Home » Horizont » Revista Ujëvara » Të frymëzuarit nga Aureola për çështjen e ballafaqimit me veten – 3


(Vazhdim i përgjërimeve të Imam Zejnelabidinit, të cilat vijnë si rezultat i ballafaqimit të tij me veten).


Krahas këtyre brengosjeve e ndjenjave të frikës, nuk janë të rralla rastet kur zemra e Imam Zejnelabidinit ndryshon ritëm me ndjenjat e shpresës. Duke bërë kështu, ai rikujton fjalën shpresëdhënëse të Allahut xh.sh. “Mëshira ime ka mposhtur zemërimin Tim.” , dhe me këtë sjellje, e cila mund të konsiderohet si “ngritje nga rukuja në kijam (qëndrim në këmbë)”, atyre që ecin këmbadorazi ai ua tregon gjerësinë e mëshirës së Allahut. Ashtu siç thotë një poet i yni,

Edhe sikur gjynahet e mia të jenë sa mali i Kafit, o Xhelil (xh.sh.),
Krahasuar me detin e mëshirës Sate, ato janë ‘diçka e vogël’.

Ai sillet sipas këtij parimi; u pështyn në fytyrë gjynaheve dhe gabimeve.. vendos kokën në pragun e mëshirës duke kërkuar mbrojtje te Allahu e duke thënë “Rahmet! Rahmet!”.. hyn në një gjendje shpirtërore sikur mbushet me oksigjen dhe rënkon. Ja disa pika nga ato frymëmarrje:

O Allah, Ti i përgjigjesh me mëshirë atyre që drejtohen kah Ti.. nuk i lë asnjëherë të zhgënjyer ata në ato gjëra që ata shpresojnë.. i shpëton ata nga të qenit të privuar nga rrugët dhe disiplinat që të afrojnë tek Ti.. Zoti im i Lartë! Ti i mbulon gabimet e atyre të cilët janë përlyer me gjynahe e gabime.. Ashtu siç nuk i kthen duarbosh ata të cilët drejtohen me shpresë kah Ti dhe që vendosin kokën në ‘pragun e derës’ Tënde; mos më lër as mua, robin Tënd, të mërzitur, të dëshpëruar e kokëposhtë!

Ai përgjërohet me rënkime në boshtin e frikës-shpresës dhe në këtë mënyrë u jep sinjale pasardhësve të tij se te ajo derë duhet drejtuar me ndjenjën e shpresës. Madje, edhe atyre fatkëqijve që kanë humbur tërësisht mihrabin e përpëliten në papërcaktueshmëri të rrugës, ai –sikur- me një zë ezani ua kujton thellësinë e mëshirës së Allahut.. i thërret ata që t’i ndajnë ato gjëra që ai vetë i ka ndjerë e i ka bërë.. u tregon atyre edhe njëherë rrugë ringjalljeje nga tekstet e “ba’thu ba’del meut” (ringjallja pas vdekjes), duke u paraqitur atyre kështu mesazhe të gjalla nga bashkimi i frikës me shpresën; dhe me frymë të llojit të ‘frymës’ së Israfilit i drejton ata kah mihrabi që ata kanë humbur.

Ka shumë pika të cilat i kalova nga kjo pjesë e duave të tij. Duke kërkuar ndjesë nga ai dhe nga lexuesit dua t’u vendos një pikë këtu këtyre koncepteve të smeraldta dhe dua të paraqes disa buqeta nga himnet me ngjyrime -edhe pse shumica nga ne nuk kuptojmë gjë- disa çështje të cilat janë lloje të tjera të rënkimeve – specifike për anatominë shpirtërore të pasur e të thellë të tij.. ku gjuha është nën direktivat e zemrës, mendimet janë përtej botëve metafizike, ndjenjat e brendshme të tij janë në maja të paarritshme, lotët bëhen rrëke. Ja disa frymë nga ato epope të shpirtit:

“Allahu im! Jam pa kapital, por jam plotësisht i mbështetur dhe dorëzuar te Ti! Megjithëkëtë, kur mendoj se fajet e mia nuk kanë fund, dridhem shumë nga frika dhe trembem se mos meritoj ndëshkimin Tënd. Në fakt kur kujtoj gjerësinë e mëshirës Tënde zemra ime gjen një siguri të madhe. Ja, kur jam në një gjendje të atillë shpirtërore, edhe pse gjynahet më bëjnë të rënkoj për një fund të keq, shpresa që kam te falja Jote i dërgon sinjale shpirtit tim se mund të jem i falur nga Ti.” –Çfarë ekuilibrimi prej mukarrebinësh!.. Çfarë ‘martese’ e thellë ndërmjet frikës dhe shpresës!- “Edhe po të dal duarbosh para Teje, gjerësia e mirësisë dhe bujarisë Tënde e emocionin këtë robin Tënd, dhe sytë e zënë të shkëlqejnë me premtimin e faljes e dhembshurisë Sate. Dhe kjo është në mënyrë të atillë që, edhe kur jam i ngarkuar me ‘rebelime’ ndaj Teje, zemra ime fillon të shfaqë ndryshime të njëpasnjëshme të ritmit me flladet e befasive shtesë të faljes Tënde. Jam para Teje Zoti im! Po e lëshoj veten në ujëvarën e mëshirës Tënde.. dhe largohem maksimalisht sa kam mundësi nga vetja ime; me gjithë qenien time drejtohem tek Ti!..


