Home » Adhurim - Ibadet » Si merret Abdesi, Gusuli, Tejemumi?

abdes 1 LARJA E DUARVE

  1. LARJA E DUARVE

Duart lahen deri në kyçe. Veçanërisht lahen mirë pjesët mes gishtërinjve dhe tregohet kujdes të mos mbesë asnjë pjesë e palagur.

2. LARJA E GOJËS

Me dorën e djathtë fusim ujin në gojë. Çdo herë e nxjerrim ujin pasi e shpërlajmë mirë gojën.

3. LARJA E HUNDËS

Me dorën e djathtë marrim ujin, e tërheqim pak me hundë. Me dorën e majtë pastrojmë hundën nga sekrecionet nëse ka.

4. LARJA E FYTYRËS

Bashkojmë shuplakat e duarve, i mbushim me ujë dhe lajmë fytyrën tri herë. Fytyra lahet prej ku dalin flokët e deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh.

5. LARJA E DUARVE DERI NË BËRRYLA

Lajmë tri herë dorën e djathtë e pastaj të majtën deri në bërryla.

6. FËRKIMI (MES’HI) I KOKËS

Më dorë të lagur fërkojmë ¼ e kokës.

7. FËRKIMI I VESHËVE

Me duart të lagëta prekim veshët, gishtin e vogël e vëmë në vesh, gishtin e madh pas veshit dhe me tre gishtat e tjerë fërkojmë qafën.

8. FËRKIMI I QAFËS

Fërkimi i qafës siç e thamë bëhet me tre gishtërinjtë e tjerë nga ana e jashtme e tyre.

9. LARJA E KËMBËVE

Në fillim lajmë këmbën e djathtë me ndihmën e dorës së majtë deri në kyçe. Pastaj të majtën. Duhet të tregohet kujdes në larjen e pjesës mes gishtërinjve.

Si merret Abdesi (, Avdesi)?

Feja Islame e vlerëson shumë pastërtinë. Të jesh i pastër para se të kryesh adhurimet është një nga kushtet fillestare. Kur flasim për faljen e namazit, duhet të dimë që çdo mysliman duhet të ketë fillimisht abdes para se at kryejë atë. Mënyrën e marrjes së abdesit e dimë nga praktika e Profetit tonë (s.a.s).

Para se të marrim abdes mund të kemi nevoja personale. Në lidhje me këtë çështje do analizojmë dy terma: “istinxha” dhe “istibra”.

Istinxha: është pastrimi i organit nga i cili kemi kryer nevojat tona personale.

Istibra: meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm përsa i përket mosmbledhjes së urinës në organin e riprodhimit pas urinimit. Mënyra më e mirë për ta realizuar këtë është të kolliturit ose të ecurit pak.

Duhet të plotësojmë disa kushte që abdesi të na pranohet. Këta kushte quhen farzet e abdesit.

FARZET E ABDESIT

  1. Larja e fytyrës një herë
  2. Larja e duarve deri në bërryla një herë
  3. Bërja mes’h e ¼ të kokës (fërkimi me dorë të lagët) një herë
  4. Larja e këmbëve një herë

Këto kushte janë të domosdoshme për pranimin e abdesit. Por nëse marrim abdes duke praktikuar vetëm këto kushte, ky abdes nuk është i njëjtë me abdesin që ka marrë Profeti (a.s). Nëse praktikojmë dhe sunetet e abdesit, atëherë mund ta plotësojmë atë ashtu si vetë Profeti (a.s).

SUNETET E ABDESIT

  1. Shqiptimi i Eudhu bismil’lahit para se të marrim abdes
  2. Bërja e nijetit
  3. Përdorimi i misvakut ose pastrimi i dhëmbëve me furçë
  4. Shpëlarja e gojës dhe e hundës nga tri herë
  5. Larja e çdo pjese nga tri herë
  6. Vazhdimi i abdesit pa u ndërprerë
  7. Të merret abdes sipas radhës së caktuar
  8. Fërkimi i veshëve dhe qafës
  9. Fërkimi i tërë kokës
  10. Kur lajmë këmbët të fillojmë nga gishtërinjtë

GJËRAT QË PRISHIN ABDESIN

Abdesi prishet në rast se:

  1. Kryejmë ndonjë nevojë.
  2. Na rrjedh gjak, qelb ose limfë nga trupi.
  3. Vjellim me gojë plot.
  4. Na bie të fikët.
  5. Flemë.
  6. Dehemi.
  7. Qeshim me zë në namaz aq sa ta dëgjojnë të tjerët pranë nesh.
  8. Nga goja del gjak sa të ndryshojë edhe ngjyra e pështymës.

