Home » Horizont » Revista Ujëvara » Rruga e të Përkushtuarve Allahut

Kjo rrugë është e gjatë,

Ka shumë stacione,

Nuk ka rrugëdalje,

Ka ujëra të thella…

(Junus Emre)

Ata që janë në këtë rrugë, janë në një karvan të imanit dhe ihsanit.. ecin vazhdimisht duke e shikuar diellin duke mos ngecur në hijet e tyre.. në atë ndriçim e shikojmë të bardhën të bardhë e të zezën të zezë.. nuk bien në përçarje, nuk bëhen copa.. i tejkalojnë mundësitë e gabimit me projektorin ndriçues të ihsanit.. nuk devijojnë nga udha si të paudhët.. dhe, në gjuhë me kërkesën “Ihdinas-siratal mustekim!..” ecin për përtej, madje përtej atyre gjërave që janë përtej.. me gjithë pamëshirën e rrugëve, mizorinë e atyre që bllokojnë rrugën, me gjithë kurthet e shejtanit në krye të çdo rruge.. në pushimet e tyre janë dantellat e tefekkyrit dhe tedebbyrit (përsiatje, thellim në mendime), në lëvizjet e tyre ecin drejt idealit të tyre me gjithë detajet e kohës dhe kushteve ku jetojnë.

Në këtë udhëtim të vazhdueshëm dhe vazhdimësi të rrahjes së krahëve, ata nuk e ndjejnë aspak lodhjen me idenë që të nxjerrin të gjithë në breg të shpëtimit dhe në takim me miqtë (të dashurit). Ndërkohë që zemrat e tyre rrahin me emocionin për Të Dashurin Besnik, nuk neglizhojnë as t’ua zgjasin dorën atyre që kanë ngecur nëpër rrugë e atyre që janë mposhtur nga dëshirat e tyre trupore e epshore; në gjurmët e Udhërrëfyesit të Ndritur (sav), i Cili u kthye nga Miraxhi që t’i bëjë të tjerët të arrijnë atë horizont të lartë, me elokuencën e gjuhës së gjendjes gjithmonë pëshpërisin diçka nga të qenit i magjepsur me ecjen drejt Tij (as) dhe vrapojnë vazhdimisht edhe sikur t’u merret fryma po si një kyhejlan (kalë i fisshëm arab). Por, edhe duhet të vrapojnë; sepse në këto ditë të errëta skëterrë kur njerëzimi në masë të madhe ka humbur rrugën, ka braktisur rrugën e madhe të drejtë e ecën nëpër rrugica të ngushta fare, përplaset djathtas-majtas nga mungesa e një ideali në jetë si dhe vrapon vazhdimisht pas gjërave boshe nën ndikimin e cytjeve të shejtanit; ata duhet të brohorasin e të gjëmojnë (dhe e kanë bërë këtë gjë) gjithandej me epopetë e ringjalljes shpirtërore si nga një “havarij” (ndihmës) të shprehjes “ba’thu ba’del meut” (ringjallja pas vdekjes).

Kishte shumë persona të cilët kishin mbetur në rrugë, dhe këta me gjuhën e tyre të gjendjes prisnin që t’u zgjatej një dorë dhe një recetë që do t’ua forconte sistemin imunitar; një recetë me përmbajtje të imanit, marfietit (njohjes së Allahut), muhabetit (dashurisë për Allahun) dhe pasionit të të ecurit dhe arritjes te Allahu. Ata me ndjenjën dhe emocionin e bërjes së kësaj gjëje, vraponin sa t’u ndalonte zemra. Nuk shkuan dëm këto përpjekje të përkushtuara, mijëra e qindra mijëra ishin mbledhur e kishin ardhur në vete me frymëmarrjet e tyre dhe kishin thënë “Hajde Bismil-lah” e kishin hyrë në linjën njerëzore.. në këtë mënyrë gjithandej frynin erëra dashurie dhe pranimi për ta, dhe në gjeografi (vende) të ndryshme të botës gjithmonë priteshin me një dashuri të sinqertë. Ekzistonte një favor i Allahut (xh.sh.) mbi ta, dhe nga ana e shkaqeve kjo u mundësonte atyre që të mos ua atribuojnë vetes së tyre ato që ata bënin, por t’ia atribuonin vullnetit të Allahut, caktimit të Tij dhe mirësive shtesë të mëshirës së gjerë të Tij (xh.sh). Ata besonin se të gjitha sukseset dhe arritjet e tyre ishin mirësi të Rahmanit (xh.sh.) ndaj ihlasit (sinqeritetit), bërjes së punëve për hir të Allahut, si dhe pasionit dhe dëshirës për t’u takuar me Allahun.

