Home » Libri i Lutjeve » Lutje të pavarura ndaj një situate apo kohe të caktuar

Veçanërisht në mëngjes e në mbrëmje këndohet duke u përsëritur shumë herë Fjala e Njësisë, “La ilahe il’lallah” (Nuk ka zot tjetër veç Allahut)!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është një, nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin Atij!

Dëshmoj se Nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe gjithashtu dëshmoj se Hz. Muhammedi (sav) është robi dhe i dërguari i Tij!

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, se Allahu është një, nuk ka ortak e nuk ka shok! Dëshmoj se Hz. Muhammedi (sav) është robi dhe i dërguari i Tij, se Hz. Isai (as) është robi i Allahut dhe biri i një gruaje, Hz. Merjemes, rob i Allahut, se Hz. Isai (as) është një fjalë e Allahut që ai ia sugjeroi Merjemes, dhe një shpirt prej Tij! Pa dyshim, Xhenneti është i vërtetë dhe Xhehennemi është i vërtetë!

E madhëroj Allahun me një lavdërim dhe falenderim të posaçëm vetëm për Të! Allahu i Lartë është i pastër prej çdo lloj mangësie! (100 herë)

Me një lavdërim dhe falenderim të posaçëm vetëm për Të, e madhëroj Allahun sa numri i krijesave të Tij, sa kënaqësia e Individualitetit të Tij, sa pesha e Arshit dhe boja e fjalëve të Tij! E madhëroj Allahun sa numri i krijesave të Tij! E madhëroj Allahun sa kënaqësia e Individualitetit të Tij! E madhëroj Allahun sa pesha e Arshit! E madhëroj Allahun sa boja e fjalëve të Tij!

Subhanallah (i madhëruar qoftë Allahu) sa numri i krijesave që ka krijuar në qiell! I madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa numri i krijesave që ka krijuar në sipërfaqe të tokës! I madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa numri i krijesave mes qiellit dhe tokës! I madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa numri i qenieve që ka krijuar, që krijon dhe ka për të krijuar!

Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) sa numri i krijesave të Tij në qiell! Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa numri i krijesave të Tij në tokë! Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa numri i atyre që janë mes qiellit dhe tokës! Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa numri i gjërave që ka krijuar, është duke i krijuar dhe ka për t’i krijuar!

Elhamdulil’lah (lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu) sa numri i krijesave të Tij në qiell! Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa numri i krijesave të Tij në faqe të tokës! Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa numri i krijesave të Tij mes qiellit dhe tokës! Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa numri i gjërave që ka krijuar, është duke i krijuar dhe ka për t’i krijuar!

La ilahe il’lallah (nuk ka zot tjetër veç Allahut) sa numri i krijesave që ka krijuar në qiell! Nuk ka zot tjetër veç Allahut (La ilahe il’lallah) sa numri i krijesave që ka krijuar në sipërfaqe të tokës! Nuk ka zot tjetër veç Allahut (La ilahe il’lallah) sa numri i krijesave mes qiellit dhe tokës! Nuk ka zot tjetër veç Allahut (La ilahe il’lallah) sa numri i qenieve që ka krijuar, që krijon dhe ka për të krijuar!

La havle vela kuvvete il’la bil’lah (Fuqia dhe forca janë vetëm të Allahut) sa numri i krijesave që ka krijuar në qiell! Fuqia dhe forca janë vetëm të Allahut (La havle vela kuvvete il’la bil’lah) sa numri i krijesave që ka krijuar në sipërfaqe të tokës! Fuqia dhe forca janë vetëm të Allahut (La havle vela kuvvete il’la bil’lah) sa numri i krijesave mes qiellit dhe tokës! Fuqia dhe forca janë vetëm të Allahut (La havle vela kuvvete il’la bil’lah) sa numri i qenieve që ka krijuar, që krijon dhe ka për të krijuar!

