اَللّٰهُمَّ يَـا مَـنْ لَا تَــرَاهُ الْعُيُونُ، وَلَا تُحِيطُ بِـهِ الْأَذْهَانُ وَالْأَبْصَارُ وَالظُّنُونُ، نَسْأَلُكَ أَنْ تُـدْخِلَـنَا فِـي حِصْنِكَ الْحَصِينِ، مِنْ شَرِّ أَعْدَائِـنَا كُلِّهِمْ أَجْمَعِينَ، وَأَنْ تَـكْفِـيَـنَا يَا أَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ مَكْـرَ الْمَاكِرِينَ، وَأَنْ تَدْفَعَ عَنَّا عُـتُـوَّ الْكَـفَـرَةِ وَكَـيْـدَ الْفَجَرَةِ وَتَجَاوُزَ الْمُنَافِقِينَ، يَا مَنْ يَـكْفِي كُلَّ شَيْءٍ، اِكْفِنَا أَمْرَيِ الدُّنْـيَا وَالْأٰخِرَةِ، وَفَـرِّجْ عَنَّا كُلَّ ضِيـقٍ، يَا أَرْحَمَ الرَّاحِمِينَ، يَـا ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْـرَامِ
1. O Allahu ynë! Që asnjë mendje e sy nuk mund të të paramendojë e të të shohë! Kërkojmë nga Ti që të na marrësh nën mburojën Tënde të paprekshme kundër armiqësive të njerëzve që janë kundër fesë Sate! O më Mëshiruesi i mëshiruesve! Na mbroj ne nga intrigat e armiqve! Largoji nga ne sulmet e jobesimtarëve, munafikëve dhe zullumqarëve! O Allahu ynë që na mjafton për çdo gjë! Në qoftë se na mbron Ti, nuk na nevojitet ndonjë mbrojtje tjetër. Na i plotëso nevojat e kësaj bote dhe ahiretit! Na mbroj nga të gjitha llojet e problemeve(telasheve)! Na i qetëso zemrat tona! O më i Mëshirshmi i mëshiruesve! Ja dhel xhelali vel ikram!
اَللّٰهُمَّ إِنَّا نَسْأَلُكَ بِاسْـمِكَ الَّذِي إِذَا نَاجَاكَ عِبَادُكَ بِـهِ قَبِلْتَهَا وَإِذَا اسْتَغَاثُوا بِهِ أَغَـثْـتَـهُمْ؛ أَجِبْ دَعْوَتَـنَا، وَأَعْطِ سُؤْلَـنَا، وَاجْعَلْ أَنْـفُسَنَا مُطْمَـئِـنَّـةً بِلِقَائِكَ، صَابِـرَةً عَلَى بَلَائِكَ، رَاضِيَةً بِقَضَائِكَ، قَانِعَةً بِعَطَائِكَ، مُشْتَاقَةً إِلَى لِقَائِكَ يَا رَاحِمَ الْمُذْنِبِينَ، وَيَا مُقِيلَ عَثَـرَاتِ الْعَاثِرِينَ، وَيَـا مُعْطِيَ السَّائِلِينَ، وَيَـا خَـيْـرَ الْمَسْؤُولِـينَ، إِلَـيْـكَ الْمُشْتَـكَى وَبِكَ الْمُسْتَعَانُ وَأَنْتَ الْمَوْلَى وَالْمُرْتَجَى، اِسْتَجِبْ لَـنَا دُعَاءَنَا، وَاغْفِرْ لَـنَا خَطَايَانَا، وَأَنْتَ مَوْلَانَا وَمُرْتَجَانَا، وَلَا تُشْمِتْ بِـنَا أَعْدَاءَنَا، وَاحْفَظْنَا مِنْ كُلِّ شَرٍّ وَضَرٍّ
2. O Allahu ynë! Për hir të robërve të dalluar, të cilët kur luten dhe e bëjnë ndërmjetësues emrin Tënd,e Ti i pranon lutjet e tyre për hir të atij emri sekret, na fal ne! Për hir të atyre që kthehen nga Ti dhe kërkojnë ndihmë me sinqeritet të plotë, na i prano lutjet dhe na i plotëso dëshirat tona. Zemrën që më vuan nga dobësitë dhe nevoja të ndryshme ma qetëso duke ia mundësuar arritjen tek Ti, po ashtu ma qetëso nefsin