GJËRAT QË NUK E PRISHIN ABDESIN

Abdesi nuk prishet në rastet e mëposhtme:

  1. Nëse nga dhëmbët na rrjedh pak gjak sa të mos ndryshojë ngjyrën e pështymës.
  2. Nëse qajmë.
  3. Nëse na del pak gjak nga trupi por që nuk rrjedh.
  4. Nëse presim flokët apo thonjtë.
  5. Nëse buzëqeshim në namaz.

ABDESI I PERSONIT TË JUSTIFIKUAR

Në fenë tonë është thelbësore paraqitja e lehtësimeve dhe heqja e çdo vështirësie në çdo çështje, përfshirë edhe adhurimet. Për njerëzit të cilët kanë probleme në lidhje me abdesin, janë paraqitur vendime të përshtatshme me gjendjen e tyre. Ato shqetësime të cilat prishin abdesin në mënyrë të vazhdueshme i quajmë justifikim, ndërsa personi, person i justifikuar. Nëse kemi raste si rrjedhje të vazhdueshme gjaku, mosmbajtje e urinës, rrjedhje e plagës, apo sekrecione të vazhdueshme tek femrat, atëherë të gjitha konsiderohen justifikim. Edhe shqetësimet trupore të cilat zgjasin të paktën sa një kohë namazi quhen justifikim. Një person i tillë merr abdes për çdo kohë namazi dhe brenda asaj kohe mund të falë sa namaze të dëshirojë. Kur del koha e namazit abdesi i tij prishet, në kohën e namazit tjetër duhet të marrë përsëri abdes. Personi i justifikuar nuk mund të drejtojë (të jetë imam) në falje personat e tjerë normalë.

MES’HI MBI FASHË DHE MESTE

Në fenë Islame janë sjellë shumë lehtësime lidhur me kryerjen e obligimeve fetare. Një ndër këta është dhe fërkimi ose mes’hi mbi fashë ose mbi plagë.
Mes’h do të thotë të fërkosh diçka me dorë përsipër. Mes’h quhet dhe fërkimi me dorë të lagët i kokës, këmbëve apo mesteve të veshura, ose mbi fashë.

FËRKIMI MBI FASHË

Në rastet kur thyejmë, nxjerrim ose lëndojmë një pjesë të trupit, e nëse ajo pjesë mbështillet me fashë ose me allçi dhe nuk duhet të laget, fërkohet sipër me dorë të lagët. Madje nëse edhe fërkimi me dorë të lagët është i dëmshëm mund të hiqet dorë dhe prej tij. Një herë është i mjaftueshëm si mes’h mbi fashë. Nuk ka rëndësi nëse fasha mund të jetë vënë në kohën kur personi ka qenë i papastër apo pa abdes dhe nuk ka një afat të caktuar. Për sa kohë do të vazhdojë të jetë i sëmurë do të vazhdojë të bëjë mes’h. Nuk është kusht të jesh me abdes para se të vësh fashën. Nëse pas mes’hit fasha bie ose thyhet, nuk është e nevojshme të bëhet dhe një herë mes’h.

MES’HI MBI MESTE

Në fenë Islame është e lejuar bërja mes’h, fërkimi me dorë të lagët mbi meste ose mbi çorape, këpucë apo të ngjashme me ato që plotësojnë kushtet e mestit. Profeti (a.s) e ka praktikuar mes’hin mbi meste.

Mestet duhet të plotësojnë disa kushte të cilat janë:

  1. Mestet duhet të jenë aq të mëdha sa të përfshijnë këmbën deri në kyçe.
  2. Mesti i veshur duhet të jetë i përshtatshëm për të ecur afërsisht 6 km rrugë.
  3. Duhet të qëndrojnë në këmbë pa lidhëse.
  4. Nuk duhet të depërtojë ujin.
  5. Nuk duhet të jetë i shqepur ose i dëmtuar sa të duken tre gishtërinjtë e këmbës.

Kur marrim abdes duhet t’i fërkojmë këmbët me dorë të lagur një herë. Për këtë arsye duhet që të jemi me abdes kur mbathim mestet.