Subhanallah (I madhëruar qoftë Allahu) sa numri i krijesave të Tij, i madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa tërë krijesat e Tij! I madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa numri i gjërave që ndodhen në qiell e në tokë, i madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa tërë gjërat që ndodhen në qiell e në tokë! I madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa numri i gjërave që numëron dhe përcakton Libri i Tij, i madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa tërë gjërat që numëron dhe përcakton libri i Tij! I madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa numri i çdo gjëje, i madhëruar qoftë Allahu (Subhanallah) sa tërë gjërat! (189) 1. Elhamdulil’lah (Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu) sa numri i krijesave të Tij, lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa tërë krijesat e Tij! Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa numri i gjërave që ndodhen në qiell e në tokë, lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa tërë gjërat që ndodhen në qiell e në tokë! Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa numri i gjërave që numëron dhe përcakton Libri i Tij, lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa tërë gjërat që numëron dhe përcakton libri i Tij! Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa numri i çdo gjëje, lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu (Elhamdulil’lah) sa tërë gjërat!

Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) sa numri i krijesave të Tij, Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa tërë krijesat e Tij! Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa numri i gjërave që ndodhen në qiell e në tokë, Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa tërë gjërat që ndodhen në qiell e në tokë! Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa numri i gjërave që numëron dhe përcakton Libri i Tij, Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa tërë gjërat që numëron dhe përcakton Libri i Tij! Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa numri i çdo gjëje, Allahu është më i Madhi (Allahu Ekber) sa tërë gjërat!

E madhëroj Allahun! E lavdëroj dhe e falenderoj Allahun! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është i madh! (100 herë)

O Zot, falmë mua dhe pranoma pendesën! Pa dyshim, Ti je Tevvab (pranues i pendesës) dhe Rrahim (Mëshirëbërës). (100 herë)

Personi bën pendesë. (100 herë)

KENDIM KUR’ANI

Personi këndon çdo ditë pjesë nga Kur’ani. Veçanërisht mund të këndojë këto sure:

a) Fatiha.

b) Bakara; posaçërisht Ajeti Kursi dhe 2 ajetet e fundit.

c) Nga dhjetë ajete në fillim dhe në fund të sures Kehf.

ç) Jasin.

d) Fet’h.

dh) Zilzal.

e) Kafirun.

f) Nasr.

g) Kur kërkon të flerë, suret Mulk dhe Sexhde.

gj) Suret Ihlas, Felak dhe Nasr. Këto sure personi i këndon edhe kur ka për të rënë në gjumë dhe fërkon trupin me duar.

Allahu im, lus prej Teje falje në këtë botë dhe në jetën tjetër (Ahiret)! Allahu im, lus prej Teje falje dhe largimin e të keqes prej meje në këtë botë dhe në jetën tjetër! O më mëshiruesi i mëshiruesve, o i madh dhe bujar! Allahu na mjafton neve! Ç’dorëzanës i mirë që është Ai! Ç’zotëri i mirë dhe ç’ndihmës i mirë që është Ai! Fuqia dhe forca janë vetëm të Allahut të lartë e madhështor!

Allahu im, dërgo mbi profetin tonë, Muhamed (sas) dhe vëllezërit e tij të dërguar e profetë përshëndetje sa numri i krijesave të Tua, i pëlqimit Tënd, i peshës së Arshit dhe bojës së fjalëve të Tua! Allahu im, jepi paqe profetit tonë Muhamed (sas) dhe familjes së tij sa përsosmëria e Allahut dhe ashtu si i ka hije përsosmërisë së Tij! Lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Allahun, Zotin e botëve!

Allahu im, mbështetem tek Ti nga përtacia, plakja, borxhi dhe mëkati! Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e ndëshkimit të zjarrit, nga intriga e zjarrit, nga vuajtja e varrit, nga e keqja e pasurisë, nga e keqja e intrigës së varfërisë dhe nga e keqja e intrigës së mesihut Dexhal! Allahu im, pastromi gabimet me ujë bore dhe breshëri dhe pastroma zemrën nga mëkatet siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë, dhe largomë mua nga mëkatet siç i largon lindjen dhe perëndimin nga njëri-tjetrin! Allahu im, mbështetem tek Ti nga dobësia dhe pamundësia, nga përtacia, nga frika dhe plakja! Mbështetem tek Ti nga vuajtja e varrit! Mbështetem tek Ti nga intriga e jetës dhe e vdekjes!

