Mospranimi i fajit dhe dredhia e shejtanit
Një tjetër nga dredhitë e rëndësishme të shejtanit është: shtytja e njeriut për të mos pranuar fajet e tij, me qëllim që t’ia bllokojë atij rrugën e kërkimit të faljes dhe atë të kërkimit mbrojtje Allahut prej shejtanit. Ai gjithashtu nxit egoizmin e nefsit njerëzor me qëllim që nefsi të mbrojë vetveten si një avokat, duke e shfajësuar vetveten nga të gjitha fajet.
Po, një nefs që dëgjon shejtanin, nuk dëshiron t’i shohë gabimet e tij. Edhe sikur t’i shikonte, ai i shpjegon ato në njëqind mënyra. Në përputhje me thënien “Syri i kënaqësisë është i verbër ndaj fajeve”, kur një person e shikon me kënaqësi veten e tij , ai nuk i sheh fajet e veta. Dhe për shkak se ai nuk i sheh fajet e veta, nuk i pranon ato dhe nuk kërkon falje, as nuk i kërkon mbrojtje Allahut prej tyre, dhe bëhet një lodër zbavitëse e Shejtanit. Si mund të besohet ky nefs urdhërues për të liga dhe të mbështetesh tek ai, ndërsa Kur’ani i gjithurtë e përmend atë nëpërmjet gjuhës së një Profeti të madh, Jusuf1ta.s. i cili tha: “Edhe unë nuk e shfajësoj veten time (nuk e liroj nga faji). Uni (nefsi njerëzor) është i prirur drejt së keqes, përveç kur Zoti derdh Mëshirën e Tij(mbi atë që do Ai)” (Kur’an, 12:53).
Ai që e akuzon nefsin e tij, i shikon fajet e tij. Dhe ai që pranon gabimet e tij, kërkon falje për to. Dhe ai që kërkon falje, i kërkon mbrojtje Allahut, dhe ai që kërkon mbrojtje tek Allahu, shpëton nga e keqja e shejtanit. Faji më i madh është kur njeriu nuk shikon të metat e tij. Gjithashtu mangësia më e madhe do të ishte kur njeriu nuk pranon mangësitë e veta. Mospranimi i fajit është një defekt i madh. Në qoftë se njeriu i shikon të metat, atëherë faji pushon së ekzistuari. Në qoftë se njeriu e pranon fajin, ai bëhet i denjë për falje.
“Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mesuar Ti. Vërtet që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithëurti”. (Kur’an, 2:32)
Shto koment