Koha e mesteve është 24 orë (një ditë) për vendasin dhe 72 orë (3 ditë) për udhëtarin. Koha e mestit fillon atëherë kur prishet abdesi. Për shembull, nëse një person ka marrë abdes dhe ka veshur mestet, i ka mbajtur ato pesë orë veshur dhe pastaj ka prishur abdesin, atëherë koha e mestit nis me prishjen e abdesit dhe zgjat 24 orë për atë që nuk është udhëtar dhe 72 orë për udhëtarin. Nuk merret parasysh koha kur ka veshur mestet.

Si merret (Gusli, Gusulli)?

ka shumë dobi përsa i përket shëndetit shpirtëror, përgatitjes së besimtarit për adhurim, si dhe rregullon lëvizjen e gjakut duke vendos një ekuilibër në trup.
Gusul do të thotë larje e të gjithë trupit nga koka deri tek këmbët. ndonjëherë është farz, ndonjëherë sunet dhe ndonjëherë mustehab.

KUR DUHET MARRË GUSUL

  • Kur personi është i papastër (xhunub)

Me të qenit i papastër ose ndryshe xhunub nënkuptohet gjendja e cila vjen pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale apo pas ejakulimit të spermës. Nga organi i njeriut rrjedhin tre lloje lëngjesh: medhivedi dhe meni.

Medhi: është një lëng i hollë, pa ngjyrë dhe rrëshqitës i cili del si rrjedhojë e kënaqësisë që ndjen njeriu nga të luajturit me organin, nga ëndrrat apo imagjinata seksuale. Ndoshta dhe nuk ndihet kur rrjedh. Mund të ndodhë tek burrat dhe tek gratë.

Vedi: është një lëng i trashë, me ngjyrë të ngjashme me spermën që rrjedh për arsye të të ftohtit apo ngritjes së peshave të rënda dhe zakonisht rrjedh pjesë-pjesë pas urinimit.

Meni: sperma, rrjedh pas përjetimit epshor dhe del menjëherë, ka një ngjyrë dhe erë specifike të tijën.

duhet marrë vetëm në rastin e derdhjes së menit, ejakulimit të spermës. Rrjedhja e medhit dhe vedit prish vetëm abdesin. Në këto raste pastrohet organi dhe pjesa ku ka rrjedhur dhe merret përsëri abdes.

Edhe nëse nuk ndodh derdhje e spermës në fund të marrëdhënieve seksuale, gruaja dhe burri quhen të papastër (xhunub). Edhe në rast se sperma rrjedh kur personi është i fjetur, i papërgjegjshëm apo kur nuk është i ndërgjegjshëm nuk ndryshon asgjë. Rrjedhja e spermës me epsh e bën personin të papastër. Nëse sperma rrjedh si pasojë e të ftohtit apo ngritjes së peshave të rënda atëherë, nuk kemi të bëjmë me papastërti.

Nëse një person zgjohet dhe vëren në rroba gjurmë sperme por nuk e mban mend derdhjen, ai person duhet të marrë gusul. Ndërsa personi i cili e mban mend ardhjen e orgazmës por nuk ka shenja sperme, nuk ka nevojë të marrë gusul.

  • A prishet gusuli nëse gjatë marrjes së tij prishet abdesi?

Nëse gjatë gusulit na rrjedh gjak nga ndonjë pjesë e trupit apo ndodh ndonjë nga situatat që prishin abdesin, kjo nuk e pengon gusulin. Por për të kryer adhurimet, duhet që të marrim dhe një herë abdes pas gusulit. Gjendjet të cilat kërkojnë marrjen e gusulit janë të qarta. Nëse nuk realizohen ndonjëra prej tyre, atëherë gusuli nuk prishet. Por nëse gjatë gusulit kemi rrjedhje të spermës apo medhi, më e përshtatshme është që gusulin ta fillojmë prej fillimit.

  • Menstruacionet (hajdi) dhe Lehonia (nifasi)

Pas përfundimit të menstruacioneve, ose të përmuajshmeve, dhe lehonisë, femrat duhet të marrin gusul. Nëse gjakderdhja vazhdon edhe pas përfundimit të afatit të caktuar, atëherë nuk quhet gjak menstruacionesh, por gjak i pastër që rrjedh për ndonjë arsye tjetër dhe pas rrjedhjes së tij nuk duhet marrë gusul.