Allahu im, mbështetem tek Ti nga zemërashpërsia, nga indiferentizmi, nga varfëria, nga poshtërimi dhe meskiniteti! Mbështetem tek Ti nga varfëria, nga mohimi dhe herezia, nga mëkatimi, nga kundërvënia dhe shkaktimi i armiqësisë, nga veprimi për dukje! Mbështetem tek Ti nga shurdhëria, memecëria, marrëzia, lepra dhe sëmundjet e tjera të këqija! Allahu im, të ankohem Ty për pafuqinë time, për pamundësinë time dhe për nënvleftësimin e njerëzve ndaj meje! Allahu im, dhuroji vetes (egos) sime devocion dhe pastroje; Ti je më i dobishmi i pastruesve të saj; Ti je kujdestari dhe zotëria i saj! Allahu im, mbështetem tek Ti nga dituria që s’jep dobi, nga zemra që nuk dridhet, nga vetja që nuk ngopet dhe nga lutja pa përgjigje!

Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e punëve që kam bërë e s’kam bërë! Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e gjërave që di dhe që s’di! Allahu im, nga humbja e dhuntisë Tënde për mua, nga ndërrimi i shëndetit, nga rënia mbi mua e fatkeqësisë së papritur dhe nga gjërat që mund të bëhen shkak për ndëshkimin Tënd, mbështetem tek Ti, o Rrahman, o Rrahim, o i zoti i madhështisë dhe bujarisë, o Hajj, o Kajjum!

Allahu im, mbështetem tek Ti nga mbetja nën gërmadha! Mbështetem tek Ti nga rrëzimi dhe rrokullisja, mbështetem tek Ti nga mbytja, djegia dhe plakja! Mbështetem tek Ti nga goditja e djallit në çastin e vdekjes! Mbështetem tek Ti nga vdekja prej kafshimit dhe pickimit prej kafshëve të tilla si gjarpri, akrepi, etj.! Allahu im, mbështetem tek Ti nga veset e këqija, nga punët e këqija, nga dëshirat e këqija dhe sëmundjet e këqija! Allahu im, mbështetem tek Ti nga mbytja në borxhe, nga fitorja e armikut dhe nga gëzimi i robërve të Tu për gjërat që më bien në kokë! Allahu im, mbështetem tek Ti nga hidhërimi, ankthi, dobësia, përtacia, frika, koprracia, shtypja dhe turpërimi nën peshën e borxhit dhe nga epërsia dhe shtypja e njerëzve mbi mua!

Allahu im, mbështetem tek Ti nga dituria që s’jep dobi, nga zemra që s’dridhet, nga lutja e padëgjuar, nga vetja e pangopur, nga uria që është një shok i keq, nga tradhtia që është dekonspirues i keq, nga përtacia, nga frika, nga koprracia, nga plakja, nga ditët e fundit të jetës, nga intriga e Dexhalit, nga vuajtja e varrit dhe nga intriga e jetës dhe e vdekjes! Allahu im, lutemi të na japësh zemra që të qahen Ty e që prapë të luten e të luten pa pushim Ty, që janë të mbushura plot respekt e nderim për Ty dhe që drejtohen për në rrugën Tënde! Allahu im, lusim prej Teje gjërat që do të tërhiqnin mëshirën Tënde, faljen Tënde që do të realizohet patjetër, mbrojtjen nga çdo lloj mëkati, fitimin e çdo lloj të mire, meritimin e denjë të Xhenetit dhe shpëtimin nga Xhehenemi! Allahu im, falmi mëkatet që kam bërë me të ditur e me të paditur! Allahu im, kërkoj prej Teje të më japësh mundësinë të arrij pjekurinë në punët e mia dhe mbështetem tek Ti nga të këqijat e nefsit tim!

