Home » Libri i Lutjeve » Lutjet lidhur me ngrenien, pirjen, agjerimin, zekatin, udhetimin, xhihadin dhe kuroren martesore

Përmbajtja

është arma e besimtarit, me të cilën ai i mbraps kokëçarjet dhe fatkeqësitë e vendosura për të. E si të mos jetë, kur Allahu urdhëron kështu në Kur’an për lutjet:

“Zoti juaj ju tha: “Lutmuni Mua që t’i përgjigjem lutjes suaj!” “Robtë e Mi të pyesin për Mua. Thuaju: “Unë jam shumë pranë tyre! Kur më luten, unë ia pranoj lutjen atij që lutet!” “Kur njeriu ndodhet ngushtë, kush mund t’i shkojë në ndihmë e t’ia largojë të keqen që i ka rënë sipër, veç Allahut?”

Edhe i Dërguari i Allahut (sav), në porositë e tij autentike, ka thënë kështu: “ është adhurim!” “ është thelbi dhe baza e adhurimit!” “Lutuni, se lutja i largon kokëçarjet dhe aksidentet!” “Të përpiqesh për t’i ikur asaj që ka caktuar Allahu, s’ka dobi; është vetëm lutja ajo që sjell dobi për t’u mbrojtur nga kokëçarjet dhe shqetësimet që kanë rënë e do të bien! Atëherë, o robtë e Allahut, lutuni, lutuni!”

Ajetet e Kur’anit të cituara janë dalluar në tekst duke u futur mes kllapave të posaçme për ajetet: { } Dhe kuptimi i tyre është dhënë mes thonjëzash: “”. Lutjet tjera janë lutje që përmbahen në hadithe.

Lutjet lidhur me ngrenien

e iftarit

Personi i agjëruar, duke filluar të hajë kur bëhet koha e iftarit, thotë kështu:

  1. Etja mbaroi, damarët u njomën dhe në dashtë Allahu, shpërblimi na erdhi!
  2. Pranë jush le të hanë iftar ata që kanë agjëruar, gjellën tuaj le ta hanë njerëz të mirë dhe engjëjt le të bëjnë lutje për ju!
  3. Allahu im, kërkoj prej Teje që, me mëshirën Tënde që mbështjell gjithçka, të m’i falësh mëkatet!
  4. Pasi të bëhet gati gjella, personi me agjërim fillon të hajë duke bërë “Bismil’lah”; ndërkaq, po të harrojë në çastin e fillimit e të kujtohet më pas, thotë kështu: “Bismil’lahi evvelehu ve evsatahu ve ahirahu” (e kujtoj emrin e Allahut edhe në fillim, edhe në mes, edhe në fund)!

Kur personi ha bashke me nje person tjeter te semure nga lepra ose nga ndonje semundje tjeter ngjitese

  1. Po qe se një person detyrohet të hajë bashkë me një person tjetër të sëmurë nga lepra ose nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse, fillon me lutjen: “Bismil’lahi thikaten bil’lahi tevekulen alejh” (Me emrin e Allahut duke i besuar dhe duke iu dorëzuar Atij)!”

pas mbarimit te ngrenies

  1. Falenderuar qoftë Allahu që na jep për të ngrënë e për të pirë, na ngop e na e shuan etjen, na bën ta kapërcejmë lehtë ushqimin dhe i siguron atij rrugët e daljes (jashtëqitjes)!
  2. Falenderuar qoftë Allahu që më bën ta ha këtë ushqim pa pasur unë vetë asnjë forcë për këtë dhe që ma dhuron mua atë si furnizim!
  3. Allahu im, më dhe të ha, më dhe të pi, më dhe me shumicë e më kënaqe pa më lënë nevojtar ndaj të tjerëve, më drejtove në rrugë të drejtë dhe më dhurove jetë! Për të gjitha të mirat që më dhe, lavdia dhe falenderimi të përkasin vetëm Ty!
  4. Falenderuar qoftë Allahu që na gostit, na drejton, na ngop e na kënaq dhe na dhuron çdo lloj të mire!
  5. Allahu im, na dhuro begati në këtë ushqim dhe na ngop me më të mirën e kësaj!
  6. Lavdia dhe lavdërimi me shumicë, krejt të pastër, të begatshëm, të dukur si të pamjaftueshëm për Të e të pamundur për t’u lënë pa u bërë për Të, janë të posaçëm për Allahun, Zotin tonë!
  7. Lavdia dhe falenderimi të bërë duke u parë si të pamjaftueshëm e duke mos u mohuar, janë të posaçëm për Allahun që na dhuron të mira të mjaftueshme, që na strehon, që na mëshiron e që na kënaq me ujë! Lavdia dhe lavdërimi të dukur si të pamjaftueshëm për Të e të pamundur për t’u lënë pa u bërë për Të, janë të posaçëm për Zotin tonë!
  8. Lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm për Allahun që na jep të hamë, të pimë e që na ka bërë muslimanë!