Vendimi për femrat që janë me menstruacione dhe lehona është i njëjtë me personin që është xhunub (i papastër). Përveç kësaj, femrat e kanë të ndaluara të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë kësaj periudhe. Nuk u lejohet as agjërimi.

Gjithashtu marrja e gusulit është sunet para namazave të xhumasë dhe bajramit, kur veshim ihramin me nijetin për umre apo për haxh dhe për të qëndruar në Arafat.

Marrja e gusulit është mustehab në rastet kur lajmë një xhenaze, kur japim gjak, kur hyjmë në Mekë dhe Medine, në netët e Beraetit dhe të Kadrit, para se të hyjmë në mbledhje, kur veshim rroba të reja, kur pendohemi për një mëkat, etj.

FARZET E GUSULIT

  1. Larja mirë e gojës dhe shpëlarja me ujë të bollshëm.
  2. Larja mirë e hundës.
  3. Larja e gjithë trupit pa lënë asnjë vend të thatë.

merret kështu:

  • Në fillim thuhet bismil’lah dhe bëhet nijeti për marrjen e gusulit.
  • Lahen mirë vendet e turpshme, ndonjë pjesë tjetër e papastër në trup dhe duart.
  • Merret abdes.
  • Lahen mirë goja dhe hunda nga tri herë.
  • Pastaj lahet i tërë trupi duke nisur nga koka, shpatulla e djathtë dhe ajo e majtë. Tregohet kujdes të mos mbetet asnjë pjesë pa u larë dhe të mos shpërdorohet uji pa nevojë.

ÇFARË DUHET PASUR KUJDES GJATË MARRJES SË GUSULIT

  • Duhet të lahen dhe fërkohen mirë vendet të cilat janë të vështira dhe nuk mund të arrijë uji si pjesa e brendshme e veshit, kërthiza, dhe pjesa e nënsqetullave.
  • Kur marrim gusul nuk duhet të flasim dhe të lexojmë lutje.
  • Nuk duhet të qëndrojmë në drejtim të kiblës të zhveshur dhe vendet e turpshme duhet t’i lajmë duke i mbuluar.
  • Flokët duhet të lahen mirë në mënyrë që uji të shkojë deri tek rrënjët.
  • Nëse në vendin ku marrim gusul mblidhet ujë, atëherë në fund duhet të lajmë këmbët.
  • Nëse lahemi në dush, atëherë është e mjaftueshme që të qëndrojmë nën ujë aq sa duhet për të larë tre herë kokën dhe shpatullat dhe të fërkohemi.
  • Kur marrim gusul kemi dhe abdes për t’u falur. Me këtë abdes mund të falim namaz dhe të bëjmë të gjitha adhurimet të cilat kryhen kur je me abdes.
  • Nëse paraqitet ndonjë nga rastet që prishin abdesin ,atëherë prishet vetëm abdesi, gusuli nuk prishet.

GJËRAT E NDALUARA PËR PERSONAT QË DUHET TË MARRIN GUSUL

Gjërat të cilat janë ndaluara para marrjes së gusulit nga ata persona që e kanë farz marrjen e tij -përfshirë këtu dhe femrat gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë- janë:

  1. Falja e namazit, bërja e sexhdes së tilavetit. Leximi i Kuranit qoftë edhe një ajet i vetëm. Lejohet vetëm leximi i ajeteve që përdoren si lutje dhe për të përkujtuar, falënderuar Allahun. Një grua me menstruacione apo e papastër mund të lexojë suren Fatiha vetëm për t’iu lutur Allahut.
  2. Nuk lejohet të prekë dhe të marrë në dorë Kuranin. Por lejohet mbajtja e tij nëse është i mbështjellë me këllëf apo me ndonjë copë.
  3. Bërja e tavafit në Qabe, hyrja në xhami apo kalimi nëpërmjet saj pa pasur ndonjë nevojë.
  4. Mbajtja në dorë e një flete në të cilën janë të shkruara ajete të Kuranit.

GJËRAT MEKRUH PËR PERSONAT QË DUHEN TË MARRIN GUSUL

 Mbajtja në dorë dhe leximi i ndonjë prej librave fetarë.