Allahu im, lartësomë mua, m’i plotëso të metat e mangësitë, dhuromë të mira e furnizim dhe drejtomë te punët e mira dhe te morali i bukur, sepse vetëm Ti mund ta drejtosh njeriun te e mira dhe ta largosh prej të keqes! Allahu im, mbështetem tek Ti nga lebra, albinizmi dhe sëmundjet e këqija! Allahu im, falmi seriozitetin, shakanë, gabimin dhe qëllimin e keq; e pohoj se të gjitha këto të meta janë tek unë! Mos më lër pa begatinë e gjërave që më ke dhuruar dhe mos më vër në provë me ato që s’më ke dhuruar! Allahu im, na i fal mëkatet, padrejtësitë dhe mizoritë, shakatë dhe seriozitetet, qëllimet e këqija dhe gabimet; e pohojmë se të gjitha këto janë tek ne!

Allahu im, përmirësoma fenë që e kam bazën e të gjitha punëve të mia, përmirësoma botën ku unë jetoj, përmirësoma edhe ahiretin, jetën tjetër ku do të kthehem, bëje jetën pretekst për shtimin e të gjitha llojeve të të mirave dhe dobive, edhe vdekjen bëma pretekst të arritjes së prehjes dhe qetësisë duke shpëtuar nga të gjitha llojet e të këqijave! Allahu im, mbamë gjallë për sa kohë që jeta ime të jetë e mbarë, e mirë dhe e dobishme dhe bëmë të vdes kur vdekja ime të jetë për mua më e mbarë, më e mirë dhe më e dobishme!

O Zot, më bëj mirësi mua në gjërat që janë në të mirë time, jo në gjërat që janë në dëmin tim! Ndihmomë mua dhe jo armiqtë e mi! Prishi kurthet e përgatitura nga armiqtë e mi kundër meje dhe mos u jep mundësi armiqve të mi të thurin komplote kundër meje! Drejtomë mua në rrugë të drejtë, bëma rrugën e drejtë të lehtë dhe më ndihmo mua kundër atij që më bën padrejtësi dhe ushtron kundër meje dhunë! Allahu im, bëmë mua një njeri që të përmend shumë Ty, që të falënderon shumë Ty, që të ka frikë shumë Ty, që të bindet shumë Ty, që është plot nderim dhe përulësi për Ty, që të qahet dhe të lutet pa pushim Ty dhe që të drejtohet gjithmonë Ty! O Zot, pranoma pendimin, pastroma mëkatin, përgjigju lutjes sime, forcoma argumentin, m’i jep drejtim zemrës, m’i jep orientim fjalës dhe urrejtjen e gjoksit shkulma e hidhma tej!

Allahu im, kërkoj prej Teje vendosmëri në punë dhe qëndrueshmëri në rrugën e drejtë! Kërkoj nga Ti të të falënderoj për të mirat që më jep dhe të të adhuroj mirë e bukur! Dhe kërkoj një gjuhë besnike dhe një zemër paqësore! Mbështetem tek Ti nga gjërat që di Ti! Mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e gjërave që di Ti, nga Ti i kërkoj dhe pendesën për gjërat që di Ti, Ty ta drejtoj! Pa dyshim, Ti je njohës dhe zotërues i të fshehtës! Allahu im, më frymëzo mua për ta gjetur veten dhe mbromë mua nga e keqja e vetes sime! Allahu im, lus prej Teje të bëj punë të mira, të mbara e të dobishme, t’i braktis të këqijat, t’i dua të varfrit; lus prej Teje të më falësh, të më mëshirosh dhe kur t’u japësh rrugë intrigave të njerëzve, të më mbrosh për të mos rënë viktimë e tyre!