Prandaj ata vazhdimisht frymonin duke thënë “Ti, Ti o Allah” e thonin:

“Ai që do të Dashurin (Allahun xh.sh.), a bie në telash të shpirtit të tij?

Kush e do të Dashurin, a brengoset më për veten e tij?

Kemi hyrë në rrethin e dashurisë, jemi të marrosur pas kësaj dashurie,

Ne s’na duhet gjë tjetër, a bëhet kjo punë për famë?! (Sejjid Nigari).

duke u larguar tërësisht nga çështjet dhe mendimet tjera përveç Allahut, ata e vendosnin në analizë dynjanë dhe ato që ajo ka brenda, me këndvështrim të ahiretit dhe betoheshin që të mos tradhtonin rrugën që ndiqnin. Sytë e tyre nuk jetonin në ëndrrat me pallate mbretërore, në vila luksoze apo anije të shtrenjta.

Por, duke u thelluar kaq shumë shpirtërisht, ata nuk i linin pas dore plotësimin e shkaqeve (sebepeve). Përkundrazi, zbatimin e shkaqeve e shikonin si dua me vepër, dhe përpiqeshin t’i bashkojnë ato me përpjekjet e tyre. Në këtë mënyrë, këto dy çështje, të cilat nga pamja e jashtme duken sikur janë të ndryshme nga njëra-tjetra; sipas tyre, mblidheshin e bëheshin një ujëvarë, dhe vazhdimisht i përshpërisnin mendjes së njeriut gjëra të ndryshme nga mulk-u dhe melekut-i (gjërat e dukshme të kësaj bote nga njëra anë, dhe korrespondueset e tyre në botën e gajbit, në anën tjetër).

Po, fatkeqësisht, pranë kësaj harmonie të gjërave të bukura të njëpasnjëshme, nuk mungonin as disa murmuritje negative. Vende vende (herë herë) shejtani dhe ndihmësit e tij i hedhin barut zjarrit.. bartnin benzin në të gjitha anët për zjarret e fitnes (problemeve, përçarjeve).. këta njerëz të cilët dje i duartrokiste si ‘trima të rilindjes shpirtërore’ përpiqet t’i tregojë sikur janë vrasës të pamëshirshëm.. dhe nuk kursehej të bënte atë që nuk bën as qafiri (jobesimtari) vetëm e vetëm për t’i asgjësuar ata. Ç’e do se, këto negativitete nuk ishin as të parat e as të fundit.. ato historikisht kështu kanë vazhduar; edhe në të ardhmen kanë për të vazhduar, vetëm duke iu shtuar detajet e kohës kur do të ndodhin…

Në fakt që nga dita kur njerëzimi ka ardhur në ekzistencë, pranë njerëzve që ecin drejt dhe lart, nuk kanë munguar njerëzit që ecin duke u zvarritur; pranë atyre që thonë “siratal mustakim” me ndjeshmërinë që të mbajnë linjën e tyre të jetës, nuk kanë munguar ata që zvarriten përtokë pa rregulla; pranë atyre që përpiqen t’ia japin hakun titullit “ahseni takuim”, nuk kanë munguar ata të cilët jetojnë nëpër rrugica të ngushta ku ecin kafshët; pranë atyre që përpiqen të jetojnë si melekët, nuk kanë munguar ata të cilët kanë ngecur e janë përmbysur nga shejtani e nefsi; pranë atyre që jetojnë gjithmonë me kauzën e Allahut duke thënë “udhëzim e drejtësi” dhe “besnikëri”, nuk kanë munguar ata të cilët zvarriten nga devijimi në devijim dhe nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Por, ç’e do se, Allahu (xh.sh.) asnjëherë nuk i ka lënë tërësisht të vetmuar ata të cilët thonë ‘ihlasi (sinqeriteti), kënaqësia e Allahut dhe dashuria për t’u takuar me Të’; herë herë ka bërë caktim të syinimit* me pejgamberët; ua ka ndriçuar horizontin atyre që janë në këtë rrugë.. ndonjëherë atyre ua ka kujtuar “bezmi elesti”-in (vendi ku Allahu i ka pyetur njerëzit “A jam unë Zoti juaj?”, dhe kur njerëzit janë përgjigjur “Po.”) me dritën e ndërgjegjes.. raste raste Allahu (xh.sh.) i ka kthyer njerëzit drejt Vetes së Tij me mirësi ekstra, me ‘mirësi me detyrim’ (xhebri lutfi). Po, të gjitha këto deri sot gjithmonë kanë ndodhur, edhe në të ardhmen –me vullnetin e Allahut- do të vazhdojë të ndodhin.