duke lare duart pas buke

  1. Lavdi Allahut që ushqen por vetë nuk ushqehet! Ai na ka favorizuar, na ka dhënë për të ngrënë e për të pirë dhe na ka provuar me provën më të mirë!
  2. Lavdi Allahut që na ngop me ushqime, që na e shuan etjen me pije (të bekuara), që na e mbulon lakuriqësinë dhe na vesh, që na vë nga rruga e shtrembër në rrugë të drejtë, që, duke na shpëtuar prej verbërisë, na jep mundësi të shikojmë dhe që na mban eprorë mbi shumicën e krijesave!

Lutje per ata qe ushqejne te tjeret

  1. Allahu im, begatoje furnizimin që u ke dhënë atyre, fali dhe ki mëshirë për ta!
  2. Allahu im, ngope atë që më ngop mua dhe shuaja etjen atij që ma shuan mua!

e dhenies se zekatit

  1. Allahu im, jepu paqe robit dhe të dërguarit Tënd Hz. Muhammedit dhe të gjithë besimtarëve meshkuj e femra, të gjithë muslimanëve meshkuj e femra!

Lutjet e udhetimit / lutjet e udhetarit

  1. Duke e përcjellë udhëtarin, ndenjësi e këshillon të ketë frikë Allahun dhe në çdo lartësirë të bëjë tekbir dhe në çastin e nisjes thotë kështu:
  2. Fenë, amanetin dhe fundin e punëve të tua ia lë mbrojtjes së Allahut, kurse ty të uroj paqe!
  3. Allahu im, bëja largësitë të afërta dhe lehtësoja udhëtimin!
  4. Allahu ta bëftë devocionin ushqim, ta faltë mëkatin dhe kudo që të jesh, e lehtësoftë të mirën për ty! Allahu ta bëftë devocionin ushqim, ta faltë mëkatin dhe kudo që të drejtohesh, e drejtoftë mbarësinë nga ti!

Ai qe del ne udhetim, thote keshtu:

  1. Po ju lë në dorë të Allahut që nuk i humbin amanetet dhe që nuk bie në dëshpërim!
  2. Allahu im, me bujarinë Tënde e hedh hapin, lëviz dhe udhëtoj!

Po qe se ka frike ne udhetim

  1. Po qe se udhëtari ndjen frikë gjatë udhëtimit, këndon suren Kurejsh.

Duke e hedhur kemben ne kale

  1. Duke e hedhur këmbën për të hipur në kalë (ose në kafshën me të cilën do të udhëtojë), udhëtari thotë “Bismil’lahi’r-rahmani’r-rahim” (Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit)!

Pasi ulet ne kale (mjetin transportues)

  1. Thotë 3 herë “Elhamdulil’lah” (falenderuar qoftë Allahu) dhe 3 herë “Allahu Ekber” (Allahu është më i madhi).
  2. Pastaj këndon këtë lutje: Lavdi Allahut! Fama e Allahut që na e ka dhënë këtë në shërbimin tonë, është e lartë, ndryshe, ne nuk do të kishim fuqi për këtë, nuk do të kishim mundësi për këtë! Sigurisht ne do të kthehemi te Zoti ynë!
  3. Të madhëroj dhe të shenjtëroj Ty, o Zot; unë i bëra padrejtësi vetes sime, pra më fal! Nuk ka tjetër veç Teje që t’i falë mëkatet!
  4. Allahu im, në këtë udhëtim kërkojmë nga Ti mirësi e devocion dhe veprime që Ti i pëlqen!
  5. Allahu im, na e bëj të lehtë këtë udhëtim, na e bëj të afërt largësinë! Allahu im, Ti je shok në udhëtim e zëvendës në familje!
  6. Allahu im, mbështetem tek Ti nga vështirësia e udhëtimit, nga ndërrimi i pamjes sime në të keqe, nga gjetja keq në kthim e familjes dhe pasurisë, nga kthimi prej gjendjes së mirë në gjendje të keqe dhe nga mallkimi i viktimës!