Allahu im, lus prej Teje të të dua Ty, lus prej Teje dashurinë e njerëzve të dashur për Ty dhe dashurinë e veprimit që do të më afronte te dashuria për Ty! Allahu im, bëmë të përfitoj nga sytë dhe veshët e mi dhe gjersa të vdes, jepu atyre shëndet e kënaqësi! Falmë ndihmën Tënde kundër atyre që më bëjnë padrejtësi mua dhe merre prej tyre shpagimin për mua! O Ti, Zoti im që sytë s’të shohin dot, që pandehmat dhe lëkundjet e të tjerëve esencën kurrë s’ta ngatërrojnë dot dhe që askush nuk të ka karakterizuar dot, që ngjarjet dhe dukuritë nuk të ndryshojnë dot, që nuk ke frikë nga ngatërresat dhe fatkeqësitë, qe e njeh peshën e maleve, sasinë e ujit të deteve, numrin e pikave të shiut, numrin e gjetheve të pemëve, që e njeh numrin e gjërave mbi të cilat pllakos errësira e natës dhe lind ndriçimi i ditës, nga i cili nuk e fsheh dot veten asnjë qiell dhe asnjë tokë, asnjë gjë në fund të detit dhe asnjë mal çka brenda, bëma fundin e jetës, çastin më të mbarë e më të dobishëm të jetës, bëma veprimin e fundit, veprimin më të mbarë e të dobishëm të jetës dhe bëma ditën që do të bashkohem me Ty, ditën më të mbarë e më të dobishme të ditëve të jetës sime!

Allahu im, bëma burim begatie fenë time që e kam mbrojtësen e gjendjes sime, bëma të bekuar botën ku kam ushqimin tim dhe jetën tjetër (Ahiretin) ku është kthimi im, bëma jetën pretekst për shtimin e të gjitha llojeve të mirësive, mbarësive e dobive, kurse vdekjen, pretekst për shpëtimin prej të gjitha llojeve të këqijave! Allahu im, kërkoj prej Teje një jetë krejt të pastër, një vdekje krejt të drejtë dhe një kthim tek Ti që të mos më turpërojë para Teje, që të mos i numërojë dhe derdhë para Teje të metat dhe mangësitë e mia! Allahu im, bëmë mua një rob që duron shumë dhe që falënderon shumë, të vogël në sytë e vet, por të madh në sytë e botës! O Zot, falmë mua, mëshiromë mua dhe më shty mua në rrugën më të drejtë!

Drita Jote u plotësua, në rrugë të drejtë më drejtove, qofsh lavdëruar dhe falënderuar Ti! Sa e madhe butësia Jote, më fale, qofsh lavdëruar dhe falënderuar Ti! Mirësitë i zgjerove dhe me shumicë më dhurove, qofsh lavdëruar dhe falënderuar Ti! Zoti ynë, Ti je bujar, nami Yt është i madh dhe mirësia Jote është më e madhja, më e përshtatshmja dhe më e lehta mirësi! Zoti ynë, ndaj Teje tregohet bindje, Ti e miraton dhe e shpërblen; ndaj Teje shfaqet kundërshtim, Ti e fal! Ti u përgjigjesh atyre që mbeten ngushtë, Ti e heq dëmin dhe shqetësimin, të sëmurëve u jep shërim, mëkatet i fal, pendesat i pranon! Askush nuk mund t’i shpërblejë mirësitë e Tua, fjala e askujt s’mjafton për të të lavdëruar Ty! Allahu im, kërkoj nga Ti dituri të dobishme dhe mbështetem tek Ti nga dituria që s’jep dobi! Kërkoj nga Ti veprim të pranueshëm prej Teje! Allahu im, favorizomë mua dhe më të gjerin e furnizimit që do të më falësh mua, falma në pleqëri dhe në fundin e jetës! Allahu im, lus prej Teje më të mirën, më të mbarën dhe më të dobishmen e gjërave që kërkohen, e lutjeve, e sukseseve, e punëve, e mirësive, e jetës dhe vdekjes! Bëmë të qëndrueshëm në fe, mbama rëndësinë të rëndë, besimin bëma besim me vërtetim, gradën lartësoma, namazin pranoma dhe gabimet falmi! Prej Teje, gradët më të larta të Xhenetit kërkoj! Amin, ashtu qoftë! Allahu im, lus prej Teje kryet dhe fundin e mirësisë, mbarësisë dhe dobisë, mirësitë, mbarësitë dhe dobitë më të gjera, të parat dhe të fundit, të hapurat dhe të fshehtat dhe gradët më të larta të Xhenetit! Amin, ashtu qoftë! Allahu im, kërkoj prej Teje më të mirat, më të mbarat dhe më të dobishmet e gjërave që do të bëj, e punëve që do të kryej, e akteve që do të nxjerr në shesh, e gjërave që do të fsheh dhe e gjërave që do të nxjerr në shesh, si dhe gradët më të larta në Xhenet! Amin!

