshme për të gjithë në botë. Megjithatë, duke qenë i kujdesshëm në lidhje me pikat e përmendura më lart, është e mundur të vonosh një rënie apo kolaps në dukje të pashmangshëm për një shoqëri dhe të rritësh jetëgjatësinë e saj. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me shembullin Osman. Megjithëse jetëgjatësia e saj përfshinte maja, paraliza dhe periudha të kujdesit intensiv, ajo zgjati më shumë se çdo shtet tjetër. Edhe pse i paralizuar, luajti një rol të rëndësishëm në balancën e pushteteve.
Shto koment