Pasi udhetari e sheh vendbanimin per ku eshte nisur

  1. O Zoti i shtatë kat qiejve dhe hijeve të qiejve, o Zoti i shtatë kat tokëve dhe i atyre që bartin ato, o Zoti i djajve dhe i atyre që nxjerrin nga rruga djajtë, o Zoti i erërave dhe i gjërave që i hedhin tej ato,
  2. lus prej Teje mbarësinë e këtij vendi, e popullsisë së tij dhe të atyre që ndodhen brenda tij dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e këtij vendi, e popullsisë së tij dhe të atyre që ndodhen brenda tij!
  3. Allahu im, lus prej Teje mbarësinë e këtushme dhe të atyre që janë mbledhur këtu dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e këtushme dhe të atyre që janë mbledhur këtu!

Duke hyre ne vendbanim

  1. Allahu im, na furnizo dhe ushqe me begatinë e këtushme, na ruaj prej të keqes së këtushme, na bëj të dashur për popullsinë e këtushme dhe na i bëj të dashur njerëzit e mirë të këtushëm! Allahu im, bëje këtë vend të begatshëm për ne! (3 herë)

Po qe se udhetari deshiron qe t’i zbukurohet pamja dhe t’i pastrohet ushqimi

  1. Këndon suret Kafirun, Nasr, Ihlas, Felak, Nas.

Kur udhetari gjate udhetimit ngjitet ne nje maje dhe kur zbret poshte qe atje

  1. Sa herë që të ngjitet në një lartësi ose majë, udhëtari thotë “Allahu Ekber”, kurse kur zbret poshtë, thotë “Subhanallah”.

e kohes se zbardhjes gjate udhetimit

  1. Kush dëgjon le të dëgjojë, kush sheh le të shohë, ne e falenderojmë Allahun për mirësitë dhe provat e mira!
  2. Zoti ynë, bashkohu me ne, dërgoji virtytet e Tua tek ne! Mbështetemi te Allahu nga Xhehennemi!

duke hipur ne anije

  1. Edhe vozitja e saj, edhe qëndrimi i saj bëhet në sajë të emrave të Allahut! Sigurisht, Zoti im është Gafur (falës i përgjithshëm) dhe Rrahim (Mëshirëbërës i përgjithshëm)!
  2. Allahun nuk mund ta vlerësojnë ashtu siç duhet! Mirëpo në ditën e kijametit, toka do të jetë krejt në dorën e Tij, edhe qiejt, të palosur në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga ato gjëra që ata ia shoqërojnë, dhe i lartë!

Kur udhetari qendron ne nje vendbanim

  1. Mbështetem në të gjithë Fjalën e Allahut nga e keqja e krijesave të Tij!
  2. O tokë, Allahu është Zoti im dhe Zoti yt! Mbështetem te Allahu nga e keqja jote, nga e keqja e atyre që ndodhen brenda teje, nga e keqja e krijesave tek ti, nga e keqja e atyre që lëvizin mbi ty dhe nga e keqja e atyre që ecin mbi ty!
  3. Allahu im, mbështetem tek Ti nga luani, nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm dhe akrepët, nga banorët e këtij vendbanimi, nga lindësit dhe të lindurit e tij!

e kthimit nga udhetimi

Kur personi kthehet nga udhëtimi, lutet po ashtu si kur u nis, duke bërë këto shtesa:

  1. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai nuk ka shok! Pasuria dhe pushteti janë të Tij! Edhe lavdia dhe lavdërimi janë të posaçëm vetëm për Të! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  2. Ne jemi ata që kthehemi përsëri tek Zoti ynë, që pendohemi para Tij, që i falemi Atij, që biem në sexhde para Tij dhe që e falenderojmë vetëm Zotin tonë!
  3. Allahu është besnik në premtim, Ai e ndihmoi robin e Vet dhe i shkatërroi vetëm për vetëm të gjitha ndarjet! (Kjo lutje përsëritet)

kur udhetari kthehet ne shtepi ose prane familjes

  1. Ne jemi të penduar, të penduar! Ne kthehemi tek Zoti ynë pasi s’kemi lënë asnjë mëkat mbi vete!

kur hyhet ne shtepi diten

  1. Lavdi Allahut që më mjafton mua e që më strehon mua!
  2. Lavdëruar qoftë Allahu që më jep të ha e të pi, lavdëruar qoftë Allahu që më jep favore mua! Allahu im, të lutem të më mbrosh nga zjarri!

