***
Ihlasi (sinqeriteti) dhe rizaja (kënaqësia e Allahut) është ajo çka ata përmendin vazhdimisht. Çdo çast i tyre është me dëshirën për të qenë bashkë me njëri-tjetrin. Ata janë nëpër rrugë me njëmijë e një pasione, I shikojnë shumë ndryshe të nesërmet!..
***
Shpirtrat e përkushtuar ndaj Hakut (Allahut) posedojnë një thellësi qiellore.. kanë shpëtuar e janë larguar nga truporja e materialja.. e kanë shtyrë mënjanë anë kafshërore të njeriut.. e shikojnë tërë ekzistencën dhe ç’ka përtej saj me pasqyrën e zemrës dhe të shpirtit.. në thellësitë e zemrës gjithmonë dëgjojnë Atë, e ndjenjë Atë.. me dashuri dhe pasion u rrahin pulset atyre.. u dridhen me rrëqethje mendimet me frikën se nuk do ta ruajnë dot linjën e tyre të jetës.. gjithmonë janë të thyer më dysh me ndjenjën e respektit.. janë skajshmërisht larg lidhjes me dynjanë dhe ato ç’ka ajo brenda; lidhja që ata kanë me dynjanë dhe gjërat që ajo ka është vetëm për shkak se janë vepra të krijimit të Tij (xh.sh.).
Ata ulen e ngrihen vazhdimisht duke frymuar për marifet (njohjen e Allahut). Gjendja dhe veprimet e tyre kanë ngjyrat e respektit dhe dashurisë ndaj Allahut. Ata shfaqin një moral të tillë të lartë sa që banorët e qiellit (melekët) zhyten në soditjen e mahnitjes ndaj tyre. Kjo ndodh kështu për shkak se ata e kanë përvetësuar (internalizuar) frikë-respektin dhe dashurinë ndaj Allahut (xh.sh.) aq sa e kanë bërë pjesë të pandashme të karakterit të tyre. Në fakt janë pikërisht këto çështje që i ata i bëjnë të kenë të njëjtin nivel me ata që janë në “Alaj-i ilijjin” (Grada më e lartë) dhe që të arrijnë horizontin mushârun bi’l-benân (ata që tregohen me gisht), duke i lartësuar kështu në postin e të qenit “statujë e virtyteve të larta”. Ja një frymë e sinqertë në lidhje me këtë temë:
“Nuk është as irfani (njohja e Allahut) e as ndërgjegjja ajo që i jep lartësim ahlakut (moralit),
Virtyti i lartë te njerëzit është nga frika ndaj Allahut.” (Mehmet Akif)
Me një ndryshim të vogël mund të thoni “Ndjenja e virtytit të lartë është nga Mehabetullah (frikë-respekti ndaj Allahut).
Kjo thellësi e lidhjes dhe e ‘raportit’ që ata kanë me Allahun (xh.sh.) ka mundësi të ketë një vlerë të tillë: ata vazhdimisht e ndjejnë veten në siguri, sikur të ishin vazhdimisht në serat e ndihmës dhe mbrojtjes së Allahut. Dhe, ndaj këtyre përpjekjeve të sinqerta që burojnë nga brendia, si dhe ndaj drejtimit drejt Allahut që ata bëjnë, Allahu (Hafidh u Hafidh) i mbron ata, ashtu siç i mbron të lartët.. Allahu pati mbrojtur ata që ishin saabikun-u evvelun (të Parët e kësaj rruge).. dhe Mbretit të Pejgamberëve, Muhammedit (sav), i kishte kujtuar që ata të cilët i ka marrë në serë (mbrojtje) ishin të parapëlqyerit e Tij (xh.sh.) duke ia shpallur dekretin “Mbaji afër e mos i largo ata të cilët i luten Zotit të tyre në mëngjes e në mbrëmje vetëm e vetëm duke synuar kënaqësinë e Tij!..” (En’am, 6/52).