Allahu im, lus prej Teje të ma lartësosh emrin, të ma heqësh prej shpine mëkatin (barrën), të ma rregullosh gjendjen, të ma pastrosh zemrën, të ma mbrosh nderin, të ma ndriçosh zemrën, të ma falësh mëkatin dhe kërkoj prej Teje gradët më të larta të Xhenetit! Amin, ashtu qoftë! Allahu im, lus prej Teje të m’i begatosh veshët, sytë, shpirtin, krijimin, moralin, familjen, jetën, vdekjen dhe veprën time dhe të ma pranosh mirësinë time dhe kërkoj prej Teje gradët më të larta të Xhenetit! Amin, ashtu qoftë! Allahu im, Ti je i Parë, para Teje s’ka asgjë! Ti je i Fundit, pas Teje s’ka asgjë! Tek Ti mbështetem nga e keqja e çdo gjallese, qenia e së cilës është në dorën Tënde! Tek Ti mbështetem nga mëkati dhe borxhi! Allahu im, pastromë mua nga mëkatet siç pastrohet rroba e bardhë nga fëlliqësitë! Allahu im, largomë mua nga mëkatet siç i mban larg lindjen me perëndimin nga njëri-tjetri! Kjo është një gjë që e ka kërkuar Profeti Muhamed (sas) nga Zoti i vet! Allahu im, mbromë mua nga zjarri i Xhehenemit! Kërkoj nga Ti natë e ditë falje dhe një të ardhme të pastër! Amin, ashtu qoftë! Allahu im, lus nga Ti të më shpëtosh pastër nga Xhehenemi dhe të më vendosësh në siguri të plotë në Xhenet!

Zoti ynë, o Ti që i shfaq bukuritë dhe që i mbulon shëmtitë; o Ti që, duke mos u ngutur të ndërhysh për shkak të mëkateve, nuk e gris perden që i mbulon ato; o Ti me faljen më të mirë, me faljen më të gjerë; o Ti që i hap duart me mëshirë, që i di dhe dëgjon edhe mërmëritjet më të fshehta; o Ti, pika e fundit ku arrijnë dhe mbështeten ankimet; o Ti që fal me fisnikëri, që e ke mirësinë të madhe, që i favorizon dhuntitë para se të meritohen! Zoti ynë, o Ti Zotëria ynë dhe horizonti i fundit i dëshirave dhe kërkesave tona, Allah, lus prej Teje të mos ma përcëllosh trupin në zjarr!

Mbështetemi te Allahu nga ndëshkimi i zjarrit, mbështetemi te Allahu nga të gjitha intrigat e fshehta e të zbuluara; mbështetemi te Allahu edhe nga intriga e Dexhalit! Allahu ynë, mbështetemi tek Ti nga rënia në varfëri për shkak të familjes së madhe, nga pllakosja e prapësive, nga fati i keq dhe nga gëzimi i armiqve për shkak të kokëçarjeve që na bien mbi kokë!