duke ma mundësuar afrimin tek Ti. Kundër sprovave që vinë nga Ti na jep durim, për caktimet që i ke bërë na mundëso të jemi të kënaqur, me ato që na i ke dhuruar na mundëso që të jemi mirënjohës dhe falënderues dhe na bëj prej atyre që takimin me ty e dëshirojnë më shumë se çdo gjë. O Allahu ynë, që nuk e ndal mëshirën edhe për ata që gabojnë(bëjnë gjynahe),ata që rrëshqasin i jep mundësi që të ecin përsëri dhe që ua plotëson dëshirat e atyre që kërkojnë sinqerisht! O më i mëshirshmi prej mëshiruesve! Vetëm drejtësia jote mund t’i zgjedhë ankesat tona, vetëm tek Ti kërkesat plotësohen sepse Ti je pronar i çdo gjëje,prej Teje kërkohet dhe vetëm tek Ti vihet me shpresë. Ti je miku i vërtetë që nuk na i lë duart bosh. Na i prano duatë tona, na i fal gabimet tona! Mos lejo që armiqtë tanë të luajnë me ne! Mos u mundëso atyre të qeshin me gjendjen tonë të rëndë. Na mbroj ne prej çdo të keqe sepse vetëm prej Teje kërkojmë mbrojtje.
اَللّٰهُمَّ إنَّا نَسْأَلُكَ يَا أَكْرَمَ مَنْ سُـئِلَ، وَيَا خَيْرَ مَنْ أَعْطَى، أَنْ تَغْفِرَ لَـنَا مَا أَخْطَأْنَا فِـيـهِ وَمَا تَعَمَّدْنَا، وَمَا عَرَفْـنَا وَمَا جَهِلْنَا، وَمَا أَنْـكَرْنَا وَمَا عَلِمْنَا، وَمَا أَنْتَ أَعْلَمُ بِـهِ مِنَّا؛ عَـزَّ جَارُكَ وَجَلَّ ثَـنَاؤُكَ وَلَا إِلٰـهَ غَيْرُكَ اَللّٰهُمَّ إِنَّهُ لَا بَـرَاءَةَ لَنَا فَنَعْتَذِرَ، وَلَا قُوَّةَ لَنَا فَنَصْطَبِرَ، غَيْرَ أَنَّـنَا يَا إِلٰهَنَا وَيَا سَيِّدَنَا مُقِرُّونَ لَكَ بِذُنُوبِنَا عَلَى أَنْفُسِنَا، وَمُسْتَغْفِرُونَ مِنْهَا إِلَيْكَ، فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا، وَاسْتُـرْ عُيُوبَـنَا فِيمَا بَـقِيَ مِنْ عُمُرِنَا، وَاسْتَجِبْ لَـنَا دُعَاءَنَا، وَلَا تُشْمِتْ بِـنَا أَعْدَاءَنَا، وَلَا تَـجْـعَـلِ الـنَّارَ مَأْوَانَا، وَاجْعَلِ الْجَـنَّـةَ مَثْوَانَا، يَا ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
3. O më Bujari i atyre që kërkojmë e që s’i kthen mbrapa ata që kërkojnë, e më i Hajrit që i plotëson dëshirat! Na i fal gabimet, që i kemi bërë me vetëdije apo pavetëdije! Kërkojmë dashurinë Tënde, kërkojmë afërsinë Tënde, sepse Ti je afër çdo gjëje. Sa e lartë është afërsia Jote. Sa e bukur është lartësia dhe lavdërimi Yt dhe nuk ka zot tjetër përveç Teje. O Allahu ynë,nuk kemi një mbështjetje të fortë për të kërkuar falje nga Ti. Nuk kemi forcë që t’i durojmë gjynahet tona, por sidoqoftë, O Allahu ynë, ne i tregojmë haptas gjynahet tona dhe kërkojmë shpëtim dhe falje nga Ti, sepse na vijnë rëndë ato.