  1. Ngrënia dhe pirja pa larë duart dhe gojën.
  2. Shkrimi i ajeteve të Kuranit në një letër apo tabelë.

Si merret (Tejemmumi)?

merret në rastet e mungesës së ujit dhe zëvendëson abdesin apo gusulin për aq kohë sa të gjendet uji. Tejemum do të thotë të prekësh duart në dhé dy herë dhe të fërkosh njëherë fytyrën dhe pastaj duart deri në bërryla.

mund të merret me një gjë të pastër dhe me përbërje dheu. mund të marrim në vendet ku dheu, rëra, çaklli, allçia e të tjera si këta me përbërje dheu nuk janë prekur nga papastërtia. Mund të merret dhe në mermer, tjegull, tullë, gurë, smerald, zink, në tokë të lagur apo të djegur apo në vende ku kemi përzierje dheu si muret e suvatuara me llaç.

FARZET E TEJEMUMIT

ka dy farze:

  1. Qëllimi (nijeti).
  2. Fërkimi i duarve në dhé dhe fërkimi me to i fytyrës dhe duarve.

SI MERRET TEJEMUMI?

Nëse një mysliman nuk gjen ujë për të marrë abdes ose nuk mund ta përdorë për shkak të sëmundjes së rëndë, ekzistencës së armikut dhe nëse ekzistojnë pengesa të tjera, mund të marrë tejemum në materiale me përbërje dheu.

Në fillim bën nijetin dhe pasi thotë Eudhu-Bismil’lah,  i vendos duart në dhé ose në një vend tjetër dhe i fërkon lart-poshtë. Pastaj fërkon fytyrën. Herën e dytë i vendos përsëri në dhé, i shkund dhe fërkon në fillim dorën e djathtë pastaj të majtën.

Gjatë marrjes së tejemumit është e domosdoshme heqja e unazës dhe fërkimi i vendit të saj si dhe fërkimi në mes të gishtërinjve.

RASTET QË PRISHIN TEJEMUMIN

Rastet që prishin abdesin dhe gusulin prishin dhe tejemumin. Nëse është marrë tejemum për shkak të sëmundjes, rrezikut, të ftohtit apo shkaqeve të tjera dhe këto shkaqe nuk ekzistojnë më, atëherë tejemumi quhet i prishur. prishet edhe në rastin kur një person është duke falur namazin dhe gjatë kësaj kohe gjendet ujë.

DISA ÇËSHTJE NË LIDHJE ME ABDESTIN DHE GUSULIN

  • A e pengon manikyri abdesin?

Gjëja më e rëndësishme gjatë abdesit është depërtimi i ujit në lëkurë dhe thonj. Çdo që pengon kalimin e ujit është pengesë për abdesin. Prandaj edhe manikyri i cili pengon kalimin e ujit në thonj konsiderohet pengesë.

  • Kur duhet të marrë gusul personi xhunub (i papastër)?

Xhunubi mund të qëndrojë si i tillë sa të mos lërë asnjë kohë namazi pa falur. Ky është një limit. Sepse lënia e namazit është e ndaluar. E rëndësishme është të pastrohet sa më shpejt të mundet.

  • Njeriu i cili vdes i papastër shkon në ahiret si jobesimtar?

Nuk duhet t’i ngatërrojmë këta dy çështje. Sepse tjetër është besimi dhe tjetër gjë është të qenit i papastër apo të vdesësh kur je i papastër. Sipas Islamit gusuli nuk është një adhurim apo detyrim për të shpëtuar nga gjendja e papastërtisë. Ndoshta është kushti i parë i adhurimeve si namazi, agjërimi, leximi i Kuranit e të tjera. Këtë kusht mund të quajmë ndryshe të domosdoshëm.

Nga ana tjetër, nxitimi për të marrë gusul nga personi i papastër tregon rëndësinë që i jep ai. Sepse ne nuk e dimë se ku dhe kur do të na vijë vdekja. Gjithsesi, besimtari, me pasurinë e tij shpirtërore e materiale, duhet të jetë gjithnjë i përgatitur për vdekjen. Megjithatë personi i cili vdes xhunub (i papastër) dhe ka besim në zemër sigurisht që do të hyjë si besimtar në ahiret. Nuk duhet të harrojmë Handhale b. Amirin i cili ra shehid në luftën e Uhudit dhe me urdhrin e profetit u la nga melekët duke u quajtur kështu “gasiletul melaike”- njeriu i larë nga melekët.