Allahu im, o Ti që i rrotullon zemrat, ktheji zemrat tona drejt bindjes dhe adhurimit ndaj Teje! Allahu im, o Ti që i rrotullon zemrat, bëma zemrën të vendosur e të qëndrueshme në fe! Allahu im, falna ne, mëshirona ne, jepna pëlqimin Tënd neve, prano prej nesh, vendosna ne në Xhenet, mbrona ne nga Xhehenemi dhe na i mbarëso të gjitha punët dhe gjendjet tona! Allahu im, na i shto të mirat, mos na i pakëso; na lartëso neve, mos na poshtëro; na favorizo neve, mos na privo; na parapëlqe ne ndaj të tjerëve dhe jo të tjerët ndaj nesh; kënaqna ne dhe bëhu i kënaqur prej nesh, o më i mëshirshmi i mëshiruesve! Allahu im, ndihmona ne të të përmendim Ty, të të falënderojmë Ty dhe të të adhurojmë mirë e bukur Ty! Allahu im, na e bëj të mbarë fundin e të gjithë punëve tona! Dhe mbrona ne nga turpërimi para botës dhe nga ndëshkimi i jetës tjetër!

Allahu im, na e bëj të mundur të kemi frikë nga Ti aq sa ç’kemi frikë nga kundërshtimi që mund të hyjë mes nesh dhe Teje! Na i bëj të dukshme bindjen ndaj Teje në atë gradë sa të na çojë në Xhenet dhe aq sa të mos i nënvleftësojmë fatkeqësitë e kësaj bote! Allahu im, sa të na mbash gjallë, na e bëj të mundur të përfitojmë nga veshët, sytë dhe fuqia jonë! Dhe jepu shëndet dhe kënaqësi veshëve, syve dhe fuqisë sonë sa të jemi gjallë! Lëshoje shpagimin tonë mbi ata që kanë bërë dhunë dhe padrejtësi mbi ne dhe na bëj fitimtarë kundër atyre që bëjnë armiqësi ndaj nesh! Mos na lër ne nën goditjen e fatkeqësive lidhur me fenë tonë, mos na e bëj këtë botë synimin tonë më të madh, pikën e fundit të arritjes dhe mbështetjes së mendimit dhe diturisë sonë dhe mos na i lësho sipër ata që s’do të kishin mëshirë për ne!

Allahu im, lusim prej Teje gjërat që do të tërhiqnin mëshirën Tënde, shpëtimin prej çdo lloj mëkati, meritimin e çdo mirësie, fitimin e Xhenetit dhe shpëtimin nga Xhehenemi! Allahu im, o më mëshiruesi i mëshiruesve, mos lër mbi ne mëkat që të mos na e kesh falur, ankth dhe shqetësim që të mos na e kesh hequr, borxh që të mos na e kesh paguar, nevojë nga nevojat e kësaj bote e të jetës tjetër, të pëlqyeshme për Ty, që të mos na e kesh plotësuar! Allahu im, jepna neve të mira, mbarësi dhe dobi në këtë botë dhe në jetën tjetër (Ahiret) dhe na mbro nga ndëshkimi i Xhehenemit!

Allahu im, kërkojmë prej Teje çdo mbarësi që ka kërkuar prej Teje i Dërguari Yt, profeti Muhamed (sas) dhe gjithashtu mbështetemi tek Ti nga çdo e keqe për të cilën u mbështet tek Ti i Dërguari Yt, profeti Muhamed (sas)! Ti je mbështetja për çdo ndihmë për çdo çështje dhe Ti je përcjellësi i mesazhit tek të tjerët! Fuqia dhe forca janë vetëm të Allahut! Allahu im, mbështetem tek Ti nga njohja e zotave të tjerë veç Teje dhe lutem të më falësh për gjërat që s’i di! Allahu im që je Zoti i profetit Muhamed (sas), falmi mëkatet, hiqma zemërimin dhe furinë e zemrës dhe mbromë nga intrigat që të hedhin në rrugë të shtrembër!

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up