Namazi i kthimit nga udhetimi

  1. Namazi i kthimit nga udhëtimi është si namazet e tjerë që falen me dy rekatë.

Namazi i triumfit

  1. Namazi i triumfit është tetë rekatësh dhe falet si namazet e tjerë.

Lutjet rreth haxhit

Personi që shkon në haxh, këndon lutjet e personit që del në udhëtim.

kur hyn nen ihram / lutjet e ihramit

  1. Lebbejk, Allahu im, lebbejk! Ti nuk ke ortak! Lebbejk, lavdia dhe të mirat janë të Tuat, po ashtu dhe pasuria dhe pushteti! Ti nuk ke ortak!
  2. Lebbejk, lebbejk dhe sa’dejk! E mira është në dorën Tënde, interesimi dhe adhurimi janë për Ty! Lebbejk, lebbejk, o i Adhuruari i Vërtetë, Lebbejk!

e tavafit

Tavafi i Qabes fillon nga Guri i Zi. Personi që bën tavaf, mes dy shtyllave (ose dy pikave orientuese), domethënë, mes Ruknu Jemani dhe Gurit të Zi bën këtë lutje:

  1. Zoti ynë, jepna neve mirësi në këtë botë dhe në jetën tjetër dhe na mbro nga vuajtja e Xhehennemit! Mëshirën Tënde lusim, o më mëshiruesi i mëshiruesve!
  2. LUTJA E TAVAFIT: Allahu im, në të mirat që më favorizove, më bëj të ngopur e të kënaqur dhe më jep begati! Në vend të çdo gjëje që më humbet e shkon, më dhuro më të mirën dhe më të mbarën e saj!
  3. Nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Ai është një, nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria dhe pushteti janë vetëm të Tij, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të, Ai ka mundësi për çdo gjë!

pas tri sjelljeve te para

  1. Allahu im, haxhin bëma të pranueshëm, mëkatin, të falshëm dhe vajtje-ardhjen, të pëlqyeshme!

ne kater sjelljet e fundit

  1. Allahu im, më fal, më mëshiro, m’i fal mëkatet që m’i di; pa dyshim, Ti je Aziz (i shenjtë) dhe Kerim (bujar)!
  2. Allahu im, jepna neve mirësi në këtë botë dhe në jetën tjetër dhe me mëshirën Tënde na mbro nga vuajtja e Xhehennemit, o më mëshiruesi i mëshiruesve!
  3. Pastaj personi bën lutjet e tjera sipas dëshirës. Pas mbarimit të tavafit, fal dy rekatë namaz, kthehet në pikën e nisjes te Guri i Zi, e përshëndet atë dhe ngjitet në kodrën Safa dhe, duke u kthyer nga Kiblja, thotë “La ilahe il’lallahu vahdehu la sherike leh…”, bën tekbir dhe lutet kështu:
  4. Allahu im, me fenë Tënde, me bindjen ndaj Teje dhe ndaj të dërguarit Tënd (sav) na mbro ne dhe na largo prej harameve (gjërave të pabekuara e të ndaluara)!
  5. Allahu im, bëna ne nga ata që të duan Ty, që i duan engjëjt e Tu, të dërguarit e Tu, të zgjedhurit e Tu dhe robtë e Tu të mirë!
  6. Allahu im, bëna ne të dashur për Ty, për engjëjt e Tu, për të dërguarit e Tu, për të zgjedhurit e Tu dhe për robtë e Tu të mirë!
  7. Allahu im, drejtona ne te e lehta dhe largona nga vështirësitë! Falna në këtë botë dhe në jetën tjetër! Dhe bëna ne ndër të parët e robve të Tu të bindur e të kënaqur!
  8. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia janë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  9. Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Ai është një! Ai e mbajti fjalën, e ndihmoi robin e Vet, ushtritë armike i shkatërroi! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Edhe sikur të mos duan mohuesit (qafirët), feja është e Tij dhe ne i falemi vetëm Atij!
  10. Allahu im, na ke urdhëruar: “Lutmuni Mua që t’ju përgjigjem!” Pa dyshim, Ti nuk kthen nga fjala! Kërkoj prej Teje që, ashtu siç më drejtove te Islami, gjersa të ma marrësh shpirtin si musliman, të mos më largosh nga Islami!