Ashtu siç Allahu (xh.sh.) kujdeset dhe i mbron ata të cilët ia kanë kushtuar veten e tyre Allahut, ata të cilët në çdo çast shfaqin një tjetër thellësi në lidhje me ubudijet-in (ibadetet dhe të qenit rob i Allahut), ata të cilët fytyrën e kanë vazhdimisht të kthyer nga Ai (xh.sh.), ata që ulen e ngrihen, rënkojnë duke thënë “kënaqësia e Allahut” dhe ia shprehin ndjenjat e brendshme Atij (xh.sh.); Ai (xh.sh.) po ashtu dëshiron që ata të jenë të mbrojtur. E si të mos dojë, kur bujaria e Tij (xh.sh.) është prej madhështisë së Tij (xh.sh.), besnikëria e Tij është ligj i Tij i pandryshueshëm. Ata, nga ana tjetër janë fatlumët të cilët, si domosdoshmëri e të qenit në rrugë të Allahut, i kanë mbyllur sytë ndaj shkëlqimit dhe stolisjes së të dyja botëve, vazhdimisht shkumojnë me dashuri dhe rënkojnë me pasion. Nëse ata e mbajnë dhe e vazhdojnë jetën e tyre në linjën e Bilalit, në horizontin e Ammarit, në klimën e Habbabit, në lakmi ndaj Jasirit/Sumejjes, në hijen e Ibni Mesudit (radiallahu anhum exhmein), edhe Allahu (xh.sh.) ashtu ka për t’i shikuar këta fatlumë, që kanë hequr dorë nga të dyja botët; sepse Ai është “Erhamur-rahimin, Ekramul Ekramin dhe Eshfekul Mushfikin. Nëse ata e kanë shkëputur nga brendësia e tyre dynjanë dhe atë ç’ka brenda; Më i Mëshirshmi i mëshiruesve, Më Bujari i bujarëve dhe Më i Dhembshuri i të dhembshurve (Allahu xh.sh.) kurrë nuk do t’i lërë në rrugë ata.
Krahas kësaj ndihme dhe mbrojtjeje të gjerë të Allahut (xh.sh.) në njërën anë, në anën tjetër ashtu si zemrat e vdekura të epokës së dritës, edhe sot ka të tillë.. Edhe këta do të shfaqin zili, nuk do të durojnë dot sukseset e do të bëjnë ligësi e mizorí të paimagjinueshme ndaj shpirtrave të lidhur me Allahun, të cilët nuk e dinë as se çfarë është dynjaja dhe ajo që është në të. Ata vazhdimisht do të ulen e ngrihen me disa projekte djallëzore dhe do të realizojnë zullumet (padrejtësitë, grabitjet, shkatërrimet etj.) më të turpshme e të shëmtuara duke grabitur e gllabëruar pothuajse gjithçka që u përket atyre dhe duke nëpërkëmbur kështu ligjin dhe drejtësinë. Ndërkaq, trimat e Shërbimit në rrugë të Allahut do të thonë me qetësinë dhe vetëpërmbajtjen e Hz. Ejubit (as) “Allahu na i dha, Allahu na i mori!” e do të vazhdojnë dhe PO vazhdojnë rrugëtimet e tyre në rrugë alternative të ndryshme.. Sepse ata e kishin zgjedhur këtë rrugë duke e ditur fare mirë se do të përballeshin me të tilla gjëra. Ata e dinin që shpirtrat që nuk e kanë pastruar veten nga cytjet e shejtanit dhe të nefsit emmare ashtu si dje edhe sot do të vazhdojnë me shkatërrime e dëmtime.. ata do të merren me trimat që dëshirojnë të ‘ringjallin’ vlerat njerëzore dhe Islame.. dhe do të përpiqen t’i shkatërrojnë gjërat më pozitive të cilat kanë dalë si rezultat i njëmijë e një dhimbje e mundime.. për më tepër, edhe qindra a mijëra njerëz do t’i bashkëngjiten në mënyrë të pavetëdijshme a pavëmendshme këtyre përpjekjeve të shejtanit dhe të ndihmësve të tij. Faqeve të historisë që janë ndryrë me faraonët, do t’i shtohen faqe të tjera sterrë të zeza dhe përsëritja e historisë edhe një herë tjetër do të bëhet gjak e qelb dhe kjo do të derdhet nëpër zemra…
Po; ashtu si dje, edhe sot por edhe nesër, do të shfaqen tiranë të tjerë të cilët do të bëjnë të gjitha llojet e punëve të mallkuara, do të përpiqen në mënyrë makiaveliste që me mënyra të paimagjinueshme të arrijnë qëllimet e tyre te mallkuara, duke konsideruar çdo rrugë e mënyrë si të lejuar, duke i bërë të tjerët të thonë “Edhe zullumqarët që përkujtohen me mallkim paskan qenë të mëshirshëm krahasuar me këta!”. Me gjërat që ata do të bëhen do të formohet rrethi vicioz i problemeve brenda problemeve, dhe njerëzimi do të detyrohet që edhe një herë të jetojë periudhën e faraonëve e të nemrutëve.
