Shkrimi ka të bëjë për tre fëmijët dhe qasjen e Pejgamberit tonë (paqja qoftë mbi të) me ta.
Ebu Umejri r.a
Ai është djali i Ebu Talhas r.a. (një nga të shquarit e Ensarit) dhe Ummu Sulejmit r.a. Ai është gjithashtu vëlla nga nëna me Enes Ibn Malikun r.a., i cili ia kushtoi dhjetë vjet shërbimit të të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të).
Më i Dashuri Ynë s.a.v, vizitonte herë pas here këtë familje besnike dhe herë pas here falte namaz me anëtarët e familjes. Gjithashtu Ai a.s. ndiqte nga afër këtë fëmijë trevjeçar të cilin e trajtonte si një njeri të rritur dhe e kujdesej për përgatitjen e tij.
Ebu Umejri zemërgjerë kishte një zog të vogël harabel. Ai e quajti atë “Nugajr” dhe e donte shumë atë. Duke parë këtë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) herë pas here pyeste: “O Ebu Umejr! Çfarë po bën Nugajri yt?”
Tregoni vemendje. Ai (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i drejtohet një fëmije tre vjeç si një i rritur!
E merr atë seriozisht!
E merr atë si bashkëbisedues!
Ai e di që ka një zog, që emri i tij është Nugajr dhe e pyet hatrin e këtij zogu!
Në një nga ditët kur ai erdhi për vizitë, Sulltani i Botëve (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) pa që Ebu Umejri ishte i mërzitur dhe pyet nënën e tij: “O Ummu Sulejm! Çfarë nuk është në rregull me Ebu Umejrin? “
“Nugajri i ngordhi, o i Dërguar i Zotit!”. Me këtë përgjigje, Ai s.a.v. shkoi afër tij dhe e pyeti me dashuri ndërsa ia ledhatonte kokën:
“O Ebu Umejr! Çfarë ndodhi me Nugajr-in tënd, çfarë po bën ai tani? “
Ndërsa e lëshon veten në krahët e Diellit të Dhembshurisë, “Ai ka vdekur .. Nugajr ka vdekur!” tha ai duke ngrerë hundët dhe duke fshirë lotët e tij.
Dhe i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e ngushëlloi Ebu Umejrin, me aq seriozisht sa u bën të rriturve …
Por, një ditë kur babi nuk ishte në shtëpi, edhe Ebu Umejri kishte marrë krahë e kishte fluturuar.
Dorëzimi ndaj Allahut i nënës Ummu Sulejm është i jashtëzakonshëm; e mori, e lau e mbështolli dhe e vendosi në dhomë. Ajo lajmëroi të gjithë: “Askush përveç meje mos ta informojë babanë e tij për vdekjen e Ebu Umejrit!”; mblodhi veten dhe rrëmujën përreth.
Në mbrëmje, burri i saj Ebu Talha erdhi dhe e pyeti Ebu Umejrin; gruaja u përgjigj: “Eshtë më i qetë sesa është!”.
Në një dhomë Ebu Umejr, i cili fluturoi në përjetësi me trupin e tij të pajetë, në dhomën tjetër po hanin ushqim sikur asgjë të mos kishte ndodhur, mu në natyrshmërinë e tyre.
Pastaj, “O Ebu Talha!” tha “Nëse dikush të lë një amanet dhe pastaj e kërkon atë përsëri, a është në rregull ta fshehësh e të mos e japësh?”
Siç priste përgjigjen “Sigurisht që jo; është e nevojshme t’i jepet besimi pronarit të saj! ” ia ktheu burri. “Bëhu i durueshëm, duke pritur shpërblimin nga Allahu!” ajo i tha Ebu Talhas; “Bëje detyrën tënde të fundit për fëmijën!”
Sigurisht, ai nuk ishte i kënaqur me këtë situatë dhe pas namazit të sahabut barti këtë qështje te i Dërguari të Allahut (paqja qoftë mbi të).
“Allahu (xhel-le xhelaluhu) e bekoftë natën e të dyve!” ishte lutur I Dërguarin i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).
Dhe si bekim të asaj nate, Allahu u dhuroi atyre një fëmijë të cilin ata e quajtën “Abdullah”.
Beshiri r.a.
Më saktësisht, kur ai shkoi për vizitë me babanë e tij Akrebe el-Xhuhenin, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ndryshoi atë nga “Bahir” në “Beshir”.
Beshir r.a. kishte ngecje në gjuhë. Kur Habibullahu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ishte lutur për të duke ia ledhatuar kokën, siç pritej, pas asaj dite nuk kishte asnjë gjurmë të ngecjes në të folur! Në vitet e ardhshme Beshiri r.a, do të plakej dhe flokët e tij do të zbardheshin. Por, vendi ku kishte prekur dora e bekuar e të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të) do të mbetej e pandryshuar me ngjyrën e zezë smerald!
Babai i kishte rënë dëshmorë në Uhud. Në një ditë Bajrami, kur Profeti ynë (paqja qoftë mbi të) u largua nga shtëpia e tij për të falur namazin e Bajramit, pa fëmijët që po luanin me hare. Por, ia tërhoqi vëmendjen një fëmijë që po qante i përkulur mënjanë. Iu afrua me dashuri dhe pyeti arsyen e të qarit dhe trishtimit të tij në këtë ditë feste ndërsa shokët e tij po luanin me gëzim.