Po, edhe disa herë do të jetohen periudha moderne të xhahilijetit (injorancës).. botët do të rënkojnë me britmat e zullumqarëve të pamëshirshëm si dhe me klithmat e të shtypurve.. herë herë do të shfaqen shejtanë me pamje të melekut.. do të dalin Karunë të cilët do t’i drithërojnë të katër anët për shkak të mesazheve të Harunit.. do të jenë në punë fitnexhinjë të cilët do të ngrenë zvarrë grupe të mëdha njerëzore me iluzionet e Samirijj-ut.. dhe kundër njerëzve të përkushtuar me shpirt ndaj Allahut, do të dalin Amenofisë (Ramsesë), Cezarë, Leninë, Hitlerë e sa e sa tiranë të tjerë modernë; ata do të dalin, por nuk të mungojnë as udhëtarët vetëmohues të rrugës profetike kundër tyre. Ata pa ndaluar, gjithmonë do të rënkojnë e do të thonë “Kënaqësia e Allahut” dhe me mesazhet profetike si “O populli im, bëhuni rob të Allahut; sepse nuk ka zot tjetër përveç Tij!” do t’i thërrasin njerëzit të shpëtojnë nga robëritë e ndryshme, e t’i bëhen rob vetëm Allahut; do t’i thërrasin dhe aq sa do të përpiqen që ata vetë të shpëtojnë, do të përpiqen maksimalisht që edhe të tjerët t’i hapin sytë ndaj të vërtetës, dhe deri në çastin kur do t’u mbarojnë frymëmarrjet, e do t’u ndalojnë zemrat do të vazhdojnë ta mbajnë këtë qëndrim besnik.

Sepse ata e nisën këtë rrugë me idealin që t’i thërrasin të gjithë në ‘njerëzillëkun’ e vërtetë dhe t’i zgjojnë zemrat ndaj të Vërtetës; dhe e dinin se ecja në këtë rrugë është punë e ashpër, se shejtani dhe ndihmësit e tij do të dilnin me nga një komplot në çdo krye të rrugës dhe se do t’i deviojnë disa persona me karakter të dobët…

Por, ç’e do se, pavarësisht të gjitha gjërave, ata ishin të vendosur të ecnin në këtë rrugë të Pejgamberëve; sepse kur thanë “hajde Bismil-lah” e u nisën për të ecur në këtë rrugë, ata kishin thënë shprehjen “Nuk më vjen parasysh as dashuria për Xhennetin, e as frika ndaj Xhehennemit. Vetëm e vetëm që njerëzit të udhëzohen në ‘njerzillëkun’ e vërtetë, nëse duhet jemi gati të hidhemi edhe në zjarr, ashtu si simboli i miqësisë së vërtetë, Hz. Ibrahimi (as).” Synimi dhe ideali i tyre i vetëm ishte që me sjelljet dhe të qenit shembull, ta shpëtonin të drejtën (Hakun) nga sulmi i të shtrembrës; të siguronin përqafimin e të gjithë njerëzimit me njëri-tjetrin si dhe të formonin ndjenjën e besnikërisë dhe bashkëpunimit.

Ata e dinin mirë se, ndërkohë që ata do të ecnin në rrugën e realizimit të këtij ideali të lartë, shpirtrat e fëlliqur dhe të pabindur ndaj Zotit nuk do të rrinin duarkryq e bosh. Prandaj, ata nuk ishin çuditur fare për përpjekjen maksimale të disa fatzinjve, të mbërthyer nga çudhëzimi, për dëmtimin e rrugëve dhe rrënimin e urave të komunikimit e bashkëpunimit me mënyra të ndryshme; nuk ishin çuditur dhe kishin vazhduar t’i ndezin qirinjtë e personave të tjerë. Kishin besim të plotë që ata qirinj nuk do të fikeshin dot. Sepse, pas saj qëndronte ndihma dhe vullneti i Allahut (xh.sh.). Prandaj ata ecën vazhdimisht në rrugën e Pejgamberëve duke u dhënë dritë të tjerëve me shprehjen e Zija Pashës “Askush nuk mund ta anulojë caktimin e Allahut; Drita e cila është ndezur nga Allahu, nuk fiket duke i fryrë asaj”… Paçin rrugë të mbarë!..

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...