Me ndjenjën e frikës, mendimin e shpresës, me brengën se nuk ka arritur t’ia japë hakun pozitës së raportit me Allahun, ky person shumë i lartë – prej mukarrebinëve të lartë, ndërron trajektore, dhe me mendimin “Ibadeti (adhurimi) bëhet si rezultat i mirësive të dhëna paraprakisht nga Allahu” Ai zë të ‘gjëmojë’ me falënderime duke rikujtuar edhe një herë breshërinë e mirësive që vijnë nga Allahu.. dhe, ndaj mirësive “la juad ue lajuhsa” (të panumërta), gjuha e goja vijnë nën urdhrin e ndjenjave të holla (latifei Rabbanije) dhe ai gjëmon me himnet e hamdit dhe lavdërimit:


Allahu im! Nuk arrij të them dot ndonjë fjalë për mirësitë e Tua të cilat vijnë njëra pas tjetrës si rrebesh mbi horizontin tim të dijes.. ndaj mirësive Tua me burim Bujarinë Tënde gjuha ime bllokohet dhe nuk arrij dot t’i artikuloj ato që kam për të thënë. Thyhem më dysh nga dobësia dhe pafuqia kur shikoj me kriterin “Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot.” (Surja Ibrahim, 14/34; Surja Nahl, 16/18) mirësitë e Tua të cilat vijnë si ujëvara e të cilat tejkalojnë shumë e shumë herë meritën time për t’i pasur ato… Po, ndaj dhuratave e mirësive Tua unë ndjej turpe të njëpasnjëshme e të mbivendosura për shkak të pamjaftueshmërisë së falënderimit e lavdërimit. Arritja në ringjallje të vërtetë.. drejtimi im kah Ti në saje të Islamit.. në qafën time kulari i robërisë ndaj Teje, koka ime në pragun Tënd të bujarisë e begatisë.. dora ime në tokmakun e derës së faljes, mëshirës e mirësisë.. dhe them “Kul-lu min ‘indil-lah” “Të gjitha këto janë nga Ti!”, e në këtë mënyrë hyj në tendosje metafizike të falënderimit. Por, ç’e do se, edhe kjo ndjenja e falënderimit ndaj Teje.. është përsëri nga Ti. Sepse sa herë që të falënderoj Ty, për shkak se kjo është një tjetër mirësi e Jotja, unë hyj në rrethin produktiv të veprave të mira; dhe kështu nuk arrij dot ta kryej asnjëherë në mënyrë të plotë hamd-falënderimin ndaj Teje.

Ah sikur edhe ne të arrinim ta jetonim jetën tonë gjithmonë në këtë linjë duke qenë të vetëdijshëm për këto mirësi!.. Edhe pse nuk arrijmë t’i kuptojmë të gjitha mirësitë, ato që na Ke dhënë në të kaluarën i pranojmë si shenja për mirësitë që do të na i japësh në të ardhmen..

Ah sikur të hynim në rrugën e të fituarit të përjetësisë, pavarësisht gjithë gjërave kalimtare të kësaj bote; pa na rrëshqitur zemra në këtë botë të përkohshme e cila “(në aspektin e të qenit e përkohshme) është një cofëtinë, e ata që vrapojnë pas saj janë qentë”, të arrinim t’ua kthenim shpinën një copë herë të gjitha posteve-pozitave, famës-popullaritet, pasurisë-mallit, pasioneve e tekave trupore, të ecnim përpara gjithmonë, pa ngecur në to, e t’i drejtoheshim atij diellit të diejve!… Mjerisht! U mashtruam pas bukurive tërheqëse të kësaj dynjaje!.. Ngecëm me mendimin se do të jetonim përjetësisht në këtë botë, e sa e sa gjëra humbëm duke qenë në brezin e fitores!.. Sa këndshëm e thotë Zëdhënësi i Shekullit: “Mjerë ne, u mashtruam; këtë jetë të dynjasë e menduam si të qëndrueshme; dhe me këtë pandehje i humbëm të gjitha.. po, kjo jetë kalimtare është një gjumë, kaloi e iku po si një ëndërr.. dhe, edhe kjo jetë ikën e rrjedh porsi çaji.”

Por është fakt i dhimbshëm që në masë të madhe u mashtruam këtë vend lojërash dhe në këmbim me humbjen e përjetësisë, ne ngecëm në bukuritë sipërfaqësore të dynjasë dinake e të pabesë, e në këtë mënyrë i futëm tërësisht në harresë botët e përjetshme dhe e nximë të ardhmen tonë. Dhe këtë gjë e bëmë në atë mënyrë, sa që as nuk arritëm të japim (shprehim) falënderimin dhuratave, mirësive e nimeteve të Allahut, e as nuk arritëm të kuptojmë se të nesërmet e vërteta që mund të arrihen me këto mirësi, në fakt janë vetë jeta e vërtetë. Nëse do ta shprehim me frymën e Zija Pashës:

Mjerisht ne u dogjëm përsëri në këtë vend lojërash!
Sepse humbja është sheshit (e hapur fare), nuk e di se ç’fituam!

Në fakt nuk ishte as e mundur të fitonim; sepse ne duke menduar se nuk do të vdisnim kurrë e lëshuam veten ndaj mendjelehtësisë; tokën e punueshme të dynjasë e shndërruam në shkretëtirë të thatë, dhe e fshimë si me sfungjer besimin dhe mendimin për përtej duke i rrënuar një e nga një urat që ndodheshin në trajektoren e dynjasë por që shtrihen në pafundësi. Nuk arritëm assesi të vijmë në vete, të shikojmë gjendjen tonë të shkretë e të mjerë e t’i kthehemi Allahut…


Buhariu, teuhid 22; Muslim, teube 15.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 52 other subscribers

Data e Rradhës

No upcoming events