Në atë gjendje, Beshiri r.a. nuk e njohu zërin e të Dërguarin e Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), dhe pa u kthyer për ta shikuar fytyrën e tij të bekuar, i tha: “Më lër të qetë, o njeri!” dhe shtoi:
“Babai im u bë dëshmor në një nga luftërat ku mori pjesë me të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të). Më vonë, nëna ime u martua me dikë tjetër. Njerku im na konfiskoi shtëpinë dhe pronën; nuk më la asgjë! Jam i uritur, nuk kam dic për të veshur! Jam në dëshpërim. Kur pashë fëmijët duke luajtur në ditë feste, trishtimi dhe pikëllimi im u shumëfishuan; kjo është arsyeja pse qaj! “
I Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), i cili e dëgjoi Bashirin, iu kthye dhe i tha: “A nuk dëshiron?”, “Tani e tutje, Unë të jem babai yt që të mbron; Aishja nëna jote! Për më tepër, le të jetë motra jote Fatimja dhe Aliu xhaxhai? Le të jenë edhe vëllezërit e tu Hasani dhe Huseini? “
Fëmija, i cili sapo kuptoi se ishte i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) që po fliste me të, iu kthye Atij me siklet e ngazëllim dhe i tha: “Si mos të pajtohem, o i Dërguar i Allahut! Sigurisht që do ta doja! “.
Pas kësaj, Profeti (paqja qoftë mbi të) e kishte kapur dorën e fëmiut dhe duke ledhatuar kokën e kishte marrë në shtëpi. E kishte ushqyer dhe veshur me rroba festive.
Siç mund ta shihni, bërja e zemrës së një fëmije, lehtësimi i shqetësimeve të tij dhe zgjidhja e problemeve të tij ishte prioritet megjithëse xhemati i tij po priste faljen e namazit të Bajramit! Preferenca e Profetit s.a.v. ishte të ndreqte zemrën e thyer!
Pas pak, Beshir r.a. i cili doli me gëzim në fytyrë, hyri në mesin e fëmijëve tjerë dhe filloi të luante me ta. Edhe fëmijët ishin të befasuar nga kjo situatë; nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga fëmija i cili i vetmuar u ulte dhe i dëshpëruar qante mes tyre! Në pamundësi për të fshehur habinë e tyre, pyesnin:
“Çfarë të ndodhi ty? A nuk ishe ti djali që rrinte mes nesh dhe qante? Çfarë është ajo që të ndryshoi kaq shumë, të sjelli buzëqeshjen në fytyrë dhe të bën të qeshësh? “. Me krenari, Beshiri r.a. filloi të shpjegonte:
“E drejtë, isha edhe i uritur edhe pa veshje! Por tani kam veshje dhe kam ngrënë! Për më tepër, nuk kisha baba para pak më parë; tani e tutje, babai im është i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) dhe nëna ime Aisha! Unë kam një motër si Fatima dhe një xhaxha si Aliu! Për më tepër, Hasani dhe Huseini tani janë vëllezërit e mi! “
Në këtë gjendje, edhe shokët e shikonin me admirim këtë ndryshim duke thënë, “Ah sikur! edhe baballarët tanë të kishin rënë dëshmorë në një nga luftërat ku morën pjesë me të Dërguarin e Allahut (a.s.)!”
Abdulkuddusi r.a.
Ai është anëtar i një familjeje hebreje. Sidoqoftë, ai ishte një fëmijë i dashuruar me të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të). Ai pothuajse nuk u ndanta mbas Pejgamberit a.s.; vjen e shkon në Mesxhid-i Nebevi, thuajse mban roje në derën e Shtëpisë së Krenarisë së Njerëzimit a.s. dhe i shërben të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të). Shoku i tij ishte Enes bin Malik (radijallahu anh); i cili edhe e transmeton këtë ngjarje.
Një ditë Abdulkuddus bjerë i sëmurë rëndë!
Çfarë është kjo?
Zhvillohet një ngjarje që do ta bëjë të harrojë dhimbjen plotësisht. Troket dera dhe kur e hapin, i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) qëndron bashkë me disa nga shokë të tij.
Kur nuk kishte mundur ta shihte përreth për një ose dy ditë, i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) kishte pyetur dhe mësuar për gjendjen e tij dhe i kishte shkuar për vizitë fëmijës hebre. Ishte ulur afër kokës së tij dhe bënte lutje për të gjerë e gjatë.
Ata biseduan për pak kohë; Mjeshtri i Zemrave bënte pyetje (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Ndonjë herë përgjigjej babai, e disa herë Abdulkuddusi ndërhynte për t’u përgjigjur.
Dhe kjo vizitë kishte ndryshuar shumë gjëra tek Abdulkuddusi dhe familja e tij. Ata, ndërsa hapën shtëpitë e tyre, hapën edhe zemrat e tyre.
Habibullahu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), i cili e vërejti këtë atmosferë aq të përshtatshme, e ftoi Abdulkuddus në Islam, i cili ishte gati të kapërcente vijën e hollë midis materiales dhe shpirtërores.
Përballë kësaj ftese të ngrohtë, Abdulkuddusi së pari shikoi fytyrën e të atit dhe në sytë e tij, në mënyrë që të fitonte zemrën e tij ndërsa ecte drejt shpëtimit të përjetshëm.
Edhe familja kishte hapur zemrën e saj; Resulullahu frymëzonte besueshmëri tek ata!
“Bindju!” i tha babai, “Thuaj po” asaj që tha Ebu’l-Kasimi, biri im!”
Abdulkuddus tha fjalën e Tevhid it dhe e dorëzoi shpirtin e tij.
“Falënderimi i takon Allahut, i cili e shpëtoi atë nga Xhehennemi duke ia dhënë Islamin!” tha Habibullahu (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe iu kthye shokëve: “Bëni detyrën tuaj të fundit ndaj shokut tuaj!”
Allahu na mundësoftë të shkojmë prapa Pejgamberit (paqja qoftë mbi të)
Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Perkthyer nga: https://www.tr724.com/uc-cocuk-efendimiz-ve-ahmet/
Shto koment