  • Çfarë mund të themi për larjen lakuriq?

Larja e trupit lakuriq në banjë nuk është e ndalur. Por sipas mendimit të përbashkët të dijetarëve të fikhut është mekruh.

Këtu nuk kanë vend fjalët “Allahu sheh çdo gjë”. Kushti i parë për këtë është bindja dhe respekti ndaj etikës. Duhet të dimë se shikimi i vendeve të turpshme sjell harresë dhe as engjëjt Kiramen Katibin që janë pjesë e pandarë e jona nuk mund të jenë të kënaqur nga një gjendje e tillë.

  • A e prish gjumi abdesin?

Gjumi nuk e prish abdesin. Në të vërtetë ajo që prish abdesin është mos kontrollimi i vetes në gjumë. Meqë gjatë gjumit njeriu nuk mund të kontrollojë veten dhe mundësia e nxjerrjes së gazrave nga trupi është më e madhe, atëherë abdesi quhet i prishur. Këtu e rëndësishme është kuptimi i principit bazë. Ai është pozicioni të cilin mund ose nuk mund ta kontrollojë njeriu vetë.

  • A e prish abdesin qarja me dënesë?

Abdesi nuk prishet nga qarja, qoftë kjo për arsye të kësaj bote, qoftë për arsye shpirtërore. Sepse nuk ka asnjë vendim rreth prishjes së abdesit nga të qarit. Por nëse personi qan gjatë namazit, atëherë mund të hyjë në diskutim tema e pyetjes. Nëse njeriu qan në namaz për shkak të ndjenjave të tij ndaj Zotit, atëherë kjo nuk dëmton as namazin e as abdesin. Në fakt, kjo është diçka e dëshiruar me shpirt. Sipas transmetimeve të sahateve, Profeti (a.s) ishte si një kazan që përvëlohej gjatë namazit. Ai qante me dënesë dhe derdhte lotë. Hz. Omeri tregon se të qarit me dënesë dëgjohej deri në rreshtat e fundit.

Nga të gjitha këto nënkuptohet se të qarit për ndjenja hyjnore është një meritë e lavdërueshme. Ndërsa ajo që prish namazin është të qarit për një shqetësim, frikë apo në kujtesë të diçkaje që i përket kësaj bote.

  • A është i lejuar tatuazhi? A është pengesë tatuazhi gjatë marrjes së abdesit dhe gusulit?

Këto dy çështje do t’i analizojmë të ndara. Të bësh tatuazh është tjetër gjë e të kryesh adhurimet me një trup me tatuazh është gjë tjetër.

Pikë së pari, duke u bazuar te bazat e Islamit, bërja e tatuazhit është kategorikisht e ndaluar.

Në një hadith të tij në lidhje me ndryshimin e formës sipas së cilës e ka krijuar Allahu njeriun, I Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë: “Allahu i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazh dhe ata të cilët ua bëjnë të tjerëve.”

Një njeri i cili ka hyrë rishtazi në Islam dhe e ka marrë vesh më vonë të vërtetën, nëse mundet, duhet t’i heqë tatuazhet nga trupi. Nëse tatuazhi nuk përmban ndonjë simbol fetar si kryqi apo simbole të pamoralshme, atëherë nuk është e nevojshme që personi të vuajë për ta hequr atë. Ai duhet t’i kërkojë falje Allahut dhe të pendohet, të mbështetet tek Ai dhe të kërkojë mëshirën e Tij të pafund. Tatuazhet që mban në trup nuk duhet kurrsesi të bëhen pengesë për përmbushjen e adhurimeve. Tatuazhi bëhet duke vendosur nën lëkurë një substancë ngjyrosëse dhe për këtë arsye nuk bëhet pengesë për depërtimin e ujit mbi lëkurë. Prandaj mund të marrim dhe abdes dhe gusul me tatuazh. Nuk ka asnjë pengesë as për kryerjen e adhurimeve.

Gjithashtu këtu kanë vlerë edhe fjalët që Profeti (a.s) i ka thënë Amr b. Asit rreth kësaj teme: “Me pranimin e Islamit fshihen dhe zhduken mëkatet e mëparshme.” Një person i cili në të kaluarën ka bërë gabime të tilla, le të pendohet dhe të përpiqet të kompensojë gjërat e humbura si një rob i bindur dhe i devotshëm.

Marre nga Islami.al

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up