Pas këtij momenti, na mbro ne me emrin Settar(mbulues i gabimeve) që të mos ndihemi keq përballë Teje! Na i prano lutjet tona dhe mos iu mundëso armiqve tanë të na përqeshin ne! Ja dhel xhelali vel ikram, mos na e bëj Xhehnemin stacion të fundit, por kërkojmë nga mëshira Jote që Xheneti të jetë vendi i pushimit dhe stacioni ynë i përhershëm!
اَللّٰهُمَّ يَا حَافِظُ يَا حَفِيظُ نِعْمَ الْحَافِظُ أَنْتَ، اُحْرُسْنَا بِعَـيْـنِكَ الَّتِي لَا تَـنَامُ، وَاكْنُفْنَا فِي كَـنَـفِكَ الَّـذِي لَا يُـرَامُ، وَأَعِـنَّا عَلَى دِيـنِـنَا بِكُلِّ مَا أَعْطَـيْـتَـنَا، وَعَلَى أٰخِرَتِـنَا بِالْإِيمَانِ الْكَامِلِ وَالْأَعْمَالِ الصَّالِحَةِ وَالْإِخْلَاصِ الْأَتَـمِّ، وَاحْفَظْـنَا فِيمَا غَابَ عَـنَّا، وَلَا تَـكِلْـنَا إِلَى أَنْـفُسِنَا فِيمَا حَضَرَنَا، يَا مَـنْ لَا تَضُرُّهُ الذُّنُوبُ وَلَا تَـنْـقُصُهُ الْمَغْفِرَةُ هَبْ لَـنَا مَا لَا يَـنْـقُصُكَ، وَاغْفِرْ لَنَا مَا لَا يَضُرُّكَ، ﴿وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا أَنْتَ مَوْلَانَا فَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِيـنَ
4. O Mbrojtësi dhe Kujdestari më I mirë! Na mbro dhe kujdesu për ne në çdo moment. Na ndihmo për botën tjetër duke na dhuruar besim të përsosur(imani kamil), punë të hajrit dhe sinqeritet të plotë! Mbrona prej brengave dhe rreziqeve që nuk i dimë; mos na lër me nefsin tonë as edhe një moment të vetëm! Gjynahet e robërve të tu nuk të dëmtojnë Ty, por edhe nuk pakësohet asgjë nga thesari Yt duke i falur ata që pendohen. Dhurona mirësi nga thesari Yt dhe falna, mëshirona!Ti je i Dashuri ynë, Ndihmësi ynë! Ndihmona kundër jobesimtarëve!
اَللّٰهُمَّ اجْعَلْ خَيْرَ أَيَّامِنَا يَوْمَ نَلْقَاكَ، وَخَيْرَ أَعْمَالِنَا خَوَاتِمَهَا، وَخَيْـرَ عُمُرِنَا أٰخِرَهُ، نَسْأَلُكَ يَا إِلٰهَنَا فِي الْعَاجِلِ عَافِـيَـةً كَامِلَةً جَامِعَةً وَفِي الْأٰخِـرَةِ تَـوَجُّهًا تَامًّا، إنَّكَ لَطِيفٌ كَـرِيـمٌ اَللّٰهُمَّ إِنَّا نَـتَـيَـقَّنُ أَنْ لَا نُـهْلَكَ وَأَنْـتَ مَـعَـنَا وَلَا نُضَيِّـعَ وَأَنْتَ رَبُّـنَا، وَاحْرُسْنَا بِعَـيْـنِكَ الَّتِـي لَا تَـنَامُ، وَاكْنُفْنَا بِكَنَفِكَ الَّذِي لَا يُـرَامُ، يَا ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
5. O më i Larti i të lartësuarve! Mundësona që ditët më të hajrit të jetës sonë, të jenë veprat e fundit si dhe koha më e hajrit të jetë koha para se ta dorëzojmë shpirtin te Ti! Ja Rabenna! Kërkojmë në këtë botë mirësi të përgjithshme dhe në ahiret, afërsinë Tënde, sepse Ti je shpërndarës I mirësive dhe bujar!Ne, robërit e Tu, kemi një besim të plotë dhe shpresë që, derisa Ti je me ne, pa dyshim se nuk do të jemi në humbje dhe se pa dyshim, Ti je Ndihmëtari më i mirë!
Shto koment