Ajo çka u takon heronjve të “ba’thu ba’del meut” (“ringjalljes pas vdekjes”) të bëjnë përballë kësaj/këtyre tablove rrëqethëse është që ato t’ia lënë trajtimeve të veçanta (ekstra) të Allahut (xh.sh.) e të thonë “Lebbejk!” (“Urdhëro Zoti im!”) fjalëve (në kuptim) të Allahut (xh.sh.): “Thuaj ‘Allah!’ dhe lëri ata të vazhdojnë të luajnë me ato gjëra në të cilat janë zhytur.” ose fjalës “M’i lër Mua ata!”; fjalë këto që premtojnë mbrojtje dhe ndihmë nga Allahu (xh.sh.); dhe duke thënë kështu, ata marrin rrugë drejt horizonteve të tyre njerëzore.
Le të ecin ata në ato ‘rrugë dhie” me zigzage. Trimat e vullnetshëm të rrugës së Allahut duhet të vrapojnë t’i hapin tendat e pasqyrimit të manifestimit të emrave të Allahut (që janë ndërgjegjet e njerëzve), duke shkatërruar pengesat ndërmjet shpirtrave dhe Allahut dhe duhet t’i japin fund kësaj vetmie disa-shekullore të këtyre personave. Me shumë mundësi në këtë mënyrë të drejtat dhe liritë themelore njerëzore do të bëhen pjesë e pandashme të ndërgjegjes kolektive (masës së njerëzve).. gjithandej do të fillojnë të fryjnë flladet e dashurisë dhe respektit.. do të marrin fund ndarjet, përçarjet në popull.. do të hapen rrugët për të shkuar në një strukturë shoqërore, ekonomike, administrative që përpiqet të vizatohet nëpër utopí.. dhe vendqëndrimi i njerëzve do të marrë formën e një vendi “si Xhenneti”, vend që lakmohet, në të cilin ka siguri dhe vend i ngrohtë shpirtërisht. Dhe do të bëhet vend “si Xhenneti” edhe pse shpirtrat e vrazhdë të privuar nga dhembshuria e mëshira të cilët i kanë shpallur luftë pranverave, nuk duan që të bëhet kështu.
Tashmë ka kohë që agimet e atyre ditëve të ndritura kanë filluar të duken. Tani e ka radhën publikimi, shpallja dhe leximi i drejtë i tyre në ndërgjegjen kolektive botërore. Në këto ditë kur këto ngjarje që po ndodhin kanë filluar të pranohen dhe të kuptohen gjerësisht në rang botëror, ato kanë filluar të derdhen në formën e spektrave vezullues dritash në zemrat e atyre që nuk kanë paragjykime. Këto u mundësojnë të marrin frymë në mënyrë më të lirë personave që kanë një të nesërme. Tani e tutje mbetet të tregohet përpjekje maksimale për t’u kthyer te Allahu (xh.sh.), të mos kemi ngecje e hezitime në rrugën që ecim dhe t’i lexojmë ngjarjet me gjithë prapaskenën e tyre; e kjo do të thotë që edhe një herë tjetër drita të mposhtë errësirat. Nëse doni edhe këtë çështje ta përfundojmë me frymëmarrjet e M. Akifit:
Shto koment