Mes kodrave safa dhe merve

  1. Allahu im, më fal, më mëshiro se, sigurisht Ti je më i shenjti e më bujari!
  2. Allahu im, më fal, më mëshiro, m’i fal mëkatet se, sigurisht, Ti je më i shenjti e më bujari!
  3. Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë e në jetën tjetër dhe na mbro nga vuajtja e Xhehennemit!

e arafatit

Personi bën telbije dhe tekbir dhe pastaj lutet kështu:

  1. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia janë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  2. Allahu im, jepi dritë e bukuri zemrës sime, jepi dritë e bukuri veshit tim, jepi dritë e bukuri syrit tim!
  3. Allahu im, hapma gjoksin dhe lehtësoma punën. Mbështetem tek Ti nga lëkundjet e zemrës, nga rrëmuja e punëve dhe nga intriga e varrit!
  4. Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e atyre që ngrysen e gdhihen dhe nga e keqja që sjellin erërat!

ne vakfe

  1. Allahu është më i madhi, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të! Allahu është më i madhi, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të! Allahu është më i madhi, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të!
  2. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia janë të Tij!
  3. Allahu im, drejtomë në rrugën Tënde të drejtë, më pastro me anë të devocionit dhe falmë mua krye e fund në këtë botë e në jetën tjetër!
  4. Pastaj personi ul duart poshtë, hesht për një farë kohe dhe pastaj, duke i ngritur duart lart, lutet me këmbëngulje.

Ne mesh’ar-ul haram

  1. Personi thotë tekbir, tehlil, tevhid dhe telbije33 dhe vazhdon të qëndrojë aty (të bëjë vakfe) gjersa të zbardhë mirë.

Lutjet e xhemres

Në xhemret e tjera veç Akabes, personi bën lutjet që dëshiron. Kur e përfundon gjuajtjen me gurë, lutet kështu:

  1. Allahu im, bëma haxhin të pranueshëm dhe bëmi mëkatet të falshme!

duke therrur Kurban

Telbije: Allahumme lebbejk… (Urdhëro, Zoti ynë; nën urdhrin Tënd, Zoti ynë…).

Tekbir: Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).

Vakfe: gjatë haxhit, qëndrimi në Arafat.

Tekbir: Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi); tehlil dhe tevhid: La ilahe il’lallah (nuk ka zot tjetër veç Allahut); telbije: Lebbejk Allahumme, lebbejk (urdhëro, Allahu ynë, urdhëro). 34 Në haxh, goditja e shejtanit me gurë.

  1. Allahu im, pranoje këtë prej meje dhe prej ummetit (bashkësisë) të Muhammedit (Mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dhe mbi ummetin e tij!)
  2. Allahu është më i madhi! (3 herë)
  3. Allahu im, kjo dhunti është prej Teje dhe përsëri tek Ti po kthehet! Bismil’lah (me emrin e Allahut)!

e xhihadit

Pasi muslimanët të kenë bërë nijet (qëllim) për xhihad (për të luftuar në rrugën e Allahut), komandanti i tyre thotë kështu:

  1. Luftoni me emrin e Allahut, mos grabitni, mos shkelni marrëveshjet, mos gjymtoni, mos vrisni fëmijë!
  2. Pastaj lutet kështu: “Allahu im, Ti je fuqia ime, ndihmëtari im! Me mirësinë Tënde unë e ndaloj armikun, me ndihmën Tënde sulmoj dhe me mbështetjen Tënde përleshem!”

Kur muslimanet perballen me armikun

  1. Komandanti pret një kohë të përshtatshme, pastaj e porosit ushtrinë siç e porosiste Profeti (sav) ose në një mënyrë të ngjashme. Për shembull, kështu:
  2. “O njerëz! Mos e kërkoni vetë të përlesheni me armikun dhe lutiuni Allahut për falje. Por, kur të përballeni dhe përlesheni me armikun, bëni durim! Dijeni këtë se Xhenneti është nën hijen e shpatave!”
  3. Pastaj lutet kështu: “Allahu im që e ke zbritur Librin, që i vë retë në lëvizje, që i çon armiqtë në disfatë, ndihmona ne dhe jepu disfatën armiqve tanë!”

Kur duket vendbanimi armik

  1. Allahu është më i madhi! Ai vendbanim u shkatërrua! “Po të zbresim Ne në venbanimin e një populli, sa i keq bëhet mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar për ndëshkim!” (3 herë)

Ne rastet e frikesimit nga armiku

  1. Allahu im, po ia lëmë ata madhështisë dhe fuqisë Tënde dhe po mbështetemi tek Ti nga e keqja e tyre!

Ne rastet e rrethimit nga armiku

  1. Allahu im, na i shtrëngo radhët dhe na bëj që të ndjejmë siguri!

Ne çastin e fitores

Imami e mbledh ushtrinë të rreshtuar dhe lutet kështu:

  1. Allahu im, të gjitha lavdërimet janë vetëm për Ty! Nuk ka kush që ta lirojë atë që e lidh Ti dhe ta lidhë atë që e liron Ti! Nuk ka kush që ta vërë në rrugë të drejtë atë që Ti e nxjerr nga rruga dhe ta nxjerrë nga rruga atë që Ti e vë në rrugë të drejtë! Nuk ka kush që ta pengojë atë që jep Ti dhe që ta japë atë që pengon Ti! Nuk ka kush që ta afrojë atë që largon Ti dhe ta afrojë atë që largon Ti!
  2. Allahu im, lësho mbi ne begatitë e Tua, mëshirën Tënde, vlerat e Tua dhe furnizimin Tënd!
  3. Allahu im, lus prej Teje mirësi e dhunti të vazhdueshme që të mos ndryshojnë e të mos prishen! 3. Allahu im, lus nga Ti në ditën e frikës, siguri! Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e gjërave që na i ke dhënë e na i ke ndaluar!
  4. Allahu im, na e bëj të dashur besimin dhe na i stolis zemrat me të, kurse mohimin, mëkatin dhe kundërshtimin na i trego të shëmtuar dhe na bëj ne njerëz të pjekur!
  5. Allahu im, na i merr shpirtrat si muslimanë pa pësuar dëshpërim e pa u goditur nga intrigat dhe na bashko me njerëzit e Tu të mirë!
  6. Allahu im, shkatërroji mohuesit që përgënjeshtrojnë Ditën e Fesë dhe profetët dhe i pengojnë njerëzit nga rruga Jote dhe lësho ndëshkimin mbi ta, o i Adhuruari i Vërtetë! Amin, ashtu qoftë!

Nikahu ose kurora martesore

Hutbeja e nikahut

  1. Pa dyshim, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Allahun! Atë e falenderojmë ne, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe prapë prej Tij lusim falje! Ne mbështetemi te Allahu nga e keqja e vetes sonë dhe e punëve tona!
  2. Askush nuk mund ta çorientojë atë që Allahu e orienton dhe askush nuk mund ta orientojë atë që Allahu e çorienton! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një, nuk ka ortak e nuk ka shok! Dhe dëshmoj se Hz. Muhammedi (sav) është robi dhe i dërguari i Tij!
  3. O besimtarë, kini frikë Allahun dhe thoni të vërtetën!

e Çiftit qe martohet

  1. Allahu ju dhëntë begati, ju lëshoftë sipër begati dhe ju mbajttë bashkë në çdo të mirë!

gjate mbylljes se dhenderit

  1. Allahu im, lus prej Teje mbarësi për familjen time dhe për gjërat e saj dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e familjes sime dhe gjërave që krijon Ti në të!
  2. Allahu im, Ti vlerëson dhe cakton, unë nuk mund të vlerësoj dhe caktoj! Ti di, unë nuk mund të di! Ti i njeh të gjitha të fshehtat! Po qe se filan femër është e mbarë për fenë time, për botën dhe përjetësinë time, bëje për mua. Por po qe se një tjetër femër është e mbarë për fenë time, për botën dhe përjetësinë time, bëje atë për mua!

Kur personi deshiron vazhdimin e familjes

  1. Me emrin e Allahut, largona ne nga shejtani dhe largoje shejtanin nga fëmija që do të na e japësh neve